Jump to content

Hipi Zhdripi i Përrallave/0/V

Nga Wikibooks
Treguesi i përmbajtjes

0-9 A B C Ç D DH E Ë F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V W X XH Y Z ZH Shiko edhe

- V -
  • vajagë ~a ef. shm. ~ashtagë e madhe, shkop, loskë.[1]
  • valak ~u (~i) em. shm. (sërb.) cilindër rruge për të shtypur udhët që ndërtohen.[1]
  • vangin në ffr. "me ja gjetë vangin", t´ia gjesh shkakun, motivacionin.[1]
  • varç - vargj, vargoj.[1]
  • varë ~a ef. shm. ~a, vijë.[1]
  • vasë - vaut.[1]
  • vdir ft. humbas, zhduk.[1]
  • vdishu! zdishu! xhvishu![1]
  • veçalim ndf. në mënyrë të veçantë, jo si të tjerët, "veçalim dyjesë", jo si gjithë bota.[1]
  • vejti - vuri.[1]
  • verdhë (i, e) mb. i gjelbërt (përgjithësisht në fshatrat e Kosovës) ndërsa për mbiemrin i verdhë përdoret orientalizma i sarit.[1]
  • vesvese ~sja ef. shm. ~ (or.) dyshim; ide fikse, "t´u ka bâ vesvese"[1]
  • vet - vjet.[1]
  • vetasuo (u) u vendos.[1]
  • vërështisém fint. përpiqem, heq, mundohem, "shum u vërështis teri sa i duel shpirti".[1]
  • vijtim - vetem.[1]
  • vila ~i (vilajet ~i) em. shm. ~e (or.) [1]
  • viran ~i (viron ~i, virën ~i) em. shm. dhe viran, e mb. i, e shkretë, batall, e.[1]
  • vist ndf. kejt.[1]
  • vjerë - vjedhur.[1]
  • vojl (t´) - të vegjël.[1]
  • vojn - vjen.[1]
  • vong - shih: vangin.[1]
  • vurmak ~u (~i) em. zor, shtrengim, " i dha vurmak t´madh".[1]
  • vur sur, vur sur (or.)[1]

  1. 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 1,11 1,12 1,13 1,14 1,15 1,16 1,17 1,18 1,19 1,20 1,21 1,22 1,23 1,24 IAP-a, PËRRALLA, II. Më tepër t´dhëna këtu


FJALORTHI I HIPI ZHDRIPIT

Stampa:Fjalorthi HZh Këngë dhe Përralla/V