Interneti allashqiptarçe/405
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
|
Shkalla Paranjohuri |
Hyrje (000) Veglat elektronike (100)
HTML (420) |
Kjo faqe merret me shqyrtimin e kuptimit të fjalës Hypertext. Për shkaqe praktike dhe në mungesë të njohurive në shumë raste përdoren shprehje nga gjuha e profesionit. Si do që të jetë për të kuptuar pjesën e më poshtme duhet pasur parasysh që fjala
- tekst e ka kuptimin e një përmbajtje të shkruar e cila mund të jetë e shpërndarë në disa fleta të një libri dhe fjala
- sipër tekst kuptimi i të cilës bëhet më i qartë nëse e përdorim fjalën popullore hypa, hipa ku duhet pasur parasysh që këtu bëhet fjalë për fletat në të cilat është shpërndar përmbajtja e shkruar. Këto fleta qëndrojnë të shpërndara në hapsirë dhe ndërmjet veti reagojnë hypë e zhdryp varrësishtë se çka shfleton përdoruesi.
- njësia e teksti - mund të jetë një faqe si kjo, një dokument, një send, një hapësirë në të cilën është vendosur një copë e përmbajtjes së shkruar dhe e cila copë në vete është e mbyllur d.m.th ka kuptim logjik edhe e vetme.
Sipër teksti
[redakto]Përkufizimi i tekstit dhe sipër tekstit të quajtur Hypertext
[redakto]Kur dëgjojmë fjalën tekst, parafytyrojmë një varg të shkronjave që formojnë radhë të fjalëve dhe që së bashku janë shkruar në një hapësirë lineare (rrafshë) dhe si përmbajtje e till ka kuptim. Kjo mënyrë e të shkruarit si duket ka filluar që në rrolat e papirusit e deri në format më të reja të mbledhjes së fletëve (rrafshëve) në një libër.
Edhe me zhvillimin e teknologjisë deri më tani, njerëzit edhe më tej kanë nevojë për paraqitjen e tekstit si një zinxhir i radhëve të fjalëve dhe fjalive. Mirëpo kësaj forme lineare të paraqitjes së tekstit, teknologjia e re i ka shtuar edhe një mundësi të re. Kjo teknologji bënë të mundshme që në mes të "hallkave" të tekstit të futen lidhje me copa tjera të teksteve. Me këtë humb varsia nga paraqitja e radhëve të fjalëve në një rrafshë. Për tekstet e shkruara në një rrafshë deri tek të cilat mund të arrihet nëpërmjet një lidhje të krijuar brenda një teksti të një rrafshi tjetër zhvilluesit thonë shprehjen hypa-tekst, hipa tekst, apo sipër tekst ndërsa në literatur e shkruajnë Hypertext.
Hypertext quhet përmbajtja e vëllimit të tekstit të paraqitur në rrafshe jolinear që ndërmjet veti janë të lidhura me ndihmen e njësive të tekstit
Sipër teksti, sipër mjedisi (Hypermedia) dhe mjediset e fushave të ndryshme të njoftimit (Multimedia)
[redakto]Hypertext nuk është diçka tjetër, veç se tekst. Ai paraqitet si tekst i zakonëshem, por nuk paraqitet si figurë e pastër e tekstit të shkruar që duhet lexuar prej fillimit deri në fund. Po ashtu edhe nëpërmjet siper teksteve jepen njoftime, lajme, etj. Në të vërtet tek mjetet e informimit sidomos mjetet lajmëruese të kohës sonë, vihet re, vizualizimi i njoftimeve. Zakonisht në këto mjedise njoftimet bëhet nëpërmjet fotografive, lëvizjeve të fotografive (video), imitimit të botës. Si rezultat apo pasoj e zhvillimit të siper tekstit, mjediset ku priten rrafshet e këtyre teksteve njoftuese nga zhvilluesit quhen Hypermedia. Mirëpo këto mjedise, dallojn nga rrafshet në të cilat paraqiten disa fusha të njoftimit e që nga zhvilluesit quhen Multimedia. Në të vërtet edhe këto janë mjedise të premjes por të disa fushave të informimit dhe jo të rrafshëve me përmbajtjen e një tekstit.
