Suretu En Nasr
Pamja
| INDEKSI KUR'ANORË | |||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Ajeti: | Suretu En Nasr | ||||||
| 1. | 2. | 3. | |||||
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1.
[redakto]Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),
2.
[redakto]Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.
3.
[redakto]Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje.
Ai vërtet pranon shumë pendimin.