Kënga në shkronja/Arif Demolli
Appearance
Arif Demolli NË ENCIKLOPEDI |
|
Takimi me shoqen e studimeve
[redakto]
Takimi me shoqen e studimeve ----------------------------- Shumë vjet kaluan që s'ishim parë Si ti harroj këto vrragë mbi ty Më vie për të klithur e për të qarë Shumë më mirë mos t'kisha sy Mbi flokë t'kishte rreshur borë Rruhat të loznin nëpër fytyrë Ku jan ata sy ku ajo dorë Pse zëri të paska tjetër ngjyrë Ti ke qenë simbol i bukurisë Krijuar nga dorë hyjnore Ndaj i besoja amshueshmërisë Dhe të tillë të kujtoja prore Kohë e egër kohë tinzare Gjurmë që paska lënë mbi ty Shumë më mirë t'mos kisha takuar fare Shumë më mirë t'mos kisha sy |
|
Në ëndërr
[redakto]
Në ëndërr ----------------------------- Në ëndërr Shpesh më shfaqesh ti Plot gaz, jetë e lumturi Plot mirësi e plot nur E plot magji krejt si dikur Pastaj nuk vi dot në vete Nga misteri i kësaj jete Përse harresa nuk të merr Përse më bëhesh më mister Kur u vyshka bukuria Pse aq zbehka dashuria Përgjegjen se gjej askund Përqaf vuajtjen e pafund Pse s´thashë të du Sa ishe këtu O pse s´thash të du Sa ishe këtu Edhe kur krejt i kam me grat E s´kam kohë as për gjumë O më eja në ëndërr për çdo natë Dhe le të vuaj dhe më shumë Dhe le të vuaj dhe më gjatë Se ndryshe nuk mund t´kem gat E nuk kam tjetër fat |
Copë nga PEPiK-ës
|