Konceptet dhe simbolet e logjikës matematike
Appearance
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
|
Shkalla UNI |
Konceptet dhe simbolet e logjikës matematike Gjykimet Bashkësitë |
Logjika matematike, degë e re dhe e rëndësishme e matematikës bashkëkohore, lindi kah mesi i shekullit XIX[1]. Ajo pati ndikim të veçantë në zhvillimin e një sërë lëmenjve të rinj të matematikës bashkëkohore dhe njëherit kontribuoi në përsosjen dhe begatimin e gjuhës simbolike [2] dhe në zgjerimin e zbatimeve të matematikës në tërësi.
- ↑ Themeluesi i logjikës matematike konsiderohet matematikani i shquar anglet George Boole (1815-1864).
- ↑ Në matematikë konstantet, variablat (ndryshoret), relacionet, dhe veprimet (operacionet)e ndryshme shënohen me shenja, shifra dhe germa të ndryshme dhe quhen simbole. Simbolet e konstanteve dhe variablave si dhe simbolet që merren nga ato me anë të veprimeve të përkufizuara quhen shprehje matematike. Çdo lidhje e dy shprehjeve matematike të llojit të njëjtë me relacione quhet formulë matematike. Përkufizimin e relacionit binar dhe të veprimit binar e japim në pikën 3, përkatësisht 5.