Jump to content

Vitviteja/Martin Camaj

Nga Wikibooks
Martin Camaj
Jeta dhe Vepra
Martin Camaj
Dëftime për artikuj në projektin "Wiki Libra"
Pjesë nga:

/Elegji e parë

Për Martinin, ... :
Dëftime për projekte jashtë projektit "Wiki Libra"

http://www.martin-camaj.org/
http://www.martin-camaj.de/
provo nëse ekzistojnë:
http://www.martincamaj.org .edu .al .com


NË ENCIKLOPEDI
Vitviteja#

#1925 #1953 #1945 #1949 #1954 #1956 #1958 #1960 #1961 #1964 #1967 #1971 #1981 #1985 #1987 #1990 #1991 #1991 #1992
#data #të dhëna #burime

7 mars 1992

Të dashun miq e vëllazën Shqiptarë, intelektualë, artistë dhe mbarë populli shqiptar, 
përshëndetjet e mija ju janë drejtue të gjithëve.
Gëzohem pa masë se keni vendosë të vlerësoni veprën time: ky vlerësim na afron. 
Bátë burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonëse të ndamë për një gjysëm shekulli, 
unë jam i jueji e ju jeni të mijt.

Martin Camaj


1925

[redakto]
  • 21 korrik : Martin Camaj u lind më 21 korrik 1925 në fshatin Temal (të Dukagjinit[1]) të Mbishkodrës. [2]

1953

[redakto]
  • Në Prishtinë boton vëllimin e parë me poezi me titull Nji fyell ndër male.[3]

1945

[redakto]
  • Në trazirat e luftës civile mbas Luftës së Dytë Botnore, Camaj mori malet ku më 1945 dhe 1946 në Koplik dhe Postribë për nji kohë të shkurtë mori pjesë në rezistencën e armatosun kundër diktaturës komuniste prej së cilës, mâ në fund, u arratis për në Mal të Zi.[2]

1949

[redakto]
  • Në Beligrad (1949-1955) studioi për romanistikë, sllavistikë, albanologji, ballkanologji dhe gjuhësi.[2][1]

1954

[redakto]
  • Del vëllimi i dytë me poezi, Kanga e vërrinit. Mâ vonë, autori distancohet prej dy vëllimeve fillestare dhe konvencionale.[3]

1956

[redakto]
  • Kur u acarue mâ së tepërmi situata politike në Jugosllavi, më 1956, me ndihmën e ish mësuesve të tij italianë Camaj ia qëlloi me u shpërngulë në Romë të Italisë.[2][1]

1958

[redakto]
  • Në Romë, punote kryeredaktor i revistës letraro-kulturore "Shêjzat" të profesor Ernest Koliqit.[2]
  • Në Romë botohet Djella, roman me intonim poetik dhe i përshkuem me vjersha.[3]

1960

[redakto]
  • Në Romë të Italisë studioi prapë për gjuhësi dhe më 1960 e mbaroi disertacionin mbi Buzukun që e kish fillue qysh në Beligrad.[2]

1961

[redakto]
  • Më 1961, u ngulit në Mynih ku në univerzitet punote pedagog.[2][1]

1964

[redakto]
  • Në Romë del vëllimi poetik Legjenda.[3]

1967

[redakto]
  • Në Munih dalin, si botim i autorit: Lirika mes dy moteve, kryesisht vjersha të përpunueme nga faza e mâparshme; Rrathë, roman; Njeriu më vete e me tjerë, poezi.[3]

1970

[redakto]
  • Pas 9 viteve si i ngarkuar me mësimn e gjuhës shqipe në Universitetin e Munihut më 1970 arrin aty në titullin e profesorit.[1]

1971

[redakto]
  • prej 1971 deri më 1990, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në Mynih, respektivisht në Lenggries ku banote në mes të maleve bavareze, Camaj shkroi dhe botoi korpusin kryesor të veprës së tij letrare. [2]

1978

[redakto]
  • Doli vepra letrare e M.C "Njeriu me veten dhe me të tjerët".[1]

1981

[redakto]
  • Poashtu si botim i autorit dalin në Munih: Shkundullima, novela dhe nji dramë; Poezi 1953-67, vjersha të zgjedhuna; Dranja. Madrigale. [Drandja[1]] Prozë poetike.[3]

1985

[redakto]
  • Me titull Poesie në Palermo botohet përkthimi italisht i librit Njeriu më vete e me tjerë prej Francesco Solanos.[3]

