V.: Shtjefën Gjeçovi - përmbledhje fletash :
Këngë popullore ; Zbulime arkeologjike ; Trashigime Thrako-Ilirjane ; Fjalë-arkëza e Hilit ; Poezi
|
joojjjjoojo
- Nji dhimt në zemer po m'mundon.
- Mendt s'i shof, si p'r her te kfillta.
- Shpirtin n'jet, as 'i send s'm'a gzon.
- 2.Rreth per rreth i shof t'errue
- T'gjitha male t'vobeks Shqypni.
- Rrezet dilli s'â tuj mjerue,
- Zemrat, si p'rher m'na i përtri!
- 3.Asht zburit, 'dhe drit'e hanes,
- Krajatën ton, tuj mjerue,
- I asht hup gaz' i mirakanes,
- Gj'mimet tona tuj veshgue
- 4. Burr shprit-madhi, na ka vdekun:
- NAIM FRASHËRI trim bujar;
- Vdek' e Tij mbar na ka thekun,
- Ç'n'u dur q'i madhi Atdhetar.
- 5. O Drit' e bardh, shpejt prendove,
- Ne na la me i derdhun lot:
- Me t'duk'nin Tand, na vorfnove
- N'vaj do tÇna shkojn ditt n'ket bot.
- 6. Dashnia t'shtyni, vdek'n me shkel
- Per pshtim t'Shqypnis, jeta s't'u dhimt;
- Tash Shqypnia pa Ty ka ngel,
- Me krah t'kput, e me zemr gjymt.
- 7. Na vdiqe, Drit, na la o Vlla,
- T'met'nat ç't'man, i lum' aj dheu!
- Punt' ç'i nise, s't shkuen vra m'vra,
- N'bot t'njifen, t'i nef Atdheu.
- 8. Per Ty kjan e kndon Shqypnia
- Kjan per Ty, qi s't'ka ma n'jete;
- Zemra i kndon, perse dia
- Mas vdeks ate n'jet ka mete.
- 9. Emn'i Jot, s'ka m'u harrue,
- Sa koh t'ndrrohet gjithesia
- T'gjith Shqyptart kan me t'bekue,
- Se p'r Ty. Shqypnis i erdh dia.
- 10 N'dashtni t'vendit qe shum i xet
- Me shpirt per gjuh u mundove
- N'pushim na qofsh! Se gja s'la met
- Per lulzim t'gjuhs, mjaft punove.
- 11.E kur t'vin koha ç'p'e presim...
- Vorr'i Jot ngrehet n'pomendtar
- Kto fjal, ktij, n'ball do t'ja njesim:
- <<NAIM FRASH'RI Â KTU SHQYPTAR!>>
- 23.VIII.1901
- Lkeni i Hasit
|
- ↑ Gjeçovi VEPRA 2, RILINDJA - Redaksia e botimeve, Prishtinë 1985. fq.238-239