Medvegja në ditët tona/3

Nga Wikibooks


Përndjekjet e dokumentuara 2000-2001



Koha e konflikteve

Gjatë vitit 2000 dhe gjysmëvjetorit të parë të vitit 2001 territori i komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ishte fushë e konflikteve të armatosura të ushtrisë dhe policisë nga njëra anë dhe pjestarëve te UÇPMB-s nga ana tjetër. Në përbërje të UÇPMB-s ishte popullata lokale shqipëtare nga të tri komunat dhe pjestarët e saj ishin kryesishtë të rinjët shqipëtarë.Duke marrë parasushë egzistimin e zonës tokësore të sigurisë, në të cilën forcat serbe kanë mundur të hyjnë vetëm më armatim të lehtë, UÇPMB ka vepruar kryesishtë në zonën ku shtrihen këto tri komuna. Me kohë UÇPMB ka arritur që të vendosë kontrollin mbi fshatrat të cilat gjendën në zonën tokësore. Situatë e till ka mbetur deri në përfundim të konfliktit.

Pjestarët e UÇPMB-së për herë të parë janë paraqitur në opinion gjatë varrimit të vëllezërve Saqipi,të vrarë në fshatin Dobrosin, komuna e Bujanocit, më 26 janarë të vitit 2000. Konfliktet gjatë vitit gjithmonë e më tëpër janë itensifikuar e posaçërisht pas tërheqjës së policisë nga pikët e kontrollit në fshatrat Luçanë, Konçul dhe Tërnoc i Madhë, më 27. nëntor të vitit 2002.

Sipas të dhënave zyrtare të Minstrisë së punëve të brendëshme të Serbisë, prej datës 10. qershor të vitit 1999 deri më 31. gushtë të vitit 2001, vetëm në teritorin e ZTS-së në drejtim të Kosovës janë vrarë 10 civilë. Prej tyre 5 Serb, 4 Shqipëtar dhe një pjestarë i “nacionaliteteve tjera”. Në të njejtën periudhë janë lënduar 25 civilë (15 Serb, 8 Shqipëtar dhe dy pjestarë të misionit të KB). Janë zhdukur 43 qytetar (40 Serb dhe 3 Shqipëtar). Ministria e punëve të brendëshme thekson se nga qytetarët e rrëmbuer dy janë të vrarë, një ka aritur të ikë, 36 janë liruar, ndërsa fati i katër të tjerve nuk dihët. MPB ka deklaruar se janë vrarë 24 pjestarë të MPB dhe UJ, 78 janë të lënduar, dhe dy janë të kidnapuar.

Përfaqësuesit e Trupit Koordinusë të qeverisë republikane dhe federative flasin për 724 sulme të armatosura dhe provokime nga ana e UÇPMB-së në periudhën prej 16 dhjetorit të vitit 2002 deri më 16. dhjetor të vitit 2001. Sipas këtij burimi, në periudhën e njëjtë janë vrarë 19 persona ( 7 policë, 6 ushtarë dhe 6 qytetarë), janë lenduar 49 ( 21 policë 16 ushtarë dhe 12 qytetarë), ndërsa janë kidnapuar 28 persona. Të gjithë të rrëmbyerit janë liruar më vonë.

Sipas të dhënavë të eprorëve të ministrisë së punëve të brendëshme të Serbisë katër të rrëmbyerit, fati i të cilëve nuk dihët, janë Serb: Vlada Miletiq (81) dhe Persa Miletiq (56) nga Tërnoci i Vogël, Goran Stankoviq (19) nga Rakovci dhe Zoran Tomiq (26) nga Lopardnica. Goran Stankoviqi dhe Zoran Tomiqi me 14 gushtë të vitit 2000 janë rembyer, në rajonin e Kosovës e jo në rajonin vëzhguar.

Këshilli për të drejtat e njeriut në Bujanoc ka shënime se gjatë vitit 2000 gjatë konflikteve janë vrarë 9 pjestarë të UÇPMB-së, janë vrarë 11 shqipëtar dhe janë rrembyer 5 qytetar ( dy Shqipëtar dhe tre Serb). Reth 150 Shqipëtar këtij Këshilli i a ka dhënë deshmitë e tyre për keqtrajtimët nga ana e policisë dhe ushtrisë.

