Medvegja në ditët tona/Hyrje
Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në ditët tona janë komuna të pazhvilluara në lindje të Kosovës të adinistruar nga qeveria serbe me popullsi të përzier, shqiptar, serb dhe romë. Kjo hapësirë e mbetur me popullsi autoktone Dardane, kufizohet me Kosovë e administruar nga Organizata e Kombeve të Bashkuar në jugperendim, dhe me vendin e dalur nga gërmadhat e Jugosllavisë komuniste Republiken e Maqedonisë në jug. Përbërja demografike e krijuar gjatë viteve 1929, pozita e regjionit dhe jozhvillimi i tij e sidomos represaliet e qeverive serbe të kordinuara me kishën serbe kanë bërë që nga këtu të shpërngulen shumë banorë vendas. Këto shpërngulje shpesh kanë përfunduar në Kosovë.
Sot Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë komunat e vetme në Serbi, në të cilat jeton numër i konsiderueshem i pjestarve të komunitetit nacional Shqipëtar. Vlersohet që në këto tri komuna ka më shumë se 100.000 Shqipëtar. Në prill të vitit 2002 është kryer regjistrimi i parë i banorve në të cilin pas 21 viteve marrin pjesë dhe Shqiptarët. Rezulltatet zyrtare të regjistrimit ende nuk janë publikuar.
Të drejtat themelore të njeriut, dhe të drejtat e pakices shqipëtare rregullisht janë shkel gjatë kohës së rexhimit të kaluar. Diskriminimi në arsim, punësim, informim dhe në lëmi tjera është intensifikuar në fund të viteve tetdhjeta. Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Serbisë në vitin 1990, e pastaj dhe sërë ligjesh të drejtuara në forcimin e pushtetit qendror, së pari e goditen vetëqeverisjen lokale. Në komunën e Preshevës, për shembël, partitë shqiptare qe nga viti 1990 gjithnji e kanë fitur pushtetin lokal, por nuk patën mundësi që të ndikoin në ngritjen e të drejtave kolektive të komunitetit shqipëtar. Deri në intervenimin e Paktit Veriatlantik (NATO) të vitit 1999, pos diskriminimit sistematik, pushteti aplikoi dhe forma të tjera të presionit. ( largimi nga puna, gjykimet politike dhe ndalimi i shtypit).
Gjatë bombardimit të NATO-s ka pasë shkelje të rënda të drejtave të njeriut dhe represionit të hapur nga ana e formacioneve paraushtarake, ushtrisë dhe policisë.Vetem në teritorin e komunës së Preshevës, në vitin 1999, gjatë kohës së gjendjes së luftes në rrethana të pasqaruara janë vrarë 11 Shqipëtar. Rastet e shkeljes së rëndë të drejtave të njeriut (vrasjet, keqtrajtimet dhe plaqkitja,) në të tri komunat kanë qenë të ngjashme me ato të cilat kanë ndodhur në Kosovë. Maltretimi i banorëve të fshatit Trnovc i Madhë, me 31. mars 1999. kur pos bastisjeve të shtepive nga ta është kerkuar që në afat prej dy orësh ti dorëzojnë “ komandosët e NATO-s, teroristet UÇK-s dhe drogën.”është ilustrative për veprimet e organeve policore dhe ushtarake gjatë gjendjes së luftës. Shumica e rasteve kurrë nuk u ndriçuan, dhe pushteti i ri nuk tregoi gatishmerinë për tu ballafaquar me ta.
Me marrëveshje ushtarako teknike nga Kumanova të 09.qershorit 1999.e cila ishte bazë për ardhjen e trupave nderkombëtare në Kosovë, është vendos zona Tokësore e sigurisë ( në tekst ZTS) në gjërsi prej 5 km gjatë viseve administrative me Kosoven. Gati gjysma e kësaj zone shtrihet në teritorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Sipas marrëveshjës në këtë zonë kanë pasur qasje vetem pjestarët e policisë më armatim të lehtë, ndërsa Ushtria e Jugosllavisë (UJ) është duhur të tërhiqet jashtë kësaj zone.
Gjatë vitit 2000 . dhe gjysmës së parë të vitit 2001 teritori i tri komunave të lartëpërmendura kanë qenë fushë e konfrontimeve të armatosura të policisë dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ( UÇPMB ). Pjestarët e saj për herë të parë janë paraqit publikisht në fund të janarit të vitit 2000 në fshatin Dobrosin ( komuna e Bujanocit) gjatë varimit të vëllezërve të vrarë Shaqipi. Konfrontimi i armatosur dhe incidentet janë intensifikuar posaçerisht pas tërheqjes së policisë nga punktet e kontrollit në fshatrat shqipëtare nga komuna e Bujanocit me 27. nëndor 2000. Tërheqja është bërë pas sulmit të UÇPMB-së mbi patrollen policore, me ç rast vdiqen tre policë e pesë policë janë plagosur. Gjatë gjashtë muajve të ardhëshem, janë vrarë, plagosur ose rrëmbyer më tepër se 100 njerëzë, Shqipëtarë, Serbë, dhe përfaqësues të ushtrisë dhe policisë.
Në fillim të vitit 2001 Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Qeveria Federative formuan trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje. Në përpjekje që të zgjithet kriza në menyrë politike, në fillim të vitit 2001 përfaqësues të pushtetit dhe komunitetit shqipëtar filluan negocijatat, me ndermjetësimin e përfaqësuesve të paktit Veriatlantik (NATO ), Kombeve të Bashkuara (KB) dhe Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim ( OSBE). Rezulltatet e këtyre negociatave kanë qenë hyrja graduale e UJ në ZTS, në të njejten kohë dhe demilitarizimi dhe shpërbërja e UÇPMB-së. ZTS me marrëveshje të mëvonshme është anuluar në menyrë formale. Kuvendi Federativ në vitin 2002 nxjeri Ligjin për amnestimin e të gjithë pjestarëve të UÇPMB-së.
Pas përfundimit të konflikteve, më bashkpunim të OSBE-së është bërë regjistrimi i popullatës dhë është nënshkruar Marrëveshja mbi medijat për komunen e Bujanocit. Me ndihmen e organizatave nderkombëtare filloi kthimi i përhershem i Shqipëtarve të zhvendosur nga Kosova, dhe u është afruar ndihma për rindertimin e pasurisë. Pushteti i Serbisë në disa rasta ka paguar dhe demshperblim. Përfaqësuesit e OSBE-së dhe Ministrisë se punëve të brendshme të Republikës së Serbisë organizuan dhe trajnim për përfaqësuesit e policisë multietnike lokale. Përbërja etnike e 400 përfaqësuesve të kësaj policijë i përshtatet përbërjes etnike të banorve në keto tri komuna.
Në periudhën me të re ka më pak shkelje të rënda të drejtave të njeriut nga ana e përfaqësuesve të policisë dhe ushtrisë. Rrahja e tre Shqipëtarve nga Presheva, vrasja e Agim Agushit dhe hapja e zjarit ne ekskurzion me nxenës në fshatin Strezovcë, tregon që ende ka shkelje të drejtave të njeriut nga ana e policisë dhe ushtrisë. FDH mendon se organët shtetërore nuk kanë reaguar ndaj tyre në menyrë adekuate, sepse kryesit e veprave kanë mbetur të pa njohur ose janë denuar me denime të lehta. Përgjigjjet e MPB-e të Serbisë në ankesat të cilat i parashtroj për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut Këshilli për të dejtat e njeriut në Bujanoc tregon se organët shtetërore nuk zbatoin hetimet në menyrë objektive dhe të paanshme në këto raste.
Në fund të vitit 2001 dhe gjatë vitit 2002 kanë ndodhur dhe incidente tjera të pandriquara ( vendosja e mjeteve eksplozive, gjuajtja e bombave të dorës, sulmet mbi pjestarët e policisë multietnike). Përfaqësuesit e pushtetit ne deklaratat dhe informatat e tyre për këtë i akuzonin pjestarëtë e komunitetit shqiptarë.
Fondi për të drejten humanitare është marrë në menyrë sistematike me hetimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Hetuesit e Fondit qe nga muaji maj i vitit 2001 në menyrë të vazhdueshme, kanë qenë në teren. Hetimet në komunen e Bujanocit kanë përfshirë 23 fshatra, nder të cilat kanë qenë të gjitha fshatrat e ZTS, pastaj fshatrat në të cilat në dy vitet e fundit ka patur shkelje me serioze të të drejtave të njeriut ( Dobrosin, Luçan) si dhe fshatra etnikishtë të përziera ( Osllarë, Bilaç). Përveç Preshevës, hetimet janë zbatur edhe në 20 fshatra të kësaj komune, shumica e tyre nga ZTS. Kujdes i posaqem i është kushtuar vendeve në të cilat ka pasur shkelje të rënda të drejtave themelore të njeriut, si dhe në ato ku ka patur shpërngulje të banorve.
Edhe pse hetimet e FDH kanë qenë, së pari, të drejtuara në shkeljen e të dejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave në komuna të përmendura, kjo pos shumë ngjarjeve në këtë teritor, i ka përmbledh dhe disa qështje të cilat janë parakusht për realizimin e drejtave të pakicave, siç janë arsimimi dhe informimi në gjuhën amëtare, pjesmarja në kryerjen e punëve publike, dhe të tj. Gjatë hetimeve është përcellur dhe zbatimi i zgjedhjeve lokale 2002 të vitit.
Gjendja në arsimimin e shqiptarëve në gjuhën amëtare gjatë dekadës së fundit ka qenë e ngjajshme më gjendjen e arsimimit të pakicave tjera nacionale në Serbi. Fondi konkludoi që programi shkollor etnoqendror, përmbajtjet ofenduese të librave shkollore dhe centralizmi i tërsishëm në marrjën e vendimeve edhe tani e vështersoin arsimimin adekuat në gjuhë shqipe. Problem shtesë paraçet edhe ajo se gjatë konfliktevetë armatosura, një numër i madhë i shkollave, ku mësimi mbahët në gjuhën shqipe, ishin të demtuara, ndërsa disa, edhe pas konflikteve, ushtria i shfrytëzonte për nevoja të veta. Njohja e diplomave të fituara në Kosovë para vitit 1999 filloi gjatë vitit 2001 në bazë të mendimit të Ministrisë së Arsimit.
Medijat dhe jeta kulturole e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje kanë qenë deri në vitin 2001 në tërsi të lëra në inicijativën private. Pas hapjes së radio Preshevës dhe nënshkrimit të Marëveshjes mbi parimët themelore për riorganizimin e mediave, themelus e të cilës ishte komuna e Bujanocit, janë krijuar kushtet për informim adekuat publik të shqiptarëve në gjuhen amtare.
Pjesmarrja e Shqiptarëve në kryerjen e punëve publike deri tani nuk ka qenë e përshtatshme as në njerën nga tri komunat. Në komunën e Preshevës, partit shqiptare gjithnji kanë patur rastin ta formojnë pushtetin lokal por është aplikuar principi i “ diskriminimit pozitiv “ ndaj Sërbëve dhe Romëve lokal, të cilët janë pakicë në komunë. Në komuna Bujanoc ( mbi 60% Shqiptarë) dhe Medvegje ( mbi 30% Shqiptarë ) partit shqiptare nuk kanë marrë pjesë në pushtet, e numri i Shqiptarëve ne organet lokale te pushtetit ka qenë minimal. Gjatë verës së vitit 2002 ata kanë qenë ende të punsuar vetëm në raste të domosdoshme ( ofiqar, përkthyes, nënpunës në zyre të vendit në fshatra shqiptare ). Shqiptarët nuk kanë qen të përvaqësuar në mënyrë adekuate në organe të pushtetit lokal, gjykatat, prokuroritë, dhe polici . Në vendet udhëheqëse më së shpeshti janë Sërbët.
Zgjedhjet lokale të vitit 2002, të organizuara me ndihmën e OSBE-së deri më tani janë hap më i rëndsishëm në drejtim të inkuadrimit të shqiptarëve në jetën publike dhe politike. Ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe rezultatet e zgjedhjëve duhet të ju mundsojnë përfaqësueve të shqiptarëve në tri komunat që të marrin pjesë dhe të ndikojnë në realizimin e drejtave kolektive të komunitetit nacional shqiptarë ( të vendosja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Bujanoc dhe Medvegje, rritja e numrit të punsuarëve shqiptarë në organet e vetqeverisjes lokale, mundësia që të ndikohet në vendimet mbi objektet infrastrukturale dhe tjera )
< Ballina |
faqe - Hyrje - |
1 > |