Kënga në shkronja/Sabri Fejzullahu
Appearance
Sabri Fejzullahu NË ENCIKLOPEDI |
|
Fshatarja ime
[redakto]
Fshatarja ime ------------ Ishim fëmijë të lindur në një stinë Fshatarja ime, mike e rinisë Jeta është grackë, mjaltin e bën pelim Mbesim veçse rob të dashurisë Jeta është grackë, mjaltin e bën pelim Mbesim veçse rob të dashurisë As unazë, as dasëm me flamur Thëllënza ime, ëndërr e pashpresë Edhe pse kurrë, ne nuk u prekëm kurrë Ne në shpirt, lidhëm kurorë e besë Edhe pse kurrë, ne nuk u prekëm kurrë Ne në shpirt, lidhëm kurorë e besë Sa e bukur ish, me vellë Atë ditë shiu, mu në Maj Isha i strukur nën ombrellë Mysafirë në dasmën e saj Sa e bukur ish, me vellë Bëja be, se s'do te qajë Por kot fshehësha nën ombrellë Mua më lagte loti i saj Edhe pse kurrë, ne nuk u prekëm kurrë Ne në shpirt, lidhëm kurorë e besë Edhe pse kurrë, ne nuk u prekëm kurrë Ne në shpirt, lidhem kurorë e besë Sa e bukur ish, me vellë Atë ditë shiu, mu në Maj Isha i strukur nën ombrellë Mysafirë në dasmën e saj Sa e bukur ish, me vellë Bëja be, se s'do të qajë Por kot fshehësha nën ombrellë Mua më lagte loti i saj Sa e bukur ish, me vellë Atë ditë shiu, mu në Maj Isha i strukur nën ombrellë Mysafirë në dasmën e saj Sa e bukur ish, me vellë Bëja be, se s'do të qajë Por kot fshehësha nën ombrellë Mua më lagte loti i saj |
|
Merrma shiun e Prishtines
[redakto]
Merrma shiun e Prishtinës ------------------------- Merrma shiun e Prishtines, Pika pika mbushe n'gote Ma dergo me lotin tend Ta pij large diku ne bote N'kte qytet, ku shpesh bjen shi Si ta kthej serish nje vere Kur te laget floku e faqja Gushes sate ti marre ere Pika e lotit te ra ne faqe Dhembja jote, me dhimbi mua Ku kam dhene dhimbjet e mija morra n'gjokes dhimbjet e tua Hapi krahet shpirti im Fluturo o mbi kujtime S'pas kam dite, qfare bukurije pas kam pase ne doren time S'pas kam dite, qfare bukurije pas kam pase ne doren time Merrma shiun e Prishtines, Pika pika mbushe n'gote Ma dergo me lotin tend Ta pij large diku ne bote N'kte qytet, ku shpesh bjen shi Si ta kthej serish nje vere Kur te laget floku e faqja Gushes sate ti marre ere Hapi krahet shpirti im Fluturo o mbi kujtime S'pas kam dite, qfare bukurije pas kam pase ne doren time S'pas kam dite, qfare bukurije pas kam pase ne doren time |
|
Sytë qiellor
[redakto]
Sytë qiellor ------------ Syt qiellor aq të bukur Asnjëherë s´më kan gënjyer Sy valë deti kaltërsie Shpirtin time kan thyer Jo s´di ku zhduken Ndoshta n´kaltërsi Ne mendimet t´mia Sjellin dashuri Thellë në shpirtin ti depërtojnë Për dy sy qiellor që ndezin zjarr Dimri s´më vret, vjeshta s´më thanë Pres një pranverë e pres me mall Zemrën ma kan marr |
|
Moj e mira e Besianës
[redakto]
Moj e mira e Besianës ---------------------- Kur kam qenë une djalë i ri E si rashë në dashuri Nuk më ndalte as shi as borë Nuk kalon kjo mgrohtësi Ende më përvëlon në gji Prushi i zjarrit rinor Ref: Ujtë e Llapit e kam pi Eh më dogjën buzët e saja Rashë në dashuri moj bukuri e hanës Moj e mira e Besianës Posa doli me duvak Zemra ime mu dogjë flakë Dhe kjo jetë me të më duket pak |
