Tokajon/Njeri e kufi/5
Njeri e kufi
- Përse kufi ?
Sa "gat" është Amerika e veriut dhe e mesme?[redakto]
Si e mori emrin Amerika?[redakto]
Në përgjithësi pranohet se Amerika Veriore dhe Jugore u emëruan sipas eksploruesit Italian Amerigo Vespucci nga kartografi Gjerman Martin Waldseemüller. Vespucci, i cili kishte eksploruar Amerikën Jugore mes viteve 1497 dhe 1502, ishte Evropiani i parë që sugjeroi se Amerikat nuk ishin Inditë (grupe ishujsh në Azi), por një tokë tjetër e panjohur më parë pë Evropianët. Më 1507, Waldseemüller prodhoi një hartë të botës, në të cilën ai vendosi fjalën "America" në kontinentin e Amerikës Jugore, në mes të Brazilit të sotëm. Ai shpjegoi logjikën për këtë emër në librin e tij Cosmographiae Introductio, ab Americo inventore ... quasi Americi terram sive Americam (nga zbuluesi Americus ... si të ishte toka e Americusit, pra Amerika). Për Waldseemüllerin, askush nuk duhet të kundërshtoj emërimin e tokës sipas zbuluesit. Ai përdori verzioni e Latinizuar të emrit të Vespuccit (Americus Vespucius), por në formën femërore "America", duke ndjekur shembujt "Europa" dhe "Azia". Më vonë, kur kartografë të tjerë vizatuan Amerikën Veriore, ata shtuan emrin arigjinal gjithashtu: më 1538, Gerard Mercator përdori emrin America për të gjithë hemisferën perëndimore në hartën e tij të botës. |
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të | |