FDH ka konstatuar se në këtë periudhë ka patur shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Këto si dhe luftimët kanë krijuar ndjenjën e frikës dhe të pasigurisë tek të tri bashkësitë etnike, gjë që është ende prezente. Prandaj Fondi konsideron që për normalizimin e situatës dhe kthimin e besimit reciprok është e domosdoshme që organët shtetërore në Serbi të zbatojnë hetimët objektive të cilat kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në të kaluarën. Gjithashtu Fondi konsideron se edhe organët gjygjësore duhët të ofrojnë mbrojtje efikase viktimave të torturës, diskriminimit dhe mbrojtjen me rastin e shkeljës të së drejtës në pronë.

Krimët e pandriqyara të cilit ngarkojnë

Fondi ka mbledhur, për më shumë vrasje dhe rëmbime të pandriquara nga kjo periudhë, të dhënat si vijon.

Vrasja e drejtorit të shkollës fillore në Muhovc

Drejtori i shkollës fillore “Migjeni”, në Muhovc, Xhemajl Mustafa (1947), është vrarë në rrugën Orogjevc- Muhovc, në komunën e Bujanocit, 17.januara të vitit 2000 rreth orës 07. të mengjezit. Xhemajli ka qenë nënkryetar i SPS-it për Bujanoc. Sipas burimeve të press qendrës në Bujanoc, ai është vrarë në sulm teroristë. Në komunikat të MPB qendron se Mustafën e kanë vrarë “teroristët Shqipëtar” dhe se në trup të tijë janë gjetur 48 plagë nga armët e zjarit. Kryesit e veprës nuk janë gjetur.

Vrasja e vëllazërve Saqipi

Vëllazërit Shaip (1967) dhe Isa (1964) Saqipi janë të vrarë në dalje të fshatit Dobrosin, komuna e Bujanocit me 26. janar të vitit 2000. Babai i tyre Saqip Saqipi, e a ka përshkruar ngjarjen hulumtuesit të FDH kështu:

Atë ditë ka qenë borë e madhe. Së bashku me djemë jamë nisë atë ditë në mal për të marrë dru. Duke marrë parasyshë se punoi në ekonomi pyjore, jemi ndarë në dalje të fshatit. Ata kanë vazhduar drejtë me traktor, gjatë rrugës e cila shpie për në Luçan. Në këmbë kanë patur qizme dhe me veti sharrën motorike. Unë kamë shkuar në të djathtë. Pas sa kohe ndigjova të shtënë nga drejtimi i kufirit me Kosovë, dhe pak më vonë edhe të shtënat të cilat u ndëgjuan nga drejtimi në të cilin ishin Isai dhe Shaipi thanë se po shkon. U nisa në atë drejtim, por në nji çast i pashë 7-8 policë të cilët vinin nga ai drejtim. Kjo më frikësoi, dhe në mënyrë të padukshme, që të mos më vërejn, shkova në shtëpi, e cila gjindët në hyrje të fshatit. E thirra së pari, kryetarin e KK Bujanoc, z-ri Stojança Arsiqin, më të cilin kamë raporte të mira. I tregova se çka ndëgjova dhe pashë, dhe se djemtë e mi janë atje dhe se frigohëm për ta. Pastaj e ftova dhe SPB-në në Bujanoc. Kujdëstarin i cili mu lajmërua, pasi morri vesh për çka bëhët fjalë, tha :

“ Dhe duhët të gjithëve me ju vra”.

Trypat e djemve të vetë, me numër të madhë të plagëve tejshpuese me armë zjarri, Saqipi i kan gjetur të hedhur mbi kupën e traktorit në mal afër rrugës Luçanë- Dobrosin, Gumat në traktorë kanë qenë të shpërthyera. Adem Rashiti kryetar i bashkësisë Lokale Dobrosin, ka thënë se policët kanë biseduar atë ditë me të për borxhet e rrymës, dhe se kanë kërkuar që të gjithë banorët ti kryejnë borxhet e veta. Kur u ndëgjua e shtënë nga drejtimi i Kosovës, policët u kthyen prapa ka Bujanoci.