|
Në mes baltinës së paemër
[redakto]
Në mes baltinës së paemër --------------------------- Ku mu trete ku më ike O moj ti me sy të zi Ikje ndjekje plojë biblike Më morrën mua të morrën ty Rent një tren oh, si n'baladë Mbush me lot e psherëtime Perendi të qofsha falë Si duron tokën që nxinë Mike moj, lëngon një zemër Në ç´adresë ti kë zën'vend? Mes baltinë së paemër Bor'ë e vdekjes po më çmend Fund'i marsit, fillim prilli Shiun plumb e hedh mbi supe N'labirite të mendimit Ti m'u trete, ti më humbe A ka zot që në qiell të lartë? Ku janë engjujt perendi? Si durojnë këtë tokë me baltë Që tretë shpresat nji nga nje Mike moj, mori mike Bëj sehirë natën pa hënë N'shteg kujtimit i vë pritën Për një lot të syrit tënd |
|
Mos i leni dritat fikur
[redakto]
Mos i leni dritat fikur ------------------------ E jetuam errësirën Ndonëse ëndërruam dritën Merituam më të mirën Që prej kohësh e pritëm Një shkëndi na flakëroj Nga duart tona ranë zingjirët Një ngrohtësi na shejtërooi Se zoti i don të mirët Ref: Mos i leni dritat fikur Edhe nata le të ndizet Sepse stinet e mërzisë kan ikur E të lumturisë po nisen Mos i leni dritat fikur S'dua t'ju dëgjoj të heshtur Se në jetë, më jetë ju kam pritur T'ju shikoj të buzëqeshur |
|
Me dashje të harrova
[redakto]
Me dashje të harrova --------------------- Të kam dashur sikur buza fjalet Me zili si lulja lulen vështrova Të kam puthur siç mund të puthen zjarret Por një ditë me dashje të harrova Cila zemrër nuk e njohu ndarjen Në rini a ndoshta dtëve të stërvona Dhe pendim era ja çon valëve Në një det ku mbyten puthjet tona Ref: Shpesh pendimi si litar Më shtrëngon e nuk më mbytë Rrojmë largë si magjistar Në harrimin tonë magjik Jo nuk ishte faji yt Jo nuk ishte faji im Prandaj njerëzit te kjo botë Thonë se faji është jetim |
|
Hej ai det i syrit tënd
[redakto]
Hej ai det i syrit tënd ------------------------ Hej ai det i syrit tënd Copë qielli në stuhi Kush të pa e nuk u çmend Cili s'ra në dashuri Hej moj zanë ti bijë e diellit Larë me ujë të shtrirë dëbore Më përvëlove n'mes të dimrit Veç një natë ndejte e shkove Ref: I harrove trëndafilat Që i mbolla n'kopshtin tonë Si një hije ti ke tretur A je gjallë a po ke vdekur Shkoj tek vendi i takimit Rreth e rotull vetëm heshtje Një gulqim i rëndë trishtimei Si pa dashur del prej meje Pres pranverën t'ma kthej mallin Që i ngrirë m'ka mbetur n'sy Pres me lotë mes trëndafilash Që i mbolla bashk'me ty |
|
Takimi me shoqen e studimeve
[redakto]
Takimi me shoqen e studimeve ----------------------------- Shumë vjet kaluan që s'ishim parë Si ti harroj këto vrragë mbi ty Më vie për të klithur e për të qarë Shumë më mirë mos t'kisha sy Mbi flokë t'kishte rreshur borë Rruhat të loznin nëpër fytyrë Ku jan ata sy ku ajo dorë Pse zëri të paska tjetër ngjyrë Ti ke qenë simbol i bukurisë Krijuar nga dorë hyjnore Ndaj i besoja amshueshmërisë Dhe të tillë të kujtoja prore Kohë e egër kohë tinzare Gjurmë që paska lënë mbi ty Shumë më mirë t'mos kisha takuar fare Shumë më mirë t'mos kisha sy |
