Jump to content

Kënga në shkronja/Xhevdet Gashi

Nga Wikibooks

Xhevdet Gashi
NË ENCIKLOPEDI

Fshatarja ime

[redakto]
Fshatarja ime
------------
Ishim fëmijë të lindur në një stinë
Fshatarja ime, mike e rinisë
Jeta është grackë, mjaltin e bën pelim
Mbesim veçse rob të dashurisë
Jeta është grackë, mjaltin e bën pelim
Mbesim veçse rob të dashurisë

As unazë, as dasëm me flamur
Thëllënza ime, ëndërr e pashpresë
Edhe pse kurrë, ne nuk u prekëm kurrë
Ne në shpirt, lidhëm kurorë e besë
Edhe pse kurrë, ne nuk u prekëm kurrë
Ne në shpirt, lidhëm kurorë e besë

Sa e bukur ish, me vellë
Atë ditë shiu, mu në Maj
Isha i strukur nën ombrellë
Mysafirë në dasmën e saj

Sa e bukur ish, me vellë
Bëja be, se s'do te qajë
Por kot fshehësha nën ombrellë
Mua më lagte loti i saj

Edhe pse kurrë, ne nuk u prekëm kurrë
Ne në shpirt, lidhëm kurorë e besë
Edhe pse kurrë, ne nuk u prekëm kurrë
Ne në shpirt, lidhem kurorë e besë

Sa e bukur ish, me vellë
Atë ditë shiu, mu në Maj
Isha i strukur nën ombrellë
Mysafirë në dasmën e saj

Sa e bukur ish, me vellë
Bëja be, se s'do të qajë
Por kot fshehësha nën ombrellë
Mua më lagte loti i saj

Sa e bukur ish, me vellë
Atë ditë shiu, mu në Maj
Isha i strukur nën ombrellë
Mysafirë në dasmën e saj

Sa e bukur ish, me vellë
Bëja be, se s'do të qajë
Por kot fshehësha nën ombrellë
Mua më lagte loti i saj
Teksti : Ilir Berani
Orkestrimi : Xhevdet Gashi
Muzika : Ilir Berani
Këndon : Sabri Fejzullahu

Me dashje të harrova

[redakto]
Me dashje të harrova
---------------------
Të kam dashur sikur buza fjalet
Me zili si lulja lulen vështrova
Të kam puthur siç mund të puthen zjarret
Por një ditë me dashje të harrova

Cila zemrër nuk e njohu ndarjen
Në rini a ndoshta dtëve të stërvona
Dhe pendim era ja çon valëve
Në një det ku mbyten puthjet tona

Ref:
Shpesh pendimi si litar
Më shtrëngon e nuk më mbytë
Rrojmë largë si magjistar
Në harrimin tonë magjik
Jo nuk ishte faji yt
Jo nuk ishte faji im
Prandaj njerëzit te kjo botë
Thonë se faji është jetim
Teksti : Gjokë Beci
Orkestrimi : Xhevdet Gashi
Muzika : Shkumbin Kryeziu
Këndon : Sabri Fejzullahu

Merrma shiun e Prishtines

[redakto]
Merrma shiun e Prishtinës
-------------------------
Merrma shiun e Prishtines,
Pika pika mbushe n'gote
Ma dergo me lotin tend
Ta pij large diku ne bote

N'kte qytet, ku shpesh bjen shi
Si ta kthej serish nje vere
Kur te laget floku e faqja
Gushes sate ti marre ere

Pika e lotit te ra ne faqe
Dhembja jote, me dhimbi mua
Ku kam dhene dhimbjet e mija
morra n'gjokes dhimbjet e tua

Hapi krahet shpirti im
Fluturo o mbi kujtime
S'pas kam dite, qfare bukurije
pas kam pase ne doren time
S'pas kam dite, qfare bukurije
pas kam pase ne doren time

Merrma shiun e Prishtines,
Pika pika mbushe n'gote
Ma dergo me lotin tend
Ta pij large diku ne bote

N'kte qytet, ku shpesh bjen shi
Si ta kthej serish nje vere
Kur te laget floku e faqja
Gushes sate ti marre ere

