Jump to content

Vitviteja/Naim Frashëri

Nga Wikibooks
Naimi \ Naim Frashëri \ Naim Beu Frashëri \ Naim Bujar Frashëri
Jeta dhe Vepra
Naim Beu Frashëri
Dëftime për artikuj në projektin "Wiki Libra"
Pjesë nga:

Bagëti e Bujqësi
Emri i Zotit
Fjalët e Qiririt

Për Naimin, ...

Faik Konica; Të tjerë, që patnë lumturinë ta shohin... (përkujtim)
Shtjefën Gjeçovi : Naim Bujar Frashërit (poezi)
Hamdi Thaçi
/Qosaj për Naimin
/Midhati për Naimin

Dëftime për projekte jashtë projektit "Wiki Libra"

http://wikisource.org (përmbledhje vjershash)
provo nëse ekzistojnë:
http://www.naimfrasheri.org .edu .al .com

NË ENCIKLOPEDI
Vitviteja#

#1846 #1847 #1848 #1849#1850 #1851 #1852 #1853 #1854 #1855 #1856 #1857 #1858 #1859
#1860 #1861 #1862 #1863 #18 #1865 #1866 #1867 #1868 #1869#1870 #1871 #1872 #1873 #1874 #1875 #1876 #1877 #1878 #1879
#1880 #1881 #1882 #1883 #1884 #1885 #1886 #1889 #1888 #1889#1890 #1891 #1892 #1893 #1894 #1895 #1896 #1897 #1898 #1899
#1900
#data #të dhëna #burime

                                          ....
                      Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
                      Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.
                                          ....
1846
[redakto]

1846 NË ENCIKLOPEDI

  • Lindet në Frashër më 25 maj, si fëmijë i katërt, binjak, i Halid Frashërit dhe i Emine Mytevelit. I vëllai binjak vdes gjatë lindjes. [1]
1855
[redakto]

1855 NË ENCIKLOPEDI

  • Merr mësime te Babai Bektashian i fshatit. [1]
1857
[redakto]

1857 NË ENCIKLOPEDI

  • I ati, Halidi dhe i vëllai i madh, Abdyli, punojnë në Janinë, për t´ia, siguruar, ashtu, jetesë familjes në Frashër. [1]
1860
[redakto]

1860 NË ENCIKLOPEDI

  • I vdes i ati, Halidi, në Janinë. [1]
1862
[redakto]

1862 NË ENCIKLOPEDI

  • Në moshën 48 vjeçare i vdes e ëma, Emineja, në Frashër. [1]
1865
[redakto]

1865 NË ENCIKLOPEDI

  • I vëllai i madh, Abdyli, që ishte zot shtëpie, i shpërngul edhe të vëllëzërit në Janinë. [1]
  • I fillon mësimet në gjimazin e njohur, gjashtëvjeçar, të Zosimeajve, në Janinë. Persishten, arabishten dhe turqishten vazhdon t˙i mësojë te dy myderizë të njohur të Janinës. [1]
1866-1870
[redakto]

1866 NË ENCIKLOPEDI dhe 1870 NË ENCIKLOPEDI

1871
[redakto]

1871 NË ENCIKLOPEDI

  • Pas mbarimit të gjimnazit të Zosimeajve, në Janinë, shkon në Stamboll ku mbetet rreth 8 muaj, i zënë me punë të nënpunësitnë Drejtorinë e Shtypit. [1]
  • I shfaqen shenja të sëmnundjes së mushkërive. [1]
  • E shkruan dhe e boton Gramatikën e persishtes sipas metodës së re. [1]
1872
[redakto]

1872 NË ENCIKLOPEDI

  • Për shkakë të sëmundjes, që e shqetson gjithnjë e më shumë, kthehet në Janinë, ku i kalon dy vjet i pa zënë në punë shteti. Me shpresë se do t´i përmirësohet sadopak gjendja shëndetsore del shpesh në gjueti. [1]
1873
[redakto]

1873 NË ENCIKLOPEDI

  • Shkruan vjersha në gjuhën persishte. [1]
1874
[redakto]