Dallimi kryesor nuk është "Hypertekst" dhe "Hypermedia" por dallimi në mes të "Hyper" dhe "Multi". Përderisa mjediset e fushave të ndryshme të informimit (Multimedia), kanë qëllim paraqitjen e njoftimeve nga disa fusha të informimt, sipër mjediset (Hypermedia) kanë për qëllim paraqitjen e përmbajtjes nga një fushë dhe lexuesi (përdoruesi) zgjedhë në cilën pjesë të përmbajtjes dëshiron të përqendrohet. Vetë parashtresa Hyper që në shqipe ka kuptimin hipa, mbi, sipër, tregon që paraqitja është e organizuar sipas një rendi të caktuar. Ky organizim veçohet për fragmentimin (copëzimin e përmbajtjes) e njësive në njërën anë dhe në anën tjetër lidhjen e tyre në një rrjetë.
Sipër teksti, kapitulli, pasqyra e përmbajtjes dhe ndërlidhjet
[redakto]Librat me strukturë (skelet) të fort, zakonisht kanë gjitha ato çka ka edhe sipër teksti. Këto kanë hierarki (Kapituj, tituj), elementet lidhëse (Ndërlidhjet) si dhe mënyra të ndryshme për të marrë të dhënat (Pasqyra ose tabela të përmbajtjeve, të fjalëve të veçuara etj.). Dallimi në mes të librave me strukturë të fortë dhe sipër teksteve nuk qëndron në përmbajtje por në mënyrën e paraqitjes së përmbajtjes. Për deri sa libri, edhe përkundër "paraqitjes sipërfaqësore" të mundësisë jolineare për të ardhur deri tek e dhëna, zbatimi i kësaj mundësie është linearë - "faqe për faqe". Me anë të sipër tekstit, të paraqitur në ekran, në heshtje na paraqitet kjo mundësi e propozimit të librave.
Me fjalë të tjera, fjalët në librat e mirëfilltë njerëzit i lexojnë, ndërsa në sipër tekstet njerëzit "lundrojnë".
Ka libra, përmbajtja e të cilave nuk d.m.th se duhet lexuar nga fillimi. Bije fjala, fjalorët apo librat me tekste mësimore. Për këto lloje të librave, sipër teksti duket të jetë zgjidhje ideale. Në anën tjetër, përdorimi i sipër tekstit për përmbledhjen e një romani, apo një libri me përmbajtje treguese të ndodhive, veprimeve dhe dukurive të ngjashme nuk ka kuptim. Por si duket edhe romanet e ditëve tona nuk kanë strukturë rrjedhëse vetëm të një ngjarje. Literatura po thuaj se 100 vitet e fundit vetvetiu i ka ikur formës lineare të përmbajtjes së librit. Me këtë dukuri, duket që edhe në këto vepra letrare, sipër teksti do të gjejë zbatim.
Sipër teksti, kompjuteri dhe rrjeti i kompjuterëve
[redakto]Deri më tani, sipër teksti përdoret zakonisht vetëm nëpër kompjuter, pasi që kompjuterët kanë mundësi të plotësojnë për mrekulli nevojën teknike të sipër tekstit. Por edhe në të kaluarën ka pasur përpjekje për të realizuar sipër tekstin me mjete tjera. Kështu në vitet shtatëdhjeta në Evropë depërtoj koncepti modern didaktik i mësimit i njohur si "nën udhëzimi i programuar". Në pyetje është një libër, për të cilin nuk ishte i nevojshëm leximi i përmbajtjes "me radhë". Libri ishte i përpiluar në atë mënyrë, që nxënësi lexonte copëza të tekstit apo pyetje dhe për anash tyre gjende tituj sugjerues tek pjesë tjera të tekstit të librit.
Mirëpo në praktik, ky libër tregoj që nxënësve i merr shumë kohë për shfletimin e fletëve dhe kishte rënie të koncentrimit të tyre për tekstin mësimor përkatës. Për nga ana e shfletimit, kompjuteri ka përparësi, por problemi i vëmendjes si duket mbete edhe më tutje. Si do që të jetë, në kompjuter, nëpërmjet një lëvizje e vogël të gishtit mundësohet kalimi në copën e tekstit të dëshiruar. Me këtë mënyrë zhduket një shkaktarë i rënies së vëmendjes. Disa studiues thonë se tërheqja e vëmendjes nga një tekst për më gjatë se tre sekonda shkakton rënien e vëmendjes dhe interesit të lexuesit.