Hapi krahet shpirti im
Fluturo o mbi kujtime
S'pas kam dite, qfare bukurije
pas kam pase ne doren time
S'pas kam dite, qfare bukurije
pas kam pase ne doren time
Teksti : Faruk Tasholli
Orkestrimi : Xhevdet Gashi
Muzika : Xhevdet Gashi
Këndon : Sabri Fejzullahu

Moj e mira e Besianës

[redakto]
Moj e mira e Besianës
----------------------
Kur kam qenë une djalë i ri
E si rashë në dashuri
Nuk më ndalte as shi as borë

Nuk kalon kjo mgrohtësi
Ende më përvëlon në gji
Prushi i zjarrit rinor

Ref:

Ujtë e Llapit e kam pi
Eh më dogjën buzët e saja
Rashë në dashuri moj bukuri e hanës
Moj e mira e Besianës

Posa doli me duvak
Zemra ime mu dogjë flakë
Dhe kjo jetë me të më duket pak
Teksti : Ilir Berani
Orkestrimi : Xhevdet Gashi
Muzika : Ilir Berani
Këndon : Sabri Fejzullahu

Në mes baltinës së paemër

[redakto]
Në mes baltinës së paemër
---------------------------
Ku mu trete ku më ike
O moj ti me sy të zi
Ikje ndjekje plojë biblike
Më morrën mua të morrën ty

Rent një tren oh, si n'baladë
Mbush me lot e psherëtime
Perendi të qofsha falë
Si duron tokën që nxinë

Mike moj, lëngon një zemër
Në ç´adresë ti kë zën'vend?
Mes baltinë së paemër
Bor'ë e vdekjes po më çmend

Fund'i marsit, fillim prilli
Shiun plumb e hedh mbi supe
N'labirite të mendimit
Ti m'u trete, ti më humbe

A ka zot që në qiell të lartë?
Ku janë engjujt perendi?
Si durojnë këtë tokë me baltë
Që tretë shpresat nji nga nje

Mike moj, mori mike
Bëj sehirë natën pa hënë
N'shteg kujtimit i vë pritën
Për një lot të syrit tënd
Teksti : Adem Gashi
Orkestrimi : Xhevdet Gashi
Muzika : Xhevdet Gashi
Këndon : Sabri Fejzullahu

Mos i leni dritat fikur

[redakto]
Mos i leni dritat fikur 
------------------------
E jetuam errësirën
Ndonëse ëndërruam dritën
Merituam më të mirën
Që prej kohësh e pritëm

Një shkëndi na flakëroj
Nga duart tona ranë zingjirët
Një ngrohtësi na shejtërooi
Se zoti i don të mirët

Ref:
Mos i leni dritat fikur
Edhe nata le të ndizet
Sepse stinet e mërzisë kan ikur
E të lumturisë po nisen

Mos i leni dritat fikur
S'dua t'ju dëgjoj të heshtur
Se në jetë, më jetë ju kam pritur
T'ju shikoj të buzëqeshur
Teksti : Ilir Berani
Orkestrimi : Xhevdet Gashi
Muzika : Ilir Berani
Këndonë : Sabri Fejzullahu

Takimi me shoqen e studimeve

[redakto]
Takimi me shoqen e studimeve
-----------------------------
Shumë vjet kaluan që s'ishim parë
Si ti harroj këto vrragë mbi ty
Më vie për të klithur e për të qarë
Shumë më mirë mos t'kisha sy

Mbi flokë t'kishte rreshur borë
Rruhat të loznin nëpër fytyrë
Ku jan ata sy ku ajo dorë
Pse zëri të paska tjetër ngjyrë

Ti ke qenë simbol i bukurisë
Krijuar nga dorë hyjnore
Ndaj i besoja amshueshmërisë
Dhe të tillë të kujtoja prore

Kohë e egër kohë tinzare
Gjurmë që paska lënë mbi ty
Shumë më mirë t'mos kisha takuar fare
Shumë më mirë t'mos kisha sy
Teksti : Arif Demolli
Orkestrimi : Xhevdet Gashi
Muzika : Xhevdet Gashi
Këndon : Sabri Fejzullahu