Jump to content

Vitviteja/Naim Frashëri/Poezi

Nga Wikibooks

Naim Bujar Frashërit[1]

[redakto]

1. Prej sysh po m'derdh'n lott e idhta,
Nji dhimt në zemer po m'mundon.
Mendt s'i shof, si p'r her te kfillta.
Shpirtin n'jet, as 'i send s'm'a gzon.
2.Rreth per rreth i shof t'errue
T'gjitha male t'vobeks Shqypni.
Rrezet dilli s'â tuj mjerue,
Zemrat, si p'rher m'na i përtri!
3.Asht zburit, 'dhe drit'e hanes,
Krajatën ton, tuj mjerue,
I asht hup gaz' i mirakanes,
Gj'mimet tona tuj veshgue
4. Burr shprit-madhi, na ka vdekun:
NAIM FRASHËRI trim bujar;
Vdek' e Tij mbar na ka thekun,
Ç'n'u dur q'i madhi Atdhetar.
5. O Drit' e bardh, shpejt prendove,
Ne na la me i derdhun lot:
Me t'duk'nin Tand, na vorfnove
N'vaj do tÇna shkojn ditt n'ket bot.
6. Dashnia t'shtyni, vdek'n me shkel
Per pshtim t'Shqypnis, jeta s't'u dhimt;
Tash Shqypnia pa Ty ka ngel,
Me krah t'kput, e me zemr gjymt.
7. Na vdiqe, Drit, na la o Vlla,
T'met'nat ç't'man, i lum' aj dheu!
Punt' ç'i nise, s't shkuen vra m'vra,
N'bot t'njifen, t'i nef Atdheu.
8. Per Ty kjan e kndon Shqypnia
Kjan per Ty, qi s't'ka ma n'jete;
Zemra i kndon, perse dia
Mas vdeks ate n'jet ka mete.
9. Emn'i Jot, s'ka m'u harrue,
Sa koh t'ndrrohet gjithesia
T'gjith Shqyptart kan me t'bekue,
Se p'r Ty. Shqypnis i erdh dia.
10 N'dashtni t'vendit qe shum i xet
Me shpirt per gjuh u mundove
N'pushim na qofsh! Se gja s'la met
Per lulzim t'gjuhs, mjaft punove.
11.E kur t'vin koha ç'p'e presim...
Vorr'i Jot ngrehet n'pomendtar
Kto fjal, ktij, n'ball do t'ja njesim:
<<NAIM FRASH'RI Â KTU SHQYPTAR!>>
23.VIII.1901
Lkeni i Hasit


  1. Gjeçovi VEPRA 2, RILINDJA - Redaksia e botimeve, Prishtinë 1985. fq.238-239