Suretu Hudë

Nga Wikibooks


INDEKSI KUR'ANORË
Ajeti: Suretu Hudë
1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13. 14. 15. 16. 17. 18. 19. 20. 21. 22. 23. 24. 25. 26. 27. 28. 29. 30.
31. 32. 33. 34. 35. 36. 37. 38. 39. 40. 41. 42. 43. 44. 45. 46. 47. 48. 49. 50. 51. 52. 53. 54. 55. 56. 57. 58. 59. 60.
61. 62. 63. 64. 65. 66. 67. 68. 69. 70. 71. 72. 73. 74. 75. 76. 77. 78. 79. 80. 81. 82. 83. 84. 85. 86. 87. 88. 89. 90.
91. 92. 93. 94. 95. 96. 97. 98. 99. 100. 101. 102. 103. 104. 105. 106. 107. 108. 109. 110. 111. 112. 113. 114. 115. 116. 117. 118. 119. 120.
121. 122. 123.
Shiko këtu verzionin për shtyp.
Materiali ka 6 faqe A4.

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1[redakto]

Elif, Lamë, Ra, (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi.

2[redakto]

Që te mos adhuroni tjetër përveç All-llahut. Unë jam (dërguar) nga Ai qortues e përgëzues për ju.

3[redakto]

E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do të ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri i jep shpërblimin e merituar. në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e ditës së madhe.

4[redakto]

Se kthimi i juaj është vetëm te All-llahu, Ai ka fuqi për çdo send.

5[redakto]

Ja, ata mbështjellojnë (armiqësinë në) gjoksat e tyre që ta fshehin nga Ai, po ta dini se edhe kur mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çka fshehin dhe çka shfaqin. S’ka dyshim se Ai e di shumë mirë çka mbajnë zemrat (qëllimet) e tyre.

6[redakto]

Nuk ka anjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).

7[redakto]

Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë dite (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t’ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë. Nëse ti u thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes!” Ata që nuk besuan thonë: “Kjo (çka na thua) nuk është tjetër vetën se magji e hapur.

8[redakto]

Nëse Ne e vonojmë ndëshkimin për një kohë të shkurtër kundër tyre, ata thonë: “çka po e pengon atë?” Le të dijnë se ditën kur t’u vijë, ai nuk zbrapët prej tyre, ata do t’i rrethojë ai (dënimi) me të cilin talleshin.

9[redakto]

Po nëse Ne ia japim njeriut ndonjë begati nga ana jonë, e pastaj e tërheqim atë prej tij, ai do të jetë i dëshpruar dhe përbuzës.

10[redakto]

E nëse pas të keqes që e pat goditur atë, Ne dhurojmë të mira, ai do thotë: “Kaluan të këqiat prej meje!” Vërtet, ai është shfrenuar dhe mendjemadh.

11[redakto]

Përveç atyre, të cilët kishin durim dhe bënin vepra të mira, të tillët kanë falje (të gabimeve) dhe shpërblim të madh.

12[redakto]

A mos (shpresojnë idhujtarët se) do të lëshë nga ajo që t’u shpall ty (ngase u vjen rëndë ta dëgjojnë), dhe të shtëngon zemrën tënde ajo (komunikimi i shpalljes), për shkak se ata do të thonë: “Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë pasuri, ose përse të mos i ketë ardhur bashkë me të ndonjë engjëll?” Ti je vetëm qortues, e All-llahu për kujdeset prër çdo send.

13[redakto]

Apo, pse ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur’anin)”. Thuaj: “Formuloni pra, dhjetë kaptina si ai (Kur’ani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahit, po qe se jeni të drejtë (çka thoni), kë të mundeni për ndihmë!”

14[redakto]

E nëse nuk përgjigjen juve, atëherë pra ta keni të qartë se ai (Kur’ani), është i zbritur me dijen e All-llahut dhe se nuk ka zot pos Tij. A jeni pra myslimanë?”

15[redakto]

Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’u plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre në të, dhe atyre nuk do t’u mungojë gjë.

