Medvegja në ditët tona/7

Nga Wikibooks


... dhe jeta vazhdon ...



Amnistia e ish pjesëtarëve të UÇPMB-s

Amnistisë për pjesëtarët e UÇPMB, e cila është paraparë me programin e Organit Koordinues, e vërtetuar më 21 maj të vitit 2001 në letrën të cilën nënkryetari e qeverisë Nebojsha Çoviç, komandanti i forcave të bashkuara të sigurisë, gjenerali Ninoslav Krstiq dhe komandanti i forcave speciale të sigurisë Goran Radosavleviq ia dërguan përfaqsuesit të atëhershem të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Peter Fejt (Pieter Feith). Ata kanë thëne së amnistia e përgjithshme garanton“ të gjithë ata të cilët i dorzojnë armët, uniformat dhetë gjithë paisjen ushtarake që ilegalisht posedojnë”.

Sipas deklaratës të kryeshefit të policisë për rrethin e Pçinjit Novica Zdravkoviq, deri më 13 janar të vitit 2001 Prokurorisë së Qarkut në Vranjë u janë paraqitur 43 fletëparaqitje kundërvatjtëse , ku janë përshirë 32 persona për veprën penale terorizëm në menyrës se si e ka kvalifikuar qeveria veprimin e UÇPMB-s. Gjithashtu me vendimin e zbatimit të hetimeve të datës 19 qershor të vitit 2000 “ Ndaj 35 personave të kombësisë Shqipëtare kanë filluar hetimet për shkak të dyshimit të bazuar se gjatë vitit 1999 në fshatin Dobrosin, komuna e Bujanocit , në shtëpinë e Vehbi Ajdarit kanë themeluar organizatën terroriste të ashtuquajturën UÇPMB”. Në përgjigje në parashtresë të Këshillit për të drejtat e njeriut, Kryetari i Gjykatës se Qarkut thot se për të gjithë të akuzuarit ose është caktuar paraburgimi ose është shpallurt fletëarresti. Kjo procedurë e organeve gjyqësore është në kundërshtim me amnistinë e shpallur për pjesëtarrët e ish UÇPMB-s .

Garantuesi i Amnistisë

Në letër, të cilën, në emër të Trupit Koordinues e kanë dërguar , kryetari Nebojsha Çoviq, nënkryetari Miqa Markoviq dhe komandanti i forcave policore Goran Radosavleviq, më 26 shkurt të vitit 2002 përfaqsuesit personal të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Robert Serit (Serry), është vërtetuar se amnistia është në fuqi. Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe kryetar i Trupit Koordinues Nebojsha Çoviq në letrën e tij thotë: Nuk është intenca ime që të merrem me hetimet kundër personave të cekur në dokumentin e Gjykatës së Qarkut në Vrajë (Ki nr.37/00 të datës 19 qershor të vitit 2000), për aktivitetet që janë në mënyrë direkte të lidhura me themelimin dhe pjesëmarrjen në grupet e armatosra para nënshkrimit të dokumentit të përmendur ”Amnesty is way out”

Luan Sadiku nga Bujanoci, I cili për shkak të veprës penale terrorizëm është denuar me 7 vjetë e gjashtë muaj burgim, u lirua më 26 mars të vitit 2002, nje muaj pas kësaj letre.Ai në burg qëndroi 14 muaj.

Besim Leka(18) nga Bujanoci, gjithashtu i denuar për terrorizëm është liruar. Leka është arrestuar më 16 nëntor të vitit 2000, në autobusin i cili udhëtonte në relacionin Prishtinë – Bujanoc. Në qantën e tij është gjetur 10 kilogram eksploziv.

Ligji serb garantues i Amnistisë

Pas kërkesës së bashkësisë shqipëtare që amnistia e shpallur ta ketë formën ligjore, Kuvendi Federativ më 4 qershor të vitit 2002 miratoi Ligjin mbi amnistinë, i cili i përket të gjithë shtetasit Jugosllav të dyshuar se kanë marrë pjesë në aktivitetet prej 1 janari 1999 deri më 31 maj të vitit 2001. Procedura e aplikimit të amnistisë zbatohet sipas dispozitave të Ligjit mbi Procedurën Penale.Cenimi i të drejtës në jetë dhe integritetin trupor në v. 2002

Në regjionin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në gjysmën e dytë të vitit 2001 numëri i cenimit të së drejtës në jetë dhe integritetin trupor është zvogluar në masë të konsiderueshme. Megjithatë në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2002 sërish janë prezente. E përbashkët për të gjitha rastet e shkeljes të të drejtave të njeriut është se asnjë deri më tani nuk është ndriquar dhe asnjëherë kryesit nuk janë zbuluar.

Veqanërisht vërehen incidentet ndaj pjesëtarreve ose kandidatëve të policisë multietnike, ose në objektet të cilat I shfrytzon kjo polici. Ka patur edhe sulme mbi përfaquesit më të njohut të bashkësisë kombëtare shqipëtare.

Sulmet ndaj policisë etnike

Persona të panjohur më 10 nëntor të vitit 2001 në fshatin Muhovc të komunës së Bujanocit kanë shtëne në veturën e Besnik Mustafës, atëherë kandidat për polici multietike. Në këtë sulm është lënduar i biri i Besnikut Leoni (1997) dhe bashkëshortja Fatmirja.

Të miturit S.A. dhe S.N. nga Bujanoci janë arrestuar më 14 mars të vititi 2002 me akuzë se dy ditë më heret kanë hedhur bombë mbi shtëpinë e Hajredin Salihut nga Bujanoci, djali i të cilit është gjithashtu pjesëtar i policisë multietnike.

Në shtëpinë e Sheremet Shabanit nga Tërnoci i Madh, më 17 mars është hedhur bombë. Në këtë sulm nuk pati të lënduar. Enes Shabani, i biri i Sametit është pjesëtar i policisë multietnike në Bujanoc.

Në fshatin Renatovc, komuna e Preshevës, persona të panjohur më 29 nëntor të vitit 2001 kanë hedhur bombë mbi objektin e policisë multietnike. Rasti i njejtë ka ndodhur në fshatin Lluçan, më 17 maj 2002. Në të dy rastet nuk ka patur të lënduar dhekryesit nuk nuk janë zbuluar. Edhe pse të gjithë prfaqsuesit e Sqipëtarëve padyshim e kanë dënuar këto sulme, Trupi Koordinues në kumtesa fajin iu mveshi pjesëtarëve të bashkësisë Shqipëtare.

Pjesëtari i policisë lokale multietnike, Blerim Mustafa, është rahur keç më 24 qershor 2002 në Bujanoc, derisa nuk ishte në detyrë . Dy sulmuesit i shaktuan lendime në kokë. MPB ka theksuar emrat e të dyshuarve dhe se ata janë në arrati.

Bombat e hedhura mbi shtëpi. Qemajl Rexhepi dhe Ramiz Rexhepi, Shqipëtarë nga Dobrosini, janë lënduar më 5 prill 2002 me rastin e eksplodimit të bombës, të hedhur mbi shtëpinë e tyre. Motivi dhe kryesit nuk janë të njohur.

Mbi shtëpinë e Galip Beqirit, kryetar i Bashkësisë Lokale Tërnoc i madh, më 14 qershor 2002 në orën 22,45 janë hedhur dy bomba. Të njejtën natë, më 15 qershor 2002, rreth orës 1.30 është hedhur bombë edhe në shtëpinë e Islam Sulejmanit nga Tërnoci i Madh.Të lënduar nuk pati.

Protesa partiake ndaj gjykatës përgjegjëse

Dy parti shqiptare kanë protestuar me rastin e këtyre sulmeve duke theksuar se “nuk janë të kënaqur me kumtesat zyrtare te organeve shtetërore, se hetimet janë në vazhdim, por kërkojnë efikasitet më të madh në zbulimin e kryesve të këtij dhe incidenteve tjera”.

Vendosja e eksplozivit

Vendosja e eksplozivit dhe mjeteve shpërthyese janë incidente me të cilët rrezikohet e drejta për jetë. Në disa raste këto ishin edhe mina antitanke. Një është gjetur më 9 prill të vitit 2002 në rrugën Sushajë – Oraovicë, ndërsa tjetra më 19 prill 2002 në rrugën për në Dobrosin. Dy pjesëtarë të ushtrisë jugosllave, tetari Sasha Tankoviq (27) dhe kapter i ri Sasha Stankoviq janë lënduar më 27 prill të vitit 2002 kur cisterna me të cilën udhëtonin hasi në minë në rrugën Lluçan –Dobrosin.

Në tregun e shtazëve e cila është pronë e ndermarrjes publike “Komulanac” në Bujanoc, më 16 shtator të vitit 2002 eksplodoi një bombë. Një muaj më von mjeti shperthyes e shkatërroi në tërësi kafiterinë “Tri ribara” pronar Obrad Ristiq nga fshati Lluçan (komuna e Bujanocit). Më 18 prill 2002 është hedhur bombë mbi lokalin “Srna” pronar Dragi Petroviq nga Presheva.

Sobodan Dimitrijeviq, serb i Bujanovcit, me 27 shkurt të vitit 2002, në arën e tij për herë të dytë gjeti mjetin shpërthyes me mehanizmë të orës. Për herë të parë kjo ndodhi me l tetor të vitit 2000.

Për shkak të dyshimit se në qendren e Bujanocit më 3 mars të vitit 2002 kanë vendosur mjet eksploziv me rreth 10 kg trotil, policia ka arrestuar Muhamet Muratin (l8) nga Vranja, Naser Aliun (19) nga Bujanoci, Sami Islamin (22) nga Llojani (Maqedoni) dhe Arban Muratin (20) nga Vraja. Kundër këtyre është filluar hetimi për veper penale terrorizëm, ndërsa paraburgimi ju është vazhduar edhe per dy muaj. Me vendimin e Këshillit të gjyqit të Qarkut në Vranjë Muhamet Murati dhe Naser Aliu janë denuar me nga 3 vjet burgim. Sami Islami është liruar për shkak të mungesës së provave.

Vrasjet

Dy vrasje. Kanë ndodhur edhe dy vrasje ende të pasqaruara mirë. Trupi i Zoran Shakiqit 32) Serbë nga fshati Gubavc, komuna e Medvegjës, është gjetur në shkrumin e shtëpisë së djegur të axhës së tij Miodrag. Shtëpia gjindet në afërsi të kufirit me Kosovë. Dëshmitarët thonë se në atë drejtim janë dëgjuar të shtënat e pastaj është vërejtur tym i dendur.

Agim Agushi (1964), Shqipëtar nga fshati Miratovc, komuna e Preshevës, është vrarë më 9 qershor nga ana e pjesëtarve të UJ në afërsi të kufirit me Republikën e Maqedonisë. Kusheriri i Agushit të ndjerë, Bajram Sulimani dëshmon se ata ishin në traktor kur i kanë ndëgjuar të shtënat:

Pastaj kemi parë një ushtarë i cili kishte qenë i fshehur në grrurë dhe i cili na urdhëroi që ta hapim rimorkion për ta parë se çka bartim në te. Ai dyshonte se ne bëjmë tregëti ilegale.Veprova siç më tha dhe i tregova se nuk kemi asgje meqenëse ne ktheheshim nga ara për në shtëpi. Ai na tha qe të kthehemi mbrapa menjëherë dhe gjatë gjithë kohës na mbante në nishan të snajperit dhe tha se do ti vras të gjithë shqiptarët që kalojnë. Ishte shumë i hidhruar dhe tërëkohën na ofendonte dh shante me fjalë banale.

U morra vesh me Agimin që ta ndez traktorin dhe ta lusim edhe një hetë që të na lejojë të shkojmë në shtëpi. Menjëherë pasi e kemi ndezur traktorin, u ndëgjua edhe një e shtënë, atëherë e kam parë se unë isha në shënjestër, por për fat e ka goditur rrotën e traktorit sepse unë nuk hypa në traktor, por plumbi i ardhshëm e goditi Agimin në gjoks. Ai plumb ishte vdekjeprues.

Trupi Koordinues ka shfaqur keqardhje me rastin e kësaj ngjarjeje dhe kumtoi se për shkak të kësaj ngjarje një ushtarë është suspenduar.



< 6
faqe
- 7 -

8 >