Sipas të dhënave të trupit Koordinues, vëllazërit Saqipi janë “ qytetarë të cilit kanë pësuar nga sulmët teroriste “ 26. janar të vitit 2000:

“ më 26.01.të vitit 2000 rreth orës 13.15 në fshatin Dobrosin, komuna Bujanoc, terroristët shqipëtar e kryen sulmin me pushkomitraleza, snajper dhe me armë tjera automatike në patrollën e policiosë. Polici Zharko Guberiniq (1969) është lënduar lehtë.”

Në varrim të vëllazërve të vrarë, i cili është mbajtur katër ditë më vonë, për herë të parë janë paraqitur publikishtë pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje

FDH konsideron se, në bazë të komunikatës së trupit Koordinues, mund të konkludohët se është e njohur patrolla e policisë e cila ka qenë në rajonin e Dobrosinit me 26.janar, është e nevojshme që të mbyllën hetimet për këtë rast dhe të denohën kryersit.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Nebih Nuhiut

Pronari i pumpës së benzint “ Neza petroll”, në Preshevë Nebih Nuhiu është rembyer me 2 shkurt të vitit 2000. Dy orë pas rrëmbimit për herë të fundit i është lajmëruar familës. Qe atëherë për të asgjë nuk dihët. Rrëmbyesit kanë kontaktuar më familje disa herë dhe kanë kërkuar para. Me ta ka biseduar vajza Flora Nuhiu (1977), e cila të gjitha bisedat i ka inçizuar në audio kasetë. Ja deklerata e saj e dhënë FDH :

“Rreth orës 14 në pompën tanë janë parku dy vetyra- mercedes i bardhë me targa të Vranjës dhe audi ngjyrë dylli (oker). Nga ai dolën katër të rinjë. Të gjithë flisninë sërbishtë, mosha e tyre ishte prej 20 deri në 30 vjeq, dhe korpulent. Njëri prej tyrë i cili ishtë i nënqethur krejtësishtë shkurt, ka thënë se ata janë nga Mali i Zi dhe ka pyetur se ku është Nebiu. Pasi babai i jonë nuk ka qenë aty, ai ka thonë se do të kthehët më vonë pasi i duhën goma për vetur. I dyti ka biseduar me kusheririn tonë i cili punon në pompë, dhe i cili më vonë ju dërgoi parat e kërkuara, aty ishtë edhë vëllau i im më i ri. Ata pastaj kanë shkuar në drejtim të Preshevës.

Rreth orës 17 ata janë kthyer. Babai imë atëherë ishte aty dhe ata kanë kërkuar nga ai goma për veturë. Pasi ai ju tregoj ato , e pyeten a i ka vetem këto të cilat janë të eksponuara, e pasi tha se ka ende në bodrum ata kërkuan që ti shohin ato. Njëri prej tyre ka mbetur para dyerve derisa tre të tjerë zbritën me babain timë në bodrum. Pas disa minutash, ata së bashku me babain timë u nisën në drejtim të veturës. Babai im heshtë, dhe pasi u ulë në veturë një këmb e mbajti jashtë duke mos lejuar që të mbyllën dyert.

Njëri nga rrëmbyesit bertiti: “ Po shkojm në SPB, në Bujanoc, do ta kthejm”. Në këto fjalë babai imë duke heshtur e luajti kokën. Të dy veturat shkuan në drejtim të Bujanocit. Kjo ishte hera e fundit prej qe e kemi pa. “

Familja e ka paraqitur rastin në polici. Gjysmë ore pas rrëmbimit, rrëmbyesit kërkuan nga familja e Nuhiut që në afat sa më të shkurt të dërgoin 110.000 marka gjermane ( rreth 55.000 euro), duke u kërcnuar se në të kundërtën do të vrasin Nebiun. Familja arriti që ti mbledhë reth 75.000 marka gjermane ( rreth 32.000 euro) Rrëmbyesit kërkuan që një punëtor nga pompa të nisët ka Vranja, dukë cekur se më vonë do të lajmërohët se ky do të bëhet pranim dorëzimi.

“ Jamë nisur me veturë sipas udhëzimeve të cilat i ka pranuar Flora. Me veti e morra edhe telefonin celular dhe të hollat. Kamë drejtuar shumë ngadale, dhe i hetova inspektorët e SPB-së të Preshevës të cilët më kanë përcjellur tërë kohën. Diku pas Bujanocit më ka ndalur policia e komunikacionit, supozoi pasi e kamë drejtuar veturën ngadalë. Inspektorët nga vetura pas meje, kanë dalur dhe i kanë treguar që të më lëshoin. Pastaj, askush më nuk më ka përcjellur. Para Vladiqin Hanit Flora më ka lajmëruar që të ndalëm, sepse rrembuesit ashtu kanë kërkuar. Në atë momentë e pashë një njeri, njërin nga rrëmbyesit, i cili ka dalur në rrugë. E ndala veturën, e ai i morri parat dhe telefonin celular, dhe më urdhëroi të kthehëm menjihër prapa .“

Kur kanë thënë udhëzime, rrëmbyesit kanë pyetur pse e ka përcjellur policija veturën. Dy orë pas rrëmbimit, Nebih Nuhiu i është lajmëruar familjes për herë të fundit. Ai tha që është mirë, dhe se gjindët në motelin Predejane dhe që do të kthehët në shtëpi me autostop. Por nuk është kthyer.

Pas dy ditë, në orrët e vona, familjen Nuhiu e kanë vizituar inspektorët e SPB-së të Vrajës, Voja dhe Vujica N. dhe i kanë siguruar që rasti do të zgjidhët për disa ditë. Pohuan se ata janë të vetmit të cilit mund të ndihmoin dhe kanë kërkuar që në lidhje më rrëmbim të mos e kontaktojnë askënd. Secilën herë, kur iu është lajmërur dikush nga familja Nuhiu, inspektorët në fjalë, janë përgjigjur që është e nevojshme që të kanë durim edhe një kohë.

Një jave më vonë, rrëmbyesit janë lajmëruar për herë të fundit dhe i kanë kërkuar edhe 100.000 marka gjermane, ( reth 50.000 euro). Kur familja kërkoi që ta ndëgjoj Nebihun, rrëmbyesi tha së kjo nuk është e mundur, pasi ai gjindët në Malë të Zi.

Familja e të rrëmbyerit Nebih Nuhiu, disa herë i është drejtuar SPB-së dhe shefit të trypit Koordinusë në Bujanoc, por nuk patë suksesë. Pasi i është drejtuar Këshilli për drejta të njeriut në Bujanoc, MPB-e e Serbisë e dërgoi një shkresë me 19. shkurt të vitit 2001 familjes Nuhiu në të cilën gjindët : “ që në bazë të dhënave të grumbulluara dhe informatave, është e konstatur se pjestarët e policisë e kanë ngritur padinë penale kundër NN kryesit të veprës penale rrëmbim nga neni 64 LP i RS e cila është dërguar Prokurorisë Publike të Qarkut në Vrajë. “ Në raport i cili është i dërguar së bashku më këtë shkresë cekët që “ pjestarët e SPB-e në Vrajë edhe më tutje ndërmarinë masa dhe veprime intenzive operativo taktike me qellim të gjetjës së Nebihë Nuhiut dhe kryesëve të veprës penale”.

Një nga inspektorët e SPB-së Vrajë, i cili ka ardhur tek familja Nuhiu, Vojislav Stankoviq, është arestuar në prill të vitit 2001 dhe i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh për shkak të dyshimit të bazuar që e ka keqperdor pozitën “ ashtu që disa herë i ka përvetsuar në mënyrë të paligjshme parat, deri më tani të përcaktuar në vlerë më të madhe se 1.700.000 dinar, e në dëm të Nuhiut... Zdravkoviqi ka thënë se gjatë javës së ardhshme duhët pritur ndryshime të reja dhe arestime në polici në Vrajë. “ Këshilli për drejta të njeriut kuptoi që Stankoviqi është lëshuar nga paraburgimi, dhe se nuk është ngritur procedura.