Paraqitja elektronike e teksteve ka edhe anën negative. Nuk është fjala për botëkuptimet e disave që thonë "pa letër, nuk mësohet", por madhësia e sipër tekstit nuk dihet kjo d.m.th se lexuesi nuk mund të krijojë një përfytyrim për madhësinë përmbajtëse të tekstit. Nga njëherë kjo është e mirë se ardhur, por nga një herë e neveritshme. Për këtë qëllim d.m.th për të krijuar një përfytyrim rreth madhësisë së përmbajtjes së sipër tekstit ka disa teknika të brendshme të sipër testit si të ashtuquajturat Web-Views të cilat tentojnë të shkarkojnë kureshtjen dhe frikën rreth madhësisë së sipër tekstit.
Por ky problem duket se nuk është problemi kryesor i sipër tekstit. problem shumë më i madh që paraqitet në praktikë është krijimi i lidhjeve të copave të teksti ndërmjet veti të cilat krijojnë "përmbajtje në vete". Pas disa përpjekjeve për të gjetur zgjidhje adekuate ashtu që të krijohen projekte të veçanta të sipër teksteve dhe të ndërlidhen ndërmjet veti. Mirëpo në vitet e tetëdhjeta filloj të përflitej e të diskutohet sipër teksti dhe nga ky lëmsh në fillim të viteve nëntëdhjeta lindi ideja për krijimin e rrjetës anë e mbanë botës (Word Wide Web)
Shprehje në lidhje me Hypertext
[redakto]Nodes, Units, Items, Njësi të informacionit
[redakto]Sipër tekstet janë të përpiluara në atë mënyrë që nuk janë paraparë të lexohen si radhë që rrjedhin (vazhdueshme). Shtrohet pyetja se çka duhet të zëvendësojë leximin e vazhdueshëm të përmbajtjes? Përgjigjen që na japin zhvilluesit është "njësit e tekstit" të cilat në vetë janë të mbyllura dhe në vete përmbajnë copëza me të dhëna për njësi tjera. Nëpërmjet lidhjes inteligjente të këtyre njësive krijohet hapësira njoftuese të cilën e quajnë Hypertext.
Për copat d.m.th njësit e sipër tekstit, në të kaluarën janë bërë pagëzime të ndryshme. Më poshtë o paraqesim një listë me disa pagëzime pasa më të njohura:
- node (përdoret tek regjistrat e modeleve HAM)
- unit ose item
- document (përdoret tek produkte të softuerit intermedia )
- card (përdoret tek produkte të softuerit NoteCards dhe HyperCard)
- bllok informacionesh
- frame (përdoret tek produktet të softuerit KMS)
- statement (përdoret tek produktet të softuerit Augment)
- message (përdoret tek produktet të softuerit KnowledgePRO)
- article (përdoret tek produktet të softuerit Hyper Ties)
- hyper-molecule (përdoret tek produktet të softuerit HyperCOSTOC)
- guideline (përdoret tek produktet të softuerit Guide dhe NaviTextSAM)
Shumica e këtyre produkteve nuk qarkullojnë më në treg dhe kanë mbetur emra në histori. Mirëpo me rëndësi është që gjitha këto produkte pagëzimet i kanë bërë në atë mënyrë që lenë të kuptohet se bëhet fjalë për njësi informacioni. Vetëm Word Wide Web i shmanget kësaj rregulle, por edhe në HTML nuk ka diçka të tillë, këtu bëhet përkufizimi i njësisë së informacionit. Për këtë vetëpërmbajtje ka arsye. Përkufizimi i njësive të informacionit shumë lehtë me vete mund të sjellë kufizime sa i përket përmbajtjes. Një "card" apo një "messege" në thelb nuk është mbajtës boshë, por një mbajtës që nëpërmjet emrit dhe teknikave tjera të ftesës së tij, vije në shprehje. Në rrjetë duhet shmangur para dhënieve të tilla. Zakonisht një regjistër HTML është një njësi informacioni përmbajtjesorë. Por nganjëherë edhe në copa të regjistrit HTML në të cilat vendoset nga një çangën mund të kalohet/kërcehet. Po ashtu edhe një projekti mbyllur në vete i përpiluar nga disa regjistra HTML mund të merret si njësi e informacionit. Te përmbajtjet e krijuara në mënyrë dinamike, puna qëndron pakë më ndryshe. Në rrjetë mundësohet paraqitja e teksti i cili nuk sillet si Hypertext tipik. Po edhe teksti që jeni duke lexuar tani në vete ka diçka nga tekstet klasike që lexohen si radhë të vazhdueshme. Mirëpo në rrjetë paraqiten edhe përmbledhje të ashtuquajtura topics.
