Medvegja në ditët tona/5

Nga Wikibooks


Civilët gjatë luftës



Gjatë konflikteve të armatosura, pjesëtarët e bashkësisë etnike shqiptare kanë qenë viktima të maltretimeve, ofendimeve, krcnimeve dhe provokimeve nga ana e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë. Fyrjet e dinjitetit njerëzor shpesh janë përcjellur edhe me rrezikimin e qartë të integritetit trupor. Incidentet, në shumicën e rasteve, kanë ndodhur nëpër fshatra, ndërsa numri dhe pasha është rritur sa më larg që vendbanimet ishin nga qytetet.

Arrestimi i Adnan Kamberit

Adnan Kamberi, (l970) nga Trnovci i Madh është zhdukur më 29 korrik të vitit 2000. Dy ditë më vonë avokati iu ka lajmëruar familjes dhe e informoi se ndaj Kamberit janë filluar hetimet për shkak të veprës penale terrorizëm dhe iu është caktuar paraburgimi. Me 29 gusht paraburgimi është vazhduar edhe për një muajndërsa më l2 shtator të vitit 2000 hetimet janë ndërprerë dhe paraburgimi është hequr.

Me të njejtin vendim me të cilin Adnan Kamberit i heqet paraburgimi është caktuar zbatimi i hetimeve, paraburgimi për Jeton Gjelilin nga Breznica dhe Mustafë Alishani nga Trnovci i Madh.

Maltretimi i familjes Ismaili

Katër meshkuj në uniforma të maskuara, të armatosur me revole dhe thika, kanë maltretuar me 19 shtator të vitit 2000 këta anëtarë të familjes Ismaili nga Trnovci I Madh: Imrije Ismaili (l950), Seizi Ismaili (l970), Esmale Shabani (1973) dhe tre fëmijët[ të mitur. Të trija grate janë hospitalizuar dhe në trupin e tyre janë onstatuara lëndime të rënda trupore. Policia të njejtën natë kanë ndalur në vendshiqim por deri në ditë e sotme kryersit nuk janë zbuluar.

Punktet policore

Fatmir Hasani, nënkryetar I Këshillit komunal të Partisë për veprim demokratik në Bujanoc, është mbajtur me 29 janar të vitit 2001 në punktin policor Luçan, me rastin e kthimit nga Kosova. Arsyeja e mbajtjes së tij ishte sepse e ka pasur hartën gjeografike të Jugosllavisë të dimenzionit 1:600.000. Hasani në punkt është mbajtur rreth dy orësh, ndërsa pastaj është dërguar në SHPB-në e Bujanocit. Atje e morrën në pyetje dy inspektorë të sigurimit shtetëror duke u interesuar për aktivitetet e PVD-së. Ai u lirua pas një ore.

Në punktin policor Ceravajkë, komuna e Preshevës, më 10 shkurt të vitit 2001 policija fizikisht dhe verbalisht keçtrajtoi 26 udhëtar nga autobusi i ndërmarjës “ Veli Trans” . Kjo ndermarje mban linja të regullta të udhëtimit me autobus në mes Preshevës dhe qyteteve në Kosovë. Të gjithë udhëtarët e maltretuar ishin Shqipëtar.

Rasti Rashiti

Januz Rashiti nga Turija , inspector i KK Bujanoc, është rrahur para familjes së tij me 1. mars të vitit 2001. Rahjën e ka kryer grupi prej gjashtëmdhjet pjestarve të njësitëve specijale policore të cilët pastaj e dërguan në komandë në fshatin Levosojë, e pastaj në Bujanoc. Pas intervenimit të shefit të organit koordinusë Rashiti është lëshuar në shtëpi. Po të njëjtën ditë në të njejtin fshatë fizikishtë janë malltretuar edhe disa shqipëtar dërsa një prej tyre Reshat Ebibi është rrahur gjithashtu para anëtarve të familjes së tij, e pastaj është dërguar në Sherbimin e punëve të brendëshme. Është liruar ditën e ardhëshme në ora 16.

Rasti Osllar

Të shtënat, bastisjet, kërcnimet. Në fshatin e përzier Osllar, me 11. mars të vitit 2001, reth ores 15 nga armatimi automatik, është shtënë mbi xhjaminë gjatë kohës së mbajtjës së ceremonijalit fetar. Berat Alimi, imam, thot së të shtënat kanë aritur nga drejtimi i pjesës së fshatit i cili quhët Padinë.

Rasti Oraovicë

Më rrastin e hyrjës së forcave të armatosura në fshatrat të cilat ishin në ZTS, si dhe pas tërheqjës së pjestarve të UÇPMB-së nga Oraovicë, pjestarët e ushtrisë dhe policisë kanë kryer bastisjët e shtëpive. Edhe pse bastisjët shpësh janë kryer në prani të pronarit dhe përfaqësuesëve të bashkësive lokale ka patur incidente the dëmtime të pasurisë, ndërsa ka ndodhur edhe rezikimi I integritetit trupor. Më rastin e bastisjës së shtëpisë së familjes Osmani në Orahovicë me 15. maj të vitit 2001, kater anëtarë të familjes – Nazimi, Abedini, Muharemi dhe Aletini janë keçtrajtuar nga ana e policisë. Kjo ka vazhduar edhe gjatë dërgimit të tyre në SPB Preshevë. Gjatë hyrjës së forcave të Bashkuara të sigurisë në fshatin Dobrosin, me 31.maj të vitit 2001, pjestarët e policiesë specijale i janë kërcënuar banorëve më fjalë: “ Të gjithë do të jeni të mbytur ” , gjërsa njëri prej tyre ditën e ardhshme e mbajti babain e vëllazërve të vrarë Shaqipi në rrugën e fshatit dhe e merrte në pyetje për djemët, duke i thënë që e kanë merituar atë që e kanë fituar pasi kanë qenë të armatosur.


< 4
faqe
- 5 -

6 >