Medvegja në ditët tona/6
Qeveria serbe
Qeveria e Republikës së Sërbisë dhe Qeveria Federative e kanë formuar ne dhjetor të vitit 2000 trupin Koordinues për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes. Në kornizë të përpjekjeve të qeverisë së re që të zgjidhet kriza në mënyrë politike, me 16 shkurt të vitit 2001 është nxerrë “programi dhe plani për zgjidhjen e krizës në komuna Bujanoc Preshevë dhe Medvegj” në të është theksuar përcaktimi i qëndrueshëm që kriza në jug të Serbisë të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe me mjete politikodiplomatike-nëpërmjet dialogut të përfaqësuesëve të Republikës së Serbisë dhe Republikës Federative të Jugosllavisë në njërën anë dhe komunitetit nacional shqipëtarë, në tjetrën anë e me përkrahje të bashkësis ndërkombtare.
Masat të cilat qeveria duhet ti ndërrmertë në afate saktësisht të definuara pas nënshkrimit të marrëveshjes, në Program janë të grumbulluara në tri tërsi. Ato përfshijnë integrimin e Shqiptarëve në sistemin politik shtetëror shoqëror dhe respektimin e drejtave të tyre njerzore në përputhje me standardet evropiane; vendosjen e sigurisë dhe paqës në regjion; dhe revitalizimin ekonomik dhe social të regjionit dhe zhvillimi me përputhje me projektet dhe prioritetet e komunave. Pjesë përbërëse e këtij plani ka qenë edhe ftesa shqiptarëve lokal në dialog për zgjidhjen e krizës në komuna Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë (Aneks 3). Është dërguar edhe ftesa bashkësisë ndëkombëtare që të përkrah zgjidhjen (Aneks 4). Përfaqësuesit ndërkomtarë e kanë përkrah këtë plan ndërsa përfaqsuesit e komunitetit etnik shqiptarë e kanë vlersuar pozitivisht shumicën e masave të parashikuara.
Kryengritësit dhe popullësia
Por UÇPMB-ja e refuzoi planin dhe me 1 mars të vitit 2001 e paraqiti platformen e vet të përbashkët mbi zgjidhjen paqësore të krizës në luginën e Preshevës Dy ditë pas, përfaqësuesit politik të Shqipëtarëve dhe përfaqësuesit e UÇPMB-së dhe së bashku e paraqitën “platformën politike për parandalimin e konflikteve të armatosura dhe zgjidhjen e krizës në rejonin e Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit”
Bashkësia ndëkombëtare
Përfaqësuesit e NATO-s , BE dhe OSBE-së janë kyqur në negociata dhe kanë ndërmjetsuar në bisedime të ndara me delegacionin sërbë dhe shqiptarë. Kjo ka sjellur deri te marrëveshja mbi armëpushimin i cili është nënshkruar me 12 mars të vitit 2001. Takimi i parë direkt i dy palëve ka ngjarë me 23 mars të vitit 2001 në bazën ushtarake britaneze në fshatin Livadic afër Besianës (Podujevës)
Krahas me negociata me lejën e KFOR-it ka filluar kthimi në faza, i ushtrisë dhe policies në ZTS. Hyrja e forcave të armatosura në pjesët e ZTS-së ka përfunduar me 31. maj të vitit 2001. Sipas të dhënave të UNHCR-it, rreth 5000 Shqipëtar nga fshatrat e kësaj zone i kanë braktisur shtëpitë e tyre gjatë fazes përfundimtare të këtij operacioni.
Demilitarizimi
Një nga rezultatet e para të rëndësishme të negociatave ka qenë marrëvesha mbi demilitarizimin e fshatrave Luqan dhe Turijë, i nënshkruar me 4. maj 2002. Në këtë marrëveshje të dy palët janë pajtuar që të tërhjekin forcat e tyre pa kusht nga këto dy fshatra, ti lirojnë të gjitha objektet private, të mundësojnë kthimin e të shpërngulurve dhe lirinë e tërsishme të lëvizjes gjatë rrugës Bujanoc-Gjilan. Marrëveshja ka hyrë në fuqi me 7 maj të vitit 2001.
Liderët ushtarak të UÇPMB-së e kanë nënshkruar deklaratën me 21 maj të vitit 2001 , në Konçul, mbi demilitarizimin e pjesës jugore dhe qendrore të ashtuquajtur sektori B të ZTS. Aty ka qenë e paraparë që pjesa e parë të demilitarizohet në ditën e ardhshme ndërsa demilitarizimi i tërsishëm dhe dorzimi i armëve pjestarëve të KFOR-it ti bëhet me 31. maj të vitit 2001.
Formimi i policis lokale
Në të njejtë kohë me demilitarizimin e regjionit filloi dhe formimi i policisë lokale multietnike. Me propozimin e Misionit të OSBE-së janë aprovuar “principet për elementin multietnik policor në Preshevë Medveqë dhe Bujanoc”. Këtë dokument e kanë nënshkruar me 27 qërshorë të vitit 2001 përfaqsuesit e Qeverisë të Republikës së Serbisë, bashkësistë etnike Shqipëtare dhe OSBE-ja dhe kjo paraqet hapin konkret në drejtim të pjesëmarrjes së barabartë të Shqipëtarëve në kryerjen e punëve publike.
< 5 |
faqe - 6 - |
7 > |