Relacioni n:m, njësia e mbyllur koherente
[redakto]Një njësi e sipër tekstit pa marr parasysh këndvështrimin, pa dyshim duhet të plotësojë kushtin që të jetë një sugjerim me kuptim. Njësia e informacionit duhet të jetë përpiluar ashtu që kur përdoruesi të prekë një lidhje për tek njësia, ai aty të gjejë një vazhdimësi të mendimit (të kuptimit të përmbajtjes) ashtu që kërcimi mendorë i tij tek njësia të shpërblehet me përmbajtjen përkatëse. Këtu duhet pasur parasysh që përdoruesi vije nga pjesë të ndryshme të tekstit. Kur të plotësohet ky kusht atëherë flitet për njësinë e mbyllur koherente. Relacioni ku disa njësi të tekstit mund të sugjerojnë në të njëjtën njësi të tekstit quhet Relacion n:m (n=shumë, m=një cakë i çfarëdoshëm, por me qëllim të caktuar).
Në lidhje me njësi e informacionit në Hypertext janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen diskutime shkencore.
Këto diskutime janë duke shkuar në drejtim të formimit të mendimit që njësia e informacionit duhet të jetë e mbyllur dhe në të njëjtën kohë do me thënës (kuptimplote) për të dhënat e sipër saj apo sugjerimeve për të, ashtu që lexuesit/përdoruesit të i tregojë përmbajtjen e informacionit. Kjo mund të arrihet nëpërmjet sugjerimeve të zbatueshme ndërlidhëse, lidhjeve të paraqitura në rrafshe më të larta apo nëpërmjet lidhjeve të paraqitura në ndonjë këndë orientues për lundrim.
Web-Views
[redakto]Për dallim nga libri të cilin mund ta shohim se ç'farë përmasa ka teksti i tij, teksti i regjistruar në mënyrë elektronike nuk mund të shikohet ashtu thjeshtë. Mirëpo me ndihmën e këndeve të lundrimit lexuesi/përdoruesi e ka lehtë të krijojë një përshtypje të vrazhdë se çfarë përmase kanë informacionet e ofruara. Nganjëherë ka edhe hapësira të caktuara të informacioneve nëpërmjet të cilave përmasat apo madhësia e matur me këtë apo atë njësi mund të bëhet e kapshme për mendjen e përdoruesit. Këto hapësira e zvogëlojnë gjasën për ndjenjën si në xhungël ("Lost in Hyperpace").
Këto "Web-Views" (Shikues rrjete) janë pasqyra të përmbajtjes së sipër tekstit me qëllim që hapësira e informacioneve të ofruara të vizualizohet. Këta shikues rrjeti për përdoruesin shërbejnë si harta qyteti dhe plasimi i tyre bëhet në gjitha këndet sipas dëshirës "Ju gjendeni këtu!". Mirëpo plasimi i shumtë i tyre, ka edhe anën tjetër.
Fish-Eye-Views
[redakto]Një i ashtuquajtur sy shikues i peshkut është ofertë e cila shërben që të jepen informacione më të afërta për lidhjen e paraqitur për një temë të caktuar. Kërcimi pa humbur kohë në një temë të dëshiruar dhe thellimi në të është një ndër qëllimet themelore të vizionit të sipër tekstit. Pa shfletuar, pa endje nga një dollap në tjetrin, pa endje nga një bibliotekë në tjetrën por vetëm me lëvizjen dhe prekjen e simiut. Gatishmëria e informacioneve sipas nevojës dhe sipas spontanitetit. Këto duhet të jenë mbivlerat e informimit të sipër tekstit ndaj informimeve sipas metodave klasike.
