Vitviteja/Ali Asllani
Appearance
(Përcjellë nga Hipi Zhdripi i Gjuhës/Kro335)
Ali Asllani /pseu. "Dega" / pseu "Ulliri" | |
Jeta dhe Vepra | |
---|---|
provo nëse ekzistojnë: | |
NË ENCIKLOPEDI | |
Vitviteja# #1882 #1883 #1884 #1885 #1886 #1887 #1888 #1889 #1890 #1891 #1892 #data #të dhëna #burime ...Un' jam un', saksi e vjetër! Un' e nisa i stolisa me ç'i jep e s'i jep sisa,... |
1882
[redakto]- Nga prindërit Asllan Sylejmani dhe Hyije Memiraj lind djali Ali Asllani.[1]
1889
[redakto]- Në vitin e 7-të të jetës së A.A. i vdesë i ati. A.A mbetet vetëm nën përkujdesjen e nënës për tri vite.[1]
1892
[redakto]- Në vitin e 10-të të jetës së A.A. tri vite pas vdekjes së të atit i vdesë edhe e ëma. A.A. mbetet nën përkujdesën e kushërirave të babit, së pari nën përkujdesën e Seit Muharremit nga fshati Vajzë dhe pas vdekje së këtij, bije nën kujdesin e Sulejman Kapos (Hoxhës) po ashtu nga fshati Vajzë.[1]
1898
[redakto]- A.A regjistrohet në Gjimnazin e Janinës Idadi, të cilin e kreu më 1902.[1]
1902
[redakto]- A.A mbaron me sukses katër vite nxënie të mësimeve në Gjimnazin e Janinës Idadi, mbaron me sukses.[1]
- A.A shkon në Stamboll.[1]
- A.A boton vjershat e para të tij në revistat "Malumat" ("Dituria"), "Mysaver fen ve edep" ("Parafytyrimi i shkencës dhe edukatës"), "Baballëk" dhe "Irtika" ("Ngritja") të Stambollit.[1]
- A.A fillon studimet universitare në Fakultetin e Mjekësisë të Stambolli.[1]
- A.A ndërpret studimet universitare në Fakultetin e Mjekësisë të Stambolli, për shkak se iu duken t'egra.[2]
1903
[redakto]- A.A regjistrohet në Institutin e Lartë "Mylqie", Stamboll[1]
1906
[redakto]- A.A pas tri viteve i kreu studimet, sa zgjasnin ato në Institutin e Lartë "Mylqie", Stamboll. [1]
- rreth '06, (pas studimeve) A.A. dërgohet në Janinë për të kryer stazhin. [1]
1908
[redakto]- A.A e kryen stazhin në Janinë.[1]
- A.A pas stazhit emërohet zëvendës nënprefekt në Delvinë.[1]
- A.A pas tre muajsh pune si zëvendës nënprefekt në Delvinë, kthehet në Janinë. [1]
- A.A në Janinë inkuadrohet e anëtarësohet në klubin lokal "Bashkimi" (aty zgjidhet udhëheqës).[1]
1909
[redakto]- 31 mars; Në Turqi shpërthen grushtet. Nxitës u shpall Ismail Qemaili. A.A. së bashku me major Zija Mesaranë i tërheqin vërejtjen përfaqësuesit të Komandës Ushtarake të Janinës i cili kishte ardhë në klub për të përhapur propagandën kundër Ismail Qemailit si kundërrevolucionar turk.[1]
- A.A si pasojë e mbajtjes së anës së I. Qemailit, nga ana e Ferid pashë Vlora (Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë) izolohet dhe internohet në Halep (Siri).[1]
- A.A nëpërmjet një demashi refuzon internimin në Halep (Siri).[1]
- A.A si kompromis mes kërkesës (MPB e Turqisë) për internim dhe refuzimit të tij, internohet në Korfuz.[1]
- A.A. nga Korfuzi shkon dhe merr pjesë si delegat i "Bashkimit" në "Kongresin e Dibrës".[3].
