Interneti allashqiptarçe/432
Appearance
Titulli i regjistrit HTML
[redakto]Secili regjistër HTML duhet të titullohet, të ketë një fjalë të shkruar si titull i sajë. Titullimi bëhet për këto arsye:
- Titulli i regjistrit kërkohet nga shfletuesi për ta titulluar dritaren që paraqet në ekran.
- Titulli i regjistrit kërkohet nga shfletuesi për kërcime nëpër tituj nëpërmjet pullës përkatëse.
- Titulli i regjistrit kërkohet nga shfletuesi për si nënvizimet e lexuesit ( për fletët e veçuara nga përdoruesi si b.f. fletët favorite,etj)
- Titulli i regjistrit kërkohet nga shfletuesi për të dëftuar listën e fletëve të vizituara.
- Titulli i regjistrit është i nevojshëm si e dhënë për shumë vegla shërbyese automatike për gjurmim. Shumë nga këto kur hasin në fjalët e gjurmuara i dëftojnë titujt si lidhje e prekshme.
- Shembull
<head> <title>Pamje nga Syri i kaltër</title> <!-- ... të dhëna tjera ... --> </head>
- Shpjegim
Përbrenda skelës së regjistrit HTML, pas futjes së tagut <title>
pritet e dhëna për titullin. Pastaj shkruhet teksti i titullit dhe e dhëna e titullit përfundon duke futur tagun përmbyllës përkatës </title>
(title=titull)
- Vini re!
teksti i titulli nuk ka kuptim të jetë shumë i gjatë. Për përshkrimin e përmbajtjes së regjistrit janë të parapara të dhënat e ashtuquajtura të dhëna Meta.
Rregullat për shkrimin e tekstit janë të njëjtat rregulla që vlejnë për vargjet e shenjave, shenjat e përgjithshme dhe shenjat vetjake të gjuhës HTML
< 431 |
faqe - 432 - |
433 > |