Medvegja në ditët tona/12

Nga Wikibooks


Diskriminimi në Policin Multietnike



Policija multietnike

Ndrimi i policisë egzistuese më pjestarët e policisë mulltietnike, të aftësuar me standarde të OSCE-s, paraqet një nga kushtët kryesor si për kthim të besimit të përbashkët dhe kthim të bashkësisë etnike shqipëtare, ashtu edhe për sukses të proçesit politik dhe ndërtimin e shoqërisë civile.

Sipas planit, aftësimi i pjesëtarve të policisë multietnike është bërë në tri faza. Në të parën, prej 21. majit dëri me 9. qershor të vitit 2001, janë mbajtur tre trajnime pesëditëshe, të cilat i kanë vijuar sërbët dhe ish policët Shqipëtarë, të cilit kanë qenë të pushuar nga puna, prej Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Patrollat e para mulltietnike policore kanë filluar të veprojnë me 28. maj të vitit 2001. Në fazën e dytë të trajnimit, 28 ish pjestarë të forcave rezervë të sigurisë, janë aftësuar në kursin pesditorë i cili ka filluar me 11 qershor të vitit 2001.

Në fazën e tretë, për punët policore janë aftësuar 400 fillestarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Ata janë zgjedhur në bazë të konkursit publik “ Konkurs për pranim të personave në kurs për policë të policisë mulltietnike në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegje”, të cilin MPB e Serbisë e ka shpallur në bashkëpunim me Misionin e OSCE-së, në Jugosllavi. Kushtët kanë qenë që kandidatët janë shtetasë të Jugosllavisë, të kanë të kryer shkollën e mesme, dhe mos të jenë më të ri se 20 vjet dhe më të vjetër se 27 vjet, që të janë të shendoshë dhe të kanë aftësi psikofizike për punë në polici, të mos janë të denuar,për vepra penale dhe që kundër tyre mos të jetë e ngritur procedura penale. Afatët për konkurim janë zgjatur në dy raste.

Intërësimin më të madhë për pjesëmarrje kanë treguar pjestarët e bashkësisë etnike shqipëtare. Për përfaqësuesit e baskësisë etnike rome dhe shqipëtare kufiri i vendosur sipas moshës, ka paraqitur problem, pasi nuk ka patur të interesuar të mjaftyeshëm në grupin prej 20 deri në 27 vjet të cilit i kishin plotësuar dhe kërkesat tjera te parashtruara. Të Shqipëtarët ka qenë problem që personat e kësaj moshe në shumicën e rasteve kanë poseduar diploma të fituara në Kosovë, të cilat deri me 20 shtator të vitit 2001 nuk janë pranuar në Kosovë.

Më rastin e selektimit të kandidatëve për grupin e dytë, 31 Shqipëtar janë refuzuar me arsyetim se nuk i plotëson “kushtët specijale.” Sipas të dhënave të Këshillit për drejta të njeriut nga Bujanoci, në “ kushtë specijale “ në këtë rastë është kuptuar që nuk janë të denuar madje as anëtarët e familjës, apo mendimi mbi kandidatin i marrur nga tereni. Fondi hetonë se që kushtët etilla të posaqme nuk janë të paraparë në “ parimët e miratuara për elementin policor multietnik në komuna Preshevë Bujanoc dhe Medvegje”, të cilit me 27. qershor të vitit 2001 në bujanoc kanë nënshkruar ministri i punëve të brendshme Republikës së Serbisë, Dushan Mihajlloviq, kryetari i Kuvendit komunal Preshevë Riza Halimi, shefi i misionit të OSBE-së në Jugosllavi Stefano Sanino dhe kryetari i trupit Koordinusë i Qeverisë Nebojsha Çoviq.

Trajnimi në konkursë të pjestarëve të zgjedhur të policisë lokale mulltetnike ka filluar me 6. gushtë të vitit 2001. Prej atëherë deri me 15.korrik të vitit 2002 atë e kanë kryer katër grupe- gjithësejtë 253 Shqipëtar,128 serb,dy Jugosllovenë dhë një Malëzezë . Në mes të ndjekësve të trajnimit ka patur 29 gra të nacionalitetit serb dhe shqipëtar. Trajnimi i cili është mbajtur në Mitrovo Pole kanë udhëhequr”instruktorë të diplomuar ndërkombëtar nën përkrahjën e OSBE-së në bashkëpunim me instruktorët Serb”.

Të gjithë ishin të vendosur ne qendra për stërvitje. Është punuar në të dyja gjuhët ne mënyre të barabart, me përkthime. Mbikqyrjën dhe shqyrtimin e të gjitha çështjeve me rëndësi ka kryer grupi i përbashkët i punuës, në përberje prej një perfaqësuesi shqiptare, të qeverisë të Republikës së Serbisë dhe OSBE-së.


< 11
faqe
- 12 -

13 >