Vitviteja/Shtjefën Gjeçovi/Fjalë-arkëza e Hilit
V.: Shtjefën Gjeçovi - përmbledhje fletash : Këngë popullore ; Zbulime arkeologjike ; Trashigime Thrako-Ilirjane ; Fjalë-arkëza e Hilit ; Poezi
Në Mirëditë Feja. - Në Berishë burrnija. - Në Shllak rakija. - Gjygjin Mirëditës. - Trimënin Selitës - Lypen Pultit. - Shpatëgjati në Mirëditë. - Tefpergjemi në Selitë. - Mirdita burr. - Selita grue. - Shpata në Gjomarkolaj. - Pushka në Gjergjkolaj. - Gropa në Letaj. - Gojani vegshat. - Kuzhneni kumonët. - Mirëdita dinake (velete). - Në Gomsiqe, kerset dreqi me tomoriqe! Në Mënelë, qéjt lëshue, dera mbështelë. - Në Vig, dreqen ndejë mbi shkambijt. - Dibrri gomarët. - Barbullushi gomarët. - Peqini gomarët. - Xhupkuqi Perlati. - Thkella armatake. - Rypedosa Thkella. - Cubnin Barthit (Bulger). - Rrushi i Matrizës (Kryezez). - Pukë e Iballe njizet e kater pare. - Mos të ndollke Gojani, asnji pare së báni. - Puka kopuke. - Zadima trashamane: Nand-dhet-e-nandë lëkurë nji tallagan mbi ta! - Kallmeti emen. - Roboshtja femen. - Troshani veshgjani. - Fishtë karabisht. - Lezhja e qelbët. - Merqija e zgjebët. - Krajni hajni. - Ndenshat krahthatë qi nep buken thatë! - Má mirë nji e dh... në Shelqet, se nji e hangerme në Mjet!. - Hajmeli çarkun. - Kakarriq zagen koshiq. - Ganjolla duhanin. - Sheldija namin. - Qit Gavoç, tunde Ganollë-Se do t'a bájmë holl e hollë! Ganjolla namin - Kuçi laknat - Vukatani mollatartat - Spatnari dardhat - Gajtani gajtanat - Gavoçi sharqijt - Bardhanjorët ullijt - Rrénci rrénat - Gurizi të zezat. - Mjetja patat. - Jubani purrijt e të bámet... - Buk Zadrime - Vénë Podrime - Kali Pejan - Djali Shkodran - Vajzë Ulqini. - Malsoret boshtin - Zadrimoret skajkun - Rrjolli zhgunat. - Bushati rushati - Mendja e madhe e ka fikë Iballen - Beltoja Mirëdita e vogel - Drishti qepë - Vorfa skjepët - Domni kromen - Boksi sharqijt - Kopliku elbin- Duzhmani pabesin - Shllaku thëngilltar - Shalë e Shosh, léni o Zot shëndosh - Trimni. Besë e Trevesë - Shala e marrë (psé shkojën pa kësullë në krye - Paska kenë edhé e mendshme sepse tash të gjith shkojën pa kësulë!!! - Kullëmirë Shala - Djalëmirë Shoshi - Bukëmirë Kiri - Bludëmirë Plani - Kupëmirë Gjani - Gjani lugët - Plani bludët - Kiri e Gjani, báfo Shala hjekto Plani: - Prékali gavej - treg - Nukaj cubnin - Merturi mërimë - Shkreli fej a sé krenin. - Kelmendi djathin - Kavaja djathin - Kraja djathin. Hoti parin - Gruda shpaten - Kastrati krenin - Bajza faculetat Shkoder kurvë - Shkoder mizore - Shkoder xéhtare. Fise të permenduna. - Sumajt e Pëshkashit - Gegajt e Shllakut - Alijajit e Kastratit - Begajt e Bushatit - Vuksanlekajt e Hotit - Békajt e Triepshit. Fise të këqija: Bobi i Shalës - Pilotajt e Shoshit - Kokajt e Brazhdës - Glaca e Kirit - Pogu e Mëgulla - Boksi i Planit - Stanajt e Gjani - Martindrejajt e Sumës - Uliçajt e Prëkalit - Fikajt e Urës së Shtréjët - Licajt e Domnit - Boga e Kelmendit - (Teshtu i Bog!) - Bracajt e Dragoçit - Vukajt mbas Cukalit - Kurçunajt e Shllakut - Domajt e Kajvallit - Malutajt në Toplanë - Merri dreq të tanë! - Ndëzim zjarm - Pjekim lardh - Larca lardhi - Buk koshtari - Dhenë Mirëdite Djathë Selite! Nise Gjakovë - Kape Pejë!
|
- ↑ Gjeçovi VEPRA 2, RILINDJA - Redaksia e botimeve, Prishtinë 1985. fq.226-227
- ↑ Gjeçovi VEPRA 2, RILINDJA - Redaksia e botimeve, Prishtinë 1985. fq.228
- ↑ Gjeçovi VEPRA 2, RILINDJA - Redaksia e botimeve, Prishtinë 1985. fq.229
- ↑ Gjeçovi VEPRA 2, RILINDJA - Redaksia e botimeve, Prishtinë 1985. fq.229
- ↑ Gjeçovi VEPRA 2, RILINDJA - Redaksia e botimeve, Prishtinë 1985. fq.229
- ↑ Gjeçovi VEPRA 2, RILINDJA - Redaksia e botimeve, Prishtinë 1985. fq.229