Parakusht janë rrjetat e sipër tekstit të përmasave gjigante. Si paramendues i rrjetit të tillë merret Ted Nelson. Ai me projektin e tij të quajtur Xandau dëshironte të arrinte një rrjetë të tillë. Mirëpo dalja në dritë e projektit ju ndalua. Në vend të tij sot kemi Word Wide Web, një rrjetë, përmasat e të cilit vetë ëndërrimtarët e vizionit të sipër tekstit i lë nën hije. Mirëpo vetë rritja e pa kontrolluar e rrjetës, vështirëson realizimin e syrit shikues të peshkut. Pasi që këtu është edhe ndryshimi i cilësisë së informacioneve, realizimi i Fish Eye Views mundësohet vetëm në pjesë të caktuar të WWW-së. Në pjesë të caktuara ku ofrohen njoftime shkencore të burimeve të informacioneve.
Informacionet "Retrieval"
[redakto]Me shprehjen Informacionet "Retrieval", zhvilluesit nënkuptojnë një formë dhe mënyrë se si përdoruesi nga një bankë e madhe e të dhënash nxjerr informacione konkrete.
Një sipër tekst i përgatitur pakë si mirë mund të krahasohet me një vepër të përbërë nga disa libra. Tekste e tilla zakonisht përgatiten ashtu që përdoruesi i tyre të ketë mundësin e nxjerrjes së informacioneve të caktuara dhe atë pa pasur nevojë që të formulojë pyetjen për gjurmim p.sh "tregomi gjithë myshteri që jetojnë në filon qytetit". Tek përmbajtjet e informacioneve të orientuara në tekste, gjurmimi i informacionit është më i vështirë se sa tek ato që kanë struktura të caktuara të regjistrave. Gjurmimi i fjalëve kyçe në banka të teksteve të plota, pa ndihmën e inteligjencës artificiale po thuaj nuk është i arritshëm. Së paku saktësia e rezultateve është shumë më e vogël se sa te bankat e informacioneve të orientuara në fusha.
Për këtë arsye mënyra e ardhjes deri tek informacioni në përmbajtjet e informacioneve të orientuara në tekste duhet të jetë e lloj-llojshme dhe paralele. Programet për gjurmimin e fjalëve kyçe duhet të jenë të mundshme po si radhitja e sistemuar e lidhjeve.
Orientimi, lundrimi, xhungla
[redakto]Po që se e shikojmë një sipër test nga pika e zenitit, në të është relacioni n:m. Mirëpo nga këndvështrimi i lexuesit relacioni n:m nuk duket. Në raste të veçanta, mund të duket vetëm një relacion 1:n, pra, disa lidhje të paraqitura në njësinë aktuale të tekstit e që na largojnë nga aty. Gjithësia e këtyre lidhjeve me funksionet e gatishmërisë së përhershme të sipër tekstit si Backtracking dhe Shënime lexuesi janë arsenali i mundësive të orientimit të cila t përdoruesi mund të i përdorë ashtu që të lundrojë me lëvizje të duhura.
Përderisa nga këndvështrimi nga lartë duket lëvizje e rrjedhshme nëpër një rrjetë, nga këndvështrimi i përdoruesit kjo duket si një rrjetë në të cilin duhet të di si të orientohet. Për orientimet e tilla në një rrjetë të pa kapshme për përfytyrimet e përdoruesit zhvilluesit përdorin shprehjen lundrim. Huazimi i fjalës nga detarët, është bërë me vetëdije dhe ka nxitë ofruesin e shfletues-interpretuesve Netscape që programin e tij të njohur ta pagëzojë Netscape Navigator.
Lundruesi, orientohet në bazë të ofertave që i japin lidhjet e paraqitura. Po që se lidhjet e paraqitura nuk janë inteligjente d.m.th nuk ka lidhje të mendimit (kuptimit) paraqitet rreziku që lundruesin të ndije vetën si në xhungël. Dukuri që në literaturën e zhvilluesve shënohet si Lost in Hypespace.
