Interneti allashqiptarçe/433
Në përgjithësi mbi të dhënat Meta
Në brendi të këtyre të dhënave shënohen njoftime të rëndësishme mbi përmbajtjen e regjistrit. Këto të dhëna mbesin në registër dhe nuk dëftohen për shikuesin e fletës por për makina të qendrave shërbyese në rrjetë, për shfletues dhe për vegla shërbyese për gjurmim në internet ("robotë"). Brenda hapësirës së të dhënave Meta mund të shkruhen informacione mbi përpiluesin, mbi përmbatjen e paraqitur në fletë. Po ashtu aty mund të futen edhe komanda për HTPP, p.sh. për lidhje automatike të shfletuesit me adresa tjera në internet.
Të dhënat Meta nuk janë paramenduar për njoftime apo shënime personale rreth shkrimit të regjistrit. Për shkrimin e këtyre njoftimeve është përkufizuar elementi për komentime në gjuhën HTML.
Standarti i versionit të gjuhës, HTML 4.0, nuk ka njoftime konkrete rreth të dhënave Meta, por i përkufizon thjeshtë skeletin e tyre. Në vend të një përkufizimi më kuptim plotë, këshilli W3 ka filluar të punojë për krijimin e një gjuhe përkatëse për burimet e të dhënave të quajtur 'gjuha RDF (Resource Description Framework). Në fletët e këshllit W3 gjeni njoftime për gjuhën RDF.
Për secilën të dhënë Meta shkruhet tagu përkatës për të dhënat Meta në brendi të kryetëdhënave të regjistrit HTML. Numri i tagëve Meta të përdorur nuk është me rëndësi.
- Shembull
<head> <meta name="author" content="Anna Lyse"> <meta http-equiv="expires" content="Sat, 01 Dec 2001 00:00:00 GMT"> <!-- ... krye të dhëna tjera ... --> </head>
- Shpjegim
E dhëna Meta qëndronë në një tagë të vetëqëndrueshëm (standalone). Zakonisht, çdo tag meta ka dy atribute. Atributi i parë ose është >name
ose http-equiv
dhe atributi tjetër gjithjë është content
Që të dy këto atribute futen sipas "parimit" të konfigurimit të t'dhënave "Vetia=vlera". Në shembullin e më lartë b.f. me name
është shënuar vetia "author"
të cilës me content
i është dhënë vlera "Anna Lyse"
. Në të dhënën e dytë Meta, të shembullit të më lartë, një vetie me emër expires
i është dhënë vlera Sat, 01 Dec 2001 00:00:00 GMT
. Mirëpo në rastin e dytë e dhëna Meta është përkufizuar si http-equiv
.
Vetit, që përkufizohen nëpërmjet name
, në fillim janë paramenduar që t'ju japin të dhëna programeve për myshteri të ashtuquajtura Program Klient, d.m.th shfletuesve të internetit, por edhe për makinat gjurmuese robot të cilat "ushqehejn" bankat e të dhënave të tyre.
< 432 |
faqe - 433 - |
434 > |