1910
[redakto]- Pas rënies së kabinetit të qeveris turke, A.A. i bëhet i mundshëm kthimi në Stamboll, ku emërohet nënprefekt, por me kusht që të mos kthehet në Rumeli.[1]
- Shërben si nënprefekt në Akseqi, në Ellegen dhe në Besker - vilajeti i Konjës, ku shërbeu dy vite, prej nga përcillte me interesim ngjarjet në Shqipëri. [1]
1912
[redakto]- 28 nëntor: A.A. shpallja e pavarësisë nuk e befasoi por i dha mundësi të kthehet në atdhe. [1]
- Ismail Qemaili, duke njohur kualitetin e A.A., e emëroi sekretar të përgjithshëm të Presidencës e të Këshillit të Ministrave (*Qeveria e Përkohshme e Vlorës), detyrë të cilën e kreu gjer më 22 janar 1914 gjer në fund të kësaj qeverie.[1]
1913
[redakto]- (1912-1913) A.A. filloi të shkruaj letërsi në gjuhën shqipe.[4]
1914
[redakto]- 22 janar : A.A. pas dy viteve shërbim, përfundon detyrën si sekretar i përgjithshëm i Presidencës e i Këshillit Ministrave, për shkak të ndërrimit të qeverisë si pasojë e dorëzimit të pushtetit Komisioni Ndërkombëtar të Kontrollit. [1]
- 22-23 janar : A.A. qëndron pranë Ismail Qemailit përderisa ky i fundit shkruante dorëheqjen.[5]
- 17 mars : Ardhja e princit Vilhelm fon Vid, A.A e gjen nënprefekt në Fier.[1]
- A.A. përderisa qëndroi për pak kohë në Itali, filloi të shkruaj vjersha me motive patriotike.[1]
1917
[redakto]- 1 janar : Përderisa A.A. punonte si nënprefekt i Vlorës, zbarkuan trupat italiane në Vlorë dhe Konsullata italiane kërkoi nga ai t'ia dorëzoj çelësat e doganës. Pas kundërshtimit A.A. shkarkohet nga kjo detyrë.[1]
- 1 janar: A.A. mbetet pa punë gjer më 20 dhjetor 1918, kur u emërua kryetarë i Bashkësisë së Vlorës.[1]
1918
[redakto]- 20 dhjetor : A.A. emërohet kryetarë i Bashkësisë së Vlorës. E mbanë këtë post me pëlqimin e "Mbrojtjes Kombëtare" dhe me pëlqimin personal të Halim Xhelos, Avni Rrustemit, etj. deri më 5 nëntor 1920. [1]
1920
[redakto]- 13 korrik (pas): Shoqëria "Përlindja kombëtare" - e formuar më 13 korrik 1920, në sheshin e "Luftës së Drashovicës" - (Harilla Koleka, Halim Xhelua) e autorizon A.A. për hartimin e programit të Shoqërisë.[1]
- qershor : A.A pas çlirimit të Vlorës, mbanë një fjalim. [6]
- 5 nëntor : mbaron detyrën e kryetarit të Bashkësisë së Vlorës për t'iu përgjigjur ftesës nga Tirana.[1]
- 5 nëntor : A.A. i përgjigjet ftese së Tiranës që të merr përsipër pozitën e këshilltarit të kryetarit të qeverisë - në qeverinë e Sylejman Delvinës. (deri 10 janar 1922)[1]
1922
[redakto]- 10 janar: A.A. lëshon postin e këshilltarit të kryetarit të qeverisë - në qeverinë e Sylejman Delvinës për të marr detyrën si Sekretar Gjeneral i Kryeministrisë (deri 9 mars 1922).[1]
- 9 mars : A.A. lëshon detyrën si Sekretar Gjeneral i Kryeministrisë për të marr përsipër postin e Konsullit në Trieshtë (deri me ardhjen e Zogut, pas datës 24 dhjetor 1924).[1]
1924
[redakto]- 24 dhjetor (mbas): Qeveria e Zogut e shkarkon A.A. nga posti i Konsullit në Trieshtë.[1]
1925
[redakto]- 2 mars : Mbas vrasjes së Gurakuqit në Bari të Italisë, shoqëria e ngushtë e këshillon A.A. të largohet andej dhe të kthehet në atdhe. [1]
1927
[redakto]- fillim : qeveria e Zogut e emëron A.A. zëvendës i të ngarkuarit me punë në Sofje, pastaj sekretar i parë.[1]
1929
[redakto]- 14 maj : A.A. emërohet ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Bullgari.[1]
1930
[redakto]- A.A. emërohet ministër i akredituar në republikën e Greke në Athinë (për dy vite, deri mars 1932.)[1]
1931
