Relacionet
Appearance
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
|
Shkalla UNI |
Gjykimet Relacionet Pasqyrimet |
Në matematikë shpesh hasim në formula që shfaqin raporte, lidhshmëri, marrëdhënie ndërmjet elementeve të një bashkësie ose të dy e më shumë bashkësive të ndryshme. Formula të atilla quhen relacione. Në përgjithësi relacioni ndërmjet dy elementeve a, b rëndom shënohet me (a, b) ρ ose me aρb (lexo : a është në relacion ρ me b). Kuptohet, për relacione të posaçme përdoren edhe simbole të posaçme. Për shembull:
- Në bashkësitë numerike për barazinë përdoret simboli (a b), për është më i madh simboli > (a > b), për është më i vogël simboli < (a < b), për plotpjesëtueshmërinë simboli (a b), për thjeshtësinë relative të dy numrave të plotë simboli (a, b) 1 etj.;
- Në bashkësitë e objekteve gjeometrike për paralelshmërinë përdoret simboli (p q), për normalësinë reciproke simboli (p q), për kongruencën (përputhshmërinë) simboli (F1 F2), për ngjashmërinë simboli ~ (F1 ~ F2) etj. ;
- Në bashkësitë e çfarëdoshme për përkatshmërinë përdoret simboli (a A) , për inkluzionet simbolet , , , etj.