Suretu El Fexhr
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Pasha agimin!
2. Pasha dhjetë netët!
3. Pasha çiftin dhe pasha tekun!
4. Pasha natën që shkon!
5. A janë këto betime për të mençurin?
6. A nuk e i ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in?
7. Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?
8. Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!
9. Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura),
10. Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!
11. Të cilët e tepruan me krime në tokë.
12. Dhe në të shtuan shkatërrimin.
13. E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.
14. Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).
15. E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!”
16. Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!”
17. Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun,
18. Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,
19. Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (padrejtë).
20. Dhe pasurinë e doni së tepërmi.
21. Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!
22. Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë rradhë-rradhë!
23. Dhe atë ditë sillet Xhehennemi, ditën kur përkujtohet njeriu, e ç’dobi i bën atij përkujtimi?
24. Thotë: “O, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!”
25. Pra, ditën kur nuk dënon si Ai askush.
26. Dhe nuk do të farkojë pranga si Ai askush.
27. O shpirt i qetësuar!
28. Kthehu te Zoti yt i kënaqur (për vehte) e kënaqës (për Zotin)!
29. Hyr mes robërve të Mi!
30. Dhe hyr në Xhennetin Tim!