[redakto]- Me botimin e poezive të A.A., "Vajza shqiptare" dhe "Dasma" ("Dasma shqiptare") në gazetën "Miku i Popullit", bëri jehon në skenën e letërsi ndër shqiptarët. [1]
1932
[redakto]- Qeveria e Tiranës (A. Zogut) e shkarkon A.A. nga posti i ambasadorit të qeverisë shqiptare në Greqi, meqë qeveria e Tiranës nuk pati besim të plotë në të.[1] (nuk ishte i suksesshëm në mbrojtjen e pasurisë së bejlerëve shqiptarë)[7]
1933
[redakto]- A.A fillon të botoj pjesë nga poema "Hanko Halla" në gazetën "Minerva" (nga numri 6 i vitit 1933).[1]
- A.A. i boton vjershat "Zonjat heqi valle" dhe "Soiree" në gazetën "Minerva", të vitit 1933 nr.12-13.[1]
- A.A. boton vjershën "Flamuri kombëtar" në numrin 715 të gazetës "Besa". [1]
1934
[redakto]- Prej 1934 e gjer në vitin 1939 A.A. qe kryetar i "Bashkisë së Vlorës".[1]
1935
[redakto]- A.A boton vjershën "Ismail Qemaili" në gazetën "Illyria".[1]
- A.A boton vjershën "Gjoni" në gazetën "Kombi".[1]
1939
[redakto]- A.A lëshon postin kryetar i "Bashkisë së Vlorës" të pranuar më 1934 .[1]
- 7 prill (mbas): Mbas pushtimit italianë, A.A. kthehet në Tiranë dhe emërohet anëtar i Këshillit të shtetit, ku punoi gjer në prag të çlirimit (1944).[1]
- A.A. qortohet nga qeveria për shkak të hobit të tij për shkrime letrare.("nuk mund të mirrej me veprimtari të padenjë për njerzit e qeverisë")[8]
1940
[redakto]- A.A. boton vjershën "Çupa shqiptare" në gazetën "Bota e re".[1]
1941
[redakto]- A.A. riboton vjershën "Dasma shqiptare" në gazetën "Vatra shqiptare".[1]
- Në "Shkrimtarët shqiptarë", pjesa II, Tiranë, 1941, jepet shënimi i gabuar rreth ditëlindjes së A.A., shënim që merr dheun.[9]
1942
[redakto]- Në të vërtet në vitin 1942 u botua "Hanko Halla" e tij (A.A. - H.Zh.) që përmban edhe vjershat "Vajza shqiptare" dhe "Dasma shqiptare" kurse poezitë e tjera i mbetën të shpërndara nëpër gazeta e revista të ndryshme dhe në dorëshkrime.[10]
- A.A. boton vjershën "Ah ky vend, ky vend, ky vend" në dy gazeta, në "Shkëndija" dhe në "Tomori i vogël".[1]
1944
[redakto]- (mbas) : Mbas çlirimit të Republikës së Shqipërisë, A.A. punoi në Instituti e Shkencave si përkthyes i dokumenteve historike. (deri në pensionim 1951).[1]
- A.A. boton vjershat "Për kujtime" dhe "Kleopatra" në gazetën "Fryma".[1]
- A.A. boti vjershën "Për kokën tënde" në revistën "Revista letrare".[1]
1951
[redakto]- A.A. pensionohet nga puna.[1]
1960
[redakto]- Fillojnë të botohen përmbledhjet e A.A. U botua përmbledhja poetike "Vidi vidi pullumbeshë" (vjersha). dhe "Hanko Halla".[1]
1962
[redakto]- A.A. iu botua "Shqipëria kryezonjë". [1]
1963
[redakto]- A.A. iu botua në Prishtinë përmbledhja "Hanko Halla dhe vjersha të zgjedhura".[1]
1964
[redakto]- A.A. iu botua "Vajza dhe dallëndyshet"[1]
1966
[redakto]- A.A. iu botua përmbledhja "... Ku merr zjarr rrufeja".[1]
- shtator : A.A shkruan vjershën e fundit "Le të jemi krenar".[11]
- 25 dhjetor : A.A. në gazetën "Drita" iu botua vjersha "Le të jemi krenar" e cila mbante shënimin e datës "shtator 1966".[1]
data
[redakto]- 1973 A.A. iu botua përmbledhja me vjersha të zgjedhura të Ali Asllani në kuadër të bibliotekës "Poezia shqipe".[1]
- 1973 Razi Brahimi në " Poezia shqipe " shfrytëzon dhe boton për herë të parë të dhënat mbi ditëlindjen e A.A. të nxjerrura nga autobiografia që kishte lënë Ali Asllani.[12]
të dhëna
[redakto]Sipas: Sipas burimeve, shtesat në rreshta mund të vërehen edhe nga historiku i fletës: [13] [14] [15] [1] [16]