16[redakto]

Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm Xhehennemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.

17[redakto]

A ai që është (i mbështetur) në argument nga Zoti i tij dhe atë e përforcon dëshmia nga Ai, e para tij (Kur’anit) ishte (dëshmitar) libri i Musait (Terati) që ishte udhërrëfyes e mëshirë - (është i njejtë me atë që ka për qëllim vetëm këtë jetë)? Të tillët (që janë në rrugë të drejtë) e besojnë (Kur’anin). E kush prej tyre grupeve refuzuan atë, vendi i tij është zjarri. E ti (Muhammed) mos kij dyshim në te, ai është e vërtetë nga Zoti uyt, në të s’ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk e besojnë.

18[redakto]

E kush është më mizor se ai që trillon për All-llahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: “Këta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mizorëve!”

19[redakto]

Të cilët pengojnë nga rruga e All-llahut dhe përpiqen atë ta shtrembërojnë, mu ata janë që nnuk e besojnë botën tjetër.

20[redakto]

Ata nuk ishin të paprekshëm në tokë (prej dënimit të Zotit), dhe ata nuk kishin mbrojtës pos All-llahut. Atyre u shumëfishohet dënimi, sepse ata nuk ishin që mund të dëgjonin dhe as nuk shikonin.

21[redakto]

Ata mashtruan vetveten dhe humben prej tyre ata (idhujt) që i patën trilluar.

22[redakto]

Është e vërtetë se ata në botën tjetër janë më të humburit.

23[redakto]

Ata që nuk besuan dhe bënë vepra të mira dhe u përulën ndaj Zotit të tyre, ata janë banues të Xhennetit, në të janë përgjithmonë.

24[redakto]

Shembulli i gjendjes së këtyre është (i atyre që nuk besuan) si ai i verbëri dhe i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai që sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë të barabartë? A nuk përkujtoheni?!

25[redakto]

Ne patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njejtë si Muhammedin që t’u thotë): Unë ju tërheq vërejtjenn haptazi.

26[redakto]

Që të mos adhuroni tjetër kë pos All-llahut, sepse unë kam frikë për dënimin tuaj në ditëm e pikëllueshme. =====27. Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: “Ne nuk të shohim ndryshe vetëm si njeri, sikurse edhe ne, ne nuk po se të pasojë kush, përveç atyre që janë më të poshtërit e më mendjelehtit nga mesi ynë dhe ne nuk shohim se ju keni ndonjë vlerë mbi ne, përkundraz, ne ju konsiderojmë gënjeshtar!”

28[redakto]

(Nuhu) Tha: “O populli im, më thuani nëse unë jam i mbështetur në argument të qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga ana e Tij, e juve u janë fshehur ato (argumentet ngase jeni dhëmë pas kësaj jete), a mos do t’ju detyrojmë për to (pranimin e tyre), kur ju jeni urrejtës të tyre!

29[redakto]

O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm te All-llahu. Dhe unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni.

30[redakto]

O populli im, a nuk po mendoni se nëse unë i përze ata , kush do të mund të më mbrojë mua nga All-llahu (dënimi i Tij)?

31[redakto]

Unë nuk u them juve se te unë janë depot e All-llahut, as nuk u them se unë e di të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll, as nuk u them atyre që sytë tuaj i nënçmojnë, se All-llahu nuk u dhuroi atyre të mira. All-llahu e di më së miri se çka në shpirtrat e tyre, pse atëherë unë konsiderohem zullumqar.

32[redakto]

Ata thanë: “O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën tonë. Urdhëro, e nëse flet të vërtetën, sillnie pra, të na godasë ajo me çka na kërcënohesh!”

33[redakto]

Ai tha: “Atë ju sjell vetëm All-llahu, po qe se dëshiron, e ju nuk mund ta pengoni!”

34[redakto]

Nëse përpiqem t’ju këshilloj, po qe se All-llahu don t’ju humb, këshilla ime nuk bën dobi. Ai është Zoti juaj dhe vetëm te Ai do të ktheheni.

