Vitviteja/Shtjefën Gjeçovi
Appearance
(Përcjellë nga Hipi Zhdripi i Gjuhës/Kro315)
Mëhill Kostandin Gjeçi-Kryeziu \ Hilë Gjeçi \ Shtjefën Gjeçovi - Kryeziu \ Lkeni i Hasit | |
Jeta dhe Vepra | |
---|---|
/Këngë popullore
F.Konica : Emri i këtij njeriu të rrallë do të vejë duke u-ritur (përkujtim)
provo nëse ekzistojnë: | |
NË ENCIKLOPEDI | |
Vitviteja# #1873 #1874 #1875 #1876 #1877 #1878 #1879 Ngrehuni burra, çohuni trima ... Liri të lypim, të lypim hakun, |
1874
[redakto]- Më 12 korrik, në Janjevë, një fshatë i varfun i Kosovës, nga baba Mat Gjeçi Kryeziu (nga rrethi i Pukës) dhe nëna Ana (apo Marie, nga Prizreni) gruaja e tij, lindi Mëhilli i quajtur nga rrethi i ngushtë Hilë. [2].
1884
[redakto]- Me propozimin e priftit të Janjevës dhe me lejen e prindëve në moshen 10 vjeçare niset për Shkodër, për të ndjekur mësimet në kolegjin fetarë të këtij qyteti.
- Kolegji françeskan i Shkodrës e drejtonë për vazhdim të mësimeve në kolegjin e Troshanit, në rrethinën e Lezhës.
- Para mësuesve prezentohet si Hilë Gjeçi. Për kohë të gjatë e mundon mërgimi nga vendëlindja dhe për këtë çështje shkuan më vonë (ditët e fminisë nnër knaqa e gazmenne).
1888
[redakto]- Mbaron kolegjin françeskan të Troshanit dhe dërgohet të vazhdojë mësimet në Bosnjë.
1892
[redakto]- Më 15 gusht 1892 hynë në urdherin françeskan të kuvendin e Fojnicës.
1893
[redakto]- Intersohet dhe mëson për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe letërsin shqipe.
- Endej nga Banja Luka në Kreshevë për të dëgjuar leksionet e Tolotcit mbi origjinën e gjuhës shqipe.([3])
1894
[redakto]- Kryen vitn e provës pranë urdhrit françeskan të kuvendit në Fojnicë.
- Vazhdo mësimet liceale e filozofike në kuvendin e Derventës e të Banja Lukës në Bosnjë.
- Punon në punimin e tij të parë prej 350 faqesh. (Metropolis Antibarensis Ecclisiarum Episcopalium sabiecta e guerunt... Dorëshkimi i këtij punimi ndodhet në manastirin françeskan të Kreshevës.)
1896
[redakto]- Më 29 qershor 1896 kryen studimet e larta teologjike në Kreshevë të Dalmacisë.
- Nga regjistrat françeskan zhduket emri Hilë Gjeçi dhe zëvendësohet me Shtjefën Konstantin Gjeçovi.
- Emërohet meshtar (priftë) françeskan.
- Fillon punën në Troshan (Probandant), deri më po atë vit.[4]
- Fillon punën po në Troshan, Rubik (Malësia e Lezhës), deri më 1897.[4]
1897
[redakto]- Fillon punën në Pejë (Rrafshi i Dugagjinit), deri më 1899.[4]
- Në korrik, në Sllakuqanë, në vend të shenjës për ramjen e këmbanave lëshon kushtrimin Të hapim shkollen shqipe në fshatë.
- 25 korrik 1879, në moshën 23 vjeçare, hapë shkollën shqipe në Sllakuqanëm ku edhe vetë shërben si mësues.
1899
[redakto]- Nga mesi i vitit, fillon punën në Laç-sebaste (Kurbin), deri në mesin e vitit 1905.[4]
- Bënë përshkrimin gjeografik të Laçit, Ulzës, Rubikut, Vaut të Dejës, Fierzës e Komanit.
- Përhapë ndër fshatarë ngjarje nga historia e Lekës, Pirros dhe Kastriotit.
- Fillon punën në mbledhje e formave të alfabetit të vjetër shqip dhe bënë shpjegimin e tij. Mbledh 12 shenjat e një kodiku të vjetër shqip.[AQH i RPSSH, fondi 58, dosje 67 dok. 1-2].