- ↑ 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 1,11 1,12 1,13 1,14 1,15 1,16 1,17 1,18 1,19 1,20 1,21 1,22 1,23 1,24 1,25 1,26 1,27 1,28 1,29 1,30 1,31 1,32 1,33 1,34 1,35 1,36 1,37 1,38 1,39 1,40 1,41 1,42 1,43 1,44 1,45 1,46 1,47 1,48 1,49 1,50 1,51 1,52 1,53 1,54 1,55 1,56 1,57 1,58 1,59 1,60 1,61 1,62 1,63 Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", POEZI (II) JETA DHE VEPRA, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
- ↑ Mark Gurakuqi, Jeta dhe vepra letrare e Ali Asllanit (studim monografik), Dorëshkrim në Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë, Tiranë, D-L-18. Nr. inventari 320. nxjerr nga Kajtaz Rrecaj : Ali Asllani,VEPRA 2, fq.136, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
- ↑ Mbi kongresin e Dibrës shih Historia e Popullit shqiptar, vëllimi i dytë, f.290, Enti i teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1969 nxjerr nga Kajtaz Rrecaj : Ali Asllani,VEPRA 2, fq.136, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
- ↑ Mark Gurakuqi, Jeta dhe vepra e Ali Asllanit (studim monografik), Dorëshkrim në Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë, Tiranë, D-L-18, Nr. inventari 320. nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", fq. 141, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
- ↑ Ali Asllani, Sot ju flas si babagjysh, Vlora Vlora! Almanak letrar. Vlorë, 1963, nr.4 nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
- ↑ Mark Gurakuqi, Jeta dhe vepra e Ali Asllanit (studim monografik), Dorëshkrim në Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë, Tiranë, D-L-18. Nr. inventari. 320 nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", fq.139-140, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
- ↑ Informaté e marrë nga Nasho Jorganqi, Tiranë, më 17.III.1974nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", fq.141., Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
- ↑ Këtë të dhënë ia ka tregu Ali Asllani, Musa Muhos - mësues në pension, kurse ky i fundit ma tregoi më 14.III.1974 në Vlorë nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", fq.142., Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
- ↑ "Libër leximi për kl. III-IV" gjimnaz f.253. "RILINDJA", Prishtinë, 1959 (vështrim i Hilmi Thaçit)" dhe Ali Asllani, "Hanko Halla dhe vjersha të zgjedhura", f.5 "RILINDJA", Prishtinë, 1963 (vështrim i Latif Berishës) - nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, Ali Asllani, VEPRA 2, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
- ↑ "Shkrimtarët shqiptarë", pjesa II, f.325. Tiranë, 1941 (vështrim i Nexhat Haki) nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
- ↑ Ali Asllani, - Le të jemi krenar, "Drita", tiranë . 1966, nr.52 (vjersha Le të jemi krenar mban datën: shtator 1966; kurse redaksia e "Dritës", jep këtë shënim: Këtë vjershë Ali Asllani e pat dërguar në redaksinë tonë për botim disa javë para se të vdiste.) nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", fq.143, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
- ↑ Razi Brahimi posedon një autobiografi të shkurtë të Ali Asllanit të cilën e shkroi poeti pak para vdekjes nxjerr nga Kajtaz Rrecaj, "Ali Asllani, VEPRA 2", Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1984.
- ↑ Më shumë se katër-pesë të gjetura në internet apo në shtypë
- ↑ 3 Dhj 2008 02:21:58 GMT - www.zeriyt.com
- ↑ 5 Dhj 2008 12:50:48 GM - letersia.zemrashqiptare.net
- ↑ 19 Nën 2008 15:08:24 GMT - sq.wikipedia.org
burime
[redakto]