35[redakto]

A mos po thonë se ai e trilloi atë? Thuaj: “Nëse unë kam trilluar, atëherë ai është mëkati im, e unë jam larg nga krimet tuaja”. =====36. E, Nuhut i qe shpallur: “Nuk do të besojë më askush nga populli yt, përveç atyre që kanë besuar (deri më tash), pra mos u brengos për ata që punojnë ata”.

37[redakto]

E, mbaroje anijen nën mbikëqyrjen tonë dhe me mësimin tonë, e mos m’u drejto Mua për ata që bënë zullum, ata gjithqysh janë të përmbytur.

38[redakto]

Dhe ai ndërtonte anijen e paria e popullit të tij, saherë që kalonte pranë tij përqeshej me të. Ai u thoshte: “Nëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju!”

39[redakto]

Dhe më vonë do të kuptoni se cili do të pësojë dënimin e turpshëm dhe mbi të cilin do të jetë dënim i përjetëshëm.

40[redakto]

E kur erdhi urdhëri ynë (i caktuar për ndëshkim) dhe gufoi (uji) prej furrës (vend ku piqet buka), Ne i thamë: “Ngarko në të çdo krijesëë nga një çift edhe familjen tënde, përveç për kë është marrë vendim i hershëm kundër tij, e (ngarkoje) edhe kush ka besuar, po përveç një pakice nuk i kishin besuar atij.

41[redakto]

Dhe ai tha: “Hipni në rë, me emrin e All-llahut ajo lundron dhe ndalet. Vërtet, Zoti është që falë shumë, është mëshirues.

42[redakto]

Ajo lundron me ta nëpër valë si, e Nuhu e thirri djjalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: “O djali im, hip nashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!”

43[redakto]

Ai (djali) tha: “Unë do të ngjitëm në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!” Tha: nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!” Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali u mbyt në ujë.

44[redakto]

E iu pat thënë: “Oj tokë, përbije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje (shiun), uji u tërhoq, urdhëri u zbatua dhe ajo (anija) undal në (kodrën) Xhudij, e u tha: “I shkatërruar qoftë populli mizor!”

45[redakto]

Nuhu e luti Zotin e vet, duke thënë: “O, Zoti im, djali im është i familjes sime, e premtimi Yt është isaktë, ndërsa Ti je më idrejti i të drejtëve!”

46[redakto]

(Zoti) Tha: “O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova se do t’i shpëtojë), ai ishte punëkeq, e ti mos më kërko Mua atë që nuk e di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët!”

47[redakto]

(Nuhu) Tha: “Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jam i humbur!”

48[redakto]

Iu pat thënë: “O Nuh, zbarko qofsh ishpëtuar nga ana Jonë, me begati për tu. Enjë popull (tjetër) do t’i mundësojmë përjetime, e pastaj do t’i godasë dënim i dhembshëm nga ana Jonë.

49[redakto]

Këto janë disa rrëfimet e panjohura (pr ty), që po t’i shpallim ty, e që para këtij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra të jeshh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.

50[redakto]

Edhe te (populli) Adi (dërguam) nga mesi tyre Hudin që tha: “O populli im, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, ju vetëm po hutoheni me trillime.

51[redakto]

O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim. Shpërblimi im është vetëm prej Atij që më krijoi. A nuk po kuptoni.

52[redakto]

O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe ktheniu Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni të bëheni e të bëheni mëkatarë!”

53[redakto]

Ata thanë: “O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument, e ne nuk i brakisim zotat tanë për fjalën tënde dhe ne nuk të besojmë ty”.

54[redakto]

Ne nuk themi tjetër vetëm se dikush prej zotave tanë të ka goditur me çmendje! Ai tha: “Unë dëshmitar e kam All-llahun, e ju dëshmoni se unë jam larg nga ajo çka ju i shoqëroni.

55[redakto]

(larg adhurimit) Pos Tij. Ju pra, të gjithë përpiquni kundër meje e mos më jepni afat.

