Jump to content

Interneti allashqiptarçe/404

Nga Wikibooks
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
Interneti allashqiptarçe

Shkalla
Paranjohuri
Hyrje (000)

Veglat elektronike (100)
Veglat informatike (200)
Veglat e vizatuara (300)
Fjalori i termeve të huaja (400)


  1. Pasqyra e proceseve
  2. Proceset
  1. Paranjohuri
  2. Fillet
  3. Praktika
  1. Sipër teksti
  2. Shprehje në lidhje me "Hypertext"
  • C++ - (dalje nga përmbedhja)

HTML (420)
Amza në gjuhen shqipe (500)
Mjeshtri thotë ... (1000)

Web, WWW, Word Wide Web

Fillimet e "Web"-it

Tim Berners-Lee një (britanikë) gjatë punës së tij në Qendrën Kërkimore për Fizikën e thërmiave CERN në Gjenevë, në vitet 80-ta ishte pregatitur për vete një vegël informatike ndihmëse. Kjo vegël ishte e shkruar në një gjuhë kompjuterike të quajtur "Paska" dhe mund të nxitohej/shkrepej nga një diketë katore (8´´), mirëpo kjo vegël i humbi më vonë. Me siguri që kjo me programet e me vegla grafike të ditëve tona kishte pak të bëne, duhet të jetë përdorur nëpërmjet komandave "në ekran të zi". Në sistem të till operimi si "Norsk Data SYNTRAN III", Timi ja kishte arritur të nxitonte një program të till, të cilin e quante "Enquire" që në shqip d.m.th të informohet, Vëzhguesi.

"Enquire" ishte një program sipas "Sipërtekst"-it (Hypertext). Me këtë njeriu mund të shkruante (editonte, përpunonte) përmbajtjen e fletave elektronike të ndara - me gjasë nëpërmjet komandave - "nodes"-sa (notesa, copëza), Këto notesa mund të ishin gjithëçka mund të jetë një rexhistër elektronik - adresë, notes e bisedës, ide spontane, përjetime, rezulate pune etj. Për secilën notesë ishte një listë me lidhje përkatëse me notesën tjetër. Lidhja e notesave ndërmjet veti ishte e pakufizuar, në të gjitha format e mundëshme të njohura deri më atëherë notesat lidheshin tërthorazi ndërmjet veti. Kështu edhe për lidhjen më të thjeshtë A-B të rexhistrave, në listen e rexhistrit A gjendej lidhja që mundësonte kthimin në rexhistrin B.

Nga kjo vegël, nga fundi i 1988-ës, Bernersi vendosi të krijonte një sistem operues të makinës. Për këtë qëllim ai duhej të pregatiste një projekt me pikëpamjet e tij, pranë qendres kërkimore "CERN". Një koleg i tij, Ben Segal, njohës i mirë i bazave të Internetit, "sipërtekstin" e Bernersit e shikonte si Rrjet i rrjeteve. Mirëpo edhe përkundër kësaj, nga qendra "CERN" nuk kishte asnjë përgjegje për një kohë të gjatë. Në vitin 1990, i magjepsur nga ky projekt, Rober Cialliau vendosi që të forconte përparimin e këtij projekti dhe vendosen ta quanin "Word Wide Web". Për këtë Bernersi më 1990 shkroi tri shtyllat e konceptit të tij:

1. Specifikimi i komunikimit të klientëve dhe shërbyesve të projektit (Web-it) - i ashtuquajtuni Protokolli HTTP (Hypertext Transfer Protocol)
2. Specifikimi i adresave të rexhistrave të ndryshëm dhe burimeve të tyre në "Web" dhe në rrjetat tjera të internetit - Skema e të ashtuquajtunave URI-së (URI=Unversal Resource Identifier, emërtimi universal i burimit).
3. Specifikimi i gjuhës së shkrimit të rexhistrave të "Web"-it, këtë Bermersi e quajti HTML (HTML=Hypertext Markup Language, gjuha shkruese e sipërteksteve).

Po ashtu Bermersi përpilojë edhe disa vegla, shërbyes elektronik për "Web"-in. Po në llogaritësin në cilin ishte instalur ky shëbyes, nën emrin info.cern.ch, Bermensi plason në internet edhe fleten e parë elektronike të "Web"-it, të shkruar në gjuhën elekronike HTML. Qëllimi i tij për "Web"-in, më vonë e humbi drejtimin nga të tjerët. Kështu Bermensi ja arrin që të mbahet në jetë editimi direkt i fletave të "Web"-it, ashtu që vizitorët të editonn fletat e lejuara për editim me përkufizime nga ofruesi/shërbyesi. Mirpo, shfetuesit e "Web"-it që dominonin tregun ishin thjeshtë vetëm vegla që mundësonin "leximin", vegla leximi.

"Web"-i nuk zhvillohej aq shumë vetëvetiu. Kështu fillon propagandimi për përdorimin e tij. Kështu nga konferenca internacionale e "Sipërtekstit", mbajtur më 1991, vije deri te kontaktet me programuesit e sistemeve të ndryshme operative dhe tek shfletuesi i "Web"-it. Pastaj fillon përpilimi i shfletuesve të "Web"-it, së pari vetëm në formë teksti e më vonë edhe me elemente tjera grafike (vizualzimi më 1992 nga shfletuesit "Erwis" dhe "Viola"). Po ashtu edhe numri i shërbesve të "Web"-it, që në fillim kryesisht ishin institucione shkencore, fillon të rritet dhe zgjerohet edhe në drejtime tjera.