Vitviteja/Sami Frashëri
Appearance
Sami Frashëri \ Sami Bej Frashëri \ tr.: Shemseddin Sami | |
Jeta dhe Vepra | |
---|---|
/Kamus Al Alam
provo nëse ekzistojnë: | |
NË ENCIKLOPEDI | |
Vitviteja# #1850 #1851 #1852 #1853 #1854 #1855 #1856 #1857 #1858 #1859
#1860 #1861 #1862 #1863 #1864 #1865 #1866 #1867 #1868 #1869 ... Hipi Zhdripi select ... |
1850
[redakto]1857
[redakto]- I ati, Halidi dhe i vëllai i madh, Abdyli, punojnë në Janinë, për t´ia, siguruar, ashtu, jetesë familjes në Frashër. [4][2]
1860
[redakto]- I vdes i ati, Halidi, në Janinë. [4]
1862
[redakto]- Në moshën 48 vjeçare i vdes e ëma, Emineja, në Frashër. [4]
1865
[redakto]- I vëllai i madh, Abdyli, që ishte zot shtëpie, i shpërngul edhe të katër vëllëzërit në Janinë. [4]
- I fillon mësimet në gjimazin e njohur, gjashtëvjeçar, të Zosimeajve, në Janinë. Persishten, arabishten dhe turqishten vazhdon t˙i mësojë te dy myderizë të njohur të Janinës. [2]
1871
[redakto]- Mbaronë gjimnazin "Zosimea" në Janinë, mësonë gjuhë të vjetra e të reja dhe pajiset me një kulturë të gjerë.[1][2]
- I vëllai, Naimi, shkruan dhe e boton Gramatikën e persishtes sipas metodës së re. [4]
1872
[redakto]- Shkon në Stamboll për punë, dhe atje vie në kontakt menjëherë me Pashko Vasën, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj. [1]
- Bashkëpunonë me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke. [2]
1874
[redakto]- Më 6 prill, bëhet shfaqja e dramës "Besa" në Teatrin e Perandorisë në Staboll. [3]
- Në qershor, shkonë në Tripolin e Libisë, ku për 9 muaj drejtonë gazetën zyrtare dygjuhësore - turqisht, arabisht- Tarabulus, të vilajetit. [3]
1875
[redakto]- Kthehet prej Tripolit ku, për disa muaj, kishte qenë i syrgjynosur. [4]
1876
[redakto]- I vdesë parakohe, prej tuberkulozit, i vëllai Sherifi. [4]
- I vëllai i madh, Abdyl Frashëri, zgjidhet deputet i Janinës në parlamentin osman. [4]
1877
[redakto]- Punonë për një kohë të shkurt në administratet e trupave në Janinë. [3]
- Për shkak të veprimtarisë politike, e syrgjynosin në ishullin Rodos. [4]
- I vdes, prej tuberkulozit, edhe vëllai tjetër, Tahsini. [4]
1879
[redakto]- Punonë për themelimin e "Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip". [2]
- 12 tetor : Në Stamboll themelohet "Shoqëria e të shtypurit Shronja Shqipe". Njëri nga themeluesit e saj ishte edhe Pashko Vasa, Militonin bashkë me të Sami Frashëri dhe Jani Vretoja. Kryetar i saj u zgjodh Sami Frashëri, 25 vite më i ri se i pari dhe 28 vjetë më i ri se i dyti.[3][5]
1880
[redakto]- I vëllai, Naimi, shkruan poemën e shkurtër Shqipëria, e cila disa vjet do të qarkullojë e pabotuar në Shqipëri dhe ndër shqiptarët në botën e huaj. [4]
1881
[redakto]- Policia turke e zë Abdyl Frashërin afër Elbasanit dhe e dërgon në burgun e Prizrenit. [4]
- Jonuz Topuzi i cili, me Isuf Qosjen, e kishte ndihmuar Konstandin Kristoforidhin që të kalojë malësive deri në Korçë, e vret tradhëtarin që ua kishte kallëzuar zaptive Abdyl Frashërin duke kaluar Shkumbinin. [4]
- Komandanti i trupave ndërshkuese osmane në Shqipëri, Dervish Pasha, me anën e një telegrami, kërkon që të merren masa kundër Naim Frashërit, në Janinë. [4]
- 20 shkurt Sami Frashëri i dërgon një letrën Jeronim de Radës.[5]
1882
[redakto]- Është autor i fjalorit dygjuhësh frëngjisht-turqisht "Kamus-i fransevi". [2][3]
- Naimi me familjen e vet dhe të vëllait, Abdylit, shpërngulet përgjithmonë në Stamboll, ku do të jetojë deri në vdekje. [4]
- Naimi është i zënë në punë si këshilltar për botimin e veprave në gjuhën turke në Drejtorinë e Censurës të Ministrisë së Arsimit. [4]
- Naimi ndërmjetëson për dhënjen e lejes për botimin e një reviste kulturore në gjuhën shqipe, në Stamboll, e cila do të fillojë të botohet dy vjet më vonë, më 1884, me titullin Drita. [4]
1884
[redakto]- I vëllai, Naimi, nxjerr lejen për botimin e revistës kulturore Drita, e cila, pas disa numrash, do të titullohet Dituria. [4]
- Me urdhërin e sulltanit, të vëllain, Abdyl Frashërin, të burgosur në Prizren, e dërgojnë me familje në Balikesir e, pastaj, në Bandirma të Anadollit, ku mbetet i burgosur dy vjet. [4]
- Merr në udhëheqje revistën e parë në gjuhën shqipe, Revista Kulturore "Drita". [2]
- Në bashkëpunim me një shtëpi botuese të ShBA-ve, boton një seri të librave të xhepit ("Cep Kütüphanesi"), me tema popullaririuese të shkencës, nga kjo seri 15 ishin të ti. [3]
1885
[redakto]1886
[redakto]- Në Stamboll, boton "Abetare e gjuhës shqipe" dhe "Shkronjëtore e gjuhës shqipe" (gramatikë e shqipes). [1][2].
