Jump to content

Kënga në shkronja/Avni Qahili

Nga Wikibooks

Avni Qahili
NË ENCIKLOPEDI

Hajde ti

[redakto]
Hajde ti
-----------------------------
Këto naze sa ri du
Ti vashë je për mu
Fjalën vet ma ki dhanë
Nuk pyes as babë as nanë
Për ty zemra m´rrah
Mos hyn me mu n˙gjynah
Ne dy jemi nji
Sa mirë sa bukuri.

Ref:
Hajde, hajde, hajde ti
Është koha për dashuni
Zemra ime vetëm ty
Të dua si sytë e mi
Kjo dynja pa sefa
Kuptim as lezet s´ka
Ajo është mrekulli
Kur ka plot dashuri

Syt e tu po shkëqejnë
Mua po më rrëmbejnë
Ti je vetëm për mua
Se din se sa të dua.

PEP i Këngës


Teksti : Avni Qahili
Orkestrimi : Maki
Muzika : Maki
Këndon : Sabri Fejzullahu

Hyn në valle mori çikë

[redakto]
Hyn në valle mori çikë
--------------------------
Hajde qofshit pa merak
Hyn në valle e luaj pak
Hajde çohu mos ki dert
Zemra ime po ju thërret

Dalngadal e dalnadal
Hyn në valle mori djal
Hajde se mu ke ba pikë
Hyn në valle mori çikë

Ne do t´luajmë do t´pimë
Deri n´sabah këtu do t´rrimë
Ne do t´luajmë e këndojmë
Valle shqipe do t´vallzojmë.

Hajde çohu mos ki dert
Sonte malin e bëjmë det
Hajde çohu vllaznilëk
Ku do në botë jema bollëk.

Copë nga PEPiK-ës

Teksti : Avni Qahili
Orkestrimi : Maki
Muzika : Maki
Këndon : Sabri Fejzullahu

Vallë si qenka dashuria

[redakto]
Vallë si qenka dashuria
-------------------------------------
Thonë se vyshket dashuria
Thonë se ajo le vetëm ca gjurmë
Por tek unë po shtohet dita-ditës
Për çdo natë mbetem pa gjumë
Të kërkojë unë në përrallë
Të kërkojë në poezi
Ku je humbur, ku je tretur
Sa i mjerë pa ty kam mbetur
Jo nuk mundem dhe po të dua
Mbi kujime të kaloj
Për çdo ditë fjalën ma thua
A thu, një herë të t´takoi
Vallë si qenka dashuria
të jep frymë pastaj të mbytë
Pak e nxehë e me shumë akull
Fala t´mbetet në fyt

Thonë se koha shëron plagët
Thonë të gjithë se një ditë do kalon
Por tek unë po ndodhë krejt diçka tjetër
Dita ditës më shumë më rëndon.
Teksti : Avni Qahili
Orkestrimi : Maki
Muzika : Ilir Shaqiri
Këndon : Sabri Fejzullahu


Nuk jetohet në kujtime

[redakto]
Nuk jetohet në kujtime
---------------------------------
Në këto çaste më ikin fjalët
Dhe ky terr po më mbyt
S´kam askë të ia qaj hallet
Dhe çdo fjalë mbet në fyt
Kurrë nuk dita ç´është lumturia
Kurrë në jetë nuk e kam shijuar
Tërë këto vite dashunova
Mirëpo kush s´më deshti mu.

Ref.:
Se kupton askush këtë dhëmbie
Se nuk është në lëkurën time
Se si shpirti po më shmbet
Nuk jetohet me kujtime
Se kupton jo se kupton
Mijëra netë të jesh i zgjuar
Këtë veç unë mund ta di 
Dhe zemra ime e robëruar

Pse gjithëçka është kundër meje
Faj askujt si kam në botë
Çdo herë desha mirësinë
Por fitova vetëm lotë
Kurrë nuk dita ç´është lumturia
Kurrë në jetë nuk e kam shiju
Tërë këto vite dashurova
Mirëpo kush s´më dashti mu.
Teksti : Avni Qahili
Orkestrimi : Maki
Muzika : Maki
Këndon : Sabri Fejzullahu

Shërbëtor i këngës

[redakto]
Shërbëtor i këngës
-----------------------------
Moj rini
Me këngë të përshëndes
Ti dhe natën 
E kthen në mëngjes.

