Jump to content

Interneti allashqiptarçe/429

Nga Wikibooks
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
Interneti allashqiptarçe

Shkalla
Paranjohuri
Hyrje (000)

Veglat elektronike (100)
Veglat informatike (200)
Veglat e vizatuara (300)
Fjalori i termeve të huaja (400)
Hypertext Markup Language HTML (420)


  1. Elementet dhe shprehja "Tag"
  2. Hijesimi i elementeve
  3. Atributet e tagëve
  4. Parësi
  1. Skela e një regjistri HTML
  2. Skela e një regjistri XHTML
  3. Deklarimi i tipit të dokumentit
  1. Në përgjithësi për shenjat në HTML
  2. Germat e veçuara të shqipes
  3. Shenja e monedhës Euro në HTML
  4. Shenjat vetjake të gjuhës HTML
  1. Në përgjithësi për ngjyrat në HTML
  2. Të dhënat RGB për ngjyrat
  3. Emrat për 16 ngjyrat themelore
  4. Emrat e ngjyrave te "Netscape"
  1. Në përgjithësi për dëftimet në HTML
  2. Dëftimi i plotë URI
  3. Dëftimi absolut i brendëshëm, relativ me bazën URI
  4. Dëftimi relativ i brendëshëm, relativ me bazën URI
  1. Hapësirat e padukshme për interpretim
  2. Fjala e autorit
  1. Emrat sipas makinës shërbyese
  2. Emrat sipas përputhshmërisë
  3. Prapashtesat e regjistrave
  4. Emrat "default" sipas shërbyesit
  1. Shpartallimi i përmbajtjes dhe shpërndarja e informacioneve
  2. Organizimi i projektit, i amzës dhe i fletëve
  1. Njohuri të përgjithshme
  2. Kujdes, regjistrat intepretohen
  3. Kujdes, regjistrat shfaqen
  4. Kujdes nga tjetërsimi i elementeve
  5. Kujdes me dëftimet e rrejshme
  6. Përdorimi me vend i vizatimeve

Amza në gjuhen shqipe (500)
Mjeshtri thotë ... (1000)

Shpartallimi i organizuar i përmbajtjes

Në këtë temë të titulluar Shpartallimi i organizuar i përmbajtjes me të cilën nënkuptohet shpërndarja shikuar nga dy këndvështrimet, nga këndvështrimi i përpiluesit dhe këndvështrimi i përdoruesit të informacioneve. Këtu, përderisa përpiluesi e shpartallon përmbajtjen e tekstit nëpër regjistra në mënyrë të organizuar për përdoruesin (lexuesin) kjo në rrjetë paraqitet si shpërndarje e përmbajtjes dhe informacioneve rreth saj nëpër "fleta të internetit".

Shpartallimi i përmbajtjes dhe shpërndarja e informacioneve

[redakto]

HTML qëndron për Hypertext Markup Language. Gjuha është krijuar për sipër tekste dhe shpërndarjen e informacioneve. Përdoruesi duhet të lundroj ndër informacione të cilat ati i interesojnë. Për thellim të më tejshëm në këtë temë, shiko tek : Sipër teksti.

Për shpërndarjen e informacioneve të sipër tekstit nevojitet që oferta e informacionit të ofruar të shpërndahet në njësi të vogla e të mbyllura të njohurive. Këto njësi të shpartalluara duhet që të lidhen ndërmjet veti sipas një logjike të afërt dhe të kuptueshme për përdoruesin.

Kështu bie fjala në rast se doni të botoni amëzën për klubin e futbollit tuaj, atëherë për këtë duhet përgatitur një regjistër si pasqyrë, si krye faqe në të cilën dëftohen regjistrat e amzës. Është mirë që gjitha nën-faqet të kenë të dëftuar lidhjen kthyese tek pasqyra. Pastaj për secilën faqe përpiloni nga një regjistër p.sh për historinë, për fushën e klubit, për radhitjen në tabelë, për rezultat e lojërave aktual. Faqja për lojtarët aktual është mirë të ketë edhe nën faqet për lojtarët veç e veç. Këto nën-nën faqe duhet të kenë të dëftuar sipër faqen e tyre si dhe pasqyrën e përmbajtjes së amzës. Me rëndësi është edhe dëftimi i tërthortë. Ky dëftim është mirë të bëhen për veteranët e klubit, ata me siguri kanë të bëjnë me ngjarje të rëndësishme në historinë e klubit. Po ashtu edhe për tabelën e radhitjes janë më rëndësi dëftimet për faqen e golashënuesve, etj. Në këtë mënyrë krijohet një rrjetë logjike e njësive të informacioneve. Dëftimet plotësuese për mundësi lundrimi duhej që të plotësonin orientimin. Për këtë qëllim zakonisht përdoren përmbledhje e dëftimeve të ashtuquajtura nga zhvilluesit Guided Tours, d.m.th një fushë që përdoruesit i mundëson shfletimin ngadalë-dal të informacioneve - faqe për faqe. Pa marr parasysh se çfarë lloj projekti ndërmerrni është e udhës që të skeleti i atij projekti të ketë strukturën siç u përshkrua më lartë. Për të arritur këtë, para se të filloni, ndoshta do të ishte mirë të bëni një skicë ashtu të përgjithshme.

Këtu u përmenden shpesh shprehjet faqe, nën faqe etj. emërtimi faqe, fletë etj. për përpiluesin në HTML nuk është me rëndësi ato gjitha janë regjistra. Mos u trembni nga numri i shumtë i faqeve, me rëndësi është struktura e pastër e rrjetës.

Me siguri që për teknikat e përdorura për ndërlidhjen e fletëve në HTML do të i shikojmë më për së afërmi në pjesën Dëftimi.

Organizimi i projektit, i amzës dhe i fletëve

[redakto]

Për secilido projekt, sa do qoftë i vogël, do ë vini re sa regjistra të HTML-së, të vizatimeve e të llojeve tjera do të bëhen. Për të mos humbur kontrollin mbi to, është mirë që në mënyrë aromatike dhe në bazë të një skeme të caktuar të i bëni emërtimet e regjistrave ose krijoni një nën-regjistër të regjistrave të fletëve për një fushë të temës, për vizatimet e kështu me radhë. Përpara se ta botoni në internet amzën e projektit është mirë që të sqaroni të drejtat mbi nën-regjistrat gjegjësisht mundësitë e veprimit me to. Sepse ju duhet që të krijoni të njëjtën strukturë si ajo që keni zgjedhur në vend punishten lokale, ashtu që të funksionojnë lidhjet dhe dëftimet përkatëse të tyre nëpër fletë të internetit.


< 428
faqe
- 429 -

430 >