Jump to content

Kënga në shkronja/A

Nga Wikibooks

Treguesi i përmbajtjes

0-9 A B C Ç D DH E Ë F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V W X XH Y Z ZH Shiko edhe

- A -
  1. Açik - qartë, haptazi. [1]
  2. Aga - pronar tokash [1]
  3. Ahiret - bota pas vdekjes ( në kuptimin shpirtëror e fetar). [1]
  4. Aht - rënkim i thellë, nëmë që del nga dhëmja shpirtërore. [1]
  5. Alem - mbarë njerëzimi, bota. [1]
  6. All - i kuq i ndezur. [1]
  7. Aman - përdoret si shprehje e lutjes për të kërkuar falje,mëshirë. [1]
  8. Amanet - gjë që i lëmë dikujtë për t’u kujdesur. [1]
  9. Aksham - mbrëmje, muzg. [1]
  10. Arbain - dimës, acar. [1]
  11. Asqer - ushtar. [1]
  12. Ashiqare - në mënyrë të qart, sheshazi. [1]
  13. Ashik - dashnor. [1]
  14. Ashk - pasion. [1]
  15. Azraili - engjell që t’a merr shpirtin. [1]
  16. Avulli - murë që rrethon oborrin. [1]
FJALORTHI I HIPI ZHDRIPIT

- A -
  • Xh. B. : açik - qartë, haptazi. [1]
  • IAP-a : açik ndf. veçmas, ndamas, at mall çka ta blejsh, açik do t´ma prujsh, mallin... veçmas (të ndarë më vete) do të ma sjellësh.[2]
  • Xh. B. : aga- pronar tokash [1]
  • IAP-a : agërçak~u (~i) em. shm. (or.) guralec, guriçkë, guriq.[2]
  • IAP-a - ndf. atje; agjé te koftë! (atje te koftë), qoftë larg![2]
  • Xh. B. : ahiret - bota pas vdekjes ( në kuptimin shpirtëror e fetar). [1]
  • IAP-a : ahir zamani (or.) koha para fundit të botës, para qametit sIAP-as dogmes fetare.[2]
  • Xh. B. : aht - rënkim i thellë, nëmë që del nga dhëmja shpirtërore. [1]
  • Xh. B. : alem - mbarë njerëzimi, bota. [1]
  • Xh. B. : all - i kuq i ndezur. [1]
  • Xh. B. : aman - përdoret si shprehje e lutjes për të kërkuar falje,mëshirë. [1]
  • Xh. B. : amanet - gjë që i lëmë dikujtë për t’u kujdesur. [1]
  • IAP-a : alet-i (halet ~i) em. shm. ~e (or.) vegël, mjet, alete ushtarake, mjetet ushatrake, armët.[2]
  • IAP-a : allaqerim! pasth. (or.) vulnesa e zotit! zoti e bëftë mirë! të bëhet si të bëhet![2]
  • V.S.T. : allashqiptarçe ndajf. Fjalë e praktikës muzikore popullore që do të thotë: sIAP-as mënyrës së shqiptarëve. Enci. Fjala allashqiptarçe është përdorur edhe për të shprehur një mënyrë të interpretuari të pjesëve të veçanta të muzikës sonë popullore nga ana e muziktarëve të huaj.[3]
  • IAP-a : am! urdh. më jep! ama! ma jep (formë që përdoret më shpesh nga të vegjëlit).[2]
  • IAP-a : adalet ~i em. shm. ~e (or.) dhe mb. gjâ adalet, gjë e hatashme, e përbindshme; shëmtim, rrënim, e bâni adalet, bâni adalet n´tâ.[2]
  • IAP-a : andyt (prej) - prej andej, së andejmi.[2]
  • IAP-a : anise pasth. ndf. ani, s´ka gjë, s´ka gajle.[2]
  • IAP-a : astall ~i em. shm. ~a (sërb.) tryezë, tavolinë.[2]
  • Xh. B. : ashiqare - në mënyrë të qart, sheshazi. [1]
  • Xh. B. : azraili - engjell që t’a merr shpirtin. [1]
  • Xh. B. : avulli - murë që rrethon oborrin. [1]
  • IAP-a - avxhi ~ja, em. shm. avxhitë gjuetarë lepujsh, gjyetarë, zagarxhi.[2]
  • IAP-a : azgan ~i (azgon ~i) em. shm. ~a (or.) trim i çartun, kali azgan, kalë i furishëm, i tërbuar, i harbuar.[2]

Burimi

[redakto]
  1. 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 1,11 1,12 1,13 1,14 1,15 1,16 1,17 1,18 1,19 1,20 1,21 1,22 1,23 1,24 1,25 1,26 1,27 1,28 1,29 1,30 1,31 Xhevdet Bytyqi Përmbledhje 1'200 tekste këngësh shqipe të muzikës popullore dhe shqiptare; Gjakovë, gusht 2006
  2. 2,00 2,01 2,02 2,03 2,04 2,05 2,06 2,07 2,08 2,09 2,10 2,11 2,12 2,13 2,14 2,15 2,16 2,17 2,18 2,19 2,20 IAP - PËRRALLA, II. Më tepër t´dhëna këtu
  3. Vasil S. Tole Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare - Tiranë, 2001