Interneti allashqiptarçe/401

Nga Wikibooks
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
Interneti allashqiptarçe

Shkalla
Paranjohuri
Hyrje (000)

Veglat elektronike (100)
Veglat informatike (200)
Veglat e vizatuara (300)
Fjalori i termeve të huaja (400)


  1. Pasqyra e proceseve
  2. Proceset
  1. Paranjohuri
  2. Fillet
  3. Praktika
  1. Sipër teksti
  2. Shprehje në lidhje me "Hypertext"
  • C++ - (dalje nga përmbedhja)

HTML (420)
Amza në gjuhen shqipe (500)
Mjeshtri thotë ... (1000)

Fjalori i termeve të huaja: Task Manager apo Pasqyra e proceseve

Është një vegël vizuale, e ndërtuar si pjesë e sistemit. Ko vegël mund të futur në ndonjë vegël me funksione paksa më të avancuara, si pjesë e programeve që merren me kontrollimin e gjendjes së makinës (procesorit).

Vegla paraqite në ekran si vizatim i një kartotekë të një zyre që ka "dhëmbëzore" për të gjetur kartelat më shpejtë, dhe kartela e tërhequr, d.m.th dhëmbëzori i prekur paraqite në dritare, një fushë e bardhë me të dhëna.

Varësisht nga gjuha, në të cilen ju paraqitet në sipërfaqe sistemi i operues i makinës, dallojnë edhe emërtimet e kartelave.

Pasqyra e proceseve të sis. op. Windows[redakto]

Pasqyra e nxitimeve - kartela Programet
Fig. 1. Pasqyra e nxitmeve - kartela Programet
Pasqyra e nxitimeve - kartela Proceset
Fig. 2. Pasqyra e nxitmeve - kartela Proceset.
Pasqyra e nxitimeve - kartela Sistemi
Fig. 3. Pasqyra e nxitmeve - kartela Sistemi.
Pasqyra e nxitimeve - kartela Rrjeti
Fig. 4. Pasqyra e nxitmeve - kartela Rrjeti.
Pasqyra e nxitimeve - kartela Përdorsit
Fig. 5. Pasqyra e nxitimeve - kartela Përdorsit.

Pasi që unë përdorë sistemin operues të makinës në gjuhen gjermane, emërtimet e funksioneve d.m.th edhe të kartelave do t¨i marr nga ajo gjuhë.

  • Virusi - mund ë paraqitet si proces, i cili nxitohet dhe lëvizjet e tij, në disa raste mund të përcilen në pasqyrën e nxitimeve. Disa nga to, tentojnë që proceset e nxituara të programeve kundër infektuese, të i ndalojnë, ndërsa disa kanë emra të ngjashëm me emrat e proceseve të sistemit operues, futen në kartelën e sistemit operues dhe dallojnë vetë për ndonjë shifër a shkronjë. Një variant e virusit me "emër" të veglës së sistemit operues është edhe varianti "taskmon.exe"

Proceset[redakto]

Proceset të cilat janë pakë a´shumë që i takojnë sistemit operues nuk paraqesin ndonjë rrezik. Edhe pse nga prapavija ato mund të përdoren për qëllime jashtë interesit tuaj. Ndër këto procese janë edhe këto më poshtë:

  • 00thotkey.exe - nuk është virus, apo diç i ngjashëm. Për ta kuptuar këtë duhet të e dallojmë pullën nxituese që në anglisht i thonë "hotkej" (Hotkey - pullë/çels e nxehtë). Këto pulla, kur të kombinohen arrijnë që të nxitojnë vegla e programe të ndryshme, e të dëshiruara, pa pasur nevojë të gjurmohen. Kështu nëse na duhet shpesh, një fletore për shkrim (Notpad), me anë të pullave nxituese, i jepen më parë kombinimet e pullave për starim, dhe p.sh. pa pritmas dëshirojmë të startojmë fletoren, ne i shtypi pullat sipas kombinimit të dhënë më parë. 00thotkey është një proces, i nxituar tek disa makina dorase (notpad) të firmës "Toshiba", dhe është përgjegjës për pullat komanduese tek rexhistrat e ashtuquajtura multimediale d.m.th përgjegjës për pulla të programeve kryesisht vizuale , di p.sh.: video e audio. Këto vegla janë plotësuese të pullave nxituese dhe i quajnë pulla multimediale, dhe në shtartin e shkronjave të zakonshme nuk hasen. Pasi që këto vegla, shpeshë, lënë mundësin e programimit të funksioneve sipas dëshirës, edhe zbatimi i tyre në programe të ndua-durta nuk është i mundëshëm. Kështu p.sh në programin për luajtjen e rexhistrave video dhe audio të sistemit operues (Windows, Mediaplayer) nuk gjejnë zbatim.
  • 4424.exe - nuk është virus, apo diç i ngjashëm. Procesi 4424.exe futet në rexhistra të makinës, gjate instalimit të disa prodhimeve të firmës "Logitech". Kjo vegël, kërkon në internet për freskim të rexhistrave drejtues dhe veglave të prodhimit të instaluar të kësaj firme. E njëjta vlenë edhe për "backweb8876480.exe" dhe për "backWeb-7288971.exe"

A[redakto]

