Jump to content

Vitviteja/Shtjefën Gjeçovi/Trashigime Thrako-Ilirjane

Nga Wikibooks
                          V.: Shtjefën Gjeçovi - përmbledhje fletash :
Këngë popullore ; Zbulime arkeologjike ; Trashigime Thrako-Ilirjane ; Fjalë-arkëza e Hilit ; Poezi
Trashigime Thrako-Ilirjane[1]
Bet besimet e do doke tjera mas të cillash dishmohet vjetersija e kombit Shqyptar.

Shum fjalë të hueja e emna gjinden në Shkrim të Sh^ejt, qi kan metë pa farë imtimit a të shtjellunit, per arsye qi nierzimi i atyne kavaljateve e m^errte vesht shkadomethanjen e tyne. Permenden shum ^emna zotash e hyjnish të rr^ejshme e mndyrët me të cilat bindoheshin aso heret, më nji edhe mundi i Parëthanësvenë të rrekun per me jau kthye m^enden e z^emren kahë Perendija i jetës - Me folë shqyp, ligjirimet e Parëthanësve qi i bajshin atij popullit të Zotit, të mos hutheshin mas hyjnishe hyjneshash të rr^eshme, nuk merren veshtse për çë hyjni të rrejshme vrasin, e prandej po o jehim nja disa nder aso hyjnish të entilve me imtim e shkadomethanëje të tyne.

...

Hy, Zojës, ^Ejt, Gjues prej Shqypëtarësh
Jehova
"
Hebrejsh
Aesar
"
Hetruskësh
Esgi
"
Hindianësh
Syre
"
Persianësh
Zeus, Jao, Dhios
"
Grekësh
Zain
"
Japonezësh
Esgi-Istu
"
Sarmatësh (polakësh)
Zeno
"
Romenësh
Jehave
"
Samaritajsh
Jova - Jovis
"
Latinësh
(Arciprete Bilotta, Gli eti Sacri della Bibbia ne numi Mitologici)
Perdhanat e madhënija e Jovit.
Ma i pari e ma i madhi nder hyj asht Jupitri. (Horat, Od. I XII. I).
At i hyjve edhe i njerzimit. (Vitg. Aeneid, 13 254).
At ndimëdhans. (Cicer. N. D. II. 23).
Jovi At. (Gellius. V. 12).
Jupiter hjellë. (Dion Halic. II. 34; Propert. IV. EI.XI).
Jupiter Qandruer. (Dion Halic. II. 50).
Jupiter Stys. (Ovid. Fastor. III. 32).
Jupiter Kapitolini. (Liv, I. 20 et I).
Jupiter i Lacit. (Cicer. pro Planc. 9).
At i ditës e i dritës. (Horat. Od. I. 34).
Shkelxyes. (Gell. V. 12).
Jupiter Gur. (Gell. I. 12).
Jupiter mirëpritës, zemërgjân, bujar. (Virg. Aendeid I. 81).
Jovi Vâj. (Gell. V. 12).
Tertuljani (in Apologet. 14) thotë se edhé me treqind emna të tjerë kjé thirrë Jovi, si dishmon Varroni, e së vonit të gjitha këto ju shkruene << J o v i C r e t e n s i >> Jovit të Kretës.

OROE: Nder perdhanat qi i nepeshin Jovit e hyjve të tjerë, kam per t'i xânë në gojë në ket shkrim vetem njato, qi u kan mbetë si në trashigim Shqypëtarvetë sotshem sidomos nder malcijnat t'ona.

Lindja e Hyut

...Zoto Mollosi...Dhrovjani i Delvinës..."Historia ..." ...