- Kërkon në mënyrë demostrative ndikimin e konsullatës austro-hungareze në Durrës, pran autoriteteve osmane për sqarimin e jetës së vështirë të fshatarëve për shkak të ushtrisë osmane.(AQSH i RPSSH, fondi 58, dosja 97, dokumenti 31).
1900
[redakto]- Dërgon për botim poezitë e tij në revistën "Albania" që botohej në Bruksel.
- 4 mars : Në Duka-Gjin shkruan poezin "Thana".
- Në protesten e 14 dhjetorit 1900, përpiçet për ndikimin e konsulatës rreth taksae të fshatarëve. (AQH i RPSSH, fondi 58, dosja 97, dokumenti 36 [origjinali italisht]).
1901
[redakto]- Dërgon për botim poezitë e tij në revistën "Albania" që botohej në Bruksel.
- Rihapë shkollen shqipe të Laçit dhe shërben si mësues. (AQH i RPSSH, fondi 58, dosja 25, dokumenti 2)
- Në gushtë, për shkollen e rihapur siguron nga Brukseli disa Abetare. (AQH i RPSSH, fondi 58, dosja 69, dokumenti 1-20).
1902
[redakto]- 20 mars 1902 duket të ketë qenë në malin e Tomorrit. (në bazë të shënimit në numrin 9, f. 220 të revistës Albania)
- Dërgon për botim poezitë e tij në revistën "Albania" që botohej në Bruksel.
- Në numrin 9, f. 220 të revistës botohet vjersha Beja e Shqyptarit (me shënimin N'ë majë t'malit Tomorrit, 20.III.1902), dhe vjersha Dashtnia e Atdheut (me shënimin Prej malit Tomorrit) të nënshkruar me pseudonimin Lkeni i Hasit.
1905
[redakto]- Më 19 dhjetor 1905, niset për në Borgo Erizzo.
- Më 30 dhjetor 1905, Ministria e Jashtme e Austro-Hungaris merr Vendimin nr.21362 për punsimin e Gjeçovit si mësues.
- Fillon punën në Troshan, Zara (Dalmacie), deri më 1906.[4]
1906
[redakto]- Në janar, në Borgo Erizzo të Zarës, Gjeçovi fillon punën si mësues i kurseve të gjuhës shqipe në Zarë të Dalmacisë. [?, ky shënim është bërë nga disa historian si dhe në biografin e shkurtë të botimit të Kanuni më 1933, por nuk është analizuar].
- Më 17 janar 1906, Ministria e Jashtme e Austro-Hungaris i dërgon një letër konsullit të saj në Shkodër. Kërkohet zëvendësimi i Gjeçovit dhe kërcnimi me përjashim nga urdhri françeskan.
- Nga mesi i vitit (rreth qershorit), ikë nga Zara, pa pritur zëvendësimin. [HHSA-PA, dosja nr 13-113 nr. i dokumentit 798, re.1 regjistruar 18 gusht 1906.] Bie në konflikt me Austro-Hungarin dhe me Vatikanin.
- Nga 5-7 gushti merr pjesë në Kuvendin e Bajrakut të Kurbinit.
- Në gusht 1906, ndodhet në Durrës [letra nr.489/2 e datës 9 gusht 1906, e nënkonsullit Kraus.]
- Në shtatorë thuhet të ketë lëshuar Zarën. [zyrtarisht vendin e punës]
- Në vjeshtë fillon punën në Shkodër, (deri më 1907)[4] si drejtor i shkollave elementare françeskane për djem e vajza. Shkolla të financuara nga Austro-Hungaria.
- Konfrontohet me kryekonsullin e Austro-Hungaris në Shkodër. Kryesisht për shkakë krenarie shqiptare dhe arrogancë austro-hungareze.
1907
[redakto]- Në mbrëmjet e prillit të viit 1907, në shkollën për fëmijë, fillon të mbledhë edhe shëgërt e elhalçi (të rritur) për mësim të historis dhe gjeografisë. Për këtë bie në konflikt edhe me arqipeshkvin e Shkorës, Pashko Guerinin si dhe me autoritet osmane.
