Suretu Er Rrahman

Nga Wikibooks

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë),

2. Ai ia mësoi Kur’anin

3. E krijoi njeriun.

4. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit të shqiptuarit).

5. Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.

6. Edhe yjet dhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).

7. Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.

8. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.

9. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos leni mangu në peshojë!

10. Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.

11. Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma ma shporta të mbështjella.

12. Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).

13. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?

14. Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.

15. Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym0 e zjarrit.

16. E , cilën begati të Zotit tuaj e mohoni?

17. Zot i dy lindeve dhe Zot i dy perëndimeve.

18. E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.

19. Ai e lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.

20. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë.

21. E,cilë të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

22. Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.

23. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

24. Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det.

25. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

26. çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.

27. E dotë mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!

28. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

29. (Ai mbetet) Atij i drejtohen me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk tëtjera etj. ).

30. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

31. Ne do të merremi me (llogarinë për ju) ju , o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).

32. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

33. O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë.

34. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

35. Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’uderdhen rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.

36. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

37. E kur të çahet qielli e bëhet si vaji i shkrirë.

38. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

39. Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.

40. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohonni?

41. Kriminelët njhen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flok dhe për këmbët e tyre.

42. E, cilën të mirë të Zotit tuaj poe mohoni?

43. Ja, ky është Xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.

44. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të valë deri në kulminacion.

45. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e Mohoni?

46. E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dyXhennete.

47. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

48. (Xhennete) plot degë me gjethe e pemë.

49. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

50. Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.

51. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

52. Në ata të dy, prej të gjtitha pemëve ka nga dy lloje.

53. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

54. Të mbështëetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifesë, dhe pemët e atyre dy Xhenneteve janë krejt afër.

55. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e Mohoni?

56. Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.

57. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

58. Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqrremta në të bardhë0.

59. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

60. A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!

61. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

62. E nën ato dy (Xhennete) janë edhe dy Xhennete.

63. Po cilën të mirë nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?

64. Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.

65. E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?

66. Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë.

67. E, cilën të mirë të Zoti tuaj po e mohoni?

68. Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.

69. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

70. Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).

73. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

74. Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.

75. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

76. Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.

77. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

78. I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar!