Jump to content

Medvegja në ditët tona/8

Nga Wikibooks


... përsëri përndjekje ...



Veprimet joligjore të pjesëtarve të policisë dhe ushtrisë

Në periudhën e ndërprerjeës së konflikteve të armatosura, më së shumti ka patur incidente, me ç'rast pjsëtarët e bashkësisë etnike shqipëtare ishin viktima të maltretimit, fyrjeve, kërcnimeve dhe provokimeve nga ana e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë.

Incidentet kryesisht kanë ndodhur në mjediset fshatare, në rrugë, punktet kontrolluese dhe vendet ku njerzit kryejn punët bujqësore. Për shkak të numrit të madhë të këtyre incidenteve, mosndeshkimit të fajtorëve dhe frikës nga incidentet e reja, banorët e Breznicës, Muhocit dhe Tërnocit të Madh, në disa raste gjatë vitit 2001. protestuan gjatë tentimit të vendosjës së kontejnerve për punkte të përhershme policore në fshatrat e tyre.

Gjatë hyrjës së forcave të armatosura në fshatrat e ZTS dhe pas tërhekjës së pjesmarësve UÇPMB-së nga Oraovica, pjestarët e Ushtrisë dhe policisë i bastisnin shtëpitë. Edhe pse, më së shpeshti, bastisjët u bërën në prani të pronarve ose përfaqësuesve të bashkësisë lokale, ka patur raste të vjedhjeve dhe dëmtimit të pronës si dhe sulme në integritetin trupor.

Bastisjët, kërcnimët, provokimët

Në fshatin Konçul me 15. qershor të vitit 2001. më rasin e kalimit të disa pjestarëve të njësive specijale nëpër fshat, njëri prej tyre e drejtoi pushkomitralezin në banorë të cilit qendronin para shitorëve. Njëri nga banorët deshmon:

“Qendronim para një shitore në fshat, e cila sa po ishte hapur. Pronarin e tij të gjithë e njohim si gazda Zijën . Këmi qenë afer 15,vetë kryesisht të moshuar . Pranë nesh ka kaluar grupi prej disa specijalcave të armatosur. Nuk di sa kanë qenë saktësisht, por sipas amblemit, e pashë se ishin njësi specijale. Njëri prej tyre, që kalonin, e drejtoi armen ka na dhe bërtiti: “ E shka do të beni tani, motren ju .... !“ Të gjithë heshtnim e ai i u afru njërit prej nesh, Fatam Osmanit, i cili i ka patur vetem pesemdhjet vjet dhe e pyeti “ A ki qenë në UÇK ? “ Duke marrë parasysh se ai nuk folë mirë sërbishtë, ai heshte, polici i njësisë specijalë ei kapi për dorë dhe tha : “ A po ndigjo shka po të pyeti ? “ Tërë kohën e mbante armen e drejtuar kah djaloshi. Pas disa minutash, policët e njësisë specijale të cilit kanë qenë me to, e kanë ftuar dhe ai u largua. “

Disa prej provokimeve kanë shkaktuar shqetësim të dukshëm në mes të banorëve lokal. Nëpër drujë të cilit rritën në varrëza të vjetra shqipëtare në njërën nga mahalatë e fshatit Konçul, me sakicë janë gdhendur nëndë kryqa, më i madhi ishte 50 cm, të gjithë të dukshëm nga largësija e madhe. Banorët të cilit në rethinë e kullotin bagëtinë për herë të parë i kanë hetuar me 1. qershor të vitit 2001. Hulumtuesit e FDH kanë deklaruar që kjo i ka lenduar thellë ndjenjat e tyre religjioze. Pranë varrezave më rastin e hyrjës në ZTS, kanë qenë të stacionuara njësia e UJ. Pranë varrezave të fshatit Dobrosin, në rrugë e cila shpie për në Kosovë, është i vendosur punkti kontrollues i policisë. Pos provokimeve të përditëshme verbale dhe bastisjeve gjatë kalimit për në Kosovë, banorët si ofendim të posaqëm e përjetuan faktin që policët e kryenin nevojën në varrëza.

Në murr të njërës nga ndërtesat e rrëzuara të minijerës së vjetër, në rrugë Tërnoc i Madh – Breznicë , më dy qershor të vitit 2001, kryesit e panjohur e kanë shkruar me tull “ Do të je vrasim të gjithëve, e gratë do të ju dhunoim. “ Për mretin dhe atdhe “.

Incidenti në qendër të Luçanit më 1. korik të vitit 2001, pasi pjesmarësit e policisë më shpëjtesi të papërshtatëshme e drejtonin automjetin nëpër vendbanim ka patur pasoja serioze. Automjeti i cili lëvizte në drejtim të fshatit Dobrosin u hidh në Elhan Behlulin (1982) dhe i shkaktoj lendime të rënda trupore. Policët nga vetura e dërguan djaloshin e lenduar në Bujanoc. Pastaj, ai është hospitalizuar në Nish. Ditën e ardhshme , komisioni i MPB – e ka qenë në vendin e ngjarjës dhe e ka hulumtuar rastin. Qendra për informim në Bujanoc, vetëm shkurt informoi që djaloshi nga moskujdesi është hedhë mbi xhipin e policisë.

Incidenti në Tërnavë

Në hyrje të Tërnavës , fshat etnikishtë i përzier më banorë kryesisht Serb në jug të komunës së Preshevës, pas mbarimit të konfliktit është vendosur punkti kontrollues policor. Ja ankesa e njërit nga banorët:

“ Në pes ditët e fundit kanë ndodhur disa incidente në këtë punkt. Bujar Sherifi dhe Qani Nexhipi, i cili është refugjatë nga Maqedonija, janë nisur me 5. qerhor të vitit 2001 për bagëti. Në ora 19.15 janë ndaluar në punktin kontrollues dhe janë malltretuar me pyetje: “Ku i keni pushkët, UÇPMB-në “ dhe janë kërcnuar se do ti vrasin. Bujar Sherifi ka informuar SPB-në në Preshevë, e kur pas dy dite ,rreth orës 19, më te ishte nisur Fidan Hyseni, policët në punkt i thanë se nuk guxon ta qonë bagëtinë në pyll. Më 9. qershor, po në të njejtin punkt policët e detyruan Fidan Hysenin që të merr në duar automatin. I thonin se ai me siguri di të përdorë atë pasi ka qenë në UÇPMB. Fidani refuzonte, por ata me dhunë ia shtunin automatin në duar. Ditën tjetër, po në të njejtën rrugë, më shpejtësi të madhe në drejtim të Preshevës është drejtuar xhipi i ushtrisë Jugosllave me targa të regjistrimut T- 6333. Në anë të djathtë të rrugës hecte Ylber Abdullahu nga Tërnava, i cili në moment të fundit ka kërcuar nga rruga në hendek”.

Shqetësimi i familjes Emini

Nehat Emini ( I lindur në vitin 1980.) nga Cerevajkë, komuna e Preshevës, dhe anëtarët e familjës së tij janë shqetësuar dy herë më 17. dhe 18 nëndor të vitit 2001.

“ Bërtitnin “ Ngrituni ushria!”, por pasi dulem e pamë se ajo ishtë policija. Grupi prej 15 prej tyre e rrethoi shtëpinë tanë. I kanë kërkuar letër njoftimët, e bastisnin shtëpinë duke u pyetur se shka bëjmë këtu, dhe se a do ta formojm UÇPMB-në. Kanë shkuar duke thënë se do të kthehën prap. Atë e bërën të nesermen. Përseri na ofendonin, por asgjë nuk gjetën. Na thanë se më së miri është që mos të takohëm kur më. Për atë edhe u strehuam të një kusheri në Preshevë.”

Rasti i nxënësve të shkollës në Strezovcë

Nxënësit e klasës së katërt të shkollës Fillore “9 maj” në Strezovicë, komuna Preshevës, së bashku me arsimtar kanë dalur më 14. maj të vitit 2002 në mësim në natyrë. Gjatë qendrimit në vendin Cer, i ndixhuan tri të shtëna. Plumat e kanë goditur tokën në afërsi të këmbëve të nxënsit Valon Ramadanit (10) dhe Betim Arifit. Fëmijët kanë ikur në shtëpi . Ndërsa, Gazmend Ramadani , babai i njërit nga djaloshat , ka biseduar me oficerin e Ushtrisë Jugosllave dhe i është thënë: “se nuk është shtier tri herë por një herë dhe atë për shkak se në atë vend Rumunët shpesh e kalojin kufirin, dhe kanë qenë të dyshimtë.” Sipas dekleratave të deshmitarve, nga vendi prej të cilit është gjuajtur qartë mund të dallohët se a është fjala për fëmijë apo të ritur. Rasti është paraçitur në SPB Preshevë.

Tortura ndaj tre Shqipëtarve nga Presheva

Shqipëtarët nga Presheva, Ekrem Sulejmani (43), Bejtulla Musahu (55) dhe djali i tij Avni (27) janë kthyer me traktora, me 26. tetor rreth orës 21, në shtëpi nga fshati Strezovcë, ku kanë blerë lopë dhe viça për nevoja të veta. Një viç i u ka ikur nga rimorkio e traktorit, kështu që te tretë u nisën për ta kërkuar. Deri sa e kërkonin në rrethin, e ndigjuan zërin nga terri i cili i urdhëroi që të ndalën. Në atë qastë i rethoj grupi prej reth 20 policëve të cilit i urdhëruan që të shtrihën me fytyrë kah toka dhe ti vënin duart në kokë.(zverk) Bejtullah Musahu e ka përshkrur FDH-së atë të cilën e ka përjetuar atë natë:

Filluan të na rrahin me automate, grushta dhe çizme nëpër trup dhe kokë, tërë kohën duke na ofenduar dhe shajtë. Na ftonin teroristë dhe na kërcnonin se do të na tregoin. Njëri nga policët e ka afruar prapanicën kokës ime dhe pordhi duke verejtur se të gjithë jemi “ dhjerje dhe ndytësira”

Djalin e Bejtullahit, Avniun policët së pari e goditën disa herë në pjesë të poshtme të shpinës deri sa ishte i shtrirë në stomak. Një polic pastaj e ka urdhëruar që të kthehët në shpinë dhe të vënë duart nen zverk. “ Polici pastaj ma shtypi qafën me automat dhe e goditi me çizme në fytyrë. “, i tregoj Avni Musahu FDH. Policët godasnin me grushta dhe e shytonin Ekrem Sylejmani, deri sa një polic tërë kohën i a mbantë çizmën në kokë, duke mos e lejuar të lëvizë, “ Ma shanin nënën shqipëtare dhe të tërë në listë. Për shkak të territ nuk kamë patur mundësi të shiqoj numrat në distinktiv të policëve as si duken,” i tregoj Ekrem Sylejmani FDH-së. Policët i a kanë thyer dy dhëmb Ekremit dhe i kanë shkaktuar lëndime nëpër tërë trupin.

Policët pushuan se rrahuri Shqipëtarët pas një ore, pasi arriti rastësisht njëfarë polici Lubisha i cili i njihtë vendasit e vet dhe kërkoj nga policët e paidentifikuar që të pushoin së rrahuri. Edhe pastaj disa policë nga grupi vazhduan të rrahin Ekrem Sylejmanin. Diç pas ka arritur ndihma e shpejtë e cila e dërgoi Bejtullahun dhe Ekremin në ambullantë në Preshevë, e pastaj në spital të Vrajës. Avniun i cili ishte më pak i lënduar e kanë dërguar në stacion policor në Preshevë ku e ka dhënë dekleratën për ngjarjën. Avniu është liruar ditën tjetër në ora 18. Inspektorët morrën në pyetje Bejtullahun dhe Ekremin më 27. tetor pasi kanë dalur prej spitalit.

Policija i a kthej Shqipëtarve traktorat, por inspekcioni i tregut ju ka marrë tërë bagëtinë të cilën e kanë blerë në fshatin Strezovcë ( katër lopë dhe dy viça ) Sipas fjalëve të Avniut inspekcioni nuk iu dha vertetimin për marrjen e bagëtisë.

Letër qeverisë

Këshilli për drejta të njeriut nga Bujanoci e dërgoi më 28. tetor të vitit 2001 letër trupit koordinus për jug të Serbisë, duke treguar për keqperdorime te autorizimeve të pjestarëve të MPB të Republikës së Serbisë. Katër ditë më vonë, me 2. nëntor, Shqipëtarët e rrahur keç, e morrën ftesën që të lajmërohën në stacionin policor në Bujanoc. I kanë pranuar dy oficerë të policisë, ju morrën dekleratat dhe ju premtuan se kundër kryesve do të ngritet procedura “ nesë konstatohët se janë fajtor”. Të njejtën ditë tre Shqipëtarëte kanë marrë aktvendimin e inspekcionit të tregut më të cilin është vertetuar marrja e bagëtis me arsyetim se lopët dhe viçat janë blerë “pa leje .”Pas parashtresës së Këshillit për drejta të njeriut dhe dekleratës për medija SPB-ja është pëgjigjur se janë të njohur kryesit dhe së do të denohën me masa diciplinore. Nuk janë cekur emrat e kryesve, as masat të cilat janë ndërmarë ndaj tyre.

Shkelje e drejtës së lëvizjës së lirë (qarkulimit). Pas shpërndarjës së UÇPMB-së më 30. maj të vitit 2001, është rikthuer tërësisht e drejta për lëvizje të lirë për të gjithë banorët. Policija dhe ushtria kanë shkelur drejtën e lirisë së lëvizjës ashtu që nuk kanë lejuar kullotjën e bagëtis në disa fshatra ose dukë parashtruar fletparaqitje për kundërvajtje kundër personave të cilit kanë ardhur nga vendët e jashtme nepër teritor të Kosovës.

Haxhije Abazi nga fshati Nesalcë, me 7.qershor ka udhëtuar nga Zvicra nepër Prishtinë. Në punktin policor në Konçul është ndalur dy orë. Rejhne Fejza gjithashtu është ndalur. Në dy rastët janë parashtruar fletparaçitjët për kundërvajtje.

Letërpërgjegjja

Përfaqësuesi i trupit Koordinues deshmon së lirija e lëvizjës egziston në bazë të dhënave të cilat tregojin që prej 31. majit deri në 31 tetor të vitit 2001 në drejtim të Kosovës nga teritori i Preshevës , Bujanocit dhe Medvegjës kanë shkuar 299.038 persona, e janë kthyer 296.888 persona.

Përndekja vazhdon

Më shumë banorë nga fshati Depçe (Preshevë) është ankuar që gjatë lëvizjës ka mahalla Zegbasha, pjestarët e policisë e kanë pamundësuar lëvizjën, duke ih ofenduar, më pushka të drejtuara ,duke i vënë maskat në kokë. Fadilj Haziri, Avdi Zymberi, Zeqirja Rashiti dhe Bejxhet Ajvazi kanë deklaruar që kjo ju ka ndodhur gjatë shkurtit të vitit 2002. Problemi është menjanuar gjatë marsit të vitit 2002, pas mbledhjës së banorëve me përfaqësuesit e ushtrisë dhe policisë.

Njëra nga ankesat e banorëve ka qenë edhe që MPB nuk ka dashur që te ju lëshon pashaportat. Sipas të dhënave të Këshillit për drejta të njeriut në Bujanoc, deri në maj të vitit 2002 ju është refuzuar lëshimi i dokumenteve të udhëtimit Shefket Arifit dhe Driton Xhelilit nga Breznica, Arsim Lekës dhe Lirim Jakupit nga Bujanoci dhe Vehbi Ajdari nga Dobrosini. Këshilli tregon se lëshimi i pasaportave ka qenë i refuzuar për shkak të hetimeve të cilat kanë qenë të hapura kundër këtyre personave. Pritët që pas nxerjes së ligjit për amnisti ky problem do të zgjithët.

Të ftuarit në biseda informative

Të ftuarit dhe të dërguarit në biseda informative nga ana e policisë pa e cekur arsyen dhe pa ftesë më shkrim nuk ka qenë e rrallë. Gjatë këtyre rasteve, policija më së shpeshti ka kërkuar të dhënat mbi aktivitetet e UÇPMB-së dhe UÇK-së së shpërndar. Në disa raste janë kërkuar dhe informatat për vendosjën e flamurave shqipëtar.

Lokman Dalipi, Visar Beluli dhe Afrim Azizi nga fshati Nesalcë, komuna e Bujanocit, janë ftuar në menyrë verbale, nepërmjet dorëzuesit të organëve për kundërvajtje Hysnije Gëzime që të lajmërohën me 20.qershor të vitit 2001 në ora 9, në stacionin policor në Bilaç, për shkak të bisedës informative. Pasi është dërguar ftesa nga komandanti i stacionit Stanko Todoroviq, i cili në vitin 1999 ka marrë pjesë në rrahjën e tremdhjet civilëve shqipëtar nga fshati Letovicë, tre banor të ftuar nuk i janë përgjigjur ftesës. Monitoruesit e Unijonit Evropian (EUMM) po të njejtën ditë kanë reaguar dhe i a kanë tërhekur vërejtjën komandantit të stacionit policor se një praktik e till është e palejushme. U është thënë se biseda është e nevojshme për të marrë informata për UÇPMB-në.

Burim Hasani (1980) është drejtuar, me 5.korik të vitit 2001 OPM në Preshevë me kërkesë për lëshim të letërnjoftimit. Pjestarët e policisë e kanë derguar në bisedë informative e cila ka zgjatur katër orë.

“ Pasi e dërgova kërkesën për letërnjoftim, më thanë që të vijë në katë në një bisedë. Hyra në një odë në të cilën ishin trë persona civilë. Njëri prej tyre ishte përkthyes. Duke marrë parasyshë që prej vitit1999 e deri në vitin 2001 nuk kamë ardhur në Preshevë, asnjërin prej tyre nuk e njohë. Më pyetën se ku kamë qendruar deri sa kamë qenë pjestarë i UÇPMB-së, të cilit i kamë vrarë, cilat detyra i kamë patur, kush ka qenë eprorë i imi. Sumica e pyetjeve ka qenë në lidhje me atë se çfare qelimi ka patur UÇPMB-ja në Oraovicë. Kryekomandanti i OPB Preshevë, i cili më kujtohët më herët, nuk më ka marrë në pyetje por e ka parë së jamë dërguar, dhe ka qenë prezent gjatë një pjesës së marrjës në pyetje.”

Burimin e kanë lëshuar pastaj, por më kërkesë që ditën e ardhëshme të vjenë më vëllain më të ri Naimin për biseda shtesë. Kjo është cekur si kushtë për të marrë letërnjoftimin. Në të njejtën menyrë policija ka vepruar edhe pasi vëllai i tij, Naimi, tri javë më heret, e ka dërguar kërkesën për lëshimin e letërnjoftimit. Pasi është paraqitur rasti në FDH dhe përfaqësuesve të komunës së Preshevës, Burim Hasani e ka marrë leternjoftimin pa u marrë më në pyetje.

Sadik Ferati (1980 ), gjithashtu, është marrë në pyetje në polici në Bujanoc, pasi ka ardhur për të marrë letërnjoftimin e ri me 22.prill të vitit 2002. Më atë rast, u është thënë se duhët të transportohët në burg në Vrajë, pasi i përket grupit të dyshuar për formimin e UÇPMB-së, Është lëshuar pas intervenimit të Këshillit për drejta të njeriut nga Bujanoci.



< 7
faqe
- 8 -

9 >