- Në detyrë të drejtorit, i bashkangjitet festës së 1 Majit të ndërmarrë nga nxënsit dhe mësuesit (pason dënimi për mësuesit Mati Logoreci (transferhet në Tiranë), Serafin Mazreku (në Prizren)). Gjeçovit i tërheqet vrejtja nga Guerini, dhe me kërkesen e konsullates austro-hungareze vije der itek transferimi i tij në Gomsiqe.
- Fillon punën në Gomsiqe, deri më 1915.[4]
- Më 31 maj 1907, në Gomsiqe hapë shkollen shqipe.
1908
[redakto]- Më 20 janar 1908, Gjçovi shkuan për këtksat që i kishte dërguar konsullatës së austrohungaris në Shkodër si dhe për premtimet e kota të kësaj të fundit. Po ashtu shkruan për mosmundësin e ndihmës nga abati i Mirëditës.
- Më 6 korrik 1908, boton te gazeta Dasamiri i ri, shkrimin mbi fjalorin e gjuhës shqipe.
- Më dhjetor të 1908-ës pranon me gëzim lajmin për formimin e alfabetit të gjuhës shqipe. [ndryshimet: c=q, ch=ç, gh=gj, dxh=xh, x=z, xh=zh, z=x, e=e, e=ë, ts=c, gn=nj.
- Pranon pa ndonjë shpresë lajmin për revulucionin e turqve të 23 korrikut 1908-ës.
- Gjatë rezistencës së viteve 1908-1912, e gjejmë si këshilltar i komitave të zonës së Vaut të Dejës. Bënë përshkrimin e luftimeve, haron skemat e lëvizjeve të çetave, listat e dëshmorëve. Mbanë ditar të rregullt. Kërcënohet nga komandanti i operacioneve ushtarake turke. I kthenë përgjegjen kërcnimit dhe i bashkohet çetave (më 1912).
1912
[redakto]- I bashkohet çetave shiptare.
1913
[redakto]- Më 7 prill 1913, në Lezhë e kundërshton impoimin e abatit të Mirëditës për zgjedhjen e Preng Bibë Dodës për mbretë të Shqipërisë.
1915
[redakto]- Në fillim të vitit, hynë në konflikt për toka në Gomsiqe me disa pasanik të Shkodrës ndër të cilët edhe Preng Bib Doda e abati i Mirëditës, Preng Doçi.
- Më 20 pill 1915, abati i Mirëditës i kërkon Provinciesë françeskane në Shkodër largimin e Gjeçovit.
- Veren e kalon duke u endur i papunë.
- Fillon punën në Troshan, Sapë (Zadrimë), deri më 1916.[4]
1916
[redakto]- Fillon punën në Theth, deri më 1917.[4]
1917
[redakto]- Fillon punën në Prekal, deri më 1918.[4]
1918
[redakto]- Fillon të punojë në Rubik, Pejë, Troshan, deri më 1920.[4]
1920
[redakto]- Fillon të punojë në Vlonë, Rubik, deri më 1921.[4]
1921
[redakto]- Filon të punojë në Shkodër, deri më 1926.[4]
1924
[redakto]- Viziton Elbasanin.
1926
[redakto]- Fillon punojë në Gjakovë, deri më 1928.[4]
1928
[redakto]- Më 20 maj 1928 erdh në Zym dhe fillon të punojë deri më 1929.[4]
data
[redakto]- 1925 Faik Konica shkruan një portret mbi At Gjeçovin, të CA KUJTIME MBI AT GJEÇOVIN (përmbajtja e shkresës)
- 1963 Revista "Arsimi Popullor", nr.3, viti 1963 boton disa dokumente në lidhje me punsimin si mësue i kurseve të gjuhës shqipe.
të dhëna
[redakto]Sipas:
- ↑ Pjesë nga vepra e filluar qysh më 1911
- ↑ Gjeçovi, VEPRA 4 - Ndërmarja Botuese RILINDJA, Prishtinë 1985
- ↑ Gjeçov:Agimi i Gjytetniis, Shkodër, 1910, f.135
- ↑ 4,00 4,01 4,02 4,03 4,04 4,05 4,06 4,07 4,08 4,09 4,10 4,11 4,12 4,13 4,14 Sipas shënimeve të vetë Sh.Gjeçovit në fletoren e shënimeve që gjendet në Muzeun popullor të Shkdrës, nr 2130. (nxierr nga VEPRA 4)