Suretu Ibrahim

Nga Wikibooks


INDEKSI KUR'ANORË
Ajeti: Suretu Ibrahim
1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13. 14. 15. 16. 17. 18. 19. 20. 21. 22. 23. 24. 25. 26. 27. 28. 29. 30.
31. 32. 33. 34. 35. 36. 37. 38. 39. 40. 41. 42. 43. 44. 45. 46. 47. 48. 49. 50. 51. 52.
Shiko këtu verzionin për shtyp.
Materiali ka 3 faqe A4.

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1.[redakto]

Elif, Lamë, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhërin e Zotit t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirës në dritë; (t’i nxjerrësh prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.

2.[redakto]

Të All-llahut, i të cilit është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Është mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret.

3.[redakto]

Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga rruga e All-llahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në humbje.

4.[redakto]

Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtuqë ai t’u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.

5.[redakto]

Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë); nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e All-llahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues.

6.[redakto]

(përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: “Përkujtonie dhuntinë e All-llahut ndaj jush; kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju shijonin dënimin më të shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e lënin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madhe nga Zoti juaj. ”

7.[redakto]

Dhe (pëkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”

8.[redakto]

E Musai tha: “Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim, i lavdishëm (vetvetiu”.

9.[redakto]

A nuk jeni të njohur me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adnit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta poa All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i vënin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta: “Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni”.

10.[redakto]

Të dërguarit e tyre u thanë: “A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për t’ju falur mëkatet dhe për t’ju vazhduar (jetën deri në një afat të caktuar!” Ata thanë: “Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne, ju dëshironi të na pengoni nga ajo që adhuronin prindërit tanë, pra na sillni ndonjë argument të qartë!”

11.[redakto]

Të dërguarit e tyre ju thanë: “Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si dhe edhe ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet. Ne nuk na takon të sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e All-llahut, pra, besimtarët le t’i mbështeten vetëm All-llahut.

12.[redakto]

E përse të mos i mbështetemi All-llahu derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejt). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do të përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut let’i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten.

13.[redakto]

Ata që mohuan të dërgarit e vet thanë: “Për Zotin, ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!” E atyre (të dërguarëve) Zoti u shpalli; Ne gjithqysh do t’i shkatërrojmë zullumqarët.

14.[redakto]

Dhe pas tyre Ne do t’ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.

15.[redakto]

Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelartë idhnak pësoi dështim.

16.[redakto]

E pas tij (kryelartit) është Xhehennemi, në të cilin i jepet ujë të ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura0,

17.[redakto]

Përpiqet ta përbijë, po nuk mund ta gëlltis atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë.

18.[redakto]

Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh.

19.[redakto]

A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me urtësi, e nëse Ai do, juve ju zhduk e sjell krijesë (popull) të re.

20.[redakto]

E kjo, nuk është vështirë (rëndë) për All-llahun.

21.[redakto]

E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata të dobëtit (masa e nënshtruar) u thonë parisë (udhëheqëse): “Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund të nalehtësoni diç nga dënimi i All-llahut?” Ata (paria) thonë: “Sukur të na kishte udhëzuar All-llahu, ne do t’ju udhëzonim juve. Për ne tash është njësoj, u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim).

22.[redakto]

E të kryhet çështja (të hyjnë ata të Xhennetit dhe të Xhehennemit në të, Xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjeratën e shëmtuar) dhe u thotë: “Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuardhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët; atëherë, pra mos më qortoni mua, po qortnie veten. Unë nuk mund t’ju shpëtoë juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit). S’ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.

23.[redakto]

E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhërin e Zotit të tyre u vendosën në Xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është “selam” - paqe.

24.[redakto]

A nuk ke kuptar se si All-llahubëri shembull: fjalën e irë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart,

25.[redakto]

E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu, pra u parashtron njerëzve shembuj ashtuqë ata të mendojnë.

26.[redakto]

Dhe shembulli i fjalës së keqe si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.

27.[redakto]

All-llahu forcon ata që besuan në fjalëne fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote e edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë.

28.[redakto]

A nuk i vërejte ata që dhuntinë e All-llahut e ndërruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollën në vendin e shkatërrimit,

29.[redakto]

(e sollën) Në Xhehennem të shijojnë djegien, e sa vend i keq është ai.

30.[redakto]

Ata i bënin (krahasonin) shokë All-llahut për t’i shmangur (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: “Shfrytëzoni përjetimet se e srdhmja e juaj është te Zjarri!”

31.[redakto]

Robëve të Mi, të cilët besuan thuaju: “Të falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në të nuk ka as kompensim as miqësi”.

32.[redakto]

All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhërin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë.

33.[redakto]

Për ju nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën.

34.[redakto]

Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë për përbuzës.

35.[redakto]

(përkujto) Kur Ibrahimi tha: “Zoti im! bëne këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh).

36.[redakto]

Zoti im! ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i mi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe mëshiron.

37.[redakto]

Zoti ynë! unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që të falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoj ata me fruta.

38.[redakto]

Zoti ynë! s’ka dyshim se Ti e di çka fshehin dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund t’i fshihet asnjë në send në tokë e as në qiell.

39.[redakto]

Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is-hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.

40.[redakto]

O Zoti im! më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mijë dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!

41.[redakto]

Zoti ynë! më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.

42.[redakto]

E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).

43.[redakto]

(atë ditë) Ata të ngutur e duke i ngritur kokat e tyre lar, nuk lëvizin sytë e tyre ( për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika).

44.[redakto]

Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t;ju vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: “Zoti ynë! na jep afat për një kohë të shkurtër t’i përgjigjemi thirrjes tënde (për besim) dhe t’i pasojmë të dërguarit!” A nuk e besuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej dynjasë në botën tjetër)?

45.[redakto]

Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve.

46.[redakto]

(megjithatë) Ata përgatitën kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet në duart e All-llahut, qoftë ai kurthi i tyre që shkulën edhe kodrat nga ai.

47.[redakto]

E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkel premtimin e vet, që u dha të dërguarëve të tij. All-llahu është triumfues që ndërmerr masa ndëshkuese.

48.[redakto]

(ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dallin sheshazi para All-llahut, Një, Mbizotërues.

49.[redakto]

E idhujtarët atë ditë i sheh të lidhur në pranga.

50.[redakto]

Petkat e tyre janë nga katrani (pezhgveja - zifti), kurse fytyrat e tyre do t’i mbulojë zjarri.

51.[redakto]

(dalin para Zotit) Për ta shpërblyer All-llahu secilin njeri me atë që e fitoi. Vërtet, All-llahu është llogaritar i shpejtë.

52.[redakto]

Ky (Kur’ani) është kumtesë për njerëz, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një zot, dhe që t’i këshilloj ata që kanë mend.

Indeksi i Sureve Kur'anore

1. Suretu El Fatiha
2. Suretu El Bekare
3. Suretu Ali Imran
4. Suretu En Nisaë
5. Suretu El Maide
6. Suretu el-En`amë
7. Suretu El A`rafë
8. Suretu El Enfalë
9. Suretu Et Tevvbe
10. Suretu Junus
11. Suretu Hudë
12. Suretu Jusuf
13. Suretu Er Ra`d
14. Suretu Ibrahim
15. Suretu El-Hixhr
16. Suretu En Nahl
17. Suretu El Israë
18. Suretu El Kehf
19. Suretu Merjeme
20. Suretu Ta Ha
21. Suretu El Enbija
22. Suretu El Haxhxh
23. Suretu El Mu`minunë

24. Suretu En Nurë
25. Suretu El Furkanë
26. Suretu Esh Shuaraë
27. Suretu En Neml
28. Suretu El Kasas
29. Suretu El Ankebutë
30. Suretu Er Rrum
31. Suretu Llukman
32. Suretu Es Sexhde
33. Suretu El Ahzabë
34. Suretu Sebe`ë
35. Suretu Fatir
36. Suretu Jasinë
37. Suretu Es Safatë
38. Suretu Sad
39. Suretu Ez Zumur
40. Suretu Gafir
41. Suretu Fussilet
42. Suretu Esh Shura
43. Suretu Ez Zuhruf
44. Suretu Ed Duhanë
45. Suretu El Xhathije
46. Suretu El Ahkaf

47. Suretu Muhammed
48. Suretu El Fet`h
49. Suretu El Huxhuratë
50. Suretu Kaf
51. Suretu Edh Dharijatë
52. Suretu Et Tur
53. Suretu En Nexhm
54. Suretu El Kamer
55. Suretu Er Rrahman
56. Suretu El Vakia
57. Suretu El Hadid
58. Suretu El Muxhadele
59. Suretu El Hashr
60. Suretu El Mumtehine
61. Suretu Es Saff
62. Suretu El Xhumua
63. Suretu El Munafikunë
64. Suretu Et Tegabun
65. Suretu Et Talakë
66. Suretu Et Tahrimë
67. Suretu El Mulk
68. Suretu El Kalem
69. Suretu El Hakka

70. Suretu El Mearixh
71. Suretu Nuh
72. Suretu El Xhinn
73. Suretu El Muzzemmil
74. Suretu El Muddeththir
75. Suretu El Kijame
76. Suretu El Insan
77. Suretu El Murselatë
78. Suretu En Nebe`ë
79. Suretu En Naziat
80. Suretu Abese
81. Suretu Et Tekvir
82. Suretu El Infitar
83. Suretu El Mutaffifinë
84. Suretu El Inshikak
85. Suretu El Buruxhë
86. Suretu Et Tarik
87. Suretu El A`ëla
88. Suretu El Gashije
89. Suretu El Fexhr
90. Suretu El Beled
91. Suretu Esh Shems
92. Suretu El Lejl

93. Suretu Ed Duha
94. Suretu El Inshirah
95. Suretu Et Tinë
96. Suretu El Alak
97. Suretu El Kadr
98. Suretu El Bejjine
99. Suretu Ez Zelzele
100. Suretu El Adijatë
101. Suretu El Karia
102. Suretu Et Tekathur
103. Suretu El Asr
104. Suretu El Humeze
105. Suretu El Filë
106. Suretu Kurejsh
107. Suretu El Maunë
108. Suretu El Kevther
109. Suretu El Kafirunë
110. Suretu En Nasr
111. Suretu El Mesed
112. Suretu El Ihlas
113. Suretu El Felek
114. Suretu En Nas