Jump to content

Tokajon/Njeri e kufi/2

Nga Wikibooks
Tokajon

Njeri e kufi
      Përse kufi ?
A është më e madhja Azia?
[redakto]
        Azia është kontinenti më i madh i planetit tonë. Sipërfaqja që zë ky kontinent, në matematikë i bije 44 milion kilometra katrorë. Me marrë Amerikën, veriun dhe jugun e saj, apo me i paramendua katër Evropa, e krijojmë një madhësi krahasuese për vete. Vija e buzës së tokës të këtij kontinentit përgjatë detit, është ma e gjatë sa tri vija të ekuatorit - anë e përreth tokës. Në matematikë i bije 130 000 kilometra.
Ku e ka kulmin Azia?
[redakto]
        Pika e kulmit të Azisë është edhe pika më e lartë e planetit. Por edhe pika më e thellë e themelit të planetit është pika më e thellë e Azisë. Mont Everesti (8848m), është pika më e lartë dhe pika më e ulët është diku në gjirin e Deti Vdekur afër lindjes së afërt - 400 metra. Dallimi i këtyre dy pikave është 9200 metra.
Cilët lumenj aziatik kanë thelluar shtratin e tyre më shumë?
[redakto]
        Pikat më të thella të shtratit të tyre, kanë lumi Indus, lumi Brahmaputra dhe lumi Ganges, që gjarpërojnë në Pakistan dhe Indi. Shtrati i këtyre lumenjve, vende-vende arrin deri në kilometrin e pestë të nëntokës.
A ka përnjëmend aq shumë banor Azia, a?
[redakto]
        Po. Kina dhe India, këtu nuk bënë të harrohet Indonezia, nga shumë këndvështrime, për ne janë gjigante. Është e vërtet se banorët që jetojë në një të treten e dheut të tokës sonë, përbëjnë dy të tretat e njerëzimit. Në kontinentin e vjetër jetojnë diku më shumë se 3 miliard njerëz.
Po në cilin shtet fliten më së shumti gjuhë?
[redakto]
        Shumica e shteteve në Azi nuk janë shtete të një kombi. Kufiri i shumicës së tyre nuk është i krijuar nga natyra por nga njeriu - njeriu lakmon të sundojë. Në kufi të shteteve aziatike, rol të madh kanë luajtur evropianët nëpërmjet tregtisë-detare dhe arabët nëpërmjet fesë-tokësore. Kjo ka shkaktuar që në shumë shtete si gjuhë zyrtare të fliten gjuhët evropiane, në objekte fetare arabishtja ndërsa popujt në rrethin e tyre të flasin gjuhet e tyre natyrore - nga vullneti i të madhit Zot. Shembull më i mirë i një përzierje të tillë është India. Aty, zyrtarisht janë të regjistruara 14 gjuhë kryesore, 160 gjuhë të vogla dhe diku 700 dialekte. Gjuhë zyrtare është gjuha Hindu dhe shumë banorë të Indisë flasin anglishten si të ishte gjuhë e nënës së tyre.
Kam lexuar për "Khyberpas"
[redakto]
        Khyberqafa është një vendkalim i bjeshkës - qafë mali. Ka një gjatësi prej diku 40 kilometra dhe nëpërmjet saj lidhet Kabuli në Afganistan me ‘’Peshavarën’’ në Pakistan. Kjo qafë për shumë sundues e popuj ishte porta për në Indi.
Rruga e mëndafshit është e mëndafshtë?
[redakto]
        Nuk e besojë sepse kjo rrugë që në kohërat e vjetra ishte rrugë e njohur për karvanët dhe shtrihej anë e përtej Azisë. Udha nëpër këtë rrugë nuk ka qenë gjithnjë e mëndafshtë - ka ndodhur që tregtarët të vriten gjatë udhëtimit të tyre me kuaj që para 2000 viteve. Këta tregtarë nëpërmjet kësaj rruge, nga Kina e moçme sillnin në perëndim, mallra si mëndshin, biberna apo gjëra të mangëta e të çmueshme. Rruga gjarpëronte nëpër bjeshkë e male të ashpra, nëpër shkretëtira, deri në Indi e Evropë. Një karvani tregtar nga Kina i nevojiteshin 6 deri në tetë vite që të arrinte tek ne. Pasi që nga kjo rrugë vinin më shpesh karvanët me mëndafsh ky emër i mbeti edhe pas kultivimit të mëndafshit në Evropën e shekullit të VI-të.
Ku ndodhet malet më të larta të Indisë?
[redakto]
        Në veri të saj. Aty qëndrojnë malet më të lata të planetit, maja e njohur e të cilave ndodhet në Nepal - Monte Everesti. Maja më e lartë në Indi është një maje e bjeshkëve të Himalajës. Ajo quhet Nanda Devi dhe ngritët lartë në 7817 metërsh.
Çfarë moshe arrijnë njerëzit në Azi, po mendoj mesataren?
[redakto]
        Njerëzit gjatë jetës së tyre në tokë gjallërojë për periudha të ndryshme kohore - varësisht nga rrethanat. Disa vdesin të rijnë disa pleq - edhe mbi 100 vjet. Mesi i kohës së gjallërimit të njerëzve veç e veç brenda një hapësire nga gjeografët thirret mesatarja e jetës apo jeta mesatare. Sipas këtij sortimi, mesatarja e Japonisë është 77 vjet - më e lartë se e evropianëve dhe amerikanëve. Në disa shtete të vobekta të Azisë kjo mesatare shkon më së shumti 45 deri 50 vjet.
Çka është Japonia?
[redakto]
        Është vend, shtet, siujdhesë e përbërë nga ujdhesat etj. Sipërfaqja e saj krijohet nga një zinxhir i ujdhesave që kapë një gjatësi në formë harku prej 1900 kilometrave. Ujdhesat me sipërfaqe më të mëdha janë Honshu - Tokio kryeqytet, Hokaido, Shikoku dhe Kyushu. Anash këtyre ndodhen diku 3000 ujdhesa të vogla.
Po, "Fuxhima" çka është?
[redakto]
        Fuxhima apo Fuxhijama është bjeshka më e njohur në Japoni. Në këtë bjeshkë ndodhet vullkani më i popullarizuar prej 160 vullkaneve japoneze. Fuxhijama arrin lartësinë 3776 metra dhe është lartësia më e madhe e tokës në Japoni. Shpërthimi i fundit i këtij vullkani ishte më 1707. Për japonezët është si Tomori për ne - i shenjtë.
Kam dëgjuar në oferta turistike fjalën "Maledive"?
[redakto]
        Janë një grup i ujdhesave të rrafshëta korale në oqeanin Indian. Banorët e tyre janë mbledhur dhe kanë formuar një shtet të quajtur Republika e Malediveve dhe si kryeqytet kanë zgjedhur qytetin Male. Ky grup ka diku 200 ujdhesa të mëdha sa që në to të mund të jetojnë njerëzit.
E po, kjo fjala "Angok Wat" ka lidhje me poçe elektrik?
[redakto]
        Jo, hiq. Me këtë shkruhet në disa gjuhë evropiane emri i një rrjeti tempujsh apo mbeturave të tyre në Kamboxh. Merret si objekti më i madh i ndërtuar për besimtarët në botë. Në shekullin e XII, një popull nga juglindja e Azisë, i quajtur Këmer e kishte ndërtuar këtë rrjetë të tempujve në shenjë Zotit hinduist. Më vonë, besimtarët budist e zgjeruan këtë rrjetë me tempujt e ndërtuar. Në shekullin e XVI u hoq dorë nga këta tempuj duke i lënë pasdore. Nën mëshirën e kohës mbet bati mbi ndërtesat e ndërtuara nga guri dhe pluhuri i drurëve të tempujve të ndërtuara nga dërrasat. Në vitet gjashtëdhjeta të shekullit XIX, një francezë e bëri të njohur për evropianët gjetjen e tij.
A ka raketa në Siberi?
[redakto]
        Jo vëlla, unë nuk ke di. Por e di që Siberia ndodhet në lindje të vargmalit të ashpër e të pakalueshëm Ural. Është fjala për një sipërfaqe prej 14 milion kilometra katrorë e që shtrihet deri në oqeanin paqësorë. Këtë sipërfaqe e kanë shpall të vetën rustë dhe tani merret si e tyre. Është sipërfaqe me pyje e lumenj të pafund dhe me rrafshe të ngrira po ashtu të pafund. Një ndër hapësirat më të ftohta të banuara të tokës. Në dimër bien temperaturat deri në nën 67 gradë celsius dhe sipas kërkimeve të mija në anë të ndryshme të saj ka fshatra me nga një-dy shpijë të popujve vendas. Në disa vendbanime pakë më të mëdha kanë rusët kanë ndërtuar ndonjë ndërtesë e cila paraqet sistemin shtetëror të Rusisë por që në fakt shërben si qendër këmbimi në mes të shtetit dhe vendasve. Përgjatë buzës së ngrirë të tokës, rusët kanë hapur disa porte detare të vogla të cilat në kohët e fundit kanë filluar këmbimin e mallrave. Në anën karshi Japonisë dhe Kinës shkëmbimi i mallrave ka arrit në atë shkallë sa që prapa portave detare janë ndërtuar qytete të mirëfillta dhe tërheqëse për banorët rus nga Ukraina.
Kontinenti më i madh, lumi më i gjatë?
[redakto]
        Jo, kjo nuk vlen. Lumi më i gjatë në Azi është një lumë në Kinë i quajtur Çangçiang. Ky lumë pas kilometrit të 6380-të gryksonë në veri të Shangait në detin jugorë kinezë. Mos të nënçmojmë Nilin.
Ku është qendra e fesë?
[redakto]
        Afër Nilit. Me metra të sodit larg tij në Jerusalem. Ky qytet për shumë besimtarë është qytet i Zotit në tokë - qytet i shenjtë për jahuditë, të krishterët dhe myslimanët. Deri në vitin 1967 ishte i ndarë në mes shtetit të ri Izraelit dhe mbretërisë së Jordanisë. Nga kjo kohë e deri më tani qeveriset nga Izraeli. Për jahudit, Jerusalemi është kryeqyteti i vjetër i mbretërisë së Salamonit ku kishte ndritur tempullin. Për të krishterët është qyteti i shenjt ku Jezu Krishti ishte kryqëzuar. Dhe sipas besimtarëve mysliman nga një kodër e Jerusalemit, Muhameti ka marrë udhën për në qiell dhe mbi atë kodër sot gjendet një ndërtesë e shenjtë.
Cili lumë quhet "djepi i civilizimit"?
[redakto]
        Nëse për kulturë marrim gjallërimin e përbashkët të më shumë kopeve-grupeve të njerëzve dhe ndërtimet e mësimet e përbashkëta të tyre atëherë kulturat e tilla duhet kërkuar rreth vendtakimit të grupeve të njerëzve - buzë tokës, lumenj, liqe e det. Kulmi i vendtakimeve të tilla në Azi ka filluar që moti - në anën e errët të historisë që dimë ne. Këtu për historianët dallohet çerek hëna - sipërfaqe e tokës që ka këtë formë. Lumenjtë Eufrat dhe Tigrit të mesit të botës - Mezopotanis, ishin pikënisje e përhapjes së kulmit të shumuesëve - Sumerëve dhe baballarëve të tyre - Babilionëve. Një kulm tjetër, strehë e gjallërisë së më shumë njerëzve ishte edhe në Indi pranë një lumi në Pakistanin e sotëm.
Çka është "Kalimanta" e çka është "Borneo"?
[redakto]
        Është e njëjta ujdhesë aziate që zë një sipërfaqe prej 736 000 kilometrave katrorë. Sipërfaqe që ndahet në mes të tri shteteve Malajzisë, Indonezisë dhe Bruneit. Në këtë ujdhesë ka shumë male dhe pyje të dendura që nga industria e drurit janë rralluar dukshëm.
Kontinenti më i madh, kontinenti më i pasur?
[redakto]
        Për nga pasurit natyrore, po. Ky ligj natyrorë këtu vlen. Mirëpo pasuria e një shteti varret nga këndvështrimi i njeriut. Kështu për shembull shikuar për nga të ardhurat materiale për kokë banori ky ligj nuk vlen. Nga ky këndvështrim shikohet pasuria e përgjithshme e shtetit e shpërndarë për banorë në përmasa të njëjta. Sipas këtij krahasimi shtetet nxjerrëse të naftës e kanë hundën përpara.
A bënë një shtet dy kontinente?
[redakto]
        Po, bënë. Turqija është një shtet i njohur për këtë jo vetëm nga ana gjeografike por edhe më gjërë. Është qyteti i saj që shtrihet në dy kontinente. Është ura e Bosforit që lidhë dy kontinente - nga evropianët perendimor thirret Porta e Azisë, nga ne Porta Jonë për aziatët. Ky qytet gjat ëjetës së tij është njohur nën tre emra. Themeluesi e quajti Bizant, romakët në vitin 330 Konstatinopole dhe osmanët në vitin 1453 Istambul. Mbi zona konstant në stom të ballit.
Si thirret toka e ujdhesës së shkretë?
[redakto]
        Në gjirin e gjirit persë gjendet një ujdhesë. Aty bie shumë pakë shiu dhe gjatë tërë vitit nuk mund të shihet re me sy. Edhe pse është kështu, është shtet, është shtet i zinxhinëve të nivelit botërorë. Si e ka emrin nuk e di.
Çka është "Azia veç e veç"?
[redakto]
        Azia veç e veç është veç e imagjinuar. Sipas ati projekti të imagjinuar, lexuesit e këtij libri që kanë aftësinë e filtrimit të fjalëve nga biseda e lirë dhe gjeografët mblidhen, bisedojnë dhe në frymën e krijuar përmbledhin mësimet për Azinë dhe shtete e Azisë veç e veç. Si zakonisht projektet fillojnë nga bisedat e lira. Në këto biseda hidhen kornizat e bisedës që e formojnë projektin, shkruhen të dhënat e dala na bisedat dhe pastaj vije deri tek lufta shkencore-popullore e përkufizimit të fjalëve nga bisedat dhe krijimit të skeletit.


Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të



Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të