Jump to content

Kënga në shkronja/Edmond Zhulali

Nga Wikibooks

Edmond Zhulali
NË ENCIKLOPEDI

Hej ai det i syrit tënd

[redakto]
Hej ai det i syrit tënd
------------------------
Hej ai det i syrit tënd
Copë qielli në stuhi
Kush të pa e nuk u çmend
Cili s'ra në dashuri

Hej moj zanë ti bijë e diellit
Larë me ujë të shtrirë dëbore
Më përvëlove n'mes të dimrit
Veç një natë ndejte e shkove

Ref:
I harrove trëndafilat
Që i mbolla n'kopshtin tonë
Si një hije ti ke tretur
A je gjallë a po ke vdekur

Shkoj tek vendi i takimit
Rreth e rotull vetëm heshtje
Një gulqim i rëndë trishtimei
Si pa dashur del prej meje

Pres pranverën t'ma kthej mallin
Që i ngrirë m'ka mbetur n'sy
Pres me lotë mes trëndafilash
Që i mbolla bashk'me ty
Teksti : Agron Rexha
Orkestrimi : Edmond Zhulali
Muzika : Edmond Zhulali
Këndon : Sabri Fejzullahu

Sytë qiellor

[redakto]
Sytë qiellor
------------
Syt qiellor aq të bukur
Asnjëherë s´më kan gënjyer
Sy valë deti kaltërsie
Shpirtin time kan thyer

Jo s´di ku zhduken
Ndoshta n´kaltërsi
Ne mendimet t´mia
Sjellin dashuri

Thellë në shpirtin ti depërtojnë
Për dy sy qiellor që ndezin zjarr
Dimri s´më vret, vjeshta s´më thanë
Pres një pranverë e pres me mall
Zemrën ma kan marr
Teksti: Armend Fejzullahu
Orkestrimi: Edmond Zhulali
Muzika : Edmond Zhulali
Këndon : Sabri Fejzullahu