Anë e mbanë botës
Unë i rashë
Kundë rini
Ma t´bukur s´pashë.

Ti e kall
Zjarrin n´Skënderaj
Ti e ngrit
Flamurin n´Ferizaj
Po k´saj mbramje
Kush i dha hijeshi
Veç ti moj rini.

Unë këndoj
Për ju rini
Hidhni valle
Le të digjet shamia
Ju më bëni
Veç më t´ri
O frymëzim
T´këngëve të mia

Unë këndoj
Për ju rini
Fluturojmë mbi 
Krahët e thëllënzes
Juve ju kamë mbretëri
Unë për ju jam
Shërbëtorë i këngës.

Copë nga PEPiK-ës

Teksti : Avni Qahili
Orkestrimi : Maki
Muzika : Ilir Berani
Këndon : Sabri Fejzullahu

Unë të dua ashtu si je

[redakto]
Unë të dua ashtu si je
-----------------------------
Më je larguar
S´di gjë për ty
Më ke harruar 
Jetj n´vetmi
T´kam quar t´fala
Moj e pabesë
T´falat s´mi ktheve
E unë po pres
Po tretem e po lutem
Vetëm për ty

Ref.:

Nëse tjetri të braktis
E askund s´ke ku me shku
Falë të qofshin krejt gabimet
Ec te në se shumë të du
Nëse malli të kaplonë
Pa më thirrur mos e le
Dije se ke një njeri
Që të do ashtu si je.

Ditën që u ndamë
U humbe krejt
Kot të kërkova
S´munda me t´gjet.
Teksti : Avni Qahili
Orkestrimi : Maki
Muzika : Maki
Këndon : Sabri Fejzullahu

Kush i lanë vite e mia

[redakto]
Kush i lanë vite e mia
-----------------------------
Kur një ditë 
Do t´kthehesh papë tek unë
Mbasi ke humbur 
N´gjith atë botë
E përbuzur dhe pa krenari
Kokë ulur e në sy
Të pikojnë lot

Kush mi lanë viete e mia tash
Kush më kthenë buzëqeshjen që kam humb
Kush mi kthen netët e gjata mu
Shumë vite kaluan e tash është vonë

Mik të ngusht tash
Kam vetminë
E pikëllimin e kam vëlla
E dashnore kam ngushëllimin
Mos u kthe se s´dua me t´pa

E di mirë si shkova kur u ndamë
Ti e di sa lot kam derdh për ty
Sot po kthehesh 
Dhe po kërkon ndiesë
Harrove kur më shkele n´besë.

Copë nga PEPiK-ës

Teksti : Avni Qahili
Orkestrimi : Ilir Tolaj
Muzika : Ilir Tolaj
Këndon : Sabri Fejzullahu

Ti ke emrin lumturi

[redakto]
Ti ke emrin lumturi
-----------------------------
Ishte e bukur ajo ditë
Kur u pamë e u dashurum
Të shëndrisnin ata sy
Ata sytë e tu të shkrumë
Ti më bën të jem i ri
Ti më bën të kem fuqi
Ti ke emrin lumturi
E gjithë bota le ta di.

Ref.:
Ti më je si pranëverë
Në çdo stinë ti për mua çelë
Ti më je margaritar
Më bën të ndjehem krenar
Ti më je një botë e tërë
Më je yll e më je hënë
Ti më je are flori
Më je dritë e syve të mi.

Ishte i bukur ai çast
Kur të pashë e u bën ne bashkë
Që atë ditë në sytë e mi
Nuk ka lotë por dashuri
Ti më bën të jem i ri
Ti më bën të kem fuqi
Ti ke emrin dashuri
E gjithë bota le ta di.
Teksti : Avni Qahili
Orkestrimi : Ilir Tolaj
Muzika : Ilir Tolaj
Këndon : Sabri Fejzullahu