Fija, "trail", "Guided Tours"
[redakto]Shumica e përdoruesve të sipër teksteve nuk kanë përvojë të gjatë me lundrimin. Ata janë të mësuar me nxënien e informacioneve nga librat e zakonshëm dhe përkrahë kapërcimeve në sipër tekst, e ndien vetën më të sigurt kur atyre ju ofrohet mundësia që informacionet të i nxënë duke shfletuar fletë pas flete. Zinxhirët e tillë të njësive të tekstit të një sipër teksti zhvilluesit i quajnë fije (të lëmshit / anglisht trail) ose udhërrëfyesi (anglisht Guide toure)
Në fletët e projektit "Interneti allashqiptarçe" kjo nuk është e mundshme. Së pari për shkak të njohurive dhe kontributit të pa mjaftueshëm dhe së dyti kjo nuk do të thotë se do të mbetet gjithmonë kështu. Si do që të jetë njësit e këtij teksti do të mundohem të i lidhë ashtu që një ditë të jetë një sipër tekst i vërtet. Deri atëherë do të jetë një xhungël në të cilën vetëm ata më përvojë do të dinë të gjejnë veten.
"Backtracking", Historiku, Shënime lexuesi
[redakto]Backtracking shprehje me të cilën kuptohet përcjellja prapa (përcjellja e gjurmëve) të një fije të lexuar. Historiku është ajo çka është e nevojshme d.m.th një protokoll për vizitat e njësisë së tekstit, brenda një kohe të caktuara.
Shënime lexuesi në anglisht bookmarks - janë shënime që i bënë lexuesi në njësi të tekstit në pjesë të veçuara apo interesante për të. tek këto shënime lexuesi, sipas dëshirës mund të kthehet kur do herë.
Këto funksione nuk janë të zbatueshme brenda sipër tekstit. Më së shumti ato mund të thirren brenda tij (kështu p.sh. autori i një faqe në rrjetë me JavaScript mund të i pyesë vizitat e vizitorit në faqen e tij.) Për këtë së pari, softueri i përdorur për lundrim duhet që këtë funksion të ketë të gatshëm për përdoruesin pasi që në të dy rastet bëhet fjalë për sesione të veçanta të regjistrave lundrues.
Tek disa produkte softueri afati i shënimeve të lexuesi dhe i historikut është i kufizuar brenda një sesioni (ore - përdorimi), kjo d.m.th të dhënat mbesin vetëm në kujtesë e shkurt të vend punishtes dhe pas mbylljes ë programit për lundrim ato të dhëna humbin ose regjistrohen në formë të regjistrave Shfletues-interpretuesit e rijnë zakonisht i lënë mundësit e zgjedhjes së veprimeve rreth historikut, d.m.th për sa kohë të mbahet një listë që bënë regjistrimin e veprimeve gjatë lundrimit.
"Browsing", "Authoring"
[redakto]Browsing d.m.th shkumbim dhe atë me vlera kreative ose me vlera njoftuese/informuese. Kjo është edhe ajo çka dashamirët e sipër tekstit shpresojnë. Mirëpo për deri sa nuk ka sipër kompjuter, lidhjet që do të i gjënë lexuesi do të jenë të krijuara dhe vendosura nga autorët.
Authoring është përpjekja për të pa arritshmen - pajisja e një sipër teksti me gjithë inteligjencën e cila e paraqet mbivlerën e sipër tekstit ndaj teksti sekuencal (të pjesërishëm). Kjo i bije që autorët sipër inteligjent të përgatisin për lexuesit me inteligjencë normale. Po kjo në praktikë është ndryshe, jo që autorët inteligjent shkruajnë tekste por edhe vetë lexuesit shkruajnë sipër tekste.
Tek sistemet sipër tekst, në përgjithësi bëhen dallime në mes të shkumbimt të pastër (browsing, vetëm me të drejta të leximit) dhe sistemit të lejimit të redaktimit gjegjësisht shkrimit. Mirëpo shkrimi nga të gjitha anët në praktikë është i mundshëm vetëm në qarqe të mbyllura, të kufizuara të përdoruesve. Kjo vije si pasojë e mbrojtjes nga keqpërdorimi i së drejtës mbi krijimtarinë vetjake dhe mbrojtje së cilësisë. Për këtë arsye edhe përkundër faktit që atllari i rrjetit Tim Bemers-Lee ishte kundër, në internet ekziston një vijë ndarëse mes lexuesve dhe ofruesve të fletëve të internet. Me teknika shmangëse si Pikëpremja CGI është i mundshëm krijimi i projekteve me tendenca rritje në internet në të cilat mund të punojnë online disa persona. Bije fjala, forumet e diskutimeve janë projekte të tilla.