Kënga në shkronja/Adem Gashi
Appearance
Adem Gashi NË ENCIKLOPEDI |
|
Në mes baltinës së paemër
[redakto]
Në mes baltinës së paemër --------------------------- Ku mu trete ku më ike O moj ti me sy të zi Ikje ndjekje plojë biblike Më morrën mua të morrën ty Rent një tren oh, si n'baladë Mbush me lot e psherëtime Perendi të qofsha falë Si duron tokën që nxinë Mike moj, lëngon një zemër Në ç´adresë ti kë zën'vend? Mes baltinë së paemër Bor'ë e vdekjes po më çmend Fund'i marsit, fillim prilli Shiun plumb e hedh mbi supe N'labirite të mendimit Ti m'u trete, ti më humbe A ka zot që në qiell të lartë? Ku janë engjujt perendi? Si durojnë këtë tokë me baltë Që tretë shpresat nji nga nje Mike moj, mori mike Bëj sehirë natën pa hënë N'shteg kujtimit i vë pritën Për një lot të syrit tënd |
|