Për shkak veprës penale mashtrim, më 11.maj të vitit 2001janë arestuar ndihmës i komandirit të SPB-së në Jagodinë Ranko Deniq dhe Branislav Nikoliq nga Krushevci, e bashkëfajtori i tretë Slavisha Zdravkoviq, gjithashtu punëtor në SPB, është arratisur. “ Ata e bënë që familja Nuhiu të mashtrohët , duke i premtuar rrejshëm që Nebiun e rrembyer do ta gjejin dhe do ta kthejnë në familje pas kompenzimit prej 160.000 markave gjermane “ Të arestuarit nuk kanë patur lidhje me rrembimin e Nebih Nuhiut.

Kryetari i trupit Koordinusë Nebojsha Çoviq ka deklaruar që njëri nga pjesmarësit kyç të këtij rrëmbimi është i paarritëshëm për pushtetin Jugosllav dhe se gjindët në Gjermani. Pas grumbullimit të disa mijra qytetarve të Preshevës në dyvjetorin e zhdukjës së Nebih Nuhiut Çoviqi përseri premtoj ndrqimin e këtij rrëmbimi.

Vrasja e Ejup Hasanit

Ejup Hasanit (1944) nga fshati Letovic i komunës së Bujanocit është vrarë me armë zjarri me 12. shkurt të vitit 2000. Sipas raportit të Këshillit për drejta të njeriut në Bujanoc për vitin 2000, atë e kanë vrarë sulmuesit e maskuar, të cilët e kanë nxerr nga shtëpia dhe rreth 20 m më larg shtëpis së vetë. Pres qendra në Bujanocë ka shpallur se Hasani ka vdekur nga një sulmë terrorist ( Emri i cilit është cekur si Ejup Asanoviq)

Incident i armatosur në Konçul Këshilli për drejta të njeriut nga Bujanoci ka shënuar që civili shqipëtar Fatmir Ibishi dhe polici Slavisha Dimitrijeviq kanë vdekur në incident të rëndë të armatosur i cili ka ndodhur me 26.shkurt të vitit 2000 në pyll afër rrugës Luçanë – Dobrosin, në hyrje të fshatiti Konçul në rrugën magjistrale Bujanocë – Gjilan. Për ndryshe nga kjo, MPB ka deklaruar që “ eksremistët shqipëtar i kanë vënë disa prita dhe kanë kryer sulm të armatosur ndaj katër policëve të cilit kanë qenë në veturë zyrtare. Me atë rast, ka vdekur polici Slavisha Dimitrijeviq (1968) dhe Dragan Filipoviq (1965). Dy policë tjerë janë plagosurë rëndë, përkatsisht lehtë”MPB nuk tregoi asgjë për shqipëtarin e vrarë.

Vrasja e Bahri Musliut dhe Destan Adilit

Bahri Musliu (1961 ) nga Vërbani i Bujanocit, është gjetur i vdekur me 13. mars të vitit 2000 në afërsi të fshatit serb Levosojë të komunës së Bujanocit. MPB më rastin e vrasjës kumtoi “ është gjetur trupi i Bahri Musliut të cilin e vranë terroristët shqipëtar me armë zjarri në afërsi të fshatit Levosojë".

Destan Adili (1964 ), nga Tërnoci i Madhë, është gjetur i vdekur më 13. prill të vitit 2000 në rrugë Ternoc i Madhë – Breznicë. Familja tregon se është kthyer nga rruga ( është marrë me tregti). Pasi familja kërkoi që të bëhen hetimet, prokuroria publike e Qarkut në Vrajë e informoi familjen Adili që “ pas grumbullimit të informatave të nevojshme e mori vendimin qe mos të ngritët procedura penale”. Familja në të njejtën kohë është e informuar për mundësinë ngritjës së procedurës kundëer kryesit të njohur të veprës penale të vrasjës. “

Zhdukja e serbëve të vetëm nga Tërnovci i Vogël

Banorët e vetëm serbë nga fshasti Tërnoci i Vogël , Vlada (1920), dhe Persa (1945) Miletiq janë zhdukur më 21 qershor të vitit 2000. Në shtëpi të tyre u gjetën gërzhojat e plumbave dhe shenjat e gjakut. Fati i tyre nuk është ndriqua.

Nga frika nga hakmarrja e policisë serbe, të gjithë banorët e këtij fshati të njejtën ditë, rreth 550 prej tyre, i lëshuan shtëpitë e tyre dhe shkuan në Kosovë. Tri ditë më von pasi disa banorë u kthyen që nga shtëpitë e tyre të marrin gjërat e tyre, policët me dhunë të panevojshme kanë arrestuar Avni Jakupin, Sejdi Jakupin, Nexhmedin Sopin, Shemsi Salihun dhe Halim Berishën.

“Disa prej nesh në mëngjes më 24 qershor jemi kthyr nepër shtëpi, kryeshisht për t’i marrë gjërat e vlefshme, arin dhe të hollat sepse në Kosovë kemi shkuar zyrtarisht pa marrë asgjë. Secili prej nesh shkuam nëpër shtëpi. Jemi përpjekur që mos të vrehemi sepse jemi friguar që policia do të na maltretojë. Diku rreth orës 10 në shtëpinë time ka hyrë një grup prej 10 policëve. Më kanë pyetur kush i ka vrarë Vladën dhe Persën dhe duke mos pritur përgjigjen filluan të më rrahin me grushta, këmbë dhe kundak tëpushkës Pastaj kemi dalur jashtë dhe më drejtuan kah bregu i afërt. Kam parë se i kanë nxënë edhe disa prej nesh ata kishim ardhur dhe po e kontrollonim fshatin duke u përpjekur që të gjejnë edhe dike. Me xhip më bartën deri në stacionin e policisë ne Bujanoc, ku unë dhe të arrestuarit e tjerë jemi marrë në pyetje tërë natën. Ndaj meje nuk kan aplikuar dhunë. Të gjithë përveç Halim Berishës, i cili u transferua në burgun e Nishit, jemi liruar ditën e ardhshme rreth orës 11, kur shkuam për në Gjilan. Disa prej nesh tani janë kthyer, por shumë prej tyre ende frigohen”

Sipas dekleratave të dëshmitarëve, të dhëna Këshillit për të drejtat e njeriut në Bujanoc, të arestuarit janë liruar duke ju falenderuar dekleratës të njerës nga vajzat e të zhdukurit Vlada Miletiq. Ajo ka thënë policisë se “Nuk beson se babain dhe motrën e saj i kanë vrarë shqiptarët nga Trnovci i Madh sepse ata kësaj familjeje i kanë ndihmuar gjithmonë”.

Vrasja e Ridvan Qazimit

Ridvan Qazimi (1964), i njohur si komandant Leshi ishte një nga udhëheqësit e UÇPMB-së, i inkuadruar në mënyrë direkte në bisedimet me përfaqësuesit e Qeverisë në fillim të vitit 200l. Vrasja e tij më 24 maj 200l ende nuk është ndriçuar. Sipas të dhënave qe i kemi në dispozicion, ai është vrarë me të shtëna nga snajperi në vendin Guri i Gjat mbi fshatin Lluçan, kur arriti në këtë vend me tre bashkëluftëtarët e tij. Xhipi i tij është gjetur i shoshitur me 20 të shtëna. Sipas pohimeve të kryetarit të organit Koordinues Nebojsha Qoviq, Qazimi humbi jetën “në shkëmbim klasik të zjarrit”, derisa zëdhënësi i qendres për informim të Qeveris vlerësoi se me këtë rast “fjala është për qërim hesapesh ndermjet ekstremistëve shqipëtarë në Tërnoc të Madh. Jonuz Musliu, kryetar i këshillit politik të UÇPMB-së ka deklaruar se Qazimin “e kanë vrarë snajperistët serb në prani të shefit të zyrës së Natos për Jugosllavi, Shon Saliven”. KFOR-i i ka demantuar këto të thëna.



< 2
faqe
- 3 -

4 >