Mbasi u rrit Zoti, erdhi n'Epir e u bâ paranduer mbi Epir, Thesali, e mbi Ellaz. - Përralla nuk thotë se e shthronezoj t'an - Kronin - Zoti, si çë bâni aj me Uranin. - Zoja Kjuro nga Palavlija i kishte pasë rrëfye Zoto Mollosi ket gojëdhanë mbi Hyun: Zoti kishte pasë lufët me Gegët, (se Gegët quheshin Qeravnarët a Titanët e të afermit të tyne Antititant) edhe Zoti kishte ndimëtarë njerzë me nji sy edhéme njëqind duer (Kiklopët-Katallájët) të cillët luftojshin me nji fuq të bindshëme e per armë kishin húj të hekurt e trenë të ndezun, e u bishin lodertijve në mal të Olympit, e Titanët ishin neper malet të tjera. - Kjo luftë ngjati dhetë vjet. Shkaktarët e luftës kjén Titanë (Gegët) të cillët deshten me shthronëzueZotin e në kambë të ti me konorue per mret Martin, pse ishte trim edhé i pashem. - Në këtë luftë Zoti doli ngadhnyes: i vúni perpara Gegët edhé i qiti tej lumin e Vijosës e në vend të tyne solli Lapthit (Labët). - Në ket luftë mueren pjesë të gjith trima mbreterorë (të gjith perendijt). - Gegët të muejtun u zhgulen, e në vend të tyne mbretnoj Zoti, vëllazent e ti e fëmijt e ti.

Mbasandei Zoti hapi luftë me Kretas. - Ushtarët e zotit ishin Laber.

O r o e : Shum pshatra të Kretës, kan emnat e pshatrave të Toskënis: si bj.fj. Selinon, Selija e Delvinës; Svaqja, Sfaka e Gjirokastres etj. si edhé shkronjat "nj" e "lj" e perdorin teper Kretasit! si edhé Labert.

Permbi vojtjen e Zotit në Kretë, Z.Bazil Bendevi nga Lubina e Epirit na ka pasë rrëfye ket gojëdhanë qi e kish pasë ndigjue nga Moshara e kjo nga Ahmet Zuani nga Zhulati i Delvinës:"Mbreti Zoti kishte luftë me Kretas, pse këta nuk dojshin t'i napin të lamet (pagesat)(si edhé sot neper Shqypëni!!!) - Zoti nuk kishte as armë e as lundra. - Dergoj e thirri nji mret çal nga nji vend shumë të largët. - Tuj ju afrue shpis së Zotit mbreti çal, Zoti i duel prpara per me e pritë e me e pershëndet. Tuj u ulë prej kalit mbreti çal, i pështoj sqepari nga brezi edhé e çau koken e Zotit. Nga varra e okës së Zotit, duel nji vashëz e bukur edhé e armatosun qi e qujshin "T h e n a". Mbret çali e shëroj Zotin, edhé i punoj armë si thika, shpata, shtija, heshta, zhgjea e këso jerash. Tuj u nisë per me mësy Kreten Zoti, e la Martin si nëkambës të vet mbi Epir.

Me shum Laber mbërrini Zoti në Kretë e me pak mnd i shtrou edhé i vúni nden sundim të vet. - Permai u krye lufta, Zotit i pelqej vendi e nguli per shum kohë aty në Kretë. - Si u rrit T h e n a, Zoti e martoj me nji trim të mirë në nji vend të largët edhé i dhuroj shum kështjelle e per nderë të sajë ngrëthi nj gjytet të ri të cillin e quejti n'emen të vashëz T h e n a asé Athena e sotshme.

Si u rrit Jovi, e xhveshi t'an mbretnijet edhé e da me vëllazent e vet:

Mbreti e sunduesi i Erës e i tokës u bá vetë Jovi:
Neptuni (nep të tundun) i rá sundimi mbi detë.
Plutit (plotit) sundimi mbi pasunijt.

Jovi perftyrohej ndéjë me nadhëni më nji thron të trajtue prej eshtensh të dhamve të filit, tuj mbajtë perteken e sundimit në dorë të máshët, e në të djathten rrëfën. - Per bri i rrite rrogesha e kryesja e dashunimit të ti Shqypëja, e cila si mbretneshë e piplishtave ishte e trueme këti, edhé Ganimedi kupëmbajësi i Jovit. - Nder landë të trueme Jovit ishte bungu. - Njëkëto janë lumtime qi i nepshin Jovit prej kombeve të botës; tashti të shofim se shka na ká mbetë në trashigim né Shqyptarve kah besimi e bindja ndaj ket e tjera hyjni të rrejshme.