1987

[redakto]
  • Në Munih, Camaj boton librin Karpa[1], në të cilin eksperimenton me elemente të romanit fantastik.[3]

1990

[redakto]
  • New York. Në edicionin shqip-anglisht (përkthyesi: Leonard Fox) Selected Poetry botohen për herë të parë dy ciklet poetike Nema dhe Buelli.[3]

1991

[redakto]
  • New York-Munih: Palimpsest, poezitë e fundit të botueme prej Martin Camajt, prapë si botim dygjuhës shqip-anglisht me përkthimin e Leonard Fox.[3]

1991

[redakto]
  • Në Munih del vëllimthi Gedichte, botimi i parë në gjermanisht, përkthye prej Hans-Joachim Lanksch.[3]

1992

[redakto]
  • Martin Camaj ndërroi jetë më 12 mars 1992.

data

[redakto]
1993
* Në Cosenza (Kozencë) të Italisë botohet drama Kandili Argjandit, në të cilën Martin Camaj punonte akoma në shtratin e vdekjes.[3]
1994
* Në Prishtinë del Djella, version i përpunuem prej Camajt i romanit të vjetit 1958.[3]
1996
* Në Tiranë botohen pesë vëllime me nji pjesë të veprave të Martin Camajt. Edicioni asht parapa me përfshî nantë vëllime. Botimin e përkrah Ministria e Kulturës. Kështu merr fund anatemizimi i disa dekadave i Martin Camajt.[3]
*Mbas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare më 1997 thuhet se »Martin Camaj nuk botohet më«.[3]
1998
* Në Munih del përkthimi gjermanisht i Palimpsestit, përkthye prej albanologut prof. Wilfried Fiedler.[3]
1998
* Në Tiranë, Martin Camajt i jepet post mortem nderimi mâ i nalt letrar i Republikës së Shqipnisë, Penda e Artë. Çmimi Penda e Artë jepet prej Ministrisë së Kulturës dhe Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Nji ditë para dhanies solemne të Çmimit njoftohet tërhjekja e tij, d.m.th. se Çmimi nuk i jepet Martin Camajtv.[3]
1999
* Në Klagenfurt, me titull Weißgefiedert wie ein Rabe, del përkthimi gjermanisht i vëllimit Njeriu më vete e me tjerë, përkthye prej Hans-Joachim Lanksch.[3]
2000
* Në Pejë, redaktue prej Rexhep Ismajlit, del vëllimi Lirika, botimi gjer më tani mâ i plotë i poezive të Martin Camajt, përfshir edhe poezi prej trashigimisë letrare të Martin Camajt.[3]
2002
* Në Tiranë, Çmimi letrar Penda e Artë i akordohet Martin Camajt.[3]
të dhëna
[redakto]

sipas:

  1. Jump up to: 1,0 1,1 1,2 1,3 1,4 1,5 1,6 1,7 GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.287 Autor: Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9
  2. Jump up to: 2,0 2,1 2,2 2,3 2,4 2,5 2,6 2,7 http://www.martin-camaj.org
  3. Jump up to: 3,00 3,01 3,02 3,03 3,04 3,05 3,06 3,07 3,08 3,09 3,10 3,11 3,12 3,13 3,14 3,15 3,16 3,17 3,18 3,19 Martin Camaj Gesellschaft e.V
burime
[redakto]
1440 - 1940
Koherentja 1940 - 2000 Vitviteja
M. Barleti Gj. Buzuku P. Budi L. Matrënga F. Bardhi P. Bogdani N. Frakulla J. Variboba M. Çami N. Veqilharxhi
J. De Rada J. Vreto P. Vasa G.Dara i Riu K. Kristoforidhi Z. Serembe N. Frashëri S. Frashëri ÇAJUPI N. Mjeda
At Fishta ASDRENI Sh. Gjeçovi F. Konica NOLI A. Asllani L. Poradeci E. Koliqi M. Kuteli MIGJENI
P. Marko D. Vetmo Dh. Shuteriqi E. Mekuli V. Ujko Ll. Perrone J. Xoxa M. Camaj M. Isaku F. Arapi
B. Dedaj K. Kandreva N. Jorganqi D. Agolli O. Grillo Dh. Qiriazi A. Shehu Dh. Xhuvani S. Drini B. Xhaferri
I. Kadare T. Laço R. Qosja V. Koreshi A. Pashku A. Shkreli A. Mamaqi Kro550 Kro560 Kro570