|
Hajde ti
[redakto]
Hajde ti ----------------------------- Këto naze sa ri du Ti vashë je për mu Fjalën vet ma ki dhanë Nuk pyes as babë as nanë Për ty zemra m´rrah Mos hyn me mu n˙gjynah Ne dy jemi nji Sa mirë sa bukuri. Ref: Hajde, hajde, hajde ti Është koha për dashuni Zemra ime vetëm ty Të dua si sytë e mi Kjo dynja pa sefa Kuptim as lezet s´ka Ajo është mrekulli Kur ka plot dashuri Syt e tu po shkëqejnë Mua po më rrëmbejnë Ti je vetëm për mua Se din se sa të dua. |
PEP i Këngës
|
Hyn në valle mori çikë
[redakto]
Hyn në valle mori çikë -------------------------- Hajde qofshit pa merak Hyn në valle e luaj pak Hajde çohu mos ki dert Zemra ime po ju thërret Dalngadal e dalnadal Hyn në valle mori djal Hajde se mu ke ba pikë Hyn në valle mori çikë Ne do t´luajmë do t´pimë Deri n´sabah këtu do t´rrimë Ne do t´luajmë e këndojmë Valle shqipe do t´vallzojmë. Hajde çohu mos ki dert Sonte malin e bëjmë det Hajde çohu vllaznilëk Ku do në botë jema bollëk. |
Copë nga PEPiK-ës
|
Vallë si qenka dashuria
[redakto]
Vallë si qenka dashuria ------------------------------------- Thonë se vyshket dashuria Thonë se ajo le vetëm ca gjurmë Por tek unë po shtohet dita-ditës Për çdo natë mbetem pa gjumë Të kërkojë unë në përrallë Të kërkojë në poezi Ku je humbur, ku je tretur Sa i mjerë pa ty kam mbetur Jo nuk mundem dhe po të dua Mbi kujime të kaloj Për çdo ditë fjalën ma thua A thu, një herë të t´takoi Vallë si qenka dashuria të jep frymë pastaj të mbytë Pak e nxehë e me shumë akull Fala t´mbetet në fyt Thonë se koha shëron plagët Thonë të gjithë se një ditë do kalon Por tek unë po ndodhë krejt diçka tjetër Dita ditës më shumë më rëndon. |
|
Nuk jetohet në kujtime
[redakto]
Nuk jetohet në kujtime --------------------------------- Në këto çaste më ikin fjalët Dhe ky terr po më mbyt S´kam askë të ia qaj hallet Dhe çdo fjalë mbet në fyt Kurrë nuk dita ç´është lumturia Kurrë në jetë nuk e kam shijuar Tërë këto vite dashunova Mirëpo kush s´më deshti mu. Ref.: Se kupton askush këtë dhëmbie Se nuk është në lëkurën time Se si shpirti po më shmbet Nuk jetohet me kujtime Se kupton jo se kupton Mijëra netë të jesh i zgjuar Këtë veç unë mund ta di Dhe zemra ime e robëruar Pse gjithëçka është kundër meje Faj askujt si kam në botë Çdo herë desha mirësinë Por fitova vetëm lotë Kurrë nuk dita ç´është lumturia Kurrë në jetë nuk e kam shiju Tërë këto vite dashurova Mirëpo kush s´më dashti mu. |
|
Këmbëzbathur eja
[redakto]
Këmbëzbathur eja ----------------------------- Moj drenushë Nuk mundet askush Ti ndal, fjalët e hallkut Fjalët i merr era Ti mos ju beso Moj drenushë Unë po digjem prush Po të pres te parku Ti mos u vono Nuk ka gëzof që ngrohë Shpirtin tim të ftohtë Nuk ka shi që e lagë Buzën time të etur Për inat dilë moj në këtë natë Lëshoj flokët Këmbzbathur eja Zbuloje pakë Shtratin tëndë të gjatë Le t´digjet dynjaja Le t´bëhet hataja Pse ta fshehim dashurinë Nga njerzit smirëzi Që t´dashurojnë nuk dinë. |