  • acrord32.exe - nuk është virus, apo diç i ngjashëm. Ky proces është i programit "Acrobat Reader", dhe ndër të tjera është i nxituar kur provohet të hapen rexhistrat me prapashtesën .pdf.
  • acrotray.exe - nuk është virus, apo diç i ngjashëm. Ky proces është i programit "Acrobat Reader", dhe nxitohet gjatë shtypjes në letër të dokumenteve me prapashtesën .pdf.
  • acsd.exe - nuk është virus, apo diç i ngjashëm. Futet si vegël e shërbyesit të internetit "AOL", dhe ju ndihmonë gjatë ri-kyçjes me rrjetin e internetit.
  • ad-aware.exe - nuk është virus, apo diç i ngjashëm. Futet si vegël e programit gjurmues të viruseve e spiunëve elektronik (AD-Aware), të firmës "Lavasoft"
  • agrsmmsg.exe - nuk është virus, apo diç i ngjashëm. Është pjesë e rexhistrit dirixhuesë të modemëve "AMR-Modem"
  • aim.exe - nuk është virus, apo diç i ngjashëm. Futet si vegël e pogramit për telebisedë "Aol Instant Messanger". Siç duket janë tri shkronjat e para.
  • alg.exe - nuk është virus, apo diç i ngjashëm. Shkurtes për procesin shërbyes të paraqitësit të pamjes/skenës (Application Layer Gateway Service), vegël e cila futet nga vetë sistemi operues. Ky shërbim nxitohet dhe ndihmonë në dy raste. Kur një lidhje interneti, shfrytëzojnë disa makina, është pjesë e Shpërndarësit të Lidhjes së Internetit (ICS - Internet Connection Sharing). Në rastin tjetër, është vegël e futur në programin sigurues/murit të lidhjes së internetit (ICF - Internet Connection Firewall)
  • anvshell.exe - nuk është virus, apo diç i ngjashëm. Është nxitim i veglës së quajtur "ASUSTeK Console". Siç shihet nga emri është vegël e punuar nga firma "ASUS" dhe futet në rexhistra dirxhues të kartave nga kjo shtëpi prodhuese.
  • ati2evxx.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël e dirxhuesit të kartës elektroteknike për grafikë, e firmës "ATI". Nëse nuk keni një pjesë të tillë në makinën tuaj, keni kujdes dhe "Ndaloni këtë nxitim".
  • avgnt.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël e programit kundër infektues, "AntiVir", program që mund të shkarkohet falas nga interneti, dhe të përdoret për qëllime personale.
  • avkwctl.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël e programit kundër infektues, "Anti Viren Kit" të firmës "G DATA".
  • avpcc.exe - nuk është i njohur si virus. Nëse është i nxituar ky proces, kjo d.m.th se në makine e tuaj, është duke punuar gjurmuesi i viruseve "Kaspersky Anti Virus".
  • AvpM.exe - nuk është i njohur si virus. Nëse është i nxituar ky proces, kjo d.m.th se në makine e tuaj, është duke punuar gjurmuesi i viruseve "Kaspersky Anti Virus".
  • avsynmgr.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël, freskuese e programit kundër infektues, "Mc Afee Virusscan". Aktualizon t´dhënat për rexhistrat e rrezikuar infektues ashtu që parandalojë dhe të i gjurmojë në makinë llojet e ri të viruseve. Vini Re!: Virusi W32/Dumaru-B, tenton që këtë proces (si edhe disa tjerë), të i ndaloi, ashtu që "hapë rrugë".
  • avwupsrv.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël freskuese e programit kundër infektive, "AntiVir" të firmës "H+BDEV". Për përdorim personal, ky kundër infektues, mund të shkarkohet falas nga interneti.
  • Awatch.exe - nuk është i njohur si virus. Po që se nuk e keni ndryshuar rexhistrin e futur nga produkti vetanak, duhet të grindet në adresën C:\Programme\FRITZ!DSL\Awatch.exe. Është vegël e programit dhe e veglës elektrike të DSL-së nga seria "Fritz" e firmës "AVM". Se çfarë konkret ka nuk kam shënime.

B[redakto]

  • backweb-7288971.exe - nuk është i njohur si virus. Vegel që futet gjatë instalimit të prodhimeve të firmës "Logitech". Vegla bënë gjurmimin për freskim të rexhistrave të prodhimeve të kësaj firme, ashtu siç bëjnë edhe proceset "4424.exe" dhe"backweb8876480.exe".
  • backweb8876480.exe - nuk është i njohur si virus. Vegël që futet gjatë instalimit të prodhimeve të firmës "Logitech". Vegla bënë gjurmimin për freskim të rexhistrave të prodhimeve të kësaj firme, ashtu siç bëjnë edhe proceset "4424.exe" dhe "backweb-7288971.exe".
  • boinc_gui.exe - nuk është i njohur si virus. Kjo vegël është pjesë e programit tek makinat e personave që dëshirojnë të ndihmojnë rrjetin e quajtur "SETI". Vegla e nxitë pjesën e pasive të mbetur të procesorit, në shërbim të kësaj rrjete në atë mënyrë makina hynë në shërbim të vlerësimit të sinjaleve të pranuara nga satelitët në Gjithësi. Ka disa grupe, p.sh grupet gjermane "German Heroes" janë bashkuar në një nyje të ashtuquajturën, "Work Units", për të transferuar rezultate nëpërmjet internetit tek Projekti "SETI". Në internet, mund të gjenden lista të tëra nga gjithë bota, në të cilat janë të shënuara grupet dhe rezultatet e tyre.
  • brss01a.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël e firmës "Brother", prodhuesit të makinave të shtypit. Edhe këtu vlen rregulla që thotë, përdore si thotë prodhuesi, por ke më shumë kujdes si konsumatori.
  • brsvc01a.exe - Është vegël e firmës "Brother", prodhuesit të makinave të shtypit. Edhe këtu vlen rregulla që thotë, përdore si thotë prodhuesi, por ke më shumë kujdes si konsumatori.

C[redakto]

  • ccapp.exe - nuk është i njohur si virus. Është proces që i takon programit kundër infektuesve, "Norton AntiVirus 2003" (ndodhë që të jetë edhe i versioneve më të reja). Është përgjegjës për përcjellën dhe kontrollimin e postës elektronike (E-mail).
  • ccpxysvc.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël e programeve kundër infektuesve, "Norton Personal Firewall" dhe "Norton Internet Security".
  • ccregvfy.exe - nuk është i njohur si virus. Qëndron për nxituesin e vërtetuesin të integritetit të rexhistit të përdoruesit (Common Client Registry Integrity Verifier) dhe është vegël e programit kundër infektues, "Norton Anti Virus 2003". Vegla bën bënë vërtetimin e saktësisë së të dhënave të rexhistrit të sistemit operues, të dhëna që i merr nga lista e gjurmuesit të viruseve. Është e mirë dhe e rëndësishme për shkak se "Dorasit" ("Hacker") apo një virus që bënë ndryshime në rexhistrin e çelsave në listën e sistemit operues mund të bëhet i "dukshëm" dhe me "Norton Anti Virus 2003", mund të kthehet gjendja e mëparshme, e pastër.
  • cdac11ba.exe - nuk është i njohur si virus. Vegël përbërëse e një programi për mbrojtje nga kopjimi pa leje, të quajtur, "Macrovision Safe Cast".
  • dantsrv.exe - nuk është i njohur si virus. Është një program që hynë në grupin e programe të ashtuquajtura programe për licencim, të cilët, p.sh. tek programi profesional i vizatimit, "Dongle" që ka zëvendësuar programin "3D Studio Max". Ku "Dogle" është një mbrojtje e elektroteknike e programeve elektronike, kjo d.m.th në praktik, për të përdorur një program, duhet që në makinë të futet një vegël elektronike modifikuese, nëse mungon ky modifikues, nuk mund të përdoret programi i shkruar. Edhe versione e reja të quajtura "AutoCAD Versionen" dhe prodhime tjera të elektronike (të shkruara), për mbrojtje nga kopjimet, shfrytëzojnë sistem të tillë. Programi nga e cila rrjedhë, "dantsrv.exe" quhet "C-Dilla" dhe është prodhim i nëndegës së firmës "Macrovision".
  • cfd.exe - nuk është i njohur si virus!!!. Vegël-program e firmës "BroadJump", e cila mbledhë të dhënat si për sistemin dhe rrjetin e kompjuterit tuaj dhe ja jep një apo më shumë Pranuesve. Në këtë mënyrë disa shërbyes me brez të gjerë të bartjes, janë në gjendje të ndihmojnë përdoruesit e këtij lloj vegël-programi. Kujdes!!!
  • clipbrd.exe - nuk është i njohur si virus. "Windows" ofron një lloj depo të përkohshme. Ky funksion nxiton "clipbrd.exe"-in, në këto depo mund të ruhen përkohësisht tekste dhe fotografi.
  • cmd.exe - nuk është i njohur si virus. Duhet të ketë kuptimin komanda ("Command"). Nëse punoni me "Windows XP"-në, atëherë, nën "Start" -> Nxitim i ri, shkruani "cmd" dhe shtypni nxito, do të filloni me dritaren/fletoren e komandave të proceseve të sistemit "Windows" (Një dritare "DOS", në të cilën mund të shkruhen dhe të nxitohen komanda).
  • CMESys.exe - nuk është i njohur si virus! Është pjesë e një varianti të programit kundër infektues ("Adware") të quajtur "Gator GAIN". Disa programe që lëshohen falas në rrjetë, financohen nëpërmjet këti kanali. Një nga programe më të njohura që financohen nga ky PEP (reklam) kanal duhet të jetë "divx".
  • COOL.exe është i njohur si virus. Është pjesë e virusit W32/Donk-E. Nuk përjashtohet që me këtë proces të jenë të lidhura edhe viruse apo programe tjerë të padëmshme . Skraja "Wurm W32/Donk-E" e krijon veglën "cool.exe" dhe bashkë me të e krijonë një rexhistër nën emrin NETAPI32.EXE(Kujdes duhet dalluar nga biblioteka dinamike "netapi32.DLL"! ). Tek ky virus, kemi të bëjmë me një virusë që punon prapa "deres" apo si i thonë anglisht "Backdoor-Trojaner". Ndër të tjera, ky virusi tentonë që të përhapë lidhjet e lira/hapura të rrjetit. Vini Re! Nxitoni, programet kundër infektuese dhe i freskoni ato me të dhëna më të reja nga internet së paku një herë në javë, e më mirë për ditë.
  • cpd.exe - nuk është i njohur si virus. Ky procesë është vegël e programit kundër infektues “McAfee Personal Firewall
  • CreateCD.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël e programit për "diegen"/rexhistrimin e të dhënave në disqe. "Easy CD Creator", program që shpërndahet nga firam "Roxio", e që më parë shpërndahej nga firma "Adaptec".
  • csrss.exe - nuk është i njohur si virus. Vegël e sistemit operues "Windows", me kuptimin: Shërbimi i Klientit për Proceset e Nxituara (Client Server Runtime Process). Ky është ai i ashtëquajtuni Nën-Sistemi (Sub System). Vini Re!. Skraja "W32.NIMDA.E@mm" kopijohet si "csrss.exe", në formë të një variable në rexhistrin përkatës! Patrolloni dhe shikoni barrën e memories së shfrytëzuar nga procesi, csrss.exe.
  • ctdvddet.exe - nuk është i njohur si virus. Duket të jetë vegël e ndonjë karte të zërit (Soundcard) të firmës "Creative", në makine tuaj. Ky procesë është pjesë e DVD-Audio, programeve.
  • ctfmon.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël e sistemit operues zyrtarë, "Windows". Është shërbim që patrollonë dritaret e hapura dhe shërben për të identfikuar gjuhën, si dhe për të hapur pikëpremjen për alternativa tjera të futjes së tekstit. Sillet si "derë i egër" dhe e ngadalson nxitimin e makinës, është i futur në kompiuter edhe përkundër faktit se progami "OFFICE XP" - për të cilin duhet të punoj, nuk e keni . Nëse nuk e keni programin "OFFICE XP", atëher është mirë ta mbytni këtë "derr", si vijon: Start -> Nxito veglën, në fushën e paraqitur, shkruani "MSCONFIG", pasti të shtypni nxito/o.k, në ekran ju praqitet një kartel e programit për konfigurimin e sistemit. Në këtë kartel e gjeni kartonin/dhëmbëzorin që tregon "lloji i sistemit" - duhet të jetë i fundit. Këtu do të shihni një vargë veglash që nuk i përdorni, e që me nxitimin e kompiuterit, nxitohet edhe ato. Po kështu është edhe shënimi për veglën "ctfmon.exe", të cilin e parazgjidhni dhe e deaktivizoni duke e harkuar në fushën e katrorin përkatës. Për ta rexhistruar veprimin shtypni O.K, dhe "derri" nuk ju pengon më nëse e ri-nxitoni kopiterin.
  • cthelper.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël ndërmjetësuese në mes të programit të kartes së zërit, "Creative" dhe programeve të prodhuesve të tretë.
  • ctsvccda.exe - nuk është i njohur si virus. Është një program i firmës "Creative". Futet si vegël e përbashkët gjatë instalimit të prodhimeve dirixhuese dhe të kartës së zërit të kësaj firme.
  • CTsysVOL.exe - nuk është i njohur si virus. Ky proces lë të kuptoj, që në makinë e keni (apo pasë) karten e zërit të firmës “Creative”. Me siguri është një “Audigy2ZS”, si do që të jetë ky proces është përgjegjës për rregulluesit e vëllimit të zërit tek këto karta.

D - E[redakto]

  • damon.exe - nuk është i njohur si virus. Ju ndihmn për ndihmë nga interneti tekë makinat e prodhurar nga firma "DELL".
  • DataLayer.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël e programit "Nokia PC Suite", me të cilin është i mundur, këmbimi i të dhënave ndërmjet kompiuterit dhe telefonve celularë të firmës "Nokia".
  • ddhelp.exe - nuk është i njohur si virus. Shkurtesa e emrit të procesit, qëndronë për Ndihmë e Vizatuesit Direkt (Direct Draw Helper), procesi gjendet në rexhistrin e sistemit operues, dhe është vegël e "directx"-it.
  • defwatch.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël e programit kundër infektues "Norton Anti-Virus". Virusët si " Worm/Reniets.A ", tentojnë që ta ndalojnë këtë proces, ashtu që të mbesin të pa njohur.
  • devldr32.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël e firmës "Creative". Kjo vegël vije si pjesë, gjatë instalimit të, rexhistrit (fleta.ini) dirixhuese, apo të programeve tjera, të firmës për prodhimin e kartave për zë, "Creative".
  • dialer.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël e cila ndihmon për të zgjedhur lidhjen e kyçjes në rrjet internetit/a telefonit (TAPI 3.0 dhe IP-Pamja Multicastkonferenc), është pjesë e sitemit operues "XP" ( E drejta e kopimit nga 1988-ta, në duar të "Active Voice Corporation"-it). Këtë program, gjatë insalimit të rregullt të sistemit operues "Windows XP", mund të gjeni, nën adresen C:\Programme\Windows NT. Nëse merreni me gjetjen e mundësive që ofron ky program, atëher nuk do të keni nevojë të ngriheni nga kariga. Posaçërisht, vegla "Internettelefonie" ju ndihmon shumë. Po ashtu me këtë mund të filloni edhe konferenca filmike.
  • directcd.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël e programit "Easy CD Creator", të firmes "Roxio".
  • dit.exe - nuk është i njohur si virus. Nëse keni një lexues të kartave të shumëllojshme të quajtura "Multi Card Reader" atëher ky proces është i asaj pajise elektroteknike, dhe si duket është përgjegjës për emrin dhe ikonën e kartë memories (Memory-Card).
  • DitExp.exe - nuk është i njohur si virus. Sikurse programi "Dit.exe", edhe ky i takonë lexuesit të kartave të shumëllojshme.
  • dllhost.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël e sistemit operues "Windows" ose shërbyesit të tij, dhe ka kuptimin "lidhja dinamike e bibliotekave" (dynamic link libary). Bibliotekat dinamike, janë rexhistra me prapashtesen.dll të cilat në vete kanë kode të programeve të cilat mund të i përdorin disa programe. Pra në to ka programe që për programet tjera sillen si vegël. Si do që të jetë "dllhost.exe", është pjesë standarte e shërbyesit të internetit (p.sh.: ILS)
  • EasyShare.exe - nuk është i njohur si virus. Vegël e firmës për përpunim të fotografive, "Kodak" - që ndër tjera ndihmon në qeverisjen dhe shtypjen e fotografive.
  • elbycheck.exe - nuk është i njohur si virus. Është proces i programit për diegie, të quajtur "CloneCD" apo "CloneDVD" të firmës "Elby". Shitja e artikullit "CloneCD", përshkakë të situates së drejtësisë, është ndalur. Në anën tjetër programi "CloneDVD", ende është në qarkullim. Është e ndalume "ikja" nga e drejta e autorit, d.m.th pengesave gjatë kopimit.
  • explorer.exe - nuk është i njohur si virus. Është proces pa të cilin nuk mund të punoi apo më mirë të them të orientoheni në ekran. Është pjesë e pandarshme e sistemit operues "Windows". Kjo vegël ndër të tjera është përgjegjëse, për horizotalen poshtë ekranit, menynë e sistemit si dhe për ikonët në ekranë.

F - G[redakto]

  • gain trickler 3202.exe - i njohur për tinzakë ("Adware"). Befas, në ekranë ju paraqitet PEP-i apo keni fituar diçka 1,000,000 dollar? Kjo vegël tinëzjke e instaluar në kopiuterin tuaj është shkaktare. Ky proces është pjesë përbërse e programeve tinzake ("Adware"), ë këtë rastë të programit/paketës së quajtur "Gator".
  • Gator.exe - i njohur për tinzakë ("Adware"). Disa programe që ne i marrim falas nga rrjeti, financohen nëpërmjet këtyre kanaleve. Ndër, programet më të njohura ëshë "divx". Kështu përderi sa ne e pranojmë programin falas, gatori, vetëm se, është futur brenda.
  • gd-dial.exe - i njohur për të keq. Është pjesë e programeve që mundësojnë, thirjen e kyçje në rrjetën e internetit dhe të telefonave (Dialer - globaldialer). Ofruesi i këtij shërbimin ka ndaluar të ofrojë këtë shërbim. Si duket ky llojë programi për thirrje globale, sjell me vete edhe rexhistrat "2111886.exe" dhe "412850.EXE", që si duket kanë të njëjtin funksion. Mund të ju sjellë probleme si p.sh thirrje që nuk i keni bërë.
  • gearsec.exe ? - si duket nuk është gjë e sigurt.
  • ggviewer81-3.exe - për shumë kë, i panevojshëm. Ky proces vije si pjesë e makinës informatike gjurmuese të internetit "Google". Më saktë është proces i veglës së quajtur, "Google - Deskbar".
  • gmt.exe - i njohur për tinzakë ("Spyware"). Si pjesë e paket-programit "Gator",
  • gsicon.exe - nuk është i njohur për virus. Është vegël-pjesë e patroluesit/monitoruesit të modemëve ADSL të firmës "Eicon Network".
  • guinstaller.exe - i njohur për tinzakë ("Spyware"). Si pjesë e paket-programit "Gator".

H - I[redakto]

  • hkey.exe - i njohur si virus. Është një nga rexhistrat e përdorura nga, tashmë e njohura skrajë Saseri ("Wurm Sasser"). Procese të prekura nga kjo temë janë dhe "skynetave.exe" , "msiwin84.exe" dhe "wmiprvsw.exe" (këtë të fundit, mos të ngatërrohet me procesin "wmiprvse.exe" - shiko germën e fundit)
  • hphmon05.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël informatike e firmës së makinave të shtypit "Hewlett Packard". Kjo vegël është për patrullimin dhe leximin e kartave të quajtura "Flash" dhe të kartave tjera memorizuese të makinave HP.
  • hpwuschd.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël informatike e firmës së makinave të shtypit "Hewlett Packard". Kjo vegël shërben për freskimin e programeve të prodhimeve të firmës HP.
  • hpztsb05.exe Është vegël informatike e firmës së makinave të shtypit "Hewlett Packard". Kjo vegël shërben ndër të tjera diskualifikimin e shumë llojeve, të makinave të shtypit të kësaj firme.
  • iamapp.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël informatike e firmës për prodhimin e programeve patrulluese, "Norton Internet Security" gjegjësisht "Norton Personal Firewall"
  • icq.exe - nuk është i njohur si virus, por i ndishëm. Është vegël informatike, që bënë të mundshëm bisedat direkt nga dy e më shumë kompjuter. Programi, vegël e të cilit është, ICQ, në përdorimin e rregullt nuk paraqet rrezik. Mirëpo, pasi që shumë persona e përdorin ICQ-në, është një ftesë për shkruesit e viruseve. Virus i paraqitur p.sh.: W32/Bugbear.K, një skrajë, e cila përhapët nëpërmjet postës elektronike (E-mail). Në makinën e sulmuar, bllokon shtatin e shkronjave, dhe tenton që të "thithë" informata tjera. Duke shkatërruar, kërkon rexhistra të caktuar, ndër të cilët edhe rexhistrin "ICQ.exe". Po nëse e gjene, atëherë edhe e infekton.
  • iexplor.exe - i njohur si virus. Duhet të jetë ose virus ose vegël që hynë në shërbim të ndonjë virusi të njohur në internet si "trojan.Sidea". Vini Re! Mos e ngatërroni me procesin "iexplore.exe", kanë dallim edhe në shkronja edhe në funksion, është lënë mangu shkronja "e"- një metodë shumë e përhapur.
  • iexplore.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël informatike e veglës shfletuese "Microsoft`s "Internet Explorer". Shfletues që përdorët nga një pjesë e madhe e njerzëve. Vini Re! Emri i këtij procesi, është i sulmuar me emrin të ngjashëm të së paku një virusi. "iexplor.exe".
  • internat.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël informatike, shërbim që mundëson kalimin nga një gjuhë (p.sh.: shqip sq) në gjuhen tjetër (gjermanisht. de). Kjo vegël mundëson "kthimin" e shtratit të shkronjave shqipe.
  • isass.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël informatike, e cila nuk duhet ngatërruar me lsass.exe. Kur kemi të bëjmë me vegël origjinale, atëher është e firmës "Microsoft". Është një vegël që shërben për filtrimin e HTTP-së prej informacioneve të shërbimit të internetit IIS 6.0 (Internet Information Server). Kështu kjo vegël, merr përsipër rolin e filtruesit të adaptorit të rrjetës, kur shërbyesi është i nxituar në "modin" e izoluar. Nëse ky proces është aktiv, dhe në kompjuterin tuaj nuk keni Shërbyesin e "Windows", atëherë kontrolloni lëvizjet e proceseve. Nuk përjashtohet të jetë keq përdorur ky emërtim.
  • iTouch.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël informatike, e firmës "Logitech", dhe vije si pjesë e prodhimeve informatike përcjeëse të atyre elektroteknike. Mendohet të jenë në qarkullim prodhimet e reja informatike, për shtartin e shkronjave: "logimwx.exe" dhe "logi_mwx.exe". Për këtë shkak kjo firmë pa nevojë të përdoruesit, fut procese.

S[redakto]

  • schwizex.exe- nuk është i njohur si virus. Është vegël e cila vëzhgon ndryshimet në rexhistrin e sistemit operativ "Windows", lidhjet e rrjetit, rexhistrat ".ini" si dhe rrjedha e elementeve relevante të sistemit operues.
  • scrsvr.exe - i njohur si virus. Është virus i skrajes të njohur me emrin "W32.Opaserv". Tek ky infektim mund të jetë fatale nëse mendohet se është një rexhistrim i skenës së ekranit (screensaver), gjë të cilën si duket e ka parallogaritu, programuesi i saj. Skraja përhapet nëpërmjet rrjetit të punës, dhe tenton që vetvetiu të aktualizon. Edhe pse ky është virus, kjo nuk e përjashton që ndonjë prodhim të ketë ndonjë vegël të emërtuar sipas këtij kombinimi të shkronjave.
  • serext.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël informatike e firmës "Simens". Është një lloj qeveritari i lidhjeve (Connection Manager), i cili komunikon me një të ashtuquajtur "Gigaset".
  • services.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël informatike e firmës "Microsoft", është kontrollues i shërbimeve të sistemit (Windows Service Controlle). Procesi ndër të tjera është përgjegjës për nxitimin automatikë të programeve e veglave shërbyese në gjendjen e fillimit të punës së makinës. Kjo vegël është shumë e rëndësishme për ngritjen e rrjedhshme të sistemit në makinë, për këtë edhe nuk bënë të tentohet që të ndalohet ky proces.
  • seshel21.exe - nuk është i njohur si virus. Kjo vegël hynë në grupin e veglave të ashtuquajtura "biseda dhe lundrime" ("Talk & Surf Software") të prodhimeve nga seria "Gigaset" të "Siemens".
  • SiSUSBrg.exe - nuk është i njohur si virus. Është një rexhistër i cili përmison veglat e programeve (Patchfile) të shtesës së çipit të prodhuesit "SIS". Duhej të kishte kuptimin "SiS USB Registry" - "SIS" rexhisti i pikëpremjeve.
  • slrundll.exe - nuk është i njohur si virus. Është një dirixhues informatik (Soft Modem)për prodhime të firmës "Smart Link".
  • smc.exe - nuk është i njohur si virus. Është pjesë përbërëse e programit sigurimit të sistemit , të quajtur "Sygate Firewall". Kjo pjesë ka disa versione.
  • smss.exe - nuk është i njohur si virus. Është qeverisës i kuvendit të sistemit (Session Manager Subsystem). Kjo paraqitet si nën sistemi i parë dhe i nxiton mbi sistemet dhe shërbimet tjera të sistemit operativ.
  • sndvol32.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël informatike përgjegjëse për rregulluesit e vëllimit të zërit, tek sistemi operativ "Windows".
  • snmp.exe - nuk është i njohur si virus. Është një vegël informatike me kuptimin : protokollim i thjeshtë i qeverisjes së rrjetit (Simple Network Management Protocol), dhe shërben për vëzhgimin e aparateve elektroteknike të rrjetit të punës dhe të qeverisjes së rrjetit të punës.
  • spool32.exe - nuk është i njohur si virus. Është pjesë përbërëse e sistemit operues "Windows". Kjo vegël informatike kujdeset që kërkesat për makinën e shkrimit të pasojnë në vargë sipas rendit, njëra pas tjetrës.
  • spoolsv.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël informatike, pjesë përbërëse e sistemit e njohur me termin "Spooler SubSystem App". Është pjesë përbërëse e sistemit operues "Windows". Kjo vegël informatike kujdeset që kërkesat për makinën e shkrimit të pasojnë në vargë sipas rendit, njëra pas tjetrës.
  • starter.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël informative në përbërje të një potecionmetri për zë të quajtur "EnsoniqMixer", prodhim i firmës "Creative".
  • steam.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël informative, freskuese e lojës "Half-Life", dhe gjurmon në internet gjithë çka ka të bëjë me këtë lojë.
  • stimon_exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël informatike që i nxiton disa lexues elektroteknikë të lexojnë (scannen) fletët "me një t´prek me t´pullës".
  • stylexp.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël informative e sistemit operativ "Windows", me kuptimin stilizimi i Xp-së. Nëpërmjet kësaj vegle bëhen ndryshime dhe përshtatje të elementeve të ndryshme grafike (Dizajnimi i XP-së).
  • svchost.exe - nuk është i njohur si virus. Është proces i sistemit operativ. Me ndihmen e tij zbatohen/nxitohen rexhistrat e bibliotekave dinamike që kanë pa pashtesen .dll. Ky proces paraqite shpesh në pasqyrën e proceseve? nuk është ndonjë gabim, mirëpo Pasqyra e nxitimeve nuk është në gjendje që gjitha proceset të i nxitojë ndaras. Përdoruesit e XP-së, nëse dëshirojnë një pasqyrë atëherë nën shtyllën vertikale në ekran, shtypin "start" -- > "nxito" dhe aty në fushën e zbrazët shkruan "cmd", pastaj e fusin të dhënën me "return/enter". Në ekran do të paraqite një dritare "DOS" në të cilën duhet shkruar komandën "Tasklist/svc | more" dhe pastaj makina do t´a paraqet një listë të proceseve aktuale të hapura. Vini Re! Ka shumë virus që janë të emërtuar ngjashëm me këtë proces, për këtë leximi i emrit të procesit duhet të jetë i saktë.
  • svchost2.exe - i njohur si virus. Është një virus që ka emër të ngjashëm me "SVCHOST.EXE" - një proces i sistemit. Ky virus ndër të tjera është pjesë e skrajës së njohur me emrin "AGOBOT.JR.", mirëpo programe dhe vegla tjera dëmtuese mund ta shfrytëzojnë. Tek skraja "AGOBOT.JR." shkalla e rrezikut llogaritet të jetë e lartë. Zakonisht ky proces tenton që programet e njohura për të, si gjurmuese të vrusëve, t´i ndalojë.
  • svchosts.exe - i njohur si virus. Është një virus që ka emër të ngjashëm me "SVCHOST.EXE" - një proces i sistemit. Virusi i njohur me emrin "Backdoor.SdBot" kopjohet si "svchosts.exe" në kartelën e rexhistrave të sistemit operativ "Windows" dhe rexhistrohet në listën e rexhistrit të sistemit me të njëjtin emër ashtu që është vështirë të dallohet. Po që se është instaluar "Backdoor.SdBot", sulmuesi mund të merr nën kontroll një hapësirë të sistemit. Po që se gjurmuesi i viruseve ka probleme me ç´instalimin e tij, kjo qëndron në veglën për ri-mëkëmbjen e sistemit. Kjo vegël është e mbrojtur nga ndryshimet."E keqja" është që sistemi "windows" gjatë rexhistrimit të sigurimit të gjendjes së sistemit e rexhistron edhe virusin.
  • svhost.exe - i njohur si virus. Është virus me disa versione dhe shumica janë pjesë të skrajave. Të mos ngatërrohet me procesin e sistemit "Svchost.exe". Këtë vegël e përdorë edhe skraja e njohur me emrin "W32/Mydoom-I". Kjo kopjohet si "svhost.exe" në kartelën e rexhistrave të sistemit ndërsa futet në listën e rexhistrave të sistemit si: HKEY_LOCAL_MACHINE\Software\Microsoft\Windows\ CurrentVersion\Run . Po ashtu skraje e njohur "Bat/Boohoo" përdorë një rexhistër me këtë emër.
  • svxhost.exe - i njohur si virus. Është virus që mundohet të ketë ngjashmëri për nga emri me procesin e sitemit operues "SVCHOST.EXE". Dihet që me këtë vegël ndër të tjerët shfrytëzohet skraja "W32/Forbot-K". Mbi këtë emër mund të jenë edhe virus apo programe dëmtuese tjera.
  • symlcsvc.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël përbërëse e programit kundër infektues "Norton Anti Virus". Ky proces i shërben kompjuterit të paisur me këtë program për sigurimin e makinës dhe nuk bënë të ndalohet.
  • syshost.exe - i njohur si virus. Është virus me ngjashmëri për nga emri i procesit të sistemit operues "SVCHOST.EXE".
  • systray.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël informatike, e cila nxitohet së bashku me nxitimin e sistemit operues. Kjo vegël në sistemin operativ "Windows" është e njohur si qeverisëse e plotë fuqishme ("Windows Power Management") dhe qeverisë funksionimin e rrymës elektrike të makinës (të ekranit, të pllakës së përforcuar, etj.). Kjo vegël figuron për t´u nxituar nën rexhistrin e qeverisjes së sistemit.

T - U[redakto]

  • taskmgr.exe - nuk është i njohur si virus. Vegël informatike e sistemit operativ "Windows" e që na jep pasqyrën e proceseve aktive d.m.th aktiviteteve të çipit kryesorë të kompjuterit si dhe disa të dhëna mbi gjendjen e hapësirës së memories dhe gjendjen e komunikimit të çipit me rrjetin.
  • taskmon.exe - nuk është i njohur si virus. Vegël informatike e sistemit operativ "Windows", është regjistër i sistemit që protokollon thirrjen/nxitimin e Aplikimeve. Protokolli i kësaj vegle rexhistrohet si krijohet si "Applog.ind" nga e cila pastaj vegla "cvtapplog.exe" përpunon rexhistrin të deshifruar në shkronja (tekst) "optlog.txt". Ky protokoll krijohet me qëllim që sistemi operues të i radhitë aplikimet më të shpeshta dhe nëpërmjet "de-fragmentimit" të plakës së përforcuar të i plasojë në pjesen e parë të saj. Kështu koka lexuese e pllakës së përforcuar e kursen kohën dhe mekanizmin duke kërcyer tek aplikimet më të shpeshta. Me këtë arrihet edhe vrulli më i madhe e makinës.
  • tc6.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël e programit kundër infektues të quajtur "Trojancheck". Ky program është i lirë për përdorim dhe mund të nxirret nga interneti.
  • tcguard.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël e programit kundër infektues të quajtur "Trojancheck". Ky program është i lirë për përdorim dhe mund të nxirret nga interneti.
  • tcpsvcs.exe - nuk është i njohur si virus. Është proces i sistemit operues "Windows". Kjo vegël ëstë përgjegjëse për protokollim të hyrave dhe të dalunave (TCP/IP Services Application) në rrjetin e brendshëm (intranet) dhe të jashtëm (internet)
  • tmntsrv.exe - nuk është i njohur si virus. Është vegël e programit gjurmues të viruseve "PC-cillin" të firmës "Trend Micro".
  • ToADiMon.exe - nuk është i njohur si virus. Kjo vegël sikurse "tsmsvc.exe" janë prodhime ndihmëse për "T-Online lidhjet" të firmës "T-Online"
  • ToDuCAlC.exe - nuk është i njohur si virus. Vegël-vegzë e prodhimeve të firmës "T-Online". Adresa e rregull është C:\T-ONLINE\BSW4\ToDuCAlC.EXE.
  • TrayApplication.exe - nuk është i njohur si virus . Proces nxitues i veglës së quajtur "Nokia Tray Application", vegël që i takon programit "Nokia PC Suite". Kjo vegël bënë të mundshëm shkëmbimin e t´dhëave në mes kompjuterit dhe telefonave celular të firmës "Nokia".
  • tsmsvc.exe - nuk është i njohur si virus . Është proces nxitues i një vegle që shërben tek makinat e paisura për rrjetë me "T-DSL". Vegla duhej të quhej "T-dsl Speedmanger Service" që lë të kuptohet se ka të bëjë me shpejtësinë e dërgimit dhe bartjes së t´dhënave.
  • tsystray.exe . Vegël e programit "Real Jukebox" të firmës "RealNetworks".
  • uc.exe - i njohur si virus. Është vegël shtese ("Adware") dhe hiarkuese e fletës së shfletuesve. Kjo vegël bënë ndryshime në fletën e parë paraqitëse të shfletuesit.
  • updreg.exe - nuk është i njohur si virus . Proces i veglës së quajtur "Creative Register Reminder" të firmës "Creative". Kjo vegël është rikujtuese e prodhimeve të kësaj firme dhe ju përsëritë shfrytëzuesve të pprodhimeve të saj rexhistrimin e prodhimit tek qendra e tyre.
  • ups.exe - nuk është i njohur si virus . Proces i veglës së quajtur "Uninterruptible Power Supply", është proces i sistemit i cili në raste të rënies së intezitetit të rrymës elektrike në rrjetë, reagon dhe për një kohë bënë sigurimin e furnizimit me rrymë elektrike. Natyrisht kjo është e mundshme vetëm nëse është paisja përkatëse elektro mekanike.
  • userinit.exe - nuk është i njohur si virus. Proces i veglës lajmëruese së quajtur "Userinit" është proces rrënjorë i sistemit operativ "Windovs" i cili nxitohet dhe ngarkohet gjatë furnizimit me t´dhëna për nxitimin e makinës (boot). Njëherit është përgjegjës për nxitimin e veglës së quajtur "windows-Sell" dhe veglave tjera nxituese të makinës.

W[redakto]

  • webscanx.exe - nuk është i njohur si virus. Vegël e programit kundër infektues "McAfee", e cila bënë kontrollimin e lidhjes me rrjetin dhe kujdeset për pengimin e depërtimit të viruseve.
  • winhlp32.exe - nuk është i njohur si virus. Është proces që nxiton veglën përgjegjëse për afrimin e fletëve për ndihmë të sistemit operues "Windows". Ky proces nxitohet nëse ju kërkoni ndihmë nga dokumentet e sistemit të plasuar në makinë apo rrjetë.
  • winlogon.exe - nuk është i njohur si virus. Vegël e lajmërimit të sistemit operues "Windows" në makinë. Përpos këtij funksioni, kjo vegël përkujdeset për gjendjen e pjesëve elektro mekanike të makinës. Kështu nëse vendosni ndonjë pjesë të re, në regjistrin e kësaj vegle kjo nuk është. Kjo shkakton që kjo vegël të mos e pranojë të vlershëm numrin ("Produktcode") me të cilin ju e keni "aktivizuar" sistemin operues "Windows". Ju nevojitet që përsëri të bëni një thirrje telefonike tek firma "Microsoft" dhe të merrni një numër të ri, për aktivizimin e Xp-së. Aktivizimi i Xp-së, nëpërmjet internetit si duket nuk funksionon (pak sa logjike për makinat shtëpiake)
  • winmgmt.exe - nuk është i njohur si virus. Është rexhistër i sistemit operues "Windows". Me këtë vegël, nën këtë sistem, administratorëve ju mundëson krijimi i "skriptave" të sistemit. P.sh. me komandën "Eventcreate" dhe sintaksen përkatëse pas saj mund të hapen konto përdoruesish të ri.
  • winpopup.exe - nuk është i njohur si virus. Proces i një vegle informative, një lloj shërbimi i lajmeve. Vegla është pjesë e sistemit operues "windos 95/98" dhe figuron nën rexhistrin e qeverisjes së sistemit. Po aty mund të bëhet ç´instalimi i saj. Disa firma e përdorin këtë vegël për njoftimin të përdoruesve.
  • winvnc.exe - nuk është i njohur si virus. Është nxituese e programit të quajtur "Win VNC" me të cilin jo vetëm që mund të qeveriset e makina nga larg, por edhe pamja grafike e skenës së makinës që merret nën komandë, nga larg mund të shihet.
  • wjview.exe - nuk është i njohur si virus. Është proces nxitues i një vegël të firmës "Microsoft" të quajtur interpretues i komandave të makinës "Micrsoft Java". Vegla mund të nxitohet nga fletorja e komandave nga ku mund të nxirren edhe mësime për sinatkësen e saj.
  • wkufind.exe - nuk është i njohur si virus. Vegël informatike që i takon programit grafik "Picture-It" të firmës "Microsoft". Kjo vegël tenton të krijojë një lidhje me internet.
  • wmiexe.exe - nuk është i njohur si virus. Proces i veglës së quajtur "Windows Management Instrumentation", e cila i mundëson përdoruesit marrjen e t´dhënave rrënjësore mbi sistemin operues.
  • wowexec.exe - nuk është i njohur si virus. Vegël e sistemit që ndihmon programet e punuara për rrethina 16-bit, të luhen në rrethinën e sistemit "Windows" me 32-bit.
  • wscntfy.exe - nuk është i njohur si virus. Proces i sistemit operues "Windows XP" - paketa e dytë. Ky proces nxiton veglën e quajtur "Windows Security Center Notification App" . Kjo vegël bie në sy kur sistemi na kujton për gjendjen e të ashtuquajturit murit sigurimit të zjarrtë (Firewall) të sistemit. Po ashtu kjo na kujton edhe për freskimin e sistemit me t´dhëna nga qendra prodhuese e tij. Kjo vegël apo më mirë të themi procesi nxitues i saj nuk mund të ndalet edhe pse ndoshta në pasqyrën e nxitimeve e ndalojmë. Kjo ndodhë për shkak se kjo vegël e "mbanë në jetë" qendrën e sigurimit të makinës.
  • Wscript.exe - nuk është i njohur si virus. Proces nxitues i veglës së quajtur "Windows Scripting Host (WSH)". Vegël që paraqite si një gjuhë skripte e që mundëson nxitimin e skripteve nën sistemin operues "Windows" (p.sh automatizimin e lëvizjeve kohore të proceseve).
  • Wuauclt.exe - nuk është i njohur si virus. Proces nxitues i veglës shërbyese e freskuese të sistemit të quajtur "Windows Update Client". Ky program qeverisë freskimet automatike të sistemit nga qendra e prodhuesit. Shprehja klient (Client) në të "folmen e internetit" lë të kuptohet një blerës i largët apo përdorues i largët i prodhimit. Në këtë rastë shërbyesi i prodhuesit i plasuar në internet është shërbyes ndërsa makina përdoruesit është përdoruesi i shërbimit - d.m.th klienti.
  • wucrtupd.exe - nuk është i njohur si virus. Proces për nxitimin e veglës së quajtur "Windows Update Critical Update Notification". Një vegël e cila gjurmon në rrjetë t´dhëna të reja për sistemin.
  • wzqkpick.exe - nuk është i njohur si virus. Është nxitues e vegëlava për shpalosjen e rexhistrave të palosura/shtypura ".zip", e programeve të quajtur "Winzip"

X - Z[redakto]

  • xfr.exe - nuk është i njohur si virus. Proces nxitues i veglës së quajtur "Intel File Transfer", është pjesë e programit "LANDesk Managment Suite".
  • xpsp1hfm.exe - nuk është i njohur si virus. Proces nxitues i veglës ("Windows XP SP1, Service Pack Hotfix Migration Tool) së firmës "Microsoft". Programi është pjesë e Xp-së. Ka një funksion të quajtur "Dualmodus-Migrationsprogram".
  • ybrwicon.exe - nuk është i njohur si virus. Proces i veglës shfletuese të programit të gjerë të quajtur "Yahoo".
  • ypager.exe - nuk është i njohur si virus. Proces i veglës për komunikim të quajtur "Yahoo Messenger".
  • zapro.exe - nuk është i njohur si virus. Proces për veglën e programit për siguri, të quajtur "Zone Alarm Pro". Program sigurimi, që për një kohë mund të përdoret pa kundërvlerë.
  • zlclient.exe - nuk është i njohur si virus. Proces i veglës "Zone Labs Client" të programit "Zone Alarm"