Jump to content

Kënga në shkronja/Gjokë Beci

Nga Wikibooks

Gjokë Beci
NË ENCIKLOPEDI

Me dashje të harrova

[redakto]
Me dashje të harrova
---------------------
Të kam dashur sikur buza fjalet
Me zili si lulja lulen vështrova
Të kam puthur siç mund të puthen zjarret
Por një ditë me dashje të harrova

Cila zemrër nuk e njohu ndarjen
Në rini a ndoshta dtëve të stërvona
Dhe pendim era ja çon valëve
Në një det ku mbyten puthjet tona

Ref:
Shpesh pendimi si litar
Më shtrëngon e nuk më mbytë
Rrojmë largë si magjistar
Në harrimin tonë magjik
Jo nuk ishte faji yt
Jo nuk ishte faji im
Prandaj njerëzit te kjo botë
Thonë se faji është jetim
Teksti : Gjokë Beci
Orkestrimi : Xhevdet Gashi
Muzika : Shkumbin Kryeziu
Këndon : Sabri Fejzullahu