Copë nga PEPiK-ës
|
Shërbëtor i këngës
[redakto]
Shërbëtor i këngës ----------------------------- Moj rini Me këngë të përshëndes Ti dhe natën E kthen në mëngjes. Anë e mbanë botës Unë i rashë Kundë rini Ma t´bukur s´pashë. Ti e kall Zjarrin n´Skënderaj Ti e ngrit Flamurin n´Ferizaj Po k´saj mbramje Kush i dha hijeshi Veç ti moj rini. Unë këndoj Për ju rini Hidhni valle Le të digjet shamia Ju më bëni Veç më t´ri O frymëzim T´këngëve të mia Unë këndoj Për ju rini Fluturojmë mbi Krahët e thëllënzes Juve ju kamë mbretëri Unë për ju jam Shërbëtorë i këngës. |
Copë nga PEPiK-ës
|
Unë të dua ashtu si je
[redakto]
Unë të dua ashtu si je ----------------------------- Më je larguar S´di gjë për ty Më ke harruar Jetj n´vetmi T´kam quar t´fala Moj e pabesë T´falat s´mi ktheve E unë po pres Po tretem e po lutem Vetëm për ty Ref.: Nëse tjetri të braktis E askund s´ke ku me shku Falë të qofshin krejt gabimet Ec te në se shumë të du Nëse malli të kaplonë Pa më thirrur mos e le Dije se ke një njeri Që të do ashtu si je. Ditën që u ndamë U humbe krejt Kot të kërkova S´munda me t´gjet. |
|
Kush i lanë vite e mia
[redakto]
Kush i lanë vite e mia ----------------------------- Kur një ditë Do t´kthehesh papë tek unë Mbasi ke humbur N´gjith atë botë E përbuzur dhe pa krenari Kokë ulur e në sy Të pikojnë lot Kush mi lanë viete e mia tash Kush më kthenë buzëqeshjen që kam humb Kush mi kthen netët e gjata mu Shumë vite kaluan e tash është vonë Mik të ngusht tash Kam vetminë E pikëllimin e kam vëlla E dashnore kam ngushëllimin Mos u kthe se s´dua me t´pa E di mirë si shkova kur u ndamë Ti e di sa lot kam derdh për ty Sot po kthehesh Dhe po kërkon ndiesë Harrove kur më shkele n´besë. |
Copë nga PEPiK-ës
|
Ti ke emrin lumturi
[redakto]
Ti ke emrin lumturi ----------------------------- Ishte e bukur ajo ditë Kur u pamë e u dashurum Të shëndrisnin ata sy Ata sytë e tu të shkrumë Ti më bën të jem i ri Ti më bën të kem fuqi Ti ke emrin lumturi E gjithë bota le ta di. Ref.: Ti më je si pranëverë Në çdo stinë ti për mua çelë Ti më je margaritar Më bën të ndjehem krenar Ti më je një botë e tërë Më je yll e më je hënë Ti më je are flori Më je dritë e syve të mi. Ishte i bukur ai çast Kur të pashë e u bën ne bashkë Që atë ditë në sytë e mi Nuk ka lotë por dashuri Ti më bën të jem i ri Ti më bën të kem fuqi Ti ke emrin dashuri E gjithë bota le ta di. |
|
Në ëndërr
[redakto]
Në ëndërr ----------------------------- Në ëndërr Shpesh më shfaqesh ti Plot gaz, jetë e lumturi Plot mirësi e plot nur E plot magji krejt si dikur Pastaj nuk vi dot në vete Nga misteri i kësaj jete Përse harresa nuk të merr Përse më bëhesh më mister Kur u vyshka bukuria Pse aq zbehka dashuria Përgjegjen se gjej askund Përqaf vuajtjen e pafund Pse s´thashë të du Sa ishe këtu O pse s´thash të du Sa ishe këtu Edhe kur krejt i kam me grat E s´kam kohë as për gjumë O më eja në ëndërr për çdo natë Dhe le të vuaj dhe më shumë Dhe le të vuaj dhe më gjatë Se ndryshe nuk mund t´kem gat E nuk kam tjetër fat |
Copë nga PEPiK-ës
|