Suretu El Karia
Appearance
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Krisma e kijametit.
2. Ç'ka është krisma?
3. Dhe ç’të mësoi ty se ç’është krisma?
4. Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara.
5. Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur.
6. E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij,
7. Ai është në një jetë të këndshme.
8. Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij,
9. Vendi i tij do të jetë në Havije.
10. E ç’është ajo që të njoftoi ç’është ai (Havije)?
11. Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.