1874 NË ENCIKLOPEDI

  • Punon si drejtor Dogane në Sarandë. Edhe këtu del shpesh në gjueti duke shpresuar se, ashtu, do t´i përmirësohet shëndeti. [1]
  • Takohet, në Sarandë, me Hasan Tahsinin, i cili kishte ardhur këtu për të shpërndarë alfabetin e vet. Bisedat me të ndikojnë dukshëm në interesimet dhe në veprimtarinë e tij të më vonëshme. [1]
  • E përjeton rëndë burgosjen e Hasan Tahsinit pas shqiptimit të mendimeve atdhetare gjatë një riti fetarë në Delvinë: "Ne jemi një komb i veçantë, kemi një gjuhë tonë të veçantë, andaj duhet të jetojmë në vete si edhe të tjerët. Ne jetojmë në një godinë të prishur. Që të mos na zënë brenda duhet të dalim prej saj". [1]
1875
[redakto]

1875 NË ENCIKLOPEDI

  • Punët e Doganës, në Sarandë, i shkojnë aq mirë sa i vëllai, Tahsini, thotë se një ditë do të bëhet kajmekam (nënpërfekt) i ndonjë lagjeje të Stambollit. [1]
  • I vëllai i vogël, Samiu, kthehet prej Tripolit ku, për disa muaj, kishte qenë i syrgjynosur. [1]
1876
[redakto]

1876 NË ENCIKLOPEDI

  • Rreth 6 muaj qëndron për shërim të shiatikut në Ilixhat e Badenit. [1]
  • I pikëlluar rëndë për shkak të vdejes së parakoshme, prej tuberkulozit, të vëllait Sherifit. [1]
  • I vëllai i madh, Abdyl Frashëri, zgjidhet deputet i Janinës në parlamentin osman. [1]
1877
[redakto]

1877 NË ENCIKLOPEDI

  • Bashkë me të vëllezërit, Abdylin dhe Tahsinin, prej Sarandës nëpër Korfuz, shkon në Janinë. [1]
  • Është gjithnjë e më i shqetsuar për fatin e Shqipërisë, për të cilën gjithnjë e më shpesh shkruhej në shtypin e vendeve evropiane e, sidomos ballkanike. [1]
  • E përrcjell me kujdes të veçantë veprimtarinë politike dhe kulturore të shqiptarëve në botën e huaj, në mënyrë të veçantë të intelektualëve shqiptarë në Stamboll. [1]
  • Për shkak të veprimtarisë politike, të vëllain e vogël, Samiun, ia syrgjynosin në ishullin Rodos. [1]
  • I vdes, prej tuberkulozit, edhe vëllai tjetër, Tahsini. [1]
1878
[redakto]

1878 NË ENCIKLOPEDI

  • Më 1878 tetë muaj (N.F) punon në Berat, katër vite në vijim i kalon në Janinë e në Berat.[2]
  • Me të vëllëzërit me të cilët takohet në Sarandë dhe në Janinë, më së shpeshti kuvedojnë rreth shkrimeve për Shqipërin dhe shqiptarët në shtypin e huaj dhe, në përgjithësi, për fatin e Shqipërisë në politikën evropiane. [1]
  • E trondisin thellë vendimet e Kongresit të Berlinit mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Të vëllëzërit e vënë në dije për mbajtjen e tubimit të krerëve shqiptarë, në Prizren, në të cilin do të ngritej zëri kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe do të organizohej populli për mbrojtjen e njësisë së vet. [1]
  • Si përfaqësues i Sarands dhe i bregdetit merr pjesë , në Teqen e Frashërit, në të cilën themelohet Dega e Lidhjes së Prizenit. [1]
  • Merr pjesë edhe në Kuvendin e Janinës të degëve jugore të lidhjes së Prizrenit, që e thërret i vëllai Abdyli, në të cilin bisedohet për krijimin e një vilajeti shqiptar. [1]
1879
[redakto]

1879 NË ENCIKLOPEDI

  • Në fillim të vitit gjendet në Janinë. [1]
  • Ngjarje kryesore e jetës së tij këtë vit është udhëtimi i të vëllait, Abdylit dhe i Mehmet Ali Vrionit, në Romë, Paris, Londër, Berlin dhe Vjenë ku, para shtetarëve të fuqive të mëdha, mbrojnë të drejtat e kombit shqiptar, të cenuara në Kongresin e Berlinit. [1]
  • I përcjell me kujdes të veçantë ngjarjet politike në Evropë. Lexon shumë. Gjithënjë e më i interesuar për mendimin filozofik dhe për përparimin e shkencës në botë. [1]
1880
[redakto]

1880 NË ENCIKLOPEDI

  • Shkruan poemën e shkurtër Shqipëria, e cila disa vjet do të qarkullojë e pabotuar në Shqipëri dhe ndër shqiptarët në botën e huaj. [1]
1881
[redakto]

1881 NË ENCIKLOPEDI

  • I vdes e bija, Nerqezja. Shkruan vjershën Mbi Kufomën e bijës së vetme, në të cilën me pikëllim të madh e paraqet vdekjen e Nerqezes. [1]
  • Vdes Hasan Tahsini. Është shumë i pikëlluar për shkak të mjerimit në të cilin kishte vdekur i adhuruari i tij, të cilin edhe e kishte njohur edhe ja kishte lexuar disa nga veprat ditunore. [1]
  • Policia turke e zë Abdyl Frashërin afër Elbasanit dhe e dërgon në burgun e Prizrenit. [1]
  • Jonuz Topuzi i cili, me Isuf Qosjen, e kishte ndihmuar Konstandin Kristoforidhin që të kalojë malësive deri në Korçë, e vret tradhëtarin që ua kishte kallëzuar zaptive Abdyl Frashërin duke kaluar Shkumbinin. [1]
  • Komandanti i trupave ndërshkuese osmane në Shqipëri, Dervish Pasha, me anën e një telegrami, kërkon që të merren masa kundër Naim Frashërit, në Janinë. [1]
  • Ndihet i vetmuar për shkakë të ndarjes nga të vëllezërit, që jetojnë në Stamboll. [1]
1882
[redakto]

1882 NË ENCIKLOPEDI

  • Me familjen e vet dhe të vëllait, Abdylit, shpërngulet përgjithmonë në Stamboll, ku do të jetojë deri në vdekje. [1]
  • Është i zënë në punë si këshilltar për botimin e veprave në gjuhën turke në Drejtorinë e Censurës të Ministrisë së Arsimit. [1]
  • Nënshkruan lejen për botimin e Gramatikës së gjuhës shqipe sipas dialektit toskë të Konstandin Kristoforidhit. [1]
  • Ndërmjetëson për dhënjen e lejes për botimin e një reviste kulturore në gjuhën shqipe, në Stamboll, e cila do të fillojë të botohet dy vjet më vonë, më 1884, me titullin Drita. [1]
1884
[redakto]

1884 NË ENCIKLOPEDI

  • Nxjerr lejen për botimin e revistës kulturore Drita, e cila, pas disa numrash, do të titullohet Dituria. [1]
  • Boton përmbledhjen e vjershave në persishte Ëndërrime (Tahayyulat). [1]
  • Në revistën Drita boton vjerëshen e njohur Fjalët e qiririt. Paraqitet edhe me shkrime në numrat tjerë të kësaj reviste. [1]
  • Në gazetën greke të Bukureshtit, Iris, boton vjershën Nga dolli shqiptëtari, që e nënshkruan me pseudonimin Bir´i Shqipërisë. [1]
  • Me urdhërin e sulltanit, të vëllain, Abdyl Frashërin, të burgosur në Prizren, e dërgojnë me familje në Balikesir e, pastaj, në BandirmaAnadollit, ku mbetet i burgosur dy vjet. Lexon shumë dhe shkruan, tani, vetëm në gjuhën shqipe. [1]
1886
[redakto]

1886 NË ENCIKLOPEDI

  • Boton poemën atdhetare, Bagëti e Bujqësija, Boton edhe një sërë veprash mësimore-shkollore në shtypshkronjën e shqiptarëve në Bukureshtë. Veprat e tij botohen me mjetet e Shoqërisë së shqiptarëve të Bukureshit Drita, e cila sikundër revista shqipe e Stambollit, më vonë do të quhet Dituria. [1]
  • I keqësonn mardhëniet me Jani Vreton për shkak të ndryshimeve që ai, si lektor dhe korrektor, bën në drejtëshkrimin e veprave të tij. [1]
1887
[redakto]

1887 NË ENCIKLOPEDI

  • Letrat që me të vëllain, Samiun, ia shkruajnë Visar Dodanit, në Bukuresht, tregojnë se sa shumë interesohet për punën e Shoqërisë së shqiptarëve të Bukureshtit, për punët e shtypshkronjës së saj, për dërgimin e librave në Shqipëri për nevojat e shkollës së posahapur shqipe të Korçës dhe për çëstje tjera arsimore, kulturore dhe politike. [1]
1888
[redakto]

1888 NË ENCIKLOPEDI

  • Boton përmbledhjen e vjershave lirike Luletë e Verësë. Fillon të shkruajë Istorinë e Skënderbeut. [1]
  • Bën përpjekje për çeljen e një shkolle të re shqipe në Përmet. [1]
1890
[redakto]

1890 NË ENCIKLOPEDI

  • Ndezja e mushkërive e shtrin më tepër se dy muaj në shtart. [1]
  • I fymëzon shqiptarët me të cilët takohet që të hapin shumë shkolla në gjuhën shqipe në Shqipëri.
  • Ndërmjetëson që një shqiptarë nga Frashëri të emrohet drejtorë i arsimit në qendrën e vilajetit në Manastir. [1]
1892
[redakto]

1892 NË ENCIKLOPEDI

  • I vdes i vëllai i madh, Abdyli. [1]
  • Veprat e botuara i kanë krijuar popullorësi të madhe ndër shqiptarët. Është njëri nga shqiptarët më të dashur dhe më të nderuar të kohës. Në festen e shkollës në të cilën u dorëzohen diplomat vajzave shqiptare, mësueses së ardhëshme, Sevasti Qiriazi, i thotë sa vijon: "Të gjitha ato çupa e gra që do të vijnë nën hijen tënde i frymëzo me ideallë të nalta e të vërteta, që të harrijnë një qytetërim të vërtetë, edhe kështu t'a bëjmë edhe brezin tonë të pushtojë gjith ato virtute dashurie, vëllazërije, atëdhetarije dhe bashkimi që karakterizonin kohërat e Skënderbeut". [1]
1895
[redakto]

1895 NË ENCIKLOPEDI

  • Që nga moti 1895 Naimi nukë shkroj gjë, se ra fort i dobët, edhe libratë q'u shtypnë më pastaj qenë shkruar më parë, pa sëmururë.[2]
  • Për shkak të keqsimit të tuberkulozit të grukës mbetet rreth 3 muaj në shtart. [1]
  • Në greqishte boton poemën Dashuria (O eros). [1]
1896
[redakto]

1896 NË ENCIKLOPEDI

  • Në letrën që ia çon Vasil Terpos, në Bukuresht, nuk përkrah përpjekjet për botimin e Fjalorit të gjuhës shqipe të Konstadin Kristoforidhit, për të cilin ka krijuar mendim të gabuar: "ka marr ca fjalë këtu-këtej nga një rradhua që ka bërë Hahni po s'i ka as me rradhë, as të shumta". Fletë për një fjalor të shqipes që e punojnë ai dhe i vëllai, Samiu: "Ne e kemi zën'edhe Fjalëtoren'e po e bëjmë, s'duam'as pag'as gjë, po si të mbarohenë ato që kini aty, vjen edhe ajo, se çdo mizë s'bën mjaltë". [1]
  • Është pjesërishti informuar për veprimtarinë e Jeronim de Radës, por, kryesisht, për shkak të shkonjave me të cilat shkruane, nuk është në gjendje ta çmojë drejt rolin e tij: "shkruante dhe me ca shkronja të mërzitura shumë, që një ç'vinte tri a katr'a tetë shkronja dhe ato s'ishin gjithënjë në një mënyrë, megjithë këtë na shkruante që të shkruajmë edhe ne me ato mënyra". [1]
  • Sëmundjet e rëndojnë aq shumë sa që nuk është në gjendje më të shkruajë. [1]
1897
[redakto]

1897 NË ENCIKLOPEDI

  • Në revistën Albania e riboton vjershën Nga dolli shqipëtari, por tani me titull të ri: Pellazgët-Shqipëtarët. [1]
  • I vijnë gjithnjë e më shumë mysafirë që ta shohi dhe ta dëgjojnë fjalën e tij. [1]
1898
[redakto]