- Naimi, boton poemën atdhetare, Bagëti e Bujqësija, Boton edhe një sërë veprash mësimore-shkollore në shtypshkronjën e shqiptarëve në Bukureshtë. [4]
1887
[redakto]- Letrat që me të vëllain, Naimin, ia shkruajnë Visar Dodanit, në Bukuresht, tregojnë se sa shumë interesohet për punën e Shoqërisë së shqiptarëve të Bukureshtit, për punët e shtypshkronjës së saj, për dërgimin e librave në Shqipëri për nevojat e shkollës së posahapur shqipe të Korçës dhe për çëstje tjera arsimore, kulturore dhe politike. [4]
1888
[redakto]1890
[redakto]- Nga fundi i vitit, në lagjen e Stabollit, Erenky (Erenköy), ndërton një Villë, ku jetoi me gruan, Emine Veliun, pesë fëmijët e tyre dhe dy fëmijët e vëllaut të madhë të vdekur, Adylit. [3]
1892
[redakto]- I vdes i vëllai i madh, Abdyli. [4]
1897
[redakto]- Në revistën Albania, I vëllai, Naimi, riboton vjershën Nga dolli shqipëtari, por tani e titull të ri: Pellazgët-Shqipëtarët. [4]
- Pas reagimeve të ashpra të qeverisë osmane, punimet e tij fillon të i botojë në Bukureshtë. [3]
1898
[redakto]- Botohen poemat e mëdha, të të vllait, Naimit, Istoria e Skënderbeut dhe Qerbelaja. [4]
- I vëllai, Naimi, është i sëmurë rëndë. [4]
1899
[redakto]- Boton në Bruksel, pa emër autori, "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet". [2]
1900
[redakto]- Boton në gjuhën turke Enciklopedinë e tij "Kamus-ul alâm", në 6 vëllime, ku u jep një vend të dukshëm botës shqiptare, figurave të rëndësishme që ka nxjerrë populli shqiptar gjatë historisë së tij. Aty, jepë njoftime për institucionet shtetërore, arsimore, fetare etj., si edhe të dhëna gjeografike jo vetëm për qytetet dhe qendrat administrative më të rëndësishme të Shqipërisë, por edhe për fshatrat më të njohura.[2]
- Në mëgjesin e 19 tetorit[2], në Stamboll, i vdesë i vëllai, Naimi të cilin e varrsë në Merdyvengoj. [4]
1901
[redakto]- Është autor i fjalorit normativ të gjuhës turke, "Kamus-i türki", i cili ruan vlerën e vet të madhe edhe në ditët e sotme. Fjalori "Kamus-i türki"përmban mbi 40 mijë fjalë e shprehje gjuhësore.[2][3]
1904
[redakto]- Pas vdekjes, Samiu la një bibliotekë me 12. 000 tituj. [3]
- Përderisa eshtart e dy vëllëzërve, Adylit dhe Naimit, më 1937 u barten në Tiran, eshtrat e Samiut për hirë të mburrjes së popullit turkë me Shemsedin Samiun (Şemseddin Sami), mbeten në Stamboll. [3]
data
[redakto]të dhëna
[redakto]Sipas:
- ↑ 1,0 1,1 1,2 1,3 1,4 ANG-Sami Frashëri
- ↑ 2,00 2,01 2,02 2,03 2,04 2,05 2,06 2,07 2,08 2,09 2,10 2,11 2,12 2,13 2,14 Enciklopedia e Lirë, Wikipedia - Sami Frashëri
- ↑ 3,00 3,01 3,02 3,03 3,04 3,05 3,06 3,07 3,08 3,09 3,10 3,11 3,12 Die freie Enzyklopädie, Wikipedia - Sami Frashëri
- ↑ 4,00 4,01 4,02 4,03 4,04 4,05 4,06 4,07 4,08 4,09 4,10 4,11 4,12 4,13 4,14 4,15 4,16 4,17 4,18 4,19 4,20 4,21 4,22 4,23 4,24 4,25 Sipas Kronologjia e jetës në Porosia e madhe nga Rexhep Qosja.
- ↑ 5,0 5,1 Vehbi Bala : PASHKO VASA - portret-monografi, botuar në : Pashko Vasa VEPRA 4, Rilindja, Prishtinë 1989.