Jump to content

Hipi Zhdripi i Matematikës/m

Nga Wikibooks

metoda e zëvendësimit

[redakto]

Funksione gjykimesh janë edhe formulat : ku secila prej tyre shndërrohet në gjykim, kur simbolet e variablave përkatëse zëvendësohen me objekte konkrete, me vlera të caktuara . Kjo metodë e shndërrimit të gjykimeve të hapura në gjykime quhet metoda e zëvendësimit (metoda e substitucionit) .

metoda e substitucionit

[redakto]

Shiko #metoda e zëvendësimit

mohimi

[redakto]
  • Veprimi më i thjeshtë logjik që përdoret në gjykime është negacioni (mohimi), të cilit, në gjuhën e zakonshme, i përgjigjet fjalëza „jo" (ose shprehja „nuk është" ).