56[redakto]

Unë iu kam mbështetur Allaut, Zotit tuaj, pse Ai nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë.

57[redakto]

Nëse kundërshtoni, unë ju kumtova atë me tëcilën jamë dërguar te ju. Zoti im do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, Atij nuk mund t’i bëni kurrëfarë dëmi. Vërëtet, Zoti im është përcjellës i çdo sendi”.

58[redakto]

E kur arriti vendimi Ynë (për dënim), Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam Hudin, e bashkë me të edhe ata që kishin besuar. I shpëtuam prej dënimit të rëndë.

59[redakto]

E ato ishin (gjurmë të gënjeshtrave të fisit) Ad-ët, që mohuan argumentet e Zotit tëtyre, kundërshtuan të dërguarin r Tij, shkuan pas urdhërit të çdo kryelarti kundërshtar.

60[redakto]

Ata u prcollën me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në ditën e gjykimit. Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qoftë i shkatërruar Adi, populli i Hudit!

61[redakto]

Edhe te (populli) Themud e patëm njërin prej tyre, Salihun, e ai u tha: “O populli im, adhuronie All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni falje prej Tij, dhe shprehni pendim te Ai. S’ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)”!

62[redakto]

Ata thanë: “O Salih, ti ishe shpresë jona para kësaj. Si mund të na ndalosh të adhurojmë atë që adhuruan prindërit tanë? Vërtet, ne jemi shumë të dyshimtë e në dilemë në atë që na thërret ti!”

63[redakto]

“O populli im, më tregoni ju, nëse unë jam (i bazuar) në argument (të qartë) nga Zoti im,dhe Ai të më ketë dhënë mua mëshirë (gradën pejgamber) nga ana e Tij, kush do të më mbrojë mua nga All-llahu, nëse unë kundërshtoj Atë? Ju nuk më shtoni tjetër vetëm humbje.

64[redakto]

O populli im, kjo është devja e All-llahut, për ju është një argument. Lënie pra, të ushqehet në tokën e All-llahut e mos e prekni me ndonjë të keqe e të ju godas menjëherë dënimi!”

65[redakto]

E megjithatë, ata e therrën atë, e ai (Salihu) ju tha: “Përjetoni në vendin tuaj tri ditë, ky është caktim jo i rrejshëm!”

66[redakto]

E kur erdhi vendimi Ynë (për dënim), Ne e shpëtuam Salihun nga poshtërimi i asaj dite, e bashkë me të, edhe ata që besuan. Zoti yt është ai i fuqishmi, ngadhënjyesi.

67[redakto]

Ndërsa ata që bënë zullum, i kapi (në ditën e katërt) krisma dhe gëdhinë kufoma (të ngrira) në vendin e tyre.

68[redakto]

(gëdhinë) Sikur të mos kishin qenë fare në të. Kuptonie pra, (populli ) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftë kundër Themudit!

69[redakto]

Edhe Ibrahimit i patën ardhur të dërguarit (engjëjt) tanë me myzhde dhe i thanë: “Selam”. Ai u përgjegj: “Gjithnjë paçi selam” dhe nuk vonoi t’ju sjellë një viç të pjekur (të fërguar në gurë).

70[redakto]

Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: “Mos u frikëso, ne jemi të dërguar të populli i Lutit”.

71.[redakto]

E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Is-hakun, e pas Is-hakut Jakubin.

72.[redakto]

Ajo tha: “E mjera unë, si do të lindë unë kr jam e vjetëruar, kurse ky burri im është i shtyer më moshë, vërtet kjo është gjë e çuditshme.

73.[redakto]

Ata i thanë: “Si, mos po çuditesh me caktimin e Zotit?” Mëshira e All-llahut dhe bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritues për falënderim është bamirës i madh.

74.[redakto]

Pasi që Ibrahimit i kaloi frika dhe i erdhi myzhdeja, ai nisi dialog me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit. .

75.[redakto]

Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm.

76.[redakto]

(engjëjt i thanë) O Ibrahim lëre këtë (dialog), urdhëri i Zotit tënd tashmë ka zbritur, s’ka tjetër, ata do të përjetojnë dënim të pashmangshëm.