Jovi në Shqypni
Ndivënesa e Dodonës

Para se të filloj me shtjellë láshin e ngatrruem të kavaljeteve të Katallájve, po u permendi atdhetarve të mi se edhé në Shqypëni t'onë kishte pasë pasë ngulë rrájë të trasha idhujnijake: qi të mund të dalë me e vú për fije ket lásh më duhet me i dhanë vedit nji të hovun per të gjatë të Shypënis së dashtun, e të shkoj me xánë vend mb'ato maje të bindueshme të D o d o n ë s, kah mund t'i sodis rrethet e atmes s'eme. Mb'ato krahina, kahë xú fill lumnija e Pellazgjve: e t'ungjem nder ato gomle rrenimesh të Ndivënesës së D o d o n ë s, kah filluene e u perhapne besimet e para, a má me arrësye t'u tham, hutimet e para, qi u thadruen aq thellë nder zembra shqypëtaeësh, e qi kan mërri mje në breza të kohës qi gjallisim na sikursé e bán dishmi kombi i jonë, siomos i malcijeve të Shqipëris të sotshme.

Këto punë po i shkruej këtu o vëllá Shqypëtar, jo me ndonji qellim të keq, por pse po më ká anda me e pështetë në to vjetersin e kombit t'onë e mos o Zot, se më ká lé në zémber me i pelqye vetë a me më hutue kend me këso rrénash e përrallash të shemtueshme! - Por të marrë vesht bota se hyjnijt, mëndyert e sjelljet besimtare, si Grekët si edhé Latinët e vjetër i paten pre etenve t'onë Pellazgjve22)[2].

Dodona

A gjindet kush në jetë qi së ja ka ndie zânin Dodonës së Shqypnis? -

Mbas Permbytjes së pergjithëshme të rruzullit (e cila ndolli në vjetë 1657 mbas krijimit të botës. - P. Fr. Finetti, S.J. Storia del Testamento Antico esposta in lezioni.), e si nisi ne u shtue njerzimit e me u shperndá nder vende të pa rrahuna të kanteve të dheut e të dám prej gishtit të Fuqiplotit, secilli me familje, gjúhë e kómb të vet, djali i katert i Javanit të biritë Jafetit me emen Dodanim, e mësyeni dhén t'onë e mun at krahinë, kú sot gjallisi vëllazent t'onë Toskët.

Me emen të Dodanimit prá u quejt Ndivënesa e Dodonës e má jetike e má në zá per kah shtektijt, prejsé e mësyete njerzimi i atëherëshme prej kater anve të rruzullimit e të cillen Omeri e thrret: << J o v i s P e l a s g i c u s >> (Iliad. II. 93) - Jovi Pellazgjik. - Këtu e pat ngul rrájen e trashë kjofët lergu; këtu u nepte të gjegun hutave të botës njaj Jovi a jehova i rrejshem, i të t'ana të gjegjunat i shqypëtote të dyzueme ky rrénës i territ, që të mund t'i delte qellimit të mrapësht per me mbajtë njerzimin ë ngerthyem nder hutime, e tuj jau u hjedhun ka 'i grusht plúhen nder sy, të mos t'i bishin në fije rrénave tija të dyzueme, e tuj i percjellun me <<Po-Jo!>> <<Jo-Po!>> - Po u duél e përvetmëja po s'u duel atyne të marrve, nuk e trishin má gjatë: << Ndivënesa - e foli! >>

Ky brinoç i madh, të cillit i truhej i madh e i vogel, i pasë e pa pasë me gjith shka kishin, e pat mbëshefë emnin e vet e kjé thirrë prej botet Jovi; e aq e pat verbue njerzimn, qi paten mbërri me nderlikue emnin e Hyut të jetës me emna të true e të mënishem të hyjve të rréjshem. Këta, parmbasi e shtrine sundimin e tye mbi zembra njerzish, i mrapshtuen pe mier tuj u gjind gati nat e dit per me pritun ata qi ishime lype ndimë prej ti, e me u bá mirë (!) të gjithnjatynve qi ndollshin ngushtë, tuj i marrë méndsh edhé má për mnér permjet të sherbëtorve të vet, ashtu qi ndér e pa ér ata ja falshin shpirtin, e Jovi, per me i pasun sá má parë nder gaca të mbëretnis së territ, i shtyte turravrapthi me këputë zdervekun a në ndonji luftë a në ndo'i tjetër rrezik!!-

