Suretu El Humeze

Nga Wikibooks

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Mjerë për secilin që e ofendon e përqesh (njerëzit),

2. Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.

3. E mendon se pasuria e tij do të bëjë të përjetshëm.

4. Jo, të mos medojë ashtu! Se ai pa tjetër do të hidhet në Hutame.

5. E çka dini ti se ç’është Hutame?

6. Është zjarri i All-llahut i ndezur fort.

7. Që depërton deri në loçkë të zemrës.

8. Ai i mbyll ata, ua zë frymën.

9. Ata janë të lidhur në pranga