Medvegja në ditët tona/15
Kultura, e rëndësishme për identitetin e pakicave etnike, për shkak të konflikteve të armatosura ishte e vendosur ne rend të dytë. Institucionet themelore kulturore në Preshevë dhe Bujanoc janë shtëpitë e kulturës. Shqiptarët, gjithashtu, kanë SHKA «Tërnoc i Madh», e cila programin e fundit e ka paraqitur në vitin 1997. Në Tërnoc të Madh në vitin 1993 është themeluar edhe muzeu.
Shtiëpia e kulturës në Bujanoc
Shtiëpia e kulturës në Bujanoc ka 12 të punësuar, prej tyre tetë serbë dhe malazezë dhe katër romë. Punëtori i vetëm shqiptar është larguar nga puna në vitin 1995. Pas tri vitesh, manifestimi i parë me organizimin e shqiptarëve lokal ishte hapja e shkollës së gazetarisë më 2 korrik 2001. Drejtoreshë e shtëpisë së kulturës është malazeze, ndërsa drejtori i bibliotekës në Bujanovc është serb. Në bibliotekë janë të punësuar gjashtë punëtorë( një rom, dy shqiptarë dhe tre serbë). Biblioteka ka rreth 35.000 libra, prej tyre vetëm 1.000 në gjuhën shqipe.
Shtëpia e kulturës në Preshevë
Shtëpia e kulturës në Preshevë ka 19 të punësuar – 16 shqiptarë, dy serbë dhe një rom. Drejtor është shqiptar. Në kuadër të shtëpisë së kulturës është edhe biblioteka me shtatë të punësuar, udhëheqës i së cilës është shqiptar. Biblioteka ka 18.200 libra, prej tyre 13.400 në gjuhën serbe, ndërsa 5.000 në gjuhën shqipe. Gjatë vitit 2002, për nevojat e bibliotekës janë blerë 4.8000 libra. Në ndërtesën e shtëpisë rinore, që gjindet në pjesën e Preshevës ku jetojnë serbët, është e stacionuar policia, kështu që kjy institucion kulturor momentalisht nuk punon.
< 14 |
faqe - 15 - |
16 > |