77.[redakto]

E kur të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: “Kjo është ditë e vështirë!”

78.[redakto]

Dhe populli i tij, ë më parë bënin punë të turpshme, erdhi me ngtite ai (te Luti), e ai tha: “O populli im, qe këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju kinie frikë pra All-llahun e mos më turpëroni me mysafirët e mi, a nuk ka ndër ju ndonjë njeri të mençur (e të ju ndalojë nga e keqja)?”

79.[redakto]

Ata thanë: “Po ti e ke të ditur se ne, nuk kurrfarë lakmie në bijat tua, ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne!”

80.[redakto]

Ai tha: “Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t’ju zbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!” (do t’i mbroja mysafirët e mij).

81.[redakto]

(engjëjt) Thanë: “O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli yt) nuk kanë për t’u afruar te ti, e ti kah fundi i natës udhëto me familjen tënde dhe askushrej jush të mos vështrojë mbrapa (familha do të shpëtojë), pos gruas sate, ajo do të jetë e goditur me çka do të goditen edhe ata. Afati i tyre është mëngjesi, a nuk është mëngjesi afër?

82.[redakto]

Kur erdhi urdhëri në, Ne përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre) duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa ia nda.

83.[redakto]

(gurë) Të shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg zullumqarëve (idhujtarëve kurejshitë).

84.[redakto]

Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: “O popull im, adhuronie All-llahun, ju nuk keni Zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që do t’ju përfshijë një ditë!”

85.[redakto]

O populli im, veproni drejtë gjatë matjes dhe peshimit, e mos dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë!”

86.[redakto]

Atë pjesë që ju lejoi All-llahu është shumë më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë, e unë nuk jamë rojë juaj!”

87.[redakto]

Ata thanë: “O shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që adhuruan prindërit tanë, ose )po të urdhëron) për të punuar në pasurinë tonë ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë e i mençur”. (Kjo ishte tallje e tyre).

88.[redakto]

“O popull im, më thuani pra, nëse unë kam argumente të sigurta nga Zoti im dhe nga ana e Tij, Ai më furnizoi mua me të mira (si mund të mos ju udhëzoj në rrugë të drejtë?) Unë nuk dua t’ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj, unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm te Ai jam i drejtuar!”

89.[redakto]

O populli im, kundërshtimi ndaj meje të mos u shpie (në mosbesim) që të ju gjejë ajo që e gjeti popullin e Nuhut, populin e Hudit ose popullin e Salihut. E populli i Lutit nuk është larg prej jush.

90.[redakto]

Kërkoni falje zotit tuaj she sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vërtet, Zoti im është mëshirues, shumë i dashur.

91.[redakto]

Ata thanë: O Shuajb, ne nuk po e kuptojmë shumicën nga ajo që thua dhe ne të konsiderojmë ty të dobët në mesin tonë, dhe sikur të mos ishte ai grupi yt, ne do të gurëzonin ty, ngase ti nuk je i çmuar ndër ne”.

92.[redakto]

Ai tha: “O populli im, a është më i çmuar te ju farefisi im se All-llahu, që e keni hedhur Atë pas shpine? Nuk ka dyshim, Zoti im i di të gjitha ato që veproni”.

93.[redakto]

O populli im, veproni sa të mundeni, unë veproj, e më vonë do ta kuptoni se kush do të pësojë atë dënim që e poshtëron dhe kush është ai rrenacak. Pritni se edhe unë së bashku me ju jam duke pritur.

94.[redakto]

E kur erdhi urdhëri Ynë, Ne me mëshirën tonë e shpëtuam Shuajbin dhe bashkë me të edhe ata që besuan, ndërsa zullumqarët i kapi britma e tmerri, duke gëdhirë në vendin e tyre kufoma të gjunjëzuara.

95.[redakto]

(gëdhinë) Si të mos kishin ekzistuar fare aty. Qoftë i shkatërruar Medjeni sikurse ishte shkatërruar Themudi!

