Medvegja në ditët tona/2

Nga Wikibooks


Përndjekjet e dokumentuara 1989-1999



Edhe pse shkelje të rëndësishme të drejtave të njeriut dhe drejtave të pakicave të Shqipëtarve etnik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje ka patur edhe prej vitit 1989. shkeljat më të rënda kanë ndodhur gjatë bombardimit të NATO-s të vitit 1999.


Gjendja prej 1989 deri në vitin 1999


Qendrimi i pushtetit Serb ndaj Shqipëtarve në tri komunat e cekura është keqësuar pas abrogimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989. Shkelja e të drejtës për punë dhe përjashtimi i shqipëtarve nga jeta publike, posaçerishtë nga institucionët arsimore, janë karakteristike e viteve të fundittë 80-ta dhe filimin e viteve 90-ta.

Pushimi nga puna i profesorëve dhe largiome tjera nga puna të vitit 1989. Shkelja e parë e drejtës për punë dhe drejtës së pakicave të arsimohën në gjuhë amëtare ka qenë përjashtimi i 11 profesorve më eminentë shqipëtar nga Qendra Arsimore në Preshevë në vitin 1989, pasi ky institucion është i proklamuar si « çerdhe e nacionalizmit dhe iredentizmit shqipëtar » Bashkë me Riza Halimin, tani kryetar i Kuvendit komunal të Preshevës, në grup të profesorve të perjashtuar kanë qenë edhe Naser Aziri, tani kryetar i Këshillit Egzekutiv të KK të Preshevës, Belul Nasufi, Drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Nazmi Jashari, Drejtor i Qendrës për punë socijale dhe Selajdin Avdiu drejtor i institucionit parashkollor në Preshevë.

Ramadan Ahmeti nga Bujanoci, një prej kandidatëve të partisë së parë Shqipetare në regjion, Partisë për veprim demokratik ( PVD), pas zgjedhjeve të para shumë partijake në Serbi në vitin 1990 është larguar nga puna për shkak se një ditë mungoi nga puna për të marrë pjesë në fushatë zgjedhore.

Ymer Ymeri, referent në Sekretarijat të mbrojtjes popullore është lëshuar më 1 janar të vitit 1992 në pushim të paguar në kohëzgjatje prej 24 muajsh më arsyetim që në sistematizimin e ri është “ i pasistemuar “. Pas mungeses iu është nderpre marrëdhënja e punës. Ymeri i parashtroi Trupit Koordinusë aktpadinë me 7. qershor të vitit 2001, ndërsa nga Ministria e mbrojtjes e mori përgjigjen se ankesa është parashtrur me vonesë

Shkeljet e drejtës së shtypit dhe gjykimet Për shkak të shpërndarjës së revistës në gjuhën shqipe “ Jehona ,“në vitin 1994 është denuar kryeredaktori përgjegjës i kësaj gazete Sevdail Hyseni. Aktvendimi i gjykacit komunal për kundërvajtje më vonë është anuluar, por me 23. shkurt të njejtit vitë, Qendra e resursit të sigurisë shtetërore nga Vraja e parshtroi fletparaqitjen penale kundër Hysenit për shkak të publikimit të vjershës “ Më shajkaç në Evropë” dhe në të njejtën kohë e ndaloi përmbledhjën e vjershave “ Kur të buzëqesh fati ,“në të cilën është publikur kjo poezi. Pas dy viteve prokuroria publike e qarkut e ngriti aktpadinë për vepër penale “ Vënja në përqeshje i popullit dhe nacionaliteteteve të Jugosllavisë,” Gjashtëmdhjet deshmitarë, shqipëtar, dy herë janë enuar për shkak se nuk kanë ardhur në seansa. Rasti ka përfunduar pas gjashtë vitësh, për shkak së rasti eshtë vjetëruar. Prokuroria publike komunale në Preshevë ka ngrit aktpadinë me 7. gushtë të vitit 1998. kunder Riza Halimit për shkak të “ Pengimit të përsonit zyrtar në kryerjen e punëve të sigurisë publike...”.Është thënë se Halimi ka “ penguar personin e autorizuar OPM-së në Preshevë ...në ruajtjen e rendit publik dhe qëtësisë, të trazuar më mbajtjen e tubimit publik të pa paraqitur,të qyretarve të nacionalitetit shqipëtar, kështu që në mënyrë verbale është drejtuar ... më fjalë “ Kush je ti, çka kërkon këty?”...(dhe) fizikisht e pengoj duke e kapur për mangë të uniformës dhe atë mbi bryl të dorës së djathët, duke i folur atëherë “mos shko“Me aktgjykim të 29.marsit të vitit 2000, Halimi është shpallur fajtor dhe i denuar në tre muaj, me kusht në një vitë. Procedura pas ankesës është përfunduar më vertetimin e denimit të shkallës së parë.

Zvoglimi i vetqeverisjes lokale. Diskriminimi i komunitetit etnik shqipëtar në jeten publike dhe politike ka qenë e pranishëm në tërë periudhën. Ligje të reja, të nxjera në tërë teritorin e Republikës së Serbisë, intensifikuan centralizimin dhe zvogluan kompetencat e vetëqeverisjës lokale. Kjo reflektohej posaqërishtë në komunën e Preshevës, ku partitë shqipëtare në të gjitha zgjedhje lokale kanë fituar mandatë të mjaftueshme, për të formuar pushtetin lokal por në praktik nuk kanë patur mundësi të ndikoin në mënyrë qenësore në jetën e përditëshme. Në komuna Bujanoc dhe Medvegje partitë shqipëtare nuk kanë marrë pjesë në pushtetin egzekutiv, pos priudhës së shkurtër të vitit 1992. dhe 1993.


Përndjekjet e dokumentuara gjatë 1999-ës


Indicionët më të shumta mbi shkeljen e drejtave të njeriut, FDH i ka mbledhur gjatë vitit 1999 , e posaçërishtë gjatë intervenimit të NATO-s. Kryesit kanë qenë në shumicën e rasteve pjestarë të formacioneve paraushtarake, UJ dhe Ministrisë së punëve të brendëshme (MPB).

Sipas raportit të KK të Preshevës, gjatë gjendjes së luftës, në rethana të pashçaruara, në teritorin e kësaj komune janë vra 11 Shqipëtar.” Prej tyre gjashtë kanë qenë nga kjo komunë, tre nga Komuna e Gjilanit ( Kosovë ) dhe dy nga komuna fqinjë Bujanoc. Qytetarët e Komunës së Preshevës gjatë kohës së gjendjes së luftës në komunë kanë parashtru 243 deklerata mbi shkeljen e drejtave të njeriut, duke përvshir dhe drejten në pronë. Dëmi materjal është vlersuar mbi 12 milionë marka gjermane.( reth 6 milionë eura)

Vrasja e Driton Arifit

Driton Arifi (1959) nga fshati Ranatovcë i komunës së Preshevës, me 4. prill të vitit 1999 eshtë nisur për të marrë bagëtinë e cila ishtë në tjetër mahallë të njejtit fshatë. Pjestarët e formacioneve paraushtaraketë cilët kanë aritur nga fshati Muçibabë, i kanë dalë përpara dhe kanë shtënë në to, duke e goditur në këmbë, stomak dhe gjoks. Vendasëve u është ndaluar t’i ofroinë ndihmë Dritonit i cili ishtë i lënduar rëndë. Për shkak të lëndimeve ai ndroi jetë të njejtën ditë reth orës 19.30. sipas dekleratës së babait të tij, mjekët të cilit e bënë obdukcionin nga Vraja kanë deklaruar se Dritoni ka pasë mundësi të mbijetojë nese i u është dhënë ndihma mjeksore në kohë.

Vrasja e Nexhat Arifit

Ruzhdi Arifi ( 1968) nga fshati Buhiq i Komunës së Preshevës, në deshmi më rastin e vrasjës së vëllait të tij, Nexhat Arifit nga i njejti fshat, deklaroi:

“ Me 18. prill të vitit 1999 në fshatin tonë ka ardhur grupi me 40 njerëz, kryesisht ushtar, edhe pse, në mesin e tyre ka patur edhe civil të armatosur. Në atë kohë vellau i im ka qenë në shtepi, dhe prej atëherë i humbët çfarëdo gjurme. Pas 9.dite, me 27 prill, disa vendas nga fshati Karadak dhe unë, në përcellje të shtabit të mbrojtjës civile nga Presheva, u nisem ti vizitoim shtëpitë tona. Pasi arritëm deri të vendi i cili thirët Livadhët e Shehohovës ( Sehovske Livade) na ndali patrolla e Ushtrisë Jugosllave. Na pyetën së ku po shkojmë. Pasi që u përgjigjëm që jemi duke shkuar për ti vizituar fshatrat tona, ata nuk na lejuan dhe thanë se do të na vrasin” si ate nga fshati “Buhiq”( Sigurishtë duke menduar në vëllaun timë Nexhatin)

Për herë të parë kamë shkuar në fshatë pas dy muajsh, me 2. korik të vitit 1999. E kërkuam varrine vëllaut timë. Në vendin e quajtur Stan e gjetem varrin në arë të fshatit, por në varrë nuk ka patur asgjë. Pasi e gjurmuam rethinënën, i gjetëm eshrat e njerzëve të shpërndara, me siguri nga qenët endacakë. Së bashku me eshra i gjetëm edhe orën, jelekun , gjaketën pantolonët dhe këpucët. Sipas këtyre konkludova se eshtë vellau i im në pyetje. Në bazë të robëve u pa se është i goditur me armë zjarri nga prapa dhe atë disa herë. Atë ditë e pashë se shtëpia dhe punëtoria e vëllaut timë ( ka qenë TV serviser )janë të djegura. Po të njejtën ditë kufomën e të ndjerit e bartëm në varrëza të fshatit.”


Keçtrajtimi i Hysni Ademit dhe Qerim Halimit

Hysni Ademi dhe Çerim Halimi nga fshati Madjere, komuna e Preshevës, janë rrahur keç, sipas dekleratës vetanake me 7. maj të vitit 1999, nga ana e pesë pjestarëve të UJ. Pas malltretimit në fshatë te vetin, ata janë transveruar në fshatin Muçibabë. Aty i ka marrë patrolla tjetër e cila gjithëashtu i ka rrahur. Ademi dhe Halimi pastaj janë dërguar në fshatin Pasjanë, e pastaj deri të vendbanimi Varosh i Gjilanit (Kosovë). Aty janë mbyllur në bodrum të shtëpisë private dhe janë mbajtur 12 ditë. Ademi në deklaratën e vet tregoj që aj si dhe të mbyllurit e tjerë kanë qenë çdo ditë të malltretuar fizikisht dhe të rrahur.

“Djaloshit i cili i ka patur vetëm 18 vjetë, ia shpojnin veshët me thikë, të tjetrit disa kan tentuar ti ja nxerrin sytë. E kam pa si njërit në brryla ja prenë inicialet A.H.”

Ademin dhe Halimin me sy të mbyllura i dërguan deri te thertorja në dalje të Gjilanit dhe aty janë lëshuar.

Rasti i plakës Arife Avdiu

Familja Avdiu nga fshati Bushtranë në komunën e Preshevës, si edhe shumë shqiptar, në pranverë të vitit 1999, e kanë lëshuar shtëpinë dhe kanë shkuar në Kumanovë (Maqedoni). Plaka Arife Avdiu (1932) ka mbetur në shtëpi. Ajo më vonë deklaroi hetuesve të Fondit për të drejtën humanitare:

“Ishte 31. maj, natë, diku reth ora 22. Nuk ka pasë rrymë e unë kisha ra për të fjetur. I ndigjova zëratë para shtëpisë dhe u ngrita. Jashtë i pashë disa ushtarë. Në atë momentë njëri prej tyre hyri në dhomë. Kërkoi kafe dhe sheqer,e pastaj të holla dhe gjëra tjera më vlerë, e pasi i tregova se nuk kamë, ai filloi të më shkelmojë me çizme në kokë. U rëzova nga shtrati në dysheme, e ai e nxorri thiken dhe filloi të me therrë në fytë. Pastaj me gjuajti në tokë duke menduar se jamë e vdekur. Më kujtohët që edhe një kohë ka qenë prezent duke e bastisur shtëpinë.”

Sipas deshmisë personale, Arife Avdiu duke u zvaritur ka arritur deri të pragi i shtëpisë. E shpëtoi fqiu i parë, Zoran Atanasijeviq, përndryshe pjestarë i MPB-së. Ai e dërgoi plakën deri në Preshevë, duke u kundervuar rezervistëve të UJ-së gjatë rrugës, të cilet nuk deshën të lejojnë që të kalon madje edhe shkrepen rafall mbi veturën e tijë. Arifja është mjekuar në spitalin e Nishit. Për shkak të lendimeve, Arifja sot më veshtërsi merr ushqimin dhe nuk sheh në dy sytë. Kryesi nuk është gjetur deri në momentin e hartimit të këtij raporiti, kurse FDH nuk ka të dhëna së ka filluar hetimi, ndaj përsonave të cilët e penguan Zoran Atanasijeviqin që plakën të dërgoj në Preshevë.

Vrasja e dy anëtarve të familës Fejzuli

Në oborin e Metush Fejzulit nga fshati Gospogjincë komuna e Preshevës, më 19. qershor të vitit 1999 kanë arritur 18 pjestarë të UJ, në mes të tyre ka qenë edhe një femën. Metush Fejzuli për këtë ngjarje dha këtë dekleratë:

“ Bashkëshortën time, vajzën dhe mua na nxorrën në oborr, kurse djali im Qania dhe djali i vëllait, të cilit ishin duke fjetur në dhomën tjetër, janë detyruar të vishën rrobët dhe gjithashtu të dalin jashtë. Deri sa ishim të shtrirë për toke na rrahën gati një orë. Pastaj na dërguan në oborr të vëllait timë Rahimit, në të cilin gjithashtu ka qenë ushtria. Bashkëshortën e tijë e nxorrën në oborr me ne, e atë e rrahën në shtëpi. Pastaj në gjendje të alivanosur e nxorrën në oborr, ku rrahja vazhdojë. Pasë gjysmë ore, kanë filluar të marrin në pyetje Ibrahimin pse ai erdhë në fshatë, kurse pastaj tre ushtarë e dërguan në drejtim të përroi, kinse “për të pyetur diç”. Të tjerët i kthyen në oborrin timë. U ndigjuan të shtëna nga drejtimi në të cilin e dërguan Ibrahimin. Pasi u kthuen ushtarët, e sjellën letërnjoftimin e tij dhe më pyetën “ Çka e kamë unë atë. “ U tregova se atë e komë djalë të vëllaut dhe i pyeta se shka i kanë bërë. Ata mu përgjigjën se Ibrahimi ka ikur.

Pastaj na kanë futur në shtëpi dhe Rahimin e alivanosur e vendosën në njëren, e neve në tjetren dhomë. Urdhëruan që gratë tu prëgatisin ushqim. Pasi drekuan, shumica prej tyre shkoi në drejtim të fshatit Bukovc, gjersa me neve mbeten dy ushtarë dhe femra e cila ishte me ta. Ajo na tregoi se Rahimi ka vdekur. Ushtarët janë kthyer reth orës 15.00. Atëherë mu dhe djalin tim, na nxorrën në oborr dhe filluan të na malltretojn. Na thoshin se na kanë nxerur për të na pushkatuar, repetuan pistoletat, i drejtuan automatët në drejtimin tonë. Prej të gjith atyre ngjarjeve e kamë hymbur vetëdijen. Pasi erdha në veti, na urdhëruan që të nisemi në drejtim të Preshevës, duka na thënë se atje na pretë Arkani. Pasi u larguam reth 300m, filluan të shtiejnë pas nesh, por për fat as kush nuk u qellua.

Tërë rastin e kemi paraçitur në shtab të mbrojtjes civile në Preshevë, e mjekët të cilit na kanë ofruar ndihmë rastin e kanë paraçitur në polici. Edhe pse kamë intervenuar disa herë, policia nuk ka dalë në vend shiqim , as të provojë për të gjetur djalin e vëllaut tim Ibrahimin. Pasi ata nuk kanë intervenuar, tetë vendasë kanë shkuar për të marrë trupin e Rahimit të ndjerë. Trupi i Rahimiti ka patur plagët në gjoks, kokë dhe shpinë . Pas hetimeve të Ibrahimit, e kemi gjetur trupin e tij në livadhë në pjesë e cila është quajtur Arnica. Në trupin e tij kanë qenë 4 plagë të shkaktuara më armë zjarri..

Në kokë dhe gjoks kanë qenë plagët e mëdha dhe të hapura. Të gjitha këto plagë janë të konstatuara edhe nga ana e mjekve të cilët e kanë konstatuar vdekjene të dy të ndjerve.

Vrasja e Fetah Fetahut

FDH ka indikacione që shkeljet e drejtave të njeriut ndaj pjestarve të komunitetit etnik shqipëtar kanë vazhduar edhe pas përfundimit të gjendjes së luftës. Me 31.korik të vitit 1999 në rëdhana të pasqaruara është vrarë taksisti Fetah Fetahu nga Bujanoci. Këshilli për drejta të njeriut thekson se Fetahu at ditë, me taxi veturën e tij, i barti dy refugjatë serb nga Kosova. Ata e kanë kaluar punktin policor në fshatin Konçul, dhe vazhduan në drejtim të Gjilanit. Trupi i Fetahut është gjetur në afërsi të vendit të ashtuquajtur të Kroi i Eminit ( Eminove Česme) , me ç rast janë konstatuar tri plagë të shkaktuara më armë zjarri.Vetura e tij është gjetur 150 metra më larg.

Veprimet e UJ ndaj Shqipëtarve në kohë të gjendjës së luftës gjatë vitit 1999. Gjatë gjendjës së luftës, e posaqërisht gjatë prillit të vitit 1999, ushtrija dhe policija disa herë i kanë bastisur shtëpitë dhe i kanë malltretuar banorët e fshatrave në komunatë e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Sipas raportit mbi diskriminimin e Shqipëtarve në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegjë, të cilin në vitin 2000 e publikoi Këshilli për të drejtat e njeriut në Bujanoc, UJ me 31. mars ka rrethuar me tanke fshatin Tërnoc i Madhë . Eprorët Ushtarak kanë kërkuar nga fshatarët që në afat prej dy orësh ti dorëzojnë “ komandosët e NATO-s, teroristët e UÇK-së dhe drogën. Sipas të njetit burimë shtëpitë në fshatë serishtë janë bastisur edhe një ditë më vonë, ndërsa me 23. prill banorët e këtij fshati janë tubuar dhe me orë të tëra janë mbajtur në shi. Incidentë i tillë ka ndodhur edhe me 12. prill në fshatrat Breznicë dhe Muhovc, me ç rast pas bastisjës së shtëpive 45 fshatarë janë dërguar në Bujanoc. Atje janë mbajtur për disa orë duke u maltretuar dhe kërcnuar me likvidim fizik.

I njejti burim thekson se grupët e ushtarve dhe policëve në fund të vitit 1999, gjatë disa javësh disa hërë kanë malltretuar shqipëtarët e komunës së Bujanocit. Sipas shkrimeve në shtyp me rast të bastisjës së shtëpisë së Ymer Miftarit në Novo Sellë pjestarët e UJ pronarit i a kanë marrë 83.615 marka gjermane ( reth 41.000 euro) me arsyetim se nuk ka vertetim për prejardhjën e devizave. Për marrjën e të hollave nuk është dhënë kurfarë vertetimi. Këto të holla, me 12. maj të vitit 2001 i janë kthyer vëllait të Ymerit. Këshilli për të drejtat e njeriut në Bujanoc raporton se përveç këtij rasti të hollat janë kthyer edhe me një rast tjetër. Fjala është për 72.000 marka gjermane (reth 36.000 euro) të konfiskuara gjatë viteve 1987 / 88 nga bashkësia fetare islame.


< 1
faqe
- 2 -

3 >