Jump to content

Medvegja në ditët tona/20

Nga Wikibooks


Infrastruktura



Me vlerësimin për gjendjen e rrugëve, furnizimin me ujë, rrjetin telefonik dhe problemet tjera infrastrukturore pajtohen plotësisht të tri bashkësitë e Luginës së Preshevës.

Gjatë periudhës së shkuar pati diskriminime edhe në këtë sferë. Shumica e fshatrave të banuara me shqiptarë nuk kanë telefona, në fshatrat malore rrugët janë kryesisht të cilsisë së dobët, ndërkaq vetëm 65 % të popullsisë furnizohet me ujë nga ujësjellsi. Kanalizimi është një problëm i madh sidomos në vendbanimet me popullsi rome. Është karakteristike situata në Tërnovc të Madh, i cili është vendbanimi më i madh me popullatë shqiptare, banorët e të cilit e kanë ndërtuar vetë postën dhe ia kanë dorëzuar PTT të Serbisë. Në këtë fshat me rreth 9.000 banorë ekziston vetëm një telefon, nuk ka kanalizim, ndërkaq shtypja në ujësjellës është e dobët. Ujësjellës nuk kanë as fshatrat Osllarë, Nesallc, Letovica, Lluçani dhe Turija, të cilat janë të banuara kryesisht me popullatë shqiptare. Pushteti lokal në bashkëpunim me Qeverinë Republikane dhe me Organizatat Ndërkombëtare kanë ndërmarrë mjaftë hapa praktik për ndërtimin e objekteve infrastrukturore. Njëri prej pikësynimeve kryesore është ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës e cila e lidhë Tërnovcin e Madh me fshatin Muhovc në gjatësi pre 52 km, për të cilën shqiptarët lokal janë tejet të interesuar. Pjesën e parë të projektit e ka hartuar UJ. Rruga do të lidhte të gjitha fshatrat që gravitojnë në drejtim të Zarbincës me pjesën tjetër të komunës. Për këtë pjesë të komunës është paraparë edhe projekti për përmirsimin e rrjetit elektrik.

Ish kryetari KK të Bujanovcit Stojançe Arsiq, premtoi se kanalizimi dhe ujësjellsi do të ndërtohen në lagjet me popullsi rome ose me popullsi të përzier- Morava 76, Rruga Gjilani, Car Llazari, Lagja e re dhe Cale.

Në ndërtimin e infrastrukturës më së shumti është arritur në Preshevë ku vetëm 25% e popullsisë së qytetit e shfrytzon ujin nga ujësjellsi. Në këtë komunë janë hartuar ose janë në realizim e sipër projektet për ndërtimin e rrugëve, të ujësjellsit dhe të kanalizimit. Banorët e fshatit Cërnotince grumbulluan deri në vitin 1990 rreth 200.000DM(100.000 euro) për ndërtimin errugës së këtij fshati. Paratë e deponuara në Beobankën e Preshevës kanë mbetur “ të ngrira” si “ kursim i vjetër devizor”. Përfaqsuesit e bashkësisë lokale u janë drejtuar disa herë Këshillit Koordinues që ta zgjidhë këtë problem , por nuk kanë marrë kurrfarë përgjigjeje. Ata edhe në vitin 1999 hartuan projektet për instalimin e lidhjeve telefonike në tri fshatra dhe për ndërtimin e ujësjellsit dhe kanalizimit.


< 19
faqe
- 20 -

21 >