Kesh të din të flasin ato rrëmore, ajo pyllë e lisni, ajo buçilë e aj kumbim i kupave të rembëta, qi rrihin gati me udhanë të gjegjun t ëgjithnjatynve qi shojshin me lypë fatin e jetës! kesh të din të flasin, thaçë, e të na diftojën me emen të gjith ata të mëdhajt e botës qi e mësyeshin ket Ndivënesë pa farë priteset, tuj çue në fli dhanëti të madhënueshme, qi i pështetshin mbi trevezë të Jovit në mirënjoftje t rrénave të rreshtueme me hijeshi e tuj i përcjellun me 'i grusht miza!!!-

Aso botet i paten zgavrue syt e currat veshët tuj pritun me nji kureshtë kumbimin e kupave er kohëdina qi do t'u diftojshin tuj u parafolun; t' atynve kupave qi e paten bindë boten e qi bota mbarë kjé marrë méndësh mbas tyne, tuj besue se kumte qiellore u vishin permjet tyne e qi mandej kjé bá përrallë si Ndivënensa si edhé kupa, kur filloj njerzimi me u rá n'ér rrénave të shëndoshta të tyne, qa sa kur dojshin me bá qi të méte záni g j ú h ë g j a t i, sjellshin kryet më njan' anë e thojshin: N a s h u r d h o j s i r é m b e t m e D o d o n ë s ! ( A e s D o d o b a e u m ).-

Vetëm veshët Shqypëtarvet t'onë as nder ato kavaljete të lashtá as në nder kohë të vona e të sotshme nuk i pat as i ká merzitë njaj tingell i kupave; nuk u ásht neveritë gurrgullimi i asajë gurrës a buçilës e ushtima e rrebët e zhaurimës qi derdhej e derdhej si shakllori ndeper lisni tuj e dridhun mbarë vendin kúr hovej nder shpella të mnershme e nder gavra e plasa currash.

J o v i edhe sot bindohet në Shqypni mos me dije, padije!

Shypëtari, i cili kurdoherë e ka ruejt edhe e ruen fjalen e porosin e të parve si syt e ballit e qi gojë-thana per kőmb t'onë ásht aq e bindueshme, e ka bá qi t'i ruete të pafyme e të pa ndrrueme shum punë e doke e me jau vú menden djalë mbas djalit per mos i qitun në harresë.

Janë sa gojë-thanat qi i mbajën e pa dijt e per të kuejen nderë po i mbajën; asgjámëngut shqypëtari i mban, i nderon e i ruen, sepsé i ka pasë prej të parësh, e me bá me ja vú në lojë a në qesti at besim, at doke a at fjalë qi i ka mbetë prej të parësh, veç në mos i punofët zembra ndonji të ligut, se së kishte me e lánë me kalue lét!

Mos ja levdojshim besimin a doket teper të vjetrueme Shqypëtarit, qi ka pasë prej së parësh, sepsé a të gabueshme a t'egra, detyra e mirënjoftjes do të na shtye qi të ja madhënojëm b e s a në të ruejtun të fjalës e të porosis së Parve!


Bét e Shqypëtarve

<<Guri tëhjekë ranë n'at jetë.>>

Beja mbë Guer.
(Jupiter Lapis)
Beja mbë Guer.
Beja më kokerr të rés
(Juppiter Fulgurator - J. Tonans = Gjues)
Si ásht kjo kokerr réjet?
Guri i kufinit
(Juppiter Terminalis)
Si ásht gúri i kufinit
Si dahet kufini? ç'farë gjindsh do të jenë ata qi dajn kufijt?
Beja më gúr të vorrit
Guri mbi barrë a turrë të drúvet
Juppiter pritës-bujar-zemergjanë-perbujtës
(Juppiter Hospitalis)
<< Buka, krypa e zemra >>
Buka, krypa e zemra
Beja mbë thëngjill
Jovi váj
(Vejovis)
Jupiter qindues
(Juppiter Stalor)
Merkuerri
(Mercurius)
Sharána gurësh
(Acervi Mercuriales)
Murána
(Acervi)
Gurë mbë qafa lisash
Gurë me birë



  1. Gjeçovi VEPRA 2, RILINDJA - Redaksia e botimeve, Prishtinë 1985. fq.155-194
  2. 22)<<Dii quos coluerunt Romani, fuerunt fere innumeri (vide Plin. H. N. 11, 7; Juvenal. XIII. 46). praesertim cum procedente tempore et prolato Imperio omina fere sacra peregrina in Urbem peuetraverint. (Min. Fel. p.15 ed. Rigal. G. H. Nieupoort! De Sacris Romanor. c.1. De Diis)