Suretu El Buruxhë

Nga Wikibooks

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Pasha qiellin me plot yje,

2. Pasha ditën e premtuar,

3. Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!

4. Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,

5. Të zjarrit më plot lëndë djegëse,

6. Kur ata rrinin ulur rreth tij,

7. Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.

8. E nuk patën pse t’i urrejë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,

9. Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës;, e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.

10. Është i sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.

11. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë Xhennete nën të cilët burojnë lumenj. e ai është suksesi më i madh.

12. Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.

13. Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.

14. Ai është që falë mëkatet, është i dashur.

15. Është i zoti i Arshit, të madhëruar!

16. E punon atë që dëshiron.

17. A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive,

18. Të faraonit dhe të Thmeudit?

19. Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër.

20. Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t’i shpëtojnë)!

21. Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur’an i famshëm.

22. Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë).