Tokajon/Fjalorthi
IP
[redakto]EJA ME NE. Zgjidh për bised Hipi Zhdripin ose Planetin - shkrimet tua duhet të tërhiqen, përndryshe shëndrrohet në forum të zakonshëm "fjala mujtas" e jo në forum "fjala plotësuese".
Ekspert gjeografi
Çka d.m.th ... | Ekspert gjeografi | Vizualizime dhe shënime |
---|---|---|
moti kur kemi ciklon A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | ||
Ablacioni | Ablacioni është proces i zvogëlimit të masës së akullnajës ose shtresës së borës, kryesisht të pjesës sipërfaqësore për shkak të shkrirjes, avullimit ( sublimacionit), shembjes dhe rrëshqitjes së ortekëve të borës ose shkëputjes së brigjeve të akullit (ajsbergëve) nga akullnajat. | |
Abrazioni | Abrazioni (gërryerja, bartja nëpërmjet fërkimit) është procesi dhe dukuria e veprimit të valëve të ujit të detit dhe të liqeneve në bregun e tyre. | |
Acar | mot acar-mot shum i ftohtë dhe i thatë | |
Afërdita | Afërdita (trup qiellor: “ylli i Mëngjesit”: Venera, Venusi – planet i dytë me radhë, pas Merkurit në sistemin tonë diellor)-renditja sipas afërsisë së diellit). | |
Agimi | koha kur nis të zbardhë dita; drita e parë e mëngjesit para se të dalë dielli. Agim i ftohtë. Agim i kuqërremtë. Drita e agimit. Në agim. Para agimit. Zbardhi (shkrepi) agimi. | |
Agushia | Agushia (ajër i mbyllët i nxehtë: zabullinë). | |
Ahullimi | Ahullimi quhet ehoja e zbarkimeve elektrike në atmosferë: bubullima. | |
Ajër i amullt | Ajër i amullt (ajër i qëndrueshëm i palëvizshëm). | |
Akullaci | Akullaci ( rrasë akulli). | |
Akull i vdekur | Akull i vdekur (akull që nuk shkrihet). | |
Akullnajë deti | Akullnajë deti quhen blloqet e stërmëdha akulli të shkëputura nga akullnajat polare që pluskojnë në sipërfaqen e oqeaneve dhe deteve të të dy hemisferave të Tokës në gjerësitë e mëdha gjeografike. Paraqesin rrezik të madh për lundrim detar në këto vise, madje edhe në ato që ndodhen afër ekuatorit). | |
Albedo | Albedo- quhet ajo pjesë errezatimit diellor që reflektohrt prej sipërfaqes tokësore dhe uore. | |
Alfred Wegener | Alfred Wegener klimatolog gjermane dhe gjeofizikant i cili, në 1915,ka botuar versionin e zgjeruar të librit të tij 1912 Origjina e kontinenteve . Kjo punë ishte një nga të parat që sugjerojnë domethënie kontinentale dhe pllakat tektonike. | |
Al-Aziziya | Temperaturat më të larta në botë të shënuara ndonjiher janë arritur në Al-Azizi në Libi 53 gradë C. | |
Alpet Shqiptare | Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna ) janë vazhdimësi e Maleve Dinarite shtrihen në Perendim të Kosovës | |
Anamorava | Anamorava përbëhet prej pjesës së luginës dhe skajeve malore të maleve të Karadakut në të djathtë dhe maleve të Zhegocit e Koznikut në të majtë. Anamorava përbëhet prej fushës së Vitisë, të Gjilanit dhe të Dardanës (Kamenicës) me nji sipërfaqe rreth 650km katrorë, me nji gjatësi mbi 40 km dhe gjerësi mbi 16 km, me fund të lartë 500 m dhe anët e larta deri 1000 m. | |
Anadeti | Anadeti - (bregdeti). | |
Anamalasi | Anamalasi - banor i viseve malore, banor i Anës së Malit. | |
Ana e Malit | Ana e Malit - vis në Mal të Zi në kufi me Shqipërinë – afër Ulqinit. | |
Anadrini | Anadrini - është hapësirë rreth Drinit të Bardhë . në perëndim kufizohet me regjionin e Dushkajës, kurse në lindje me Llapushën Perëndimore. | |
Anemometri | Anemometri-është instrument për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të erës. | |
Anemografi | Anemografi- shërben për regjistrimin si të drejtimit, ashtu edhe të shpejtësisë së erës. | |
'Aneksimi | Aneksimi (lat. Annectere – lidhje , ngjitje), shpallje për veti, përvetsim me dhunë të ndonjë hapsire. | |
Anekumenë | Anekumenë-hapësirë e pabanuar. | |
Anticikloni | sat ajrore me trusni të lartë atmosferike quhen maksimume barike ose anticiklone. Anticiklonet paraMaqesin sisteme izobarike të mbyllura, me trusni më të lartë në qendër dhe zvogëlim kah periferia. | |
Antropogjen | Antropogjen me prejardhje njerëzore , e krijuar prej njerëzve. | |
Allogjen | Allogjen ka prejardhje tjeter,më larg prej atij vendi , nuk është i atij vendi | |
Areal | Areal-sipërfaqe në të cilën dominon ndonjë kulturë ose kafshë, apo lloj bime | |
Arkipelag | Arkipelag - Grup ishujsh që ndodhen njëri pranë tjetrit në det dhe formojnë një bashkësi tokësore. Ishujt e arkipelagut. | |
Areal metropolitan | Areal metropolitan - sipërfaqe e madhe e mbuluar me qytete të lidhura në një tërësi. | |
Astenosfera | Astenosfera - është shtresa më e epërme e sferës së mesme të Tokës ose mantelit, që shtrihet në thellësi 100-350 km nën kontinente dhe 50-220 km nën fundin e oqeaneve, e trashë rreth 150 km. | |
Asllan Pushka | Asllan Pushka - gjeodoktor shqiptarë. | |
Asllan Selmani | Asllan Selmani - gjeodoktor shqiptarë. | |
Azimuti | Azimuti - është këndi që formohet ndërmjet veriut dhe një pike ose objekti në hapësirë (terren) ose hartë. | |
B[redakto] |
A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | |
Baltaku | Baltak,-u, vend me baltë e me ujë dimër e verë. | |
Balli | Ball/ë,~i,~ët -. Në sizmologji: njësi për të matur shkallën ose fuqinë e tërmetit. | |
Batica | Gjatë 24 orëve në oqeane dhe dete vërehen dy ngritje dhe ulje të nivelit të detit. Dukuria e ngritjes së nivelit quhet baticë. | |
Bari | Bar,~i m.sh.~ë, ~ët. Njësi për të matur shtypjen atmosferike, e barabartë me një milion din në një centimetër katrorë. bari i përgjigjet shtypjes së shtyllës së merkurit prej 750,08 mm, që do të thotë se shtypja prej 1 mm e shtyllës së merkurit u përgjigjet 1 333 milibareve, ose 1 mb u përgjigjet 0,75 mm të shtyllës së merkurit. | |
Barisfera | Barisfer/ë.~a. Quhet bërthama e Tokës me rreze rreth 3.500 km ( shih bërthama e Tokës). | |
Barografi | shtypjes atmosferike. Vepron mbi parimin e aneroidit. | |
Barhane | Barhane janë dynet e izoluara, me formë të rregullt, kryesisht gjysmë harku ose drapri, me anë konkave të kthyera nga frynë era. | |
Batulla | Batull,~a, at. Cekëtinë në lumë a në det. | |
Bazalti | Bazalti është shkëmb magmatik sipërfaqësor ( vullkanik) i rrasët, i ngjeshur dhe i rëndë. Ka ngjyrë të mbylltë rëndom të zezë, të kaltër të mbyllët dhe ngjyrë të hirtë. | |
Bërthama e Tokës | Bërthama e Tokës shtrihet në qendër të të planetit Tokë. Fillon nga thellësia rreth 2 900 km dhe diametri i saj është rreth 7 000 km. Kryesisht përbëhet nga hekuri dhe nikeli ( NiFe). | |
Bigëzimi / Bifurkacioni | Bifurkacioni (Bigëzimi) është fenomen natyrorë kur një lum ndahet në dy degë dhe derdhet në ujëmbledhës të ndryshëm detarë. | |
Biogjeografi | Biogjeografi,~a është shkenca që studion kushtet e zhvillimit dhe përhapjen gjeografike të bimëve e të kafshëve në sipërfaqen e Tokës. Ndahet në zoogjeografi ( gjeografi e shtazëve) dhe fitogjeografi (gjeografie bimëve). | |
Biotopet | Biotopet ( greq. bios - jetë dhe topos - vend) janë mjedise në të cilat jetojnë organizmat. Biotopet themelore janë: tokësore, ujore dhe ajrore (në atmosferë). Me ndarje tjetër biotopi tokësor ndahet në sipërfaqësorë, nëntokësor në Tokë) dhe i shpellave, kurse biotopi ujor ndahet në ujëra të ëmbla dhe detare. | |
Biogjeokimi | Biogjeokimi,~a është degë e gjeokimisë, që studion aktivitetin gjeologjik të organizmave të gjallë. | |
Biosfera | Biosfera është mbështjellës i veçantë i Tokës, të cilin e përbëjnë onanizmat që jetojnë sipërfaqen e tokës, në tokë (deri në thellësi 2-3 km), në hidrosferë dhe në pjesën e poshtme të atmosferës ( troposferë). | |
Bryma | Bryma është lloj reshje e ulët me strukturë prej kristaleve të akullit shumë të imëta, e ngjashme me borën, që formohet si shtresë shumë e hollë në sipërfaqen e tokës, mbi fletët e bimëve, mbi sendet e ftohta etj. | |
Bubullima | Gjithmonë kalon një kohë prej momentit kur shihet vetëtima dhe kur dëgjohet krisma e rrufesë. Por krisma e rrufesë është vetëm zëri momental, mirëpo zëri zgjat një kohë, dhe kjo quhet bubullimë. | |
Bujanë | Bujanë - Vend i thellë në lumë; pellg i madh me ujë të ndenjur. | |
Bulçim | Vapë e madhe e mbytëse; ufëm, zagushi, zabullimë. | |
Buna | Buna - është lumi i vetëm i lundrueshëm në Shqipëri, buron nga Liqeni i Shkodrës dhe pasi bashkohet me lumin Drin derdhet në detin Adriatik. | |
Burimi i lumit | Burimi i Lumit - quhet vendi ku lumi formohet. | |
C[redakto] |
A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | |
Capa | Cap/ë,~a,~at. Shtresë e fortë e tokës (dheut) që shtrihet nën shtresën e butë të thërrmueshme. | |
Capin/ë. | Tokë së cilës nga zhveshja i është hequr shtresa e sipërme e thërrmueshme e i ka dalë capa në sipërfaqe. | |
Cektësia | Cekët. Që ka thellësi të vogël, që zhvillohet a krijohet në thellësi të vogël: që gjendet jo thellë afër sipërfaqes . | |
Cikloni | Sistemet e mbyllura të izobareve me shtypje më të ulët në qendër dhe rritje kah periferia quhen minimume barike ose depresione. Minimumet barike me dukuri të zhvendosjes horizontale quhen ciklone. | |
Ciruset | Ciruset (puplore) janë re të cilat u përngjajnë puplave , nuk shkaktojnë hije në tokë. Nëse lëvizin prej perëndimit në lindje paralajmërojnë shiun dhe prishjen e motit. Pasi bëjnë pjesë në retë e larta, përbëhen prej kristaleve të akullit. | |
D[redakto] |
||
Daciti | Daciti është shkëmb vullkanik me ngjyrë të hirtë, të murrme ose të kuqërremtë. Është i përbërë nga kuarci, plagjioklazi dhe mineralet me ngjyrë : augjiti, hipersteni dhe hornblenda. | |
Deltina | Deltina (botë, argjilë) është shkëmb fundërresor i paçimentuar me ngjyrë të kuqërremtë, të murrme, të kaltër ose të verdhë, i përbërë kryesisht prej grimcave shumë të imëta të shkëmbinjve të ndryshëm dhe të mineraleve. | |
Delta | Delt/ë,~a,~at. është rrafshinë grumbulluese lumore në grykëderdhjen e lumenjve të mëdhenj në oqean, det ose liqe. | |
Denudacini | Denudacion,~i. Zhveshje, shpëlarje, rrjepje. | |
'Deflacion | Deflacioni nga lat. deflatio, kuptojmë fryrje, bartje e thërrmijave nga era. | |
Dendësia e popullsisë | Dendësia e popullsisë është numri mesatar i popullsisë në një hapësirë të caktuar ( shtet, regjion e të ngjashme.), dhe zakonisht shprehet si p.sh. “ numri i banorëve në km2”. Llogaritet ashtu që numri i banorëve të një territori që na intereson dhe ndahet me sipërfaqen e atij territori. | |
Depopullimi | Depopullimi (shpopullimi) nënkupton zvogëlim të popullsisë së ndonjë regjioni ose vendi për shkak të shtimit të ulët natyror, pra nataliteti është në shkallë më të ulët se mortaliteti në atë shoqëri, për shkak të shpërnguljes së madhe të popullit ose për shkak të ndikimit të të dy faktorëve të para përmendur. | |
Deti | Det quhet hapësira shumë e madhe me ujë të kripur, e që zakonisht është e rrethuar me tokë jo nga të gjitha anët dhe qëndron disi e veçuar. Pjesa më e madhe e rruzullit tokësor është e mbuluar me ujë të kripur. | |
Dëbora | Dëbora (ose bora) është reshje atmosferike në formë kristalesh uji të ngrirë që bien në tokë në trajtë flokësh të bardha dëbore. | |
Duna | Duna ( Dyna) është një kodër apo bregore me rërë që formohet nga era në shkretëtira ose në ranisht bregdetare | |
Drini | Drini i bardhë. Lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosovës, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. | |
Dh[redakto] |
A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | |
Dheu | Dhe, ~u,~ra, ~ rat. Lëndë e imët dhe e përderdheshe, që përbën shtresën e sipërme të tokës - steresë. Është krijuar nga thërrmimi mekanik dhe kimik i bazës shkëmbore nga faktorë klimatikë, kimikë, biologjikë etj. | |
E[redakto] |
||
Emigrimi | Emigrimi, (antonim i fjalës imigrimi), është proces i shpërnguljes së popullsisë nga ndonjë hapësirë të shkaktuar nga faktorë të caktuar. | |
Efuzioni | Efuzion,~i. Procesi i derdhjes së lavës së qullët gjatë aktivitetit vullkanik. | |
Epiqendra | Epiqend/ër, ~ra. vend në sipërfaqen e Tokës, që gjendet mbi varen e tërmetit ( hipoqendren). Në epiqendër tërmeti ka fuqinë më të madhe dhe, duke u larguar prej saj, fuqia e dhelëkundjes zvogëlohet gjithnjë. | |
Ekosistem | Ekosistem- sitem i gjallesave në një hapësirëtë përbashkët. | |
Epirogjeneza | Epirogjenez/ë, ~a. Lëvizje ose luhatje të kores së Tokës, që zhvillohen shumë ngadalë, por që janë të përhershme ( shekullore) dhe manifestohen me ngritjen e rënien e pjese të kores së Tokës, e cila në pjesë tjetër shkakton uljen dhe anasjelltas. | |
Erozioni | Erozioni (lat. erodere – shpëlarje), është proces i shpëlarjes dhe i gërryerjes nën veprimin e ujërrjedhave, nën veprimin e akullnajave quhet abllacilon ose ekzarcion, nën veprimin e erës – deflacion, nën veprimin e valëve të detit dhe oqeanit – abrazion. | |
Evaporimetri | Evaporimetri është instrument që shërben për matjen e avullimit, qoftë prej sipërfaqes së lirë të ujit, qoftë prej sipërfaqes së tokës ose vegjetacionit. | |
Estuari | Estuari.-Estuarët janë gryke të përmbysura të lumenjve në formë hinke, që ka dalje të drejtpërdrejtë në oqeanin botëror apo në det të hapur. Uji i ëmbël i lumit rrjedh nëpër sipërfaqe kah deti, kurse nën të , me kah të kundërt “ pykëzohet” uji i detit. Estuare tipike janë Gryka e La Platës, e Labës etj. | |
F[redakto] |
A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | |
Fekonditeti | Fekonditeti nënkupton aftësinë fiziologjike ose pjellorinë potenciale të aktorëve në procesin e përtëritjes biologjike të popullsisë (femrat, meshkujt, çiftet bashkëshortorë). | |
Feni | Feni është erë lokale. Fryn kryesisht nga verilindja dhe veriu në drejtim të detit Adriatik dhe sidomos gjatë periudhës së dimrit, por mund të fryjë edhe gjatë verës. | |
Fertiliteti | Fertiliteti paraqet numrin e të lindurve të gjallë në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë femërore në periudhën fertile (15-49 vjet). | |
Fërkimi | Abrazioni (gërryerja, bartja nëpërmjet fërkimit) është procesi dhe dukuria e veprimit të valëve të ujit të detit dhe të liqeneve në bregun e tyre. | |
Firni | Firni është masë me strukturë kokrrizore e borë-akullit në brendësinë e borës shumëvjeçare ose të përhershme në zonat polare dhe në malet e larta mbi kufirin e borës. | |
Fjordi | Fjordi është gji i ngushtë detar , i zgjatur, i lakuar dhe i thellë me anë të rrëpinjta. | |
Flishi | Flishi është shkëmb fundërresor i krijuar në pellginat detare ( në thellësi të ndryshme) nga shtresësimi i njëpasnjëshëm i lëndës së ndryshme, të lidhur me çimento të llojeve të ndryshme. | |
Fushë-gropa | Fushë-gropa është formë e relirvit e cila krijohet me zbritjen e masës tokësore mes dy ose më shumë çarjeve tektonike, kurse krahët mbesin në pozitën e mëparshme. | |
Fusha | Fusha (rrafshinë) është vend i madh i rrafshët, rrafshinë mbi të cilën ngrihen vetëm bregoret dhe format e tjera pak a shumë të spikatura. | |
Fusha e Dukagjinit | Fusha e Dukagjinit.- shtrihet midis malit Mokna në veri dhe malit Sharr në jug. Kufirin perëndimor e mbyll zona kodrinore e Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna), kurse në at lindor Drenica dhe Llapusha. Fusha e Dukagjinit prej Istogut në veri deri te Prizreni në jug ka një gjatësi prej 67 kilometrash dhe gjerësi 20-40 km. | |
Fusha e Kosovës | Fusha e Kosovës shtrihet midis maleve të Kopaonikut dhe Rogoznës në veri dhe maleve të Sharrit e të Maleve të Karadakut në jug. Kufirin perëndimor e mbyllin Çiçavica (1091), Goleshi (1091 m) dhe Malet e Cërralevës, kurse në atë lindor, Prugovci (1091 m) dhe Zhegoci (1071 m). | |
Fusha e Moravës | Fusha e Moravës përbëhet prej pjesës së luginës dhe skajeve malore të maleve të Karadakut në të djathtë dhe maleve të Zhegocit e Koznikut në të majtë. Anamorava përbëhet prej fushës së Vitisë, të Gjilanit dhe të Dardanës (Kamenicës)me një sipërfaqe rreth 650 km katrorë, me një gjatësi mbi 40 km dhe gjerësi mbi 16 km, me fund të lartë 500 m dhe anët e larta deri 1000 m | |
Fusha e Llapit | Fusha e Llapit shtrihet në dy anët e lumit Llap. Gjendet në mes të fushës malore të Kopaonikut në veriperëndim dhe asaj kodrinore të Novobërdës ( Artanës) dhe Gollakut në juglindje. Është pjesë përbërëse e Fushës së Kosovës si nga formimi, ashtu edhe nga ndërtimi gjeologjik. Fusha e Llapit është e gjatë 20 km, përkatësisht përgjysmë më e vogël se ajo e Moravës së Binçës. Është e gjerë 5 km. Nëpër këtë fushë kalon rruga e rëndësishme, e cila lidh Kosovën me Toplicën dhe Nishin. | |
G[redakto] |
A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | |
Gërryerja | Abrazioni (gërryerja, bartja nëpërmjet fërkimit) është procesi dhe dukuria e veprimit të valëve të ujit të detit dhe të liqeneve në bregun e tyre. | |
Geolocation | Ose përcaktim i vendndodhjes gjeografike. Është shprehje që zakonisht nënkupton shërbimin i cili mundëson përcaktimin e vendndodhjes gjeografike të një objekti apo personi. Shërbime të tilla mund të ofroj sistemi global i pozicionimit (GPS), për objekte apo persona të pajisur me pranuesin GPS; telefonia mobile për abonentët e vet (LBS); sikur edhe programet e specializuara kompjuterike, që mundësojnë përcaktimin e vendndodhjes të përdoruesve të Internetit | |
GIS | GIS është shkurtesë për Geographic Information System. GIS është sistem për ruajtjen, menaxhimin, integrimin, analizimin e të dhënave hapsinore dhe veçorive të saj. Në përgjithsi GIS është hartë e cila i jep mundësi që përdoruesi të sheh/analizojë ed... | |
Glaciologjia | Glaciologjia është shkencë që i takon shkencës se hidrologjisë, e cila ka për qëllim studimin e akullnajave, proceset e krijimit të tyre si dhe studimin e ndikimit të tyre në mjediset jetësorë. Fjala gleçer rrjedh nga latinishtja "glacies" që do të thotë akull ose acar. Glaciologjia është shkencë interdisiplinare e tokës e cila ndërthuret ngushtë me gjeologjinë, klimatologjinë, meteorologjinë, hidrologjinë, biologjinë dhe ekologjinë | |
Graniti | Graniti. - shkëmbi më i përhapur magmatik nëntokësor, me strukturë kokrizore dhe, më së shpeshti, me ngjyrën të hirtë, por mund të edhe i kuqërremë ose i gjelbër | |
Graviteti | Graviteti, ( rëndesë, peshë), është forca që vepron mbi çdo trup në sipërfaqe të trupit qiellor ose afër tij, e drejtuar për në qendër të tij,- Graviteti, pra foeca me të cilën Toka , Hëna, planetët dhe trupat tjerë qiellorë ose sistemet e tyre veprojnë mbi trupat tjerë, teoririkisht ushtrohet në çfardo largësie, por praktikisht ajo shqyrtohet në sipërfaqe të këtyre trupave is dhe në largësi të vogla. Pra pasha e trupit në ndryshim nga masa e tij (nuk marrim parasyshë lëvizjen e trupit me shpejtësi të krahasueshme me shpejtësinë e dritës) është madhësi që ndryshon në vërtësi nga trupi që ushtron tërheqjen dhe nga largësia prej tij. Kështu, masa e trupit është proporcionale me peshën e tij në sipërfaqe të Tokës. | |
Grykëderdhja e lumit | Grukëderdhja e lumit - quhet vendi ku shkakrkohet lumi në det, në oqean, në liqen ose nwë donjë lumë tjetër. | |
Gejzeri | Gejzerët janë fenomene të veçanta dhe të rralla natyrore në botë, të cilët paraqesin burime të ujit të nxehtë të cilët shpërthejnë në sipërfaqen e tokës nga brendësia e tokës shpesh edhe në lartësi deri 100 m. | |
Gropa | Grop/ë, ~a. Emërtim i përgjithshëm për të thelluarat me madhësi të ndryshme në sipërfaqen e Tokës, të krijuara nga procese natyrore ose me punën e njeriut. gropat mund të jenë të thata ose të mbushura me ujë-pellgje. | |
Gj[redakto] |
A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | |
Gjeravica | Gjeravica me 2.656 m lartësi mbidetare është maja më e lartë në Alpet Kosovare-Bjeshkët e Nemuna. | |
Gjatësia gjeografike | Gjatësia gjeografike, ose longituda ( lat. Longitude = gjatësia), ëhit distance e ndonjë vendi meridiani fillestar i Grvniçit . loogaritet nga 0-360 , pra deri 180 në lindje dhe në perendim të Griniçit.Zakonisht shenohet me shkronjen greke (λ). | |
Gjersia gjeografike | Gjersia gjeografike ose latitude, paraqet poziten e ndonjë pike në sipërfaqen e Tokës në jug apo në veri të ekuatorit, Zakonsht shënohet me shkronjën greke fi (φ). Poli vrior gjindet në gjerësinë gjeografike veriore prej 90º , ndërsa poli jugor 90 të gjerësisë gjeografike jugore. Pikat në ekuator kanë gjerësi gjeografike 0º. | |
Gjiri detar | Gjiret detare janë thellime të shprehura qartas në vijën bregdetare, ku pjesët e oqeaneve ose deteve nga tri anët janë të kufizuara e tokë. Në mes detit të hapur dhe gjirit nuk ekziston kufi natyror, prandaj disa dete cilësohen si gjire: Gjiri Hadson, Meksikan, Persian, Bengal, Kvarner etj. | |
H[redakto] |
||
Hajla | Hajla është mal në kuadër të Alpeve shqiptare në kufi të Kosovës me Malin e Zi. | |
Hidroizotermat | Hidroizotermat janë vija të cilat bashkojnë pikat me temperature të njëjta në sipërfaqe apo thellësi të caktuar. | |
Hivzi Islami | Hivzi Islami - gjeografë,akademik. | |
Horizonti | Horizonti- (nga greq. ορίζοντας - fj.p.fj. "brez, rrip shikimi" pra, kufi shikimi) është vija rreth përshkuese që ndan tokën nga qielli nga pikë vështrimi i vëzhguesit. | |
Hamade | Hamadet(shkretira shkëmbore) janë blloqe të mëdha shkëmbore me shpërndarja të parregullt që kan mbetur në vend e që era e ka bartur materialin rënorë dhe pluhurin dhe i ka q'veshur. | |
Hidrografi | Hidrografi është instrument për regjistrimin e ndryshimeve të lagështisë relative të ajrit. | |
Humusi | Humusi është shtresë pjellore e korës së tokës që është krijuar nga thërmimi i shkëmbinjëve dhe nga organizmat e ngordhur të botës bimore dhe shtazore. | |
Horsti | Horsti ose timori është formë relievore e cila krijohet me ngritjen e masës tokësore në mes tëdy ose më shumë çarjeve tektonike, kurse krahët mbesin në pozitën e mëparshme. | |
I[redakto] |
A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | |
Ibri | Ibri është një lum në Kosovë. | |
Imigrimi | Imigrimi(antonim i fjalës emigrimi), është proces i ardhjes së popullsisë në ndonjë hapësirë, të shkaktuar nga faktorë të ndryshëm, për popullsinë faktorë tërheqës. | |
Insolacioni | Insolacipni - ose Diellosja është ndriçimi i Diellit brenda kohës së caktuar (ditë, muaj, vit).Vlera e diellosjës zakonisht shprehet në orë me diell mesatarisht në vit. | |
Inlandajsi | Inlandajsi është sipërfaqe tokësore të mbuluara me akullnaja në viset polare, psh. Antarktidë, Arktik, Grenlandë etj. | |
Istmi | Ist/ëm, ~mi,~me,~met. Rrip i ngushtë dheu ndërmjet dy deteve ose ndërmjet dy liqeneve, që bashkon një tokë menjë tjetër. | |
Izobarja | Izoba/të, ~a. Vija të lakuara të mbyllura në hartat fizike dhe batimetrike, që lidhin pikat me thellësi të njëjtë të një pellgjet ujore ( oqeani, deti ose liqeni). | |
Izohija | Izohie/të, ~a. Vija në hartat klimatike, që lidhin vendet me sasi të njëjtë të të reshurave. | |
Izohipsa | Izohips/së, ~a. Janë vija të lakuarar të mbyllura në hartë, që lidhin pikat me lartësi të njejtë mbidetare. | |
Izoterma | Izoterm/ë,~a. Vija në hartat klimatike, që paraqesin vendet me temperaturë të barabartë gjatë një periudhe | |
Izohaline | Izohalinet janë vijat të cilat bashkojnë pjesët me kripshmëri të njëjtë. | |
J[redakto] |
||
Jahi Staneci | Jahi Staneci - gjeografë. | |
jazi | Jaz,~i. Vijë që shpie ujin në mulli, në arë etj | |
Jurasiku | Jurasik,~u. periudhë e dytë e erës mezozoike. ka filluar para rreth 185 mil. vjetësh dhe ka mbaruar para rreth 132 mil. vjetësh. Në jurasik do të jenë shfaqur dinozaurët gjigantë të gjatë mbi 20 dhe të lartë mbi 8 m. | |
K[redakto] |
A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | |
Kanioni | Kanion,~i. Luginë e thellë me shpate gati vertikale ose vertikale ( 70-90 shkallë) , të larta mbi 1 000 m dhe me fund të ngushtët vetëm disa dhjetëra metra, të cilin rëndom e përbën vetëm shtrati i lumit. | |
Karsti | Karsti.- është nocion gjeomorfologjik për relievin specifik dhe kompleksin e dukurive morfologjike dhe hidrologjike në shkëmbinjtë karbonatikë të tretshëm në ujë, siç janë: gëlqerorët, dolomitët, gjipsi, kripa etj. | |
Këneta | Kënetat.- janë pjesë tokësore të ngopura, ose të mbuluara me ujë dhe bimësi ( vegjetacion) specifik, e cila u është përshtatur kushteve të lagështisë së madhe. | |
Klima | Klima.- ( nga grq. pjerrtësi, klima) është tërësia e kushteve meteorologjike mesatare dhe dukurive atmosferike gjatë një periudhe kohe të caktuar (javë, muaj, vite, dekada, njëqind ose një mijëvjeçare) në një zonë të caktuar. | |
Kompasi ( Busolla) | Kompasi( Busolla)është instrument në radhë të parë që shfrytëzohet për caktimin e anëve të horizontit, me ç’rast duhet të eliminohet këndi i deklinacionit, pastaj për caktimin e këndit horizontal, leximit e promilit etj | |
Krahina | Krahina.- është hapësirë ( territor) e caktuar, rëndom më e madhe se treva, e cila karakterizohet nga elementet gjeografike (veçanërisht natyrore) të veçanta dhe si e tillë ndryshon nga krahinat fqinje. | |
Krahina e Rozhajës | Krahina e Rozhajës. -shtrihet midis Malit Kristaç në veri dhe Hajles dhe Zhlebit në jug. | |
Krahneza | Krahneza është e përbërë prej formave të imta, jo të lëmuara dhe të ngjashme me brymen,t ë cilat kur koha është me mjegull dhe e ftohet kapen për degë dhe skaje të mprehta, dhe rëndom në skaje vertikale. Duket se për formimin e krahnezës janë sidomos të përshtatshëm ato pjesë të sendeve, të cilat ftohen shpejt. Me këtë rast, përçueshmëria e nxehtësisë, nuk ka kurrfarë rëndësie, sepse krahneza paraqitet po ashtu në drunj sikurse edhe në sende prej hekurit. Krahneza formohet në dy forma të ndryshme si: krahnezë e rëndomtë dhe si krahnezë e fortë. | |
Kreol | pasardhësit e spanjollëve dhe potugezëve të ardhur në Amerikën Latine. | |
Kufiri | Kufiri , është nocion në gjeografinë politike i cili përkufizon kufijt e nji etnitetit te caktuar, ose juridiksionet ligjore , shtetit etj. | |
Kufiri i borës | Kufiri i borës .-është lartësia mbi të cilën bora asnjëherë nuk arrin të shkrihet. Nga ekuatori kah polet kufiri i borës gjithnjë është në lartësi më të vogla absolute në krahasim me vitet e kaluar (në Andet e Bolivisë 5300- 5500 m, Kaukaz dhe Alpe rreth 2900 m, në Alaskën jugore 600 m lartësi). Është konstatuar se në 100 vitet e fundit kufiri i borës shkallë-shkallë është ngritur në lartësi më të mëdha. | |
Kurvimetri | Kurvimetri ështëinstrument që hynë në çanten magjike të gjeografëve të specializuar i cili iu shërben pë matjen e larësive për gjat vijave pak të lakuar në mënyrë direkte. | |
Kyçi | Kyçi hidrografik. | |
Kyçi hidrogafik i Kosovës | Kyçi hidrografik i Kosovës. - gjendet në Malet e Cërralevës, ku takohen ujëndarësi i detit të Zi, Adriatik dhe detit Egje. | |
L[redakto] |
A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | |
Lëvizjet tektonike | Lëvizjet në koren e Tokës, të shkaktuara meveprimin e fuqive të brendshme quhen lëvizje tektonike. | |
Liga Arabe | Liga Arabe- organizatë politike e shteteve arabe. | |
Liqeni | Liqeni është një pellg shumë i madh natyror ose artificial, zakonisht me ujë të ëmbël, që është i rrethuar nga të gjitha anët me tokë. | |
Lumi | Lumi Lepenc është lum në Kosovë. Graviton në pellgun e detit Egje dhe është degë e majt e Vardarit.Lepenci buron në shpatet veriore të malit Sharr tek Oshllaku (2.212 m). | |
Lumi i Nerodimës | buron në në malin e Nerodimës dhe diku afër Kaçanikut derdhet në lumin Lepenc. Lumi i Nerodimës në literaturën gjeografike njihet për bigëzimi (bifurkacioni). Në të është ngritur një digë, e cila e bënë të mundshme rrjedhën e një pjese të ujit në drejtim të lumit Sitnica, e tjetra pjesë në lumin Lepenc. Ndarja e tillë e ujit në dy sisteme hidrologjike, rrjedha e të cilave i takojnë pellgut të Detit të Zi dhe të deit Egje, quhet bigëzim. Ndonëse ky fenomen gjeografik është artificial, meriton të përmendët dhe të shënohet, sepse bifurkacionet në botë janë të rralla e në kontinentin tonë ky është i vetmi | |
Lumi Drenica | Lumi Drenica është degë e majtë e lumit Sitnica. Ajo përkah gjatësia (50km), madhësaia e pellgut (477 km2) është lumi gati përgjysmë më i vogël se lumi i Llapit. Buron në Bretenc te mali Cërraleva. Në veri të Petrashnicës deri te Drenasi, Drenica është më e gjerë dhe me pjerrtësi më të vogël më të gjitha tiparet e një lumi fushor. Drenica që nga Drenasi e deri në Bardh i Madh, hyn në një pjesë të ngushtë, duke marrë pamjen e një gryke. Në këtë pjesë të lumit pjerrtësia është më e madhe, gjerësinë më të madhe (10m) dhe me pjerrtësi të butë derdhet në Sitnicë. Prurja mesatare e lumit Drenica në Sitnicë është 2,0m3/sek. | |
Lumi Llap | Llapi është lumi i cili buron ne malet e Albanikut, kalon nëpër qytetin e Podujevës dhe përfundon duke u bashkuar me Lumin Sitnica, në Stanofcin e Poshtëm në veriperëndim të Prishtinës. Gjatësia e tij arrin përafërsisht rreth 40 Km. | |
Laguna | Lagunat janë pjesë të ndara të detit me brigje ranore (lido), që formojnë liqene bregdetare ose pjesa e ndarë ka lidhje sipërfaqësore hidrologjike nëpërmjet ndonjë ngushtice. | |
Laguna Karavasta | Laguna Karavasta në Shqipëri | |
Laguna Narta | Laguna Narta në Shqipëri | |
Laguna Pashalimani | Laguna Pashalimani në Shqipëri. | |
Laguna Patoku | Laguna Patoku në Shqipëri. | |
Limnologjia | Limnologjia (greq. λἰμνη, liqe, logia- shkencë), është lëmi e hidrologjisë e cila merret me studimin, hulumtimin e liqeneve, vetitë fizike dhe kimike të ujit të liqeneve dhe biologjinë e liqeneve | |
Lugina e Preshevës | Lugina e Preshevës ( Kosova Lindore ).- Regjion në lindje të Kosovës, gjegjësisht në jug të Serbisë. Lugina e Preshevës përfshinë teritorin e komunave të Preshevës në jug, Bujanocit në mes dhe Medvegjës në veri. | |
M[redakto] |
A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | |
Mal | Mali është formë impressive relievore në të vërtetë është formë e ngritur në Tokë, e krijuar si rezultat i aktivitetit të korës së Tokës | |
Malet mollake | Malet mollake janë male të vjetra që janë krijuar me procese tektonike vertikale, të cilat nuk kan drejtim të caktuar , për ndryshim nga malet e reja. | |
Malet e karadakut | Malet e Karadakut (Malet e Zeza), e që në shumicën e rasteve njihet si Karadaku i Shkupit. | |
Malet e Sharrit | Malet e Sharrit | |
Mali i Kopaonikut | Mali i Kopaonikut përfshinë hapsirën rreth luginës së lumit Ibër në perëndim dhe pjesëve të larta të Kopaonikut në lindje. Kopaoniku ka një shtrirje gati meridionale prej lokalitetit Qirkoviq në veri deri te vendbanimi i Dubnicës së Epërme në jug në një gjatësi prej 60 km dhe gjerësi 20 km (gjatësia e përgjithshme është 100 km ). Prej majës Pançiq (2017 m, pika më veriore e teritorit të Kosovës), Çardak(1590 m), Pilatovicë (1703 m), Oshtro Kople (1789 m) dhe majës Barel (1789 m) në lindje, relievi gradualisht në drejtim të luginës së lumit Ibër. | |
Mali i Rogoznës | Mali i Rogoznës shtrihet prej majës së Lipovicës ( 972 m ) në veri e deri te Mitrovica në jug. Përfshinë një brez të ngushtë midis Rogoznës në perëndim dhe lumit Ibër në lindje. Relievi i Rogoznës bie gradualisht në drejtim të luginës së Ibrit. Në krahasim me malin e Kopaonikut, kjo e Rogoznës është më pak dinamike. Lumenjtë Sanjska dhe Jashanica, degë të majta të Ibrit, me lugina të ngushta e të thella paraqesin pjesët më të ulëta të relievit, përkundër Rogoznës ( 1505 m )së lartë. | |
Malet e Hasit me Pashtrikun | Malet e Hasit me Pashtrikun janë male në Kosovë që fillojnë nga Qafa e Morinës e deri në luginën e Drinit të Bardhë në Vërmnicë.Malet e Hasit me Pashtrikun janë male në Kosovë që fillojnë nga Qafa e Morinës e deri në luginën e Drinit të Bardhë në Vërmnicë. | |
Maja Pançiq | Maja Pançiq është maja më e lartë malore në Malin e Kopaonikut, e cila ndodhet në pikën më veriore të kufirit të Kosovës.Lartësia mbidetare e kësaj maje është 2017 m. Ka marrë emrin nga botanistit serb Josif Pançiq. Në këtë maje malore ndodhet edhe mauzoleu i tij. Në këtë kohë vështirë arrihet në këtë vend për shkak se rreth kësaj maje janë objektet ushtarake serbe. | |
Maja e Gjeravicës | # Maja e Gjeravicës.-Gjeravica me 2.656 m lartësi mbidetare është maja më e lartë në Alpet Kosovare-Bjeshket e NEMUNA (edhe pse lartesija e vertete mund te eshte per disa metra me e madhe, ende e pa konfirmuar nga GPS), ndersa rradhitet maja e dyte pas majes se malit Korab i cili gjendet ne alpet shqipetare dhe ka lartesine 2764 metra,Maja e Korabit/Mali i Korabit); height from the sea level 2753 m (older data) or 2764 m (newer data confirmed by GPS)41º48'N-20º30'E. | |
Meandra | Bërrylat shumë të lakuar të shtratit lumor, që shfaqen tek lumenjtë rrafshinorë, të cilët kanë rënie të vogël dhe luginë të gjerë, ku, përshkak të zvoglimit të gërryerjes në thellësi-vertikalisht dhe rritjes së gërryerjes anësorë- horizontale, lumi shpesh gjarpëron në rrafshine tij dhe krijon brryla të mëdhenj ose të vegjel shumë të lakuar (dredha). Mendrat krijohen për shkak të përplasjes së amës së lumit herë në njërin herë në bregun tjetër, duke gërryer vazhdimisht anën e lugët të harkut dhe, nganjëherë, duke e shkëputur tërësisht nga shtrati lumor. | |
Meteorologjia | Meteorologjia është shkenca, e cila studjon të gjitha dukuritë fizike në mbështjellsin ajror rreth tokës, respektivisht në atmosferë. Përveç kësaj, metereologjia studjon edhe disa dukuri fizike, të cilat zhviilohen në vet sipërfaqen e tokës, e poashtu edhe në shtresat e sipërme të tokës. Sepse, dukuritë atmosferike nuk ndodhin të izoluara, por janë në lidhje të ngushtë, si në mes veti, ashtu me procese dhe dukuri, të cilat ndodhin në siperfaqen e tokës, në shtresen sipërfaqësore të tokës (deri afro 20-15 m thellësi) dhe në mbështjellsin ajrorrreth tokës. | |
Morava e Binçes | Morava e Binçes është lum në Kosovë. Morava e Binçes buron në Malet e Karadakut (Malet e Zeza) në teritorin e Maqedonisë në jug të Vitisë e në veri të Shkupit. Dy rrjedha formojnë Prronin e Madh, i cili kur të kalon kufirin njihet si Morava e Binçes. Emrin e ka marr nga vendbanimi Binçë. | |
Morena | Morena është lëndë e copëzuar ( gurë, zall, rërë, lym) mbi akullnajë, në brendësi dhe nën akullnajë ( morenë e lëvizshme) ose në mbarim të akullnajës luginore ( morenë palëvizshme). | |
Mortaliteti | Mortaliteti paraqet numrin e të vdekurve në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë. Mortalitei është dukuri negative dhe ndikon në zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të popullsisë, për dallim nga nataliteti, ku ka pikëpamje pro dhe contra nivelit të tij, sot ekziston pajtueshmëri e plotë se duhet të bëhen përpjekje të mëdha që, sa më shumë që është e mundur, të zvogëlohet mortaliteti te të gjitha grup-moshat dhe të dy gjinitë e të gjitha popullatave atje ku ai është ende i lartë. Ky është qëllim përgjithësisht i dëshiruar jo vetëm i shkencës së mjekësisë, por edhe i tërë gjinisë njerëzore, pa marrë parasysh përkatësinë raciale,etnike apo fetare. Zvogëlimi i mortalitetit deri në kufijtë e mundshëm biologjik do të thotë zgjatje e jetës së njeriut, në një anë, dhe riprodhimin racional e human të popullsisë dhe reduktimin e konsumimit ekstensiv të shëndetit të femrës, në anën tjetër | |
Monsunet | Monsunet- janë erëra periodike. Këto erëra me periudhë vjetore fryjnë një gjysmë viti prej oqeanit kah toka,kurse në gjysmën tjetër të vitit anasjelltas, d.m.th. prej tokës kah oqeani. | |
Moti | Moti si gjendje momentale e atmosferës në një trevë të caktuaru nënshtrohet ndryshimeve të përhershme. Elementët që ndikojnë në mot janë : teperatura e ajrit, shtypja atmosferike, era- shpejtësia dhe drejtimi i saj, vranësirat, reshjet atmosferike etj. | |
Moshnimi demografik | Moshnimi demografik paraqet procesin e shtimit të popullsisë së vjetër (60 e më tepër apo 65 e më të tepër vjet) në popullsinë e përgjithshme. Në pajtim me definicionin, forca e këtij procesi matet, para se gjithash, me kofecientin e moshësisë. Mirëpo, nocionin moshnim (vjetërsim) të popullsisë shpeshherë nënkuptojmë procesin e rritjes më të shpejtë të kontingjentit të pleqërisë në raport me kontingjentin e punës, i cili matet me dinamiken e kofecientit të varësisë së moshës të popullsisë së moshuar. | |
Murlani | Murlani ( Bura ).është erë lokale. Fryn kryesisht nga verilindja dhe veriu në drejtim të detit Adriatik dhe sidomos gjatë periudhës së dimrit, por mund të fryjë edhe gjatë verës. | |
N[redakto] |
A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | |
Nataliteti | Nataliteti (frengj.natalité - numri i të lindurve,shq. lindshmëria) paraqet numrin e të lindurve të gjallë në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë në një njësi të caktuar kohore (kryesisht gjatë një viti) në një hapësirë të caktuar gjeografike. | |
Nahija | Nahij:e,~a. 1.Krahinë, vis, anë, rrethinë. 2. nëndarje administrative që përfshinte qytetin merrethinë të ngushtë në perioden e sundimit turk tek ne. | |
Nata polare | Natë polare; Netët polare. Dukuri e viseve polare në afërsi dhe vetë polet që paraqitet në gjysmën dimrore kur dielli mbi horizont nuk paraqitet fare ( 6 muaj në vet polet) ose fare pak kohë ndriqon në varësi prej gjerësisë gjeografike të pikave të Tokës ( rrethpoleve). | |
Ngrohja Globale | Ngrohja Globale është fenomen i shkaktuar nga gazrat ngrohës si Dioksidi i Karbonit dhe Sulfurit. Ngrohja globale shkakton shkrirjën e akullit që ndryshon rymimet ujore të oqeaneve dhe si rrezultat ndryshon motin në hemisferën veriore dhe shkakton rritjen. | |
Njësia fiziko-gjeografike | Trualli është njësia bazë e ndarjes fiziko-gjeografike. | |
O[redakto] |
||
Oaza | Oaza është vend pak i ulët ose gropë e cektë me ujë dhe me gjelbrim në shkretirë. | |
Okultacioni | Okultacioni ( Latinisht : occultatio , "fshehur", "fshehur", "# sekrecion) është një fenomen astronomik kur një trup qiellor siç shihet nga Toka, fshehet pas një tjetrit. | |
Orteku | Ortek,~u:~ë, ~ët. Grumbull i madh bore , që shkëputet nga malet e larta , rrokulliset teposhtë dhe sa vete e bëhet më i madh, duke shkatrruar çdo gjë para vetes: >> Ortek bore<<:ose grumbuj gurësh të shkëputur nga shkëmbinjtë, që shkatrrojnë çdo gjë përpara gjat rokullisjes. | |
P[redakto] |
A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | |
Pedologjia | Pedologjia (rusisht; Педология, nga gre. Pedon = dheu), është shkenca mbi dheun-tokën, formën dhe përbërjen e tij. Pedologjia merret me gjenezën, morfologjinë, klasifikimin dhe distribuimin e dheut. | |
Pedosfera | Pedosfera (Gre: pedon - dheu), është mbështjellës i dheut - tokës, gjegjësisht shtresës së imët të punueshme të Korës së Tokës. Toka (dheu) është shtresa e hollë e shkriftë e sipërfaqes së Tokës, e cila punohet dhe paraqet bazën për zhvillimin e bujqësisë, sepse shfrytëzohet për kultivimin e bimëve të ndryshme. Formimi i kësaj shtrese të tokës- dheut, varet nga disa faktorë: klima, relievi, përbërja gjeologjike e shkëmbinjve, bota bimore e shtazore dhe nga vet aktiviteti i njeriut. | |
Paleogjeografia | Paleogjeografi,~a. Shkencë që përcakton pamjen dhe kushtet fiziko-gjeografike të mbështjellsit natyror-gjeografik gjatë historisë së zhvillimit të Tokës. | |
Penda | Pend,~ë,~a: ët. 1. Prejardhësisht ka kuptimmin e një pengese të ngritur prerj çfardo materiali, me qëllim pengimi të dales së ujit prej shtratit të lumit, ose përbri të liqeneve e deteve;2. Mur i lartë, rëndom beton që ngritet me rastin e krijimit të baseneve akumuluese mbi rrjedhat lumore, me qëllim të sigurimit të fuqisë energjetike [për nevojat e hidrocentraleve elektrike, sistemeve ujitëse, etj. | |
Pellgu | Pellg,~gu: gje,~gjet ( Ujëmledhësi). Hapsirë e madhe ujore e hapët (oqeani,det) apo e mbyllur ( Liqe) në raste më të rralla kah e cila kullojnë- derdhen ujërat rrjedhëse apo drenohen në atë tërësi.] | |
Pluviografi | Pluviografi- është instrumrnt për matjen e të reshurave të shiut. | |
Pentografi | Petografi- është vegël e cila përdoret për përcjelljen e fenomeneve gjeografike nga një hartë në tjetër në mënyrë mekanike. | |
Porti | Port,i;~e, ~et. vend i paosaçësh zakonisht në një gji deti, i ndërtuar dhe i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, ku mund të hyjnë anijet, të ngakohen dhe shkarkohen ose të qëndrojnë pë t'u rregulluar. | |
Q[redakto] |
||
Qafa | Qaf/ë, ~a. vendi më i ulët në kurrizin e një mali a një një kodre ose ndërmjet dy majave malore a dy kodrave, nëpër të cilin më së lehti kapërcehet mali ose kodra. janë krijuar nga gërryerja-zhveshja ose proceset tektonike. | |
R[redakto] |
A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | |
Radar | RAadio Detection And Ranging. Fjala radar, edhe pse akronim, paraqet një fjalë integrale dhe shkruhet me shkronja të vogla. Fillimisht ka qenë një sistem për zbulimin e prezencës dhe përcaktimin e distancës së objekteve, me përdorimin e radio valëve (radio waves). Versionet e sotshme mundësojnë edhe përcaktimin e vendndodhjes së këtyre objekteve, shpejtësinë e lëvizjes dhe drejtimin. Si të tilla përdoren në kontrollin e trafikut ajror, navigacionin ajror apo detar, mbrojtjen kundërajrore, meteorologji dhe shumë fusha tjera. Këto objekte pra, mund të janë të ndryshme: avioni, shiu, vetura, anija detare apo kozmike, sikur edhe shumë tjera. Parimi i punës është i thjesht: një pajisje emeton radio valë në formë të impulseve me karakteristika të caktuara, kurse pajisja tjetër kërkon dhe, eventualisht, pranon valë me karakteristika identike të cilat vijnë si valë të reflektuara nga objekti. Distanca mund të llogaritet në bazë të diferencës kohore ndërmjet impulsit të emetuar dhe të pranuar, por ka edhe mënyra tjera. | |
Rajoni | Rajoni rural është rajon me popullatë të rallë ku predominojnë aktivitetet ekonomike që përfshinë prodhimin bujqësor, serrat, fermat dhe pyjet. Në Kosovë, termi rajon rural në mënyrë specifike nuk përfshin shtatë (7) qendrat të mbëdha urbane dhe fshatra me më shumë se 1000 banorë. | |
Relievi | 1. Relievi është tërësia e pamjes së formave të sipërfaqës tokësore pa marrë parasysh mënyrën e krijimit dhe dimensionet e tyre. | |
Retë | Retë për nga përbërja e tyre fizike janë të ngjshme me mjegullën. Dallimi qëndron vetëm përsa i përket vendit të formimit dhe dhe madhësisë së pikave. Pikat e mjegullës janë më të vogla se pikat e reve, sepse pikat e mjegullës gjenden në stadin e parë të formimit. Përveç pikave të ujit, retë mund të jenë të përbëra edhe prej kridtaleve të imtë të akullit. | |
Rr[redakto] |
||
Rrafshnalta | Rrafshnalta e Peshterrit , ( njihet edhe si vetëm Peshter), është rrafshnaltë karstike ( në një lartësi mbidetare prej 1250 m) në jugperendim të Serbisë,në Sanxhakun e Pazarit të Ri, gjegjësisht veriu i trojeve shqiptare. | |
Rrjedha Hidrografike | Rrjedha hidrografike - quhet distanca prej burimit ose vendformimit të lumit deri në vendin ku shkarkohet ( derdhet). | |
Rrymat detare | Rrymat detare janë lëvizjet më të rëndësishme të ujit në oqeanin botëror. Shakaktarët kryesor janë erërat e përhershme, energjia e lëvizjes së thërmijave të ujit gradualisht nëpërmjet fërkimit përcillen në shtresa më të thella. | |
Rrufeja | Rrufeja (vetëtinma).-Lëvizjet shum të forta konvektive në kumulonimbuse janë shkak që në pjesët e ndryshme të këtyre reve të grumbullohet elektriciteti pozitiv dhe negative. Ky grumbullim i përhershëm, në një moment të caktuar, do të bëjë që të shkaktohet zbrazja e elektricitetit. Lëvizja jashtzakonisht e vrullshme e elektricitetit nëpër ajër në të shkakton një nxemje shum të madhe dhe e bënë atë shum të dukshme, sikurse te xixa elektrike. | |
S[redakto] |
A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | |
Sanatadita | Sanatadita ( Ekvinoks) : Kohë e vitit kur dita dhe nata janë të barabarta, që në viset tona ngjanë dy herë në vit.: me 21 mars dhe 23 shtator. | |
Savana | Savana është zonë e rrafshtë ose pak e valëzuar, që shtrihet në brezin tropical, në veri dhe në jug të pyjeve tropikale. | |
Solstici | Solstici është momenti në të cilin dielli arrinë këndin më të lartë ndaj ekuadorit. Solistici për vise tona mund të jetë dimror (21. dhjetor) dhe veror ( 21 qershor) | |
Seizmologjia | Shkenca e cila merret me studuimin e tërmeteve, të proceseve dhe dukurive në lidhje me to quhet seizmologji, ( greq. Seismos-lëkundje dhe llogos shkencë). | |
Speleologjia | Speleologjia është shkencë që merret me studimin e shpellave dhe të zbrazëtive të tjera nëntokësore. | |
Stepa | Stepa është krahinë gjysëm e thatë e rrafshët ose e valëzuar, që shtrihet në brezin tropikal ndërmjet savaneve dhe shkretirave) dhe të mesëm ( thellënë brendësinë e kontinenteve). | |
Sh[redakto] |
||
Shiu | Shiu është forma më e zakonshme e reshjes që krijohet kur pikat e imta të ujit bashkohen në një madhësi 0,5 deri 6-7 mm dhe për shkak të rëndesës bien prej reve në tokë. | |
Shkarja | shkarja ështët çarje në koren e Tokës dhe lëvizja ndërmjet krahëve të saj, që krijohen is rrjedhim i lëvizjeve tektonike vertikale (radiale). Lëvizjet vertikale shkaktojnë çarjen dhe shkëputjen, thyrjen e masave shkëmbore në koren e Tokës. | |
Shkretëtira | Shkretëtira është hapësirë e cila përshkak të mungesës së madhe të lagështisë mbulesa vegjetative është e pazhvilluar. Edhe pse shkretëtirat njihen si hapësira ku ka pak jetë, megjithëatë ato iu ofrojnë shumë gjallëresave strehim. Përafërsisht një të tretën e sipërfaqës kontinentale të Tokës e përbëjnë shkretëtirat. | |
Shtrati | Shtrati i lumit është thellimi zgjatur si lug, nëpër të cilin rrjedh uji i lumit. | |
Shtypja e ajrit | Shtypja e ajrit.- Ajri është materje e cila ka peshën e vet. Thërmijat e ajrit nën ndikimin e forcës së gravitetit, shkaktojnë trysni në të gjitha objektet në sipërfaqen e Tokës dhe quhet trysni ose presion atmosferik. Në kushtet e qetësisë së ajrit trysnia atmosferike mbi sipërfaqe të caktuar i pëgjigjet masës së shtyllës së ajrit të atmosferës mbi sipërfaqen gjegjëse. | |
T[redakto] |
A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | |
Tranzicioni demografik | Teoria e trnzicionit demografik shqyrton procesin e zhvillimit të popullsisë nëpër etapa të caktuara të zhvillimit shoqëror-ekonomik, duke u bazuar në përgjithësimin e fakteve empirike të ndryshimit të komponentëve të lëvizjes natyrore të popullsisë të vendeve të zhvilluara perëndimore të Evropës. Tranzicioni demografik, sipas teorisë së tranzicionit demografik, nënkupton së pari rënien e mortalitetit nën 30 ‰ dhe, më vonë, edhe rënien e natalitetit, gjithashtu nën 30 ‰ . | |
Tërmeti | Tërmeti është fenomen i cili shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar, i cili shkakton krijimin e valëve sizmike (dallgëve sizmike). | |
Treva | Treva është vend ( hapësirë ) i vogël, më i vogël se krahina (regjioni), i përbërë prej dy a më shumë trojesh fqinje, të cilat ndërmjet tyre dallohen nga pjesët përbërëse natyrore dhe antropogjene, por që gjithëashtu përbënë një tërësi të caktuar hapsinore. | |
Trualli | Trualli është vend i vogël si tërësi e vaçantë gjeografike , që dallohet nga trojet fqinje nga veçoritë e pjesëve përbërëse natyrore ( relievi, ndërtimi gjeologjik, klima, ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore, tokat dhe bimësia), si dhe nga veçoritë antropogjene (vendbanimet dhe të gjihta objektet e tjera dhe dukuritë e krijuara nga veprimtaria njerzore) (ps.sh. gropësirë, fushë e vogël, fushë karstike, ranishtë rrafsh lumor i madh etj). | |
Tundrat | Tundrat janë zona të rrafshëta ose të valëzuara e të zhveshura, me bimëi kryessht nga myshqet dhe likenet, që shtrihen kryesisht në zonën nënarktike të Evropës, të Azisë dhe të Amerikës Veriore. | |
U[redakto] |
||
Uadet | Uadet janë lugina të thata në shkretëtira, të gjata dhjetra qindra kilometra, nëpër të cilat rrjedh lumi vetëm pas shirave jot ë rregullta rrebeshore dhe të shkurtra. | |
Uji | Uji artezan është ujë nëntokësor në rrethana të veçanta gjeologjike dhe tektonike, që gjendet në zonën ndërmjet shtresave joujëlëshuese, më së shpeshti në sinklinale, fleksuara, monoklinale, seri të pjerrëta fundërresore etj. | |
Ujmiri | Emërtim për lumenjë, male e vendbanime. | |
Ujmani | Liqeni i Ujmanit shtrihet në veriperendim të Kosovës dhe andej kufirit në shtetin fqinjë Serbinë. | |
Ujëmbledhësi | Ujëmbledhësi është hapësirë e caktuar prej së cilës mblidhen ujërat të një ose disa lumenjve që e ushqejnë ndonjë objekt të madh ujor ( liqe,det,oqean). | |
Ujëndarësi | Ujëndarës në hidrografi quhen format pozitive të relievit të cilat ndajnë, respektivisht kushtëzojnë rrjedhën sipërfaqësore dhe shkarkimin e ujërave në drejtim të objekteve të ndryshëm ujor: oqeane (ujëndarësi oqeanik ose botërorë), dete (ujëndarësi detar), liqene (ujëndarësi liqenor), lumenj (ujëndarësi lumor). | |
Ujëvara | Ujëvara.-Është vendi ku shtrati i një lumi a një rrjedhe tjetër më të vogël zbret is nga një shkallë e lartë, nga e cila uji varet – bie poshtë pingul. Sipas mënyrës së krijimit, ujvarat ndahen në: gërryese, tektonike dhe grumbulluese. Në hapësirën gjreografike shqiptare kadisa ujvara, më së shumti në Republikën e Shqipërisë, siç janë: ujëvara e Sotirës, e peshturës, e Ixorit të Borshit etj. | |
V[redakto] |
A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | |
Vardari | Lumi Vardar buron pranë fshatit Vrutok afër Gostivarit në Maqedoni | |
Valët | Valët shkaktohen nga veprimi i faktorëve të jashtëm, përkatësisht nga erërat,të cilat prishin ekulibrin e pasqyrës së detit dhe i detyrojnë thërmijat e ujit të lëvizin.Elementet e valës varen nga shpejtësia e erës, zgjatja e saj, is dhe sipërfaqja dhe thellësia e detit ku formohen valët. Ato zakonisht arrijnë lartësinë deri në 4 m dhe gjatësi prej afro 100 m. valët e larta shkaktohen nga erëra të fuqishme që kanë drejtim të qëndrueshëm. Detarët kanë shënuar valët me lartësi deri 34 m, mirëpo ato rrallë tejkalojnë lartësinë mëtë madhe se 15 m. Në detin Adriatik lartësia më e madhe e valëve arrin deri në 10 m. | |
Vargmalet | Vargmalet janë male të reja të përbëra nga harqet e kurorave malore. | |
Vau | Vau është vendkalim i cekët e i qetë lumi për njerëz e kashë. Përmendet në shprehjen popullore "Mos hynë në vau pa vau, se të merr lumi".Ndër vaut më të njohurë është Vau i Kukësit anë e përtej Drinin të Bardhë, pastaj Vau i Dejes (Rugovë) po ashtu mbi Drinin e Bardhë. | |
Vesa | Vesa bënë pjesë në reshjet e ulta atmosferike. | |
Vranësirat | Vranësirat me rritjen e sasisë së avullit të ujit në ajër, ose me uljen e temperatures së ajrit, bëhet kondenzimi i avullit të ujit dhe formohen mjegullinat, retë, reshjet atmosferike. | |
Vrula | Vrula burime karstike nëndetare. | |
Vullkani | Vullkani - Vullkanet janë forma të ngritura në Tokë, të cilat krijohen me shkarkimin e masës së zjarrtë-magmës, gazeve dhe avujve nga brendia e Tokës në sipërfaqe. Proceset e ndryshme të lidhura me to quhen vullkanizëm. | |
X[redakto] |
||
Xeheja | Xehe,~ja.~et,~et. Minerale që gjenden në sasi të mëdha ose në përqindje të madhe dhe ka lavërdi ekonomike për shfrytëzimin e tyre. Ndryshe edhe mineral i dobishëm. | |
Z[redakto] |
A B C D Dh E F G Gj H I J K L M N O P Q R Rr S Sh T U V X Z Zh | |
Zbatica | Gjat 24 orëve në oqeane dhe dete vërehen dy ngritje dhe ulje të nivelit të detit. Dukuria e uljes zbaticë. | |
Zona | Zon/ë,~a - Pjesë e një brezi të Tokës, e përbërëprej disa krahinave që kanë reliev, klimë, tokë (dhe), regjim të ujërave dhe botë të gjallë pak a shumë të njejtë, dhe që përbën një tërësi hapsinore. | |
Zonë Aride | Zonë Aride. Zona në Tokë, brnda kufijve të të cilave avullimi është më i madh se të reshurat, pë këtë shkak në to s'ka rrjedha ujore sipërfaqësore. | |
Zh[redakto] |
||
Zhavorri | Zhavorri është fundërresë e përbërë nga zalli dhe gurë të vegjël, me diametër nga 1 deri 10 mm, të cilët pak a shumë janë të rrumbullakët dhe të lëmuar si rrjedhim i ndeshjës dhe fërkimit gjat bartjes në shtratin e lumit ( në bregdet, bregliqen etj.). |