96.[redakto]

Ne e patëm dërguar Musain me dispozitat tona dhe me mrekulli konkrete,

97.[redakto]

Te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu bindën urdhërit të faraonit, po urdhëri i faraonit nuk ishte mençuri.

98.[redakto]

Në ditën e kijametit ai (faraoni) i prinë popullit të vet dhe i fut në zjarr. Sa i shëmtuar është ai vend i ofruar.

99.[redakto]

Edhe në këtë botë ata i përcolli mallkimi, e edhe në ditëne kijametit. Sa e keqe është ajo dhuratë e dhuruar.

100.[redakto]

Këto janë disa nga lajmet e vendeve që po t’i rrëfejmë ty; disa prej tyre ekzistojnë ende, e disa janë shkatërruar.

101.[redakto]

Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë. E kur erdhi urdhëri i Zotit tënd, atyre nuk u ndihmuan asgjë zotat e tyre, të cilëve luteshin pos All-llahut, dhe nuk fituan tjetër pos shkatërrim.

102.[redakto]

Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhëmbshëme i ashpër.

103.[redakto]

Në këto (rrëfime) me të vërtetë ka një përvojë për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese.

104.[redakto]

Dhe atë (ditë) nuk e shtyejmë vetëm deri në një afat që është i caktuar.

105.[redakto]

E kur të vijë ajo ditë, askush nuk do të fasë, pos me lejen e Tij, e prej tyre (të tubuarëve), ka fatzi dhe fatbardhë.

106.[redakto]

e për sa u përket atyre fatkëqinjve, ata janë në zjarr, aty ata kanë dihatje e kërhamzë të vështirë (në frymëmarrje).

107.[redakto]

Aty janë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt, vërtet Zoti yt punon çka dëshiron.

108.[redakto]

E për sa u përket atyre fatmirëve,ata jan në Xhennet përgjithmonë sa të jenë qiejt dhe toka, përveçatë çka do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur.

109.[redakto]

Për adhurimin që bëjnë këta (idhujtarët), ti mos kij dyshim (se është i kotë). Nuk adhurojnë tjetër vetëm si adhuronin më parë prindërit e tyre, e Ne do t’u japim pjesën e tyre pa mangësi.

110.[redakto]

Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e u bë përçarje rreth tij, e sikur të mos ishte vendim i Zotit tënd i përcaktuar më heret, me siguri do të kryhej (dënimi kundër tyre). Vërtet, ata (populli yt) kanë shprehur dyshim rreth tij.

111.[redakto]

S’ka tjetër, vetëm se secilit prej tyre, Zoti yt do t’u përmbushë veprat e tyre, se Ai është i njohur hollësisht për atë që veprojnë.

112.[redakto]

Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni.

113.[redakto]

Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t’ju kapë zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pa ndihmuar.

114.[redakto]

Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e aërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se vepra e mira i shlyejnë ato të këqiat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.

115.[redakto]

Dhe ti, jij i durueshëm, se All-llahu nuk ua humb shprblimin bëmirësve.

116.[redakto]

E përse të mos ketë pasur nga breznitë që ishin para jush, të zotët e mendjes e të nderit që të ndalonin çrregullimin e kaosin në tokë, përveç një pakice, të cilët i shpëtuam (ngase frenuan nga të këqiat), e ata që ishin mizorë u dhanë pas kënaqësive si të shfrenar, duke vazhduar të jenë mëkatarë.

117.[redakto]

E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë.

118.[redakto]

Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete),

119.[redakto]

Përveç atij që mëshiroi zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata. Fjala e Zotit tënd: “Gjithsesi do ta bush Xhehennemin me të gjithë exhinët dhe njerëzit”, ka marrë fund (është plotësuar).

120.[redakto]

Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që të forcojnë zemrën tënde, dhe në to ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët.

121.[redakto]

E atyre që nuk besojnë thuaju: “Veproni sa të mundeni në atë të tuajën, edhe ne jemi duke vepruar”.

122.[redakto]

Ju pritni (ç’do të na gjejë neve), edhe ne jemi duke pritur (se ç’do t’ju gjejë juve).

123.[redakto]

Vetëm All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm atij, pra adhuroje Atë, mbështetu te Ai, se Zoti yt, nuk është i panjohur për atë që veproni.

Indeksi i Sureve Kur'anore

1. Suretu El Fatiha
2. Suretu El Bekare
3. Suretu Ali Imran
4. Suretu En Nisaë
5. Suretu El Maide
6. Suretu el-En`amë
7. Suretu El A`rafë
8. Suretu El Enfalë
9. Suretu Et Tevvbe
10. Suretu Junus
11. Suretu Hudë
12. Suretu Jusuf
13. Suretu Er Ra`d
14. Suretu Ibrahim
15. Suretu El-Hixhr
16. Suretu En Nahl
17. Suretu El Israë
18. Suretu El Kehf
19. Suretu Merjeme
20. Suretu Ta Ha
21. Suretu El Enbija
22. Suretu El Haxhxh
23. Suretu El Mu`minunë

24. Suretu En Nurë
25. Suretu El Furkanë
26. Suretu Esh Shuaraë
27. Suretu En Neml
28. Suretu El Kasas
29. Suretu El Ankebutë
30. Suretu Er Rrum
31. Suretu Llukman
32. Suretu Es Sexhde
33. Suretu El Ahzabë
34. Suretu Sebe`ë
35. Suretu Fatir
36. Suretu Jasinë
37. Suretu Es Safatë
38. Suretu Sad
39. Suretu Ez Zumur
40. Suretu Gafir
41. Suretu Fussilet
42. Suretu Esh Shura
43. Suretu Ez Zuhruf
44. Suretu Ed Duhanë
45. Suretu El Xhathije
46. Suretu El Ahkaf

47. Suretu Muhammed
48. Suretu El Fet`h
49. Suretu El Huxhuratë
50. Suretu Kaf
51. Suretu Edh Dharijatë
52. Suretu Et Tur
53. Suretu En Nexhm
54. Suretu El Kamer
55. Suretu Er Rrahman
56. Suretu El Vakia
57. Suretu El Hadid
58. Suretu El Muxhadele
59. Suretu El Hashr
60. Suretu El Mumtehine
61. Suretu Es Saff
62. Suretu El Xhumua
63. Suretu El Munafikunë
64. Suretu Et Tegabun
65. Suretu Et Talakë
66. Suretu Et Tahrimë
67. Suretu El Mulk
68. Suretu El Kalem
69. Suretu El Hakka

70. Suretu El Mearixh
71. Suretu Nuh
72. Suretu El Xhinn
73. Suretu El Muzzemmil
74. Suretu El Muddeththir
75. Suretu El Kijame
76. Suretu El Insan
77. Suretu El Murselatë
78. Suretu En Nebe`ë
79. Suretu En Naziat
80. Suretu Abese
81. Suretu Et Tekvir
82. Suretu El Infitar
83. Suretu El Mutaffifinë
84. Suretu El Inshikak
85. Suretu El Buruxhë
86. Suretu Et Tarik
87. Suretu El A`ëla
88. Suretu El Gashije
89. Suretu El Fexhr
90. Suretu El Beled
91. Suretu Esh Shems
92. Suretu El Lejl

93. Suretu Ed Duha
94. Suretu El Inshirah
95. Suretu Et Tinë
96. Suretu El Alak
97. Suretu El Kadr
98. Suretu El Bejjine
99. Suretu Ez Zelzele
100. Suretu El Adijatë
101. Suretu El Karia
102. Suretu Et Tekathur
103. Suretu El Asr
104. Suretu El Humeze
105. Suretu El Filë
106. Suretu Kurejsh
107. Suretu El Maunë
108. Suretu El Kevther
109. Suretu El Kafirunë
110. Suretu En Nasr
111. Suretu El Mesed
112. Suretu El Ihlas
113. Suretu El Felek
114. Suretu En Nas