1898 NË ENCIKLOPEDI

  • I shkruan letër Murat Toptanit, që kishte për grua vajzën e të vëllait, Abdylit, në të cilën, përpos të tjerash, e qorton pse kishte shkuar në Bruksel për t'u takuar me Faik Konicën. "Ai - shkruan për të - është një eruidt e sidomos kundërshtarë i rrugës sonë. Dihet se ai shërben një qëllimi të dëmshm, që synon shembjen e punëve të kryera këto jëzet vjet". [1]
  • Boton poemat e mëdha Istoria e Skënderbeut dhe Qerbelaja. [1]
  • Vjenë të shohë Andon Zako Çajupin. [1]
  • Është i sëmurë rëndë. [1]
1899
[redakto]

1899 NË ENCIKLOPEDI

  • Shqipëtarët e Stambollit, të kolonive të tjera shqiptare dhe të atdheut e përcjellin me shqetësim gjendjen e tij gjithnjë e më të rëndë shëndetsore. [1]
1900
[redakto]

1900 NË ENCIKLOPEDI

  • Vdes në mëgjesin e 19 tetorit, në Stamboll. [1]
  • E varrosin në Merdyvengoj, [1] në përcjelljen e më shumë se 300 vetëve, të krishterë e mysliman. [3]
data
[redakto]
  • 1901 : Midhat Frashëri nën pseudonimin Lumi Skendo shkruan veprën e parë për Naimin - "Naim Frashëri".[4]
  • 23 gusht 1901 : Lkeni i Hasit shkruan poezin e titulluar Naim Bujar Frashërit[5](poezia në fjalë).
  • 1901 Faik Konica shkruan mbi portretin e Naim Frashërit (përmbajtja e shkresës)
të dhëna
[redakto]
  • Gjitha lidhjet (fjalët në të kaltërt) brenda tabelës lidhen me fleta të amëzës sq:Wikipedia
  • Fjalorthi i kronologjisë dhe lidhje me Enciklopedin sq:Wikipedia
  1. 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 1,11 1,12 1,13 1,14 1,15 1,16 1,17 1,18 1,19 1,20 1,21 1,22 1,23 1,24 1,25 1,26 1,27 1,28 1,29 1,30 1,31 1,32 1,33 1,34 1,35 1,36 1,37 1,38 1,39 1,40 1,41 1,42 1,43 1,44 1,45 1,46 1,47 1,48 1,49 1,50 1,51 1,52 1,53 1,54 1,55 1,56 1,57 1,58 1,59 1,60 1,61 1,62 1,63 1,64 1,65 1,66 1,67 1,68 1,69 1,70 1,71 1,72 Sipas Kronologjia e jetësPorosia e madhe nga Rexhep Qosja.
  2. 2,0 2,1 "Midhat Frashëri Vepra" fq.14-22, Ndërmarrja Botuese RILINDJA, Prishtinë 1996.
  3. Faik Konica NË ENCIKLOPEDI; : Faik Konica Vepra 1, N.B."RILINDJA" f.221-222
  4. Nxjerr nga "Midhat Frashëri Vepra" fq.10, Ndërmarrja Botuese RILINDJA, Prishtinë 1996.
  5. Gjeçovi VEPRA 2, RILINDJA - Redaksia e botimeve, Prishtinë 1985. fq.238-239
burime
[redakto]
1440 - 1940
Koherentja 1940 - 2000 Vitviteja
M. Barleti Gj. Buzuku P. Budi L. Matrënga F. Bardhi P. Bogdani N. Frakulla J. Variboba M. Çami N. Veqilharxhi
J. De Rada J. Vreto P. Vasa G.Dara i Riu K. Kristoforidhi Z. Serembe N. Frashëri S. Frashëri ÇAJUPI N. Mjeda
At Fishta ASDRENI Sh. Gjeçovi F. Konica NOLI A. Asllani L. Poradeci E. Koliqi M. Kuteli MIGJENI
P. Marko D. Vetmo Dh. Shuteriqi E. Mekuli V. Ujko Ll. Perrone J. Xoxa M. Camaj M. Isaku F. Arapi
B. Dedaj K. Kandreva N. Jorganqi D. Agolli O. Grillo Dh. Qiriazi A. Shehu Dh. Xhuvani S. Drini B. Xhaferri
I. Kadare T. Laço R. Qosja V. Koreshi A. Pashku A. Shkreli A. Mamaqi Kro550 Kro560 Kro570