Hipi Zhdripi i Matematikës/j
Appearance
jo
[redakto]- Gjykimet e përbëra rëndom formohen prej gjykimeve të thjeshta me ndihmen e fjalëve: „jo", „dhe", „ose", „nëse . . ., atëhere . . .", „atëhere e vetëm atëherë" . Këto fjalë - shprehje quhen lidhëza logjike . Duke përdorur lidhëzat logjike në gjykime kryhen operacione apo veprime themelore logjike.
- Veprimi më i thjeshtë logjik që përdoret në gjykime është negacioni (mohimi), të cilit, në gjuhën e zakonshme, i përgjigjet fjalëza „jo" (ose shprehja „nuk është" ).
jo i saktë
[redakto]Në logjikën matematike gjykimi (dëftimi, thënia) merret për koncept themelor i cili në aspektin e saktësisë (vërtetësisë) i nënshtrohet ligjit të përjashtimit të së tretës dhe ka vetëm njërën prej dy vlerave: është i saktë (i vërtetë) ose është jo i saktë (jo i vërtetë). Kështu, p. sh.:"Katrori është paralelogram"; 2 > - 7; 1023; 5{0, 1, 2, ..., 9};janë gjykime të sakta, ndërkaq:"Diagonalja e katrorit është më e vogël se brinja e tij"; 1, 5; 3; (a + 1)2(a + 2) + 1janë gjykime jo të sakta.
jo i vërtetë
[redakto]Shiko #jo i saktë