Suretu Ez Zelzele

Nga Wikibooks

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,

2. Dhe të nxjerrë toka atë që ka në mbrendinë e saj (barrën nga brenda),

3. Dhe njeriu të thotë: “ç’ka kjo (që bën këtë dridhje)?”

4. Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta,

5. Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.

6. Